“Sadik Premte, Historia e një desidenti” është libri i ri i promovuar në Akademinë e Shkencave me autor Dashnor Kalocin. Bazuar në dokumenta në libër tregohet se Premte u kthye në kundërshtar të diktatorit Enver Hoxha për shkak të përplasjes mes tyre për Kosovën. Diktatori urdhëroi vrasjen e tij dhe të rreth 100 përkrahësve.
Ata që duan të dinë më shumë në lidhje me historinë e desidentit Sadik Premte kanë mundësinë që tashmë t’i gjejnë këton të dhëna në librin e ri të Dashnor Kalocit me titull “Sadik Premte, historia e një disidenti”.
Libri është prezantuar në Akademinë e shkencave ndërsa autori Kaloci sqaroi pse u kthye Sadik Premte në një nga kundërshtarët më të mëdhenj të diktatotit Enver Hoxha.
Po ashtu ai sqaron se 100 përkrahës të Sadik Premtes janë ekzekutuar nga regjimi me urdhër të Enver Hoxhës.
Në libër janë përmbledhur dhe pasqyruar fakte të shumta nga jeta e disidentit Sadik Premte të grumbulluara nga arkiva e shtetit por edhe nga arkivi personal i vëllait të tij.