
Prof.Muhamed Mufaku/
U hap në Prishtinë Panairi i 24-t i librit me pjesëmarrjen e nja 100 botuesëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të zi, ku op ekspozohen nja 2000 tituj të rinj. Panairi, me plot risi e promovime, tani më është traditë që tërheq vëmenjen e madhe. Sipas fjalëve të Kryetarit të Shoqatës së Botuesëve të Kosoves Edon Zeneli, Panairin pritet ta vizitojnë 40 mijë vizitor. Sivjet është një risi që vlen të përmendet: prania e shkrimtarëve të Mergatës. Vërtetë në 100 vjet të fundit u botuan vepra me vlerë në Mërgatë, e sidomos në SHBA-të, por për shkak të rrehanave të njohur ato nuk arritën me kohë atje dhe nuk u ribotuan sa duhet. Shtëpia botuese kosovare “Dija” me seli në Prishtinë mori incjativën për ribotimin e disa veprave të shkrimtarëve të Mërgatës. Ajo filloi më 2022 me botimin e librit të aktivistit dhe shkrimtarit të njohur Idriz Limajit “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjeratë mërgatës”, kurse sivjet e nxori tani për panir librin “Për Vatrën e vatranët”. Dihet se autori ka arkiv të pasur dhe vet ishte i pranishim në shumë ngjarje e mbledhje dhe kishte lidhje të ngushta me vatranët, kështu që ribotimi i këtij libri do ta terheqë vëmendjen e lexuesëve shqiptarë në viset e tyre pasi që tani e kanë atje në librari.
Vëretetë, siç tregon autori në Parathëenje, libri përmbledh tekstet e disa kumtesave të mbajtura në përvjetorët e gazetës “Dielli” dhe federatës “Vatra”, me çka paraqitet një historik i “Vatrës” gjatë 1925-1955. Në këtë kontekst paraqiten arsyet e bashkëpuimit të Faik Konicës me regjimin e Ahmet Zogut si dhe e bashkëpuminit të Fan Nolit me regjimin komunist. Si burim për këto tema u shërbyen shkrimet e botuara në gazetën “Dielli” si dhe korospodenca private e figurave të përmendura. Kuptohet, midis dy botimeve të librit, kemi tani një gjeneratë të re në “Vatrën” e më gjerë në SHBA-të që do të përfitonte shumë prej këtij libri për të njohur më ndryshe shumë figura të përfshira në këtë libër me vlerë.