*Kosovë-AAK: Sot, prej ores 19 pritje madheshtore per Ramush Haradinajn/
*Vuçiç: Vendim i turpshëm. Tërheq ambasadorin nga Parisi/
Ka ardhur vendimi i shumëpritur nga Gjykata e Colmarit në Francë e cila ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.Seanca zgjati vetëm pak minuta, paraditen e sotme, ndërsa vetë Haradinaj tha se kjo është një fitore ndaj shqiptarëve.
Haradinaj: Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ku moment tani jam i lirë për tu kthyer. Do shkoj të marrë pasaporten në Strasburg. Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje.
Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me këni përkrahur. Sot u kry kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë tju marrë të gjithëve në Kosovë
Vendimi i gjykatës franceze u prit me duartrokitje nga të gjithë mbështetësit e Haradinajt.
Reagon Hashim Thaci – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshendet vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH.
Vuçiç: Vendim i turpshëm. Tërheq ambasadorin nga Parisi
“Një vendim i turpshëm skandaloz, i padrejtë dhe politik”, e quan kryeministri serb Aleksandër Vuçiç vendimin e Gjykatës franceze lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt.Vuçiç doli në një deklaratë për median nga selia e kryeministrisë ku tha se vendimi do të analizohet nga juristët.Mësohet se Serbia ka tërhequr ambasadorin nga Parisi në Beograd për konsultime.Ka ardhur vendimi i shumëpritur nga Gjykata e Colmarit në Francë e cila ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.Seanca zgjati vetëm pak minuta, paraditen e sotme, ndërsa vetë Haradinaj tha se kjo është një fitore ndaj shqiptarëve.Haradinaj: Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ku moment tani jam i lirë për tu kthyer. Do shkoj të marrë pasaporten në Strasburg. Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje.
Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me këni përkrahur. Sot u kry kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë tju marrë të gjithëve në Kosovë
Vendimi i gjykatës franceze u prit me duartrokitje nga të gjithë mbështetësit e Haradinajt.
Reagon Hashim Thaci – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshendet vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH.
Kreshnik Spahiu: Ligji triumfoi mbi një provokim të rëndë
Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në 4 janar të këtij viti bazë të një urdher-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
***
Kosovë- Qeveria përshëndet vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt
Prishtinë, 27 prill 2017-Gazeta DIELLI/
Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.Duke vlerësuar se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z.Haradinaj dhe se fletarrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta.Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen./b.j/
LDK përshëndet vendimin e Gjykatës Franceze
PRISHTINË, 27 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.“Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Sebisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte”, deklaroi sot LDK.
Kosovë-AAK: Sot, prej ores 19 pritje madheshtore per Ramush Haradinajn/
-Ndalja e tij në Francë, për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën/
PRISHTINË, 27 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi sot se, vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.
Ndalja e tij në Francë, për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.
Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, siç ndodhi sot me Ramush Haradinajn.
Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar, bën të ditur AAK në njoftimin e dërguar./b.j/
NISMA mirëpret lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj
NISMA për Kosovën mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.NISMA konsideron se lirimi i Haradinajt është një fitore ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat çdo herë kanë synuar të destabilizojnë Kosovën, dhe të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e regjimit të Millosheviçit.
