Që nga data 3 dhjetor 2013, libri historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999″ zuri vend edhe në zyrën e Presidentit Martti Ahtisaari, i cili me krah hapur e pranoi këtë vepër historike. Presidenti Ahtisaari, u ndie shumë i nderuar nga autori i cili ia dedikoi këtë libër të sajuar në shtatë gjuhë botërore(shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht), ribotimi i pestë i tij. Këtë “dhuratë” të Dr.Pllanës, në një takim të veçantë, Presidentit Ahtisaari ia përcolli veprimtarja e çështjes kombëtare, me banim të përkohshëm në Finlandë, znj.Hasime Hoti. Posa e mori librin dhe e shfletoi me kurreshtje, ai e dha këtë koment: ” Kosovën gjithnjë do ta kem afër zemrës! Është një popull i shumëvuajtur, andaj e ka merituar pavarësinë e plotë”.
Ai me keqardhje lajmëroi se, më datën 14 dhjetor 2013, përkundër dëshirës për ta respektuar autorin e librit Dr.Pllana, nuk do të ketë mundësi të vijë në promovimin e librit të tij, për arsye se do të gjendet në atë kohe në udhëtim zyrtar në Afrikë.
Ai, i shokuar me përmbajtjen reale të këtij libri, gjithsesi shprehi gatishmërinë e tij që, në një të ardhme të afërt ta takoj autorin e librit Prof.Dr. Nusret Pllanën, mundësisht edhe bashkëpunëtorët e tij, për t’i shkëmbyer ca fjalë rreth këtij libri(sipas tij), i rëndësishëm jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për atë botërore.
Më 14 dhjetor 2013, në Bibliotekën STOA të Helsinkit, nën organizimin e Shoqatës shqiptare “Adem Jashari” të Finlandës, të udhëhequr nga z.Sahit Zogejani –Kryetar, dhe znj.Hasime Hoti – Nënkryetare, Besim Gashit, Harun Osmanit etj.,u promovua libri i Prof.Dr. Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, si dhe filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”. Salla e kësaj Biblioteke të bukur ishte e vogël për t’i zënë te gjithë të interesuarit, jo vetëm bashkëatdhetarët tanë të ardhur edhe nga Suedia e Norvegjia, por edhe të huaj.
Promovimin e udhëhoqi suksesshëm në shqip e finlandisht, znj.Fatbardha Hetemaj – Deputete e Asamblesë Komunale të Helsinkit, e cila pasi i përshëndeti pjesëmarrësit të cilët ishin të pranishëm në këtë promovim, ajo e paraqiti edhe nje biografi të shkurtër tëe autorit të librit në fjalë.
z.Fredrik Therman – poet, anëtar i PEN – Klubit finlandez, Kryetar i Komitetit “Miqt e paqes” të suedezve të Finlandës, i cili derisa e vlerëson librin historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, mbetet i shokuar me përmbajtjen e tij, dhe herë – herë ofshante thellë, duke mos i besuar as syve të tij, se deri në çfarë mase mund të arrij çmenduria e “bishave” me pamje njeriu, duke vrarë e maskruar fëmijë, pleq e plaka, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.
z.Ranbi Sodhi – Deputet i Asamblesë Komunale të Vantes, pa mundur të iu ik emocioneve që i kishin shkaktuar pamjet e qindra fotove tmerruese të këtij libri faktografik, shprehu bindjen e tij se, përmbajtja e këtij libri e ilusstruar në shumë gjuhë botërore do tyë jetë një mesazh i qartë për Evropën dhe botën përparimtare se, kjo lloj barbarie, ky tmerr i përmasave gjenocidale nuk bën t’i ndodh askujt më në botë, siç i ka ndodh poupullit të shumëvuajtur e të pafajshëm shqiptar.
Ndërkaq, znj.Terhi Stevander – Këshilltare politike në Parlamentin e Finlandës, duke e vlerësuar lartë librin “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, njëherit shpreh respektin dhe konsideratën e thellë të autorit, për punën kaq voluminoze e kaq përmbajtësore të këtij libri monumental, i cili ka arrit të depërtojë pothuajse në gjithë globin tokësor, duke u promovuar dhe shpërndarë të vërtetën e hidhur historike të popullit liridashës shqiptarë për gati dy shekuj me radhë. Është një libër që të lenë pa frymë, dhe që nuk duron shumë koment, theksoi në fjalimin e saj znj.Stevander.
z. Fadil Hoti pasi mori fjalën tha: “Është kënaqësi të kemi sot në mesin tonë këtu në qendrën e drejtësisë ndërkombëtare në Helsink, një mysafir si ju prof. Nusret Pllana. Ju jeni njeriu që theu akullin shekullor me librin tuaj, i cili udhëtoi në më se 40 qendra kryesore evroipiane dhe botërore, dhe tani gjendet në vitrinat dhe arkivat e Bibliotekave më të njohura Botërore.
Pas historisë së Skënderbeut, të Marin Barletit, kjo vepër historike, me rëndësi të veçantë shkencore për popullin tonë, na bën të njohur në gjithë botën, andaj, jemi krenar me Juve dhe punen Tuaj i nderuar prof. Pllana. Ne ju dëshirojmë dhe punë të mbarë drejt këtij misioni të “shenjtë” që e keni filluar qe më shumë se një dekadë, për ta sensibilizuar opinionin përparimtar demokratik për barbaritë dhe mizoritë serbe mbi shqiptarët që nga viti 1844-1999, duke ushtruar gjenocid sistematik mbi popullin tonë, vetëm e vetëm pse ishim një racë e kundërt me ekzekutorin. Andaj, institucionet tona kompetente duhet ta ndjejnë një përgjegjësi të veçantë për vlerat e pakontestueshme shkencore të këtij libri, i cili nga shumë mirënjohje vendore e ndërkombëtare, e sidomos nga ajo e Bibliotekës Botërore të Kongresit Amerikan, ju hap rrugë atyre që këtë libër ta shpallin “Libër i Shekullit “ për shqiptarët.
Prof.Dr. Nusret Pllana në kohën e okupimit serb ishte i burgosur politik dhe i vuajti 5 vite burg të rëndë izolues në kazamatet serbe, në kohën e luftës çlirimtare ishte Zëri i Lirisë, në kohën e lirisë ishte PENA e Shekullit. Në fund të këtij promovimi historik në Helsinki, z.Fadil Hoti – veprimtar I devotshëm i çështjes kombëtare dhe përkthyes, shprehu gatishmërinë e tij për ta realizuar përkthimin e këtij libri edhe në gjuhën finlandeze. Përshtypjet e saja pozitive për librin në fjalë i përcolli në sallë edhe studentja finlandeze, znj.Milla Tarvajnen.
Dhe krejtë në fund e mor fjalën edhe autori Prof.dr. N.Pllana, duke ju falënderuar bashkëluftëtarit të tij, z.Bashkim Hoti, organizatorit për këtë promovim kaq të suksesshëm, e duke u përgjigjur pa përtesë edhe në shumë pyetje që i shtronin atij bashkëatdhetarët tanë dhe të pranishmit e tjerë në sallë. Ai ndër të tjera tha: Ky libër nuk është i Nusret Pllanës, por është libër i shqiptarëve, sepse e kanë shkruar me gjakun e tyre të njomë hiq më pak se gjysëm milioni shqiptarë të vrarë nga barbarët serbë, midis periudhës së viteve 1844-1999, me zbatimin në praktikë të 24 elaborateve për zhdukjen kolektive të popullit tonë nga faqja e dheut.
Megjithatë, e keni pa edhe vet të dashur miq se, ky libër nuk përmban asnjë ton të hakmarrjes dhe të revanshizmit, por ka vetëm një mesazh: që viktima dhe krimineli të mos barazohen kurrë, që fatkeqësisht është jo vetëm insistim i Serbisë fashiste, por edhe i Evropës “demokratike”, e cila nuk po zgjedh mjete dhe metoda që këtë Serbi me virus gjenocidal ta fus aty ku nuk e ka vendin, në familjen e madhe evropiane. Ajo duhet të dënohet patjetër si shtet për gjenocidin mbi shqiptarët, dhe jo vetëm mbi shqiptarët, t’i laj borgjet e mëdha morale e materiale për dy shekuj me radhë mbi shqiptarët e pastaj të fillojnë masat për demokratizimin dhe reformimin e saj, dhe futjen e saj në familjen evropiane.
Të dashur bashkëatdhetarë, përveç familjes time, një falënderim shumë i veçantë për përkrahjen e pakursyer morale e materiale, të gjithë këtij rrugëtimi tim maratonik, që ky libër të promovohet gjithandej botës, ju shkon pikërisht juve, vëllezërve dhe motrave tona nga e gjithë Mërgata Shqiptare, por edhe Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Rektorit të saj, Prof.dr.Vullnet Ameti, që dhanë një kontribut shumë rë çmueshëm për ribotimin e pestë të këtij libri. Mirupafshim në promovimet e radhës – u shpreh kështu në fund autori PLLANA.
Nuredin says
Kush o autori i shkrimit?
Fadil Hoti per vete dhe bijen e vete?
Hasimja vete apo Harun Osmani?
Kta bejne kto poteza per vetlavderim me autoshkrime!
pse?
Qka po dojin kta me kto?
pse s kishte media finlandeze?
Pse po manipulohet Ahtisaari nga keta ne ket menyre dhe po fyhet nga kjo vajze qe me mire dot ishte t punonte ne heshtje dej t arrinte diqka per lavd met madh!
´´Dielli´´ske pas ti autor ne manifestim pse po lejon me te manipulu keta persona qe i kan emrat ne ket tekst?
keta as qe kan shoqat madje? Se kan legale shoqaten! Qe kta si n kosove si n mergim e flliqin gjithkah me rrena e me shkrime per veten e tyne tuj i shti ne lloj edhe z Ahtisaarin dhe z. Nusret Planen! Ja pran personalitetve gjigande si sillen intriguesit! keta vjedhin parat e mergimtarve me koncerte tallava! Kjo qika me liber n dore menzi ka kry shkollne e mesme e ka met jasht gjithqkahese normale. qa po menon kjo dhe ata burra rreth ksaja? Pse pe manipulojne dhe ofendojen me rrena e propaganda opinionin ne finlande dhe juve ne media e n kosove? Pse ksi lajme te shpifura? Mjaft me autolavdrime e me intriga personaliteteve gjigande Ju jeni zero afer tyre! teksti nuk qendron sepse s kishte pjesmarrje masive! Pse botoni genjeshtra? Libri eshte i vonuar sepse Ahtisaari na dha qysh na dha pavarsin 2008! Libri do duhej shpernda ma moti! Libri po vonohet mu shpernda ! Libri po manipulohet nga shperndarsit e teshem per pushtet! Z, Pllana mos lejo mu taku me pseudopersona atdhetar qe vjedhin gyrbetqart. Mos bini pre e ktyre familjeve qe jane sebepa mes veti se kty i vjen era fise e farefise kishe finlanda e tyne. sen skan ba kta qe 20-30 vjet. jan mashtrues. jan t unt me dal n shtyp. mos e maltretoni lexuesin me shkrime nga vete perosnazhet ne fjale!!!
porosi z. Nusret Pllana says
z Pllana mos lejoni me ju keqperdor mundi dhe puna juaj e mrekulleshme! veproni me mencuri ne shperndarjen e vepres tuaj.
Si?
beni listen e personaliteteve te botes, mlidhni te dhenat e tyre dhe dergoni me poste me pullen postale te shtetit te pavarur te Kosoves!
Keshtu puna e juaj . vepra dhe lavdi nuk do ju shkon ne llogari te shume hiq hiqave!
Pranoni intervista vetem nga mediat e huaja e mos u takoni me gjithekend qe e vetquan veten atdhetar.
Hapni xhirollogari poplli ju nimon dhe udhetoni vet me veprat tuaja si xhems berisha duke u taku vet me personalitet boterore sepse ndryshe po zbehet imazhi juaj dhe ne loj po futen ´manipulohen´ edhe persona boteror . Libri te shperndahet me poste dhuarte krishtlindje dhe me udhetime te juaja qe do i mbeshteste mbare poplli vetem qe mos t lejohet qe te zbehet imazhi i punes suja MADHESHTORe! RRofsh sa malet Nusret Pllana!
sahiti says
Kto fjal qe po i lexoj metvertet duhet te jet ndonji njeri qe kurr nuk ka punuar per qeshtje Kombetare dhe qe ka qen nji perqarsi madh i Shqipetarve ne Finland kta njer metvertet nuk ja vlein per asgje un qe kam qen në kët organizim nuk kam kursyer asgje vetem e vetem qe ky liber te jet prezent edhe tek ne e as qe kam ber diq per perfitim personal vetem qe kam shpenzuar para nga gjepi i im ku fare nuk mu kan dhimbur sai i perket muzikes kum organizu un vet por jo mi mbush gjepat zotri por mi largu vajzat e djemt tan qe mos te nav bashkohen me somali e me afrikan e me rus por mendimi injerzve si ju mendoin se un gjeja po i mbushi gjepat kjo esht turp per te ardhur nga ju zotri qe mendoni se un po i mbushi gjepat edhe vetem per ket assyje po organizoj jo zotri deri ne vitin 2013 un kam organizuar koncerte e festa pa kurfar fitimi dhe me gjitha mundesit e mija qe kam pasur pa kurfar fitim dhe me shpenzime personale te lumt zotni ksi njerz i vyejn popullit ton ashtu kshtu te perqar dhe kurr te bashkuar