Tregim Nga Namik Selmani/
Nuk u mor vesh asnjëherë si Nafiu u dashurua me Svetllanën, një vajzë e bukur serbe që këndonte bukur dhe ishte shumë e shkathët, po një ditë dasma u bë dhe u krijua një familje e re. Për të qenë të ndershëm në rrëfimin tonë, dasma nuk e kishte edhe atë madhështi, por të dy palët e krushqve u munduan që të gjenin veten sa më shumë e sa më mirë në këtë gaz të ri mes urimesh të ndryshme me këngët, me vallet. Sit ë thash gjetën ato,që I bashkonin e jo atro që i ndanin. Se nuk ishte vështirë të gjenin hijet përballë kësaj dashurie të bukur që ata besonin se do ikte kështu deri në fund të jetës.
Nafiu ishte djalë i vetëm dhe rrinte në një shtëpi pak të veçantë. Kishte vetëm nënë se i jati kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë. I duhej të martohej Nafiut edhe për t’i ardhur në ndihmë nënës së tij, Selvijes. Vëllezërit e tij ishin martuar prej kohësh në atë fshat që kishte edhe disa familje serbe. Nuk ishte i pari që bënte një martesë të tillë, po të gjithë shqiptarët edhe nuk e pëlqyen shumë martesën e tij. Nuk ia thonin në sy, po prapë Nafiu e kuptonte edhe më nga afër edhe më nga larg. Epo dashuria është e verbër, thonin të gjithë me zë e nën zë. Më shumë këtë e thoshte vetë Nafiu.
Prindërit e Svetllanës Mirkua dhe Sasha e donin shumë Svetllanën dhe menduan se gazi i jetës së tyre do të ishte edhe më i madh kur u martua me djalin e bukur e të fortë Nafiun. Ani pse ai ishte shqiptar. Edhe fëmijët të bukur do të ishin. Të bukur e të fortë se mali, të cilit i ngjiteshin që kur ishin fëmijë. Donin gjunjë të fortë. Edhe brazdat ku hidhej fara po kështu i donin burrat e krahinës, paçka se çfarë thuhej, paçka se çfarë zakonesh do të kishin. Se në të gjithë botën ugaret kanë gjuhën e tyre. Në dasmën e tyre u kënduan këngë serbe për dashurinë, po edhe këngë shqiptare. Bashkë me këngët e bukura lirike për sytë e zinj, për lulet e nuseve, për flladin që puth malet, që dëbon mjegullat e dendura që për muaj të tëra e mbulonin luginën e fshatit të tyre, disa burra kujtuan edhe disa këngë për trimat që shkonin aq bukur me lahutat teltendosura apo ato me çifteli që Nafiut i kishte lënë babai. U këndua edhe një këngë për Milosh Kopiliqin. Kopiliqi ishte pak larg nga fshati i tyre, larg afër Skënderaj. Askush nga ta nuk ishte historian e të kujtonte me libra e gazeta, pale me emisione televizive të vërtetën se kush i kishte shkrumbuar në atë vjeshtë të shekullit XIV gurët, pyjet, mullarët e kashtës, stanet e bagëtive, vreshtat, shtëpitë, mullinjtë e grurit e të misrit, se ku kishin pirë ujë trimat e luftës, se çfarë flamujsh kishin ushtarët me mijëra në atë betejë-kasaphanë, po secili e këndonte në mënyrën e vet. Ashtu si e kishin mësuar nga të parët e tyre. Çudi! Çudi!!!

Këngët ishin bërë si përrenj që bashkoheshin në një lumë që nxitonte të shkonte në një det që askush prej atyre malësorëve nuk e kishte parë asnjëherë e nuk ia dinte as emrin. E bashkë me ujin e tyre bashkoheshin edhe gurët, edhe kërcunjtë e drurëve, dherat që ishin vënë në to tash sa mote të largët. Edhe gjethet që kishin rrëzuar atë vjeshtë dasmash pemët e shumta të luginës. Mblidheshin edhe dherat e kodrave e maleve prej nga vinin. E kënga është si era, shkon si bleta që bleton e asnjë nuk e di se si e mbledh polenin për të bërë mjaltin e dhëndurrëve e të nuseve. Edhe atë ditë një kupë e madhe me mjaltë rrinte në prag e në sofër të burrave.
Dikush e këndonte si trim shqiptar e dikush si trim serb. Po, atë natë nuk ishte vetëm një “betejë” e heshtur këngësh, po ishte gazi që u mbulonte të gjithë hijet. Kishte nisur drita e dashurisë që të zbardhte jetën e urimet më të lashtë të botës ku lind e ku perëndon dielli ai për trashëgimi, ishte i pranishëm nga të gjithë. Mbase duhej nisur me djalë e pastaj çfarë t’u jepte zoti. Të dy e kishin pranuar edhe besimin. Kishin thirrur edhe priftin edhe një hoxhë të fshatit që ta bekonte dasmën. Kisha dhe xhamia që ishin në fshat e kishin edhe një derë të hapur për secilin.

Pas një viti në shtëpinë e Nafiut u gëzuan me djalë. Si duket, e dëgjoi edhe zoti ëndrrën, mendoi Nafiu kur ia shihte fytyrën e bardhë Sokolit të vogël. Natën dhe ditën herë flinte i qetë në gjoksin e Svetllanës, e herë shamatohej si çdo fëmijë. Kërkonte të pinte e vetëm të pinte qumësht. Mbase donte që të rritej më shpejt se fëmijët e tjerë të lagjes, të fisit, të fshatit…
Këngët e nënë Svetllanës e bënë që ai të mësonte shumë fjalë serbe. Në shtëpi nuk kishte shumë libra, po ai i dinte shumë fjalë të nënës e të babait. Të dy prindërit i gëzoheshin Sokolit që po rritej. Ishte i hedhur, dhe të dy me shaka thonin se i ngjanin te secili në atë që kishte më të mirë. Biseda mbyllej me një buzëqeshje të ngrohtë, ashtu si niste. Sokoli nuk duhet që të ndjehej i huaj për secilin në atë shtëpi ku ai pak nga pak herë këmbadoras e herë me këmbë po hidhte hapat e parë. Që në fillim edhe nuk e kapte mirë dollapin ku vihej buka, krevatin ku flinin prindërit. Që nga koha e belbëzimit kaluan shumë ditë e muaj e ai po lëvizte. Nuk kishte ndonjë radhë se kur përdorte gjuhën e secilit, po nganjëherë edhe ngatërrohej se nuk dinte se kë fjalë duhet që të shqiptonte atë shqipapo atë serbisht, edhe pse fjalori i tij ishte ende shumë i varfër…
Një ditë, ashtu si gjithë fëmijët, e thirri rruga. Rruga është “Akademia” e parë e fëmijëve. Të gjithë fëmijët mund të kontrollohen nga larg nga ana e nënës , e babait, e motrave apo e vëllezërve më të mëdhenj, se si lahen në ujë, se si gjykojnë vetveten, se në cilin lojë do të futet, po asnjëherë secili prej këtyre të rriturve nuk mund të bëhet “gjykatës” në atë lojë fëminore që mbyllet me atë kod që të gjithë e kemi njohur me gjakftohtësinë e moshes më të rritur.
Në atë fshat shumë herë ose në të gjithë herët fëmijët luanin në dy komunitete të veçanta fëmijësh. Kishte fëmijë që nga më të vegjëlit deri në moshën 14 vjeç. Nganjëherë prindërit i merrnin në mal me bagëtitë , kur vinin mbrëmjeve, edhe fëmijët fitonin lirinë e tyre nga “gracka” prindërore. Në sheshin më të madh të fshatit ose, më saktë, në dy sheshe të veçantë jo edhe aq shumë larg nga njëri-tjetri, luanin në qejf të tyre. Sheshet mbusheshin plot më fëmijë e secili dukej në to si gurët e një muri e ka secili vendin e vet të padiskutueshëm për t’u ngjitur lart, lart drejt qiellit. Disa dukeshin si udhëheqës disa ishin si udhëtarë. Kur vinte radha që të grindeshin, ashtu si fëmijë e mbarë botës ishin disa të tjerë që merrnin rolin e gjykatësit. Për çudi, edhe kur vinin më të rriturit që vinin të qetësonin gjakrat fëminore, ata e ndërprisnin kuvendin fëminor. Jo, donin të ishin vetë gjykatës, vetë viktima, vetë dëshmitarë, vetë udhëheqës, vetë ushtarë, vetë fjalamanë, vetë të heshtur e shamatorë, edhe pse copa e bukës i rëndonte në duar. E iu kujtonte se kishin mbi supe vetëm pak gishta duarsh jetë. Mbanin në duart e vogla atë copë buke me atë çka iu kishte dhënë nëna e tyre me pak gjizë, me pak djathë. Jo rrallë kafshatat e bukës ndërroheshin në duart e fëmijëve e ata sikur ngopeshin shumë më tepër se kur shkonin në shtëpi e shtroheshin me prindërit e tyre. Veç Sokoli nuk u bë pjesë e tyre. Buka e tij niste e mbaronte me ato doçkat e tij të njoma. Në asnjë grup nuk kishte nevojë që të njihej me ta . Të gjithë e njihnin këtë fëmijë që kishte dy prindër të ndryshëm nga ata një baba shqiptar e një nënë serbe. Ia dinin shtëpinë, e dinin madje se sa hapa bënte ai që të shkonte te ata. Po, po, për Sokolin nuk kishte as bukë e ndarë me kafshata, as mollë që ndërroheshin nëpër duar fëmijërisht, as gjykim as ….Tek grupi i shqiptarëve e mbanin larg. Askush nuk i thoshte që të hynte në lojë, të hidhte gurin larg e të fitonte ose të humbte nga gara. Nuk i afronin dorën kur luanin në krahëthyerje. Pale në Lojën e Kapuçëve që kishin mësuar nga prindërit e tyre. Edhe kur binte mbrëmja e niste loja e kukafshehtas, ai nuk hynte as te trungu i një peme për të mbyllur sytë e as në atë grup fëmijësh bredharakë që nxitojnë e fshihen ku t’ia presë mendja, vetëm që ai i “trungut” të digjej sërish e të rrinte atje deri sa të gjente një vetëm një. Më saktë atë nui e lejonijn ë të futej në këtë lojë e Sokoli i vogël e bënte me sy këtë lojë. Mendonte se mund të ishte në një vend si pjesë e lojës.
Pas disa ditësh filluan madje edhe t’ia thonin me zë të ulët ose edhe të largët: “Ik, o i biri i shkinës! Mos luaj me ne! Asnjëherë nuk do të jesh në lojë me ne! Bën mirë që edhe këtej të mos dukesh me sy!”
Sokoli i dëgjonte ata që flisnin. Iu drejtonte sytë atyre që nuk flisnin si një mëshirë si një vëllamëri e munguar mes fëmijeve. Por, ah, ah, asgjë nuk po nxirrte nga ky kuvend sysh. Me asnjë prej tyre nuk mund të zihej edhe pse trupi i tij i bëshëm si një lis i vogël, dalë nga Lisi-Nafi mund të fitonte me disa prej tyre. Mund të vinte poshtë disa prej tyre njëherësh. E kuptoi se nuk ishte vetëm një që po ia thoshte këto fjalë të rënda. JO, ishin të gjithë dhe intuita fëminore e kuptonte këtë si jo më mirë. Pas disa muajsh të kësaj vetmie loje, vetmie a kënaqësie që mund t’i jepte miqësia fëminore një ditë vetë, ashtu me atë vendim të tij fëminor, u drejtua te sheshi i afërt ku ishin fëmijët serbë. Edhe ata të zhurmshëm. Kishin disa topa dhe luanin. Vraponin. Djersitnin. Kërkonin topin bënin gol, por edhe e humbnin topin drejt portës duke marrë edhe ca sharje serbe që Sokoli i kuptonte mire, fare mirë se thonin, por …. As me ata nuk mund të luante. Këtu një djalë që quhej Zhivko i tha sy më sy:
-Hajt shko luaj atje- dhe ia drejtoi dorën te sheshi ku ishin fëmijët shqiptarë. Mos eja më këtu!.
I tha edhe disa fjalë të ndyra për shqiptarët. Mendoi se ai nuk I dinte t’i përkthente ato sharje. E kishte parë prej kohësh këtë Kod komunikimi te fëmijët shqiptarë e ajo sikur po përsëritej gati pikë për pikë sa atje. Ndryshonin fytyrat emrat e fëmijëve. Te serbët kishte patjetër një “ç” në trup të emrave. Ndryshonte gjuha, me të cilin artikulohej ky urdhër. Nga më të dhimbshmet që ai kishte dëgjuar në shtëpi në rrugë. Dhe e lanë Sokolin në vetminë e tij po kaq e rëndë sa ajo që kishte provuar te djemtë shqiptarë. Ah, edhe këtu nuk do të luante. Nuk do të ndante me fëmijë të tjerë, pavarësisht se çfarë gjuhe kishin. E kishte të vështirë që t’ia thoshte këtë prindërve. Me zgjuarësinë e tij fëminore, ai e kuptonte se asnjë prej tyre as Svetllana e as Nafiu nuk mund të bënin pajtimin e tij më djemtë shqiptarë apo me ata serbë. Edhe ata e shihnin këtë gjë, po qetësoheshin me vete se kur të shkonte në shkollë ai do ta kishte më të lehtë. Shkolla ishte vend më i mbledhur. Kishte mësues e ata mund të bënin diçka më shumë se vetë ata. Kur nisi të shkonte në shkollë, ditën e parë mësuesi shqiptar e vuri në bankën e tretë nga mesi, po pak nga pak edhe te fëmijët shqiptarë nuk e pranonin në bankë. “ Biri i shkinës” duket se po i shqetësonte shikimet e fëmijëve. Për të shmangur edhe ndonjë grindje mes fëmijësh mësuesi gjeti mënyrën që ta dërgonte në një bankë nga fundi. Edhe ajo nuk e bëri punën e vet. Nuk i solli fitoren që kërkonte Sokoli e që ai e kishte vështirë që t’ia kërkonte mësuesit shqiptar.
Një ditë ia kërkoi nënës që të ndërronte shkollën. Ajo, pasi bisedoi me drejtorin e shkollës ku ishin fëmijët serbë, e dërgoi një ditë te ajo shkollë. Shumë nga fëmjët që gjeti në klasë i njihte që nga fusha e lojës. Madje edhe më të rriturit i njihte po me ta fliste pak shumë pak. Mësimin e ndiqte me vemendje Ngrihej në mësim dhe ishte ndër më të mirët por, ah, ai ndjente vetminë në mënyrën e tij . Asnjë nuk e afronte “djalin e shqiptarit”. E shihte çdo ditë këtë ftohtësi. Asnjë herë nuk ishte i qtetë. Që kur para rreth 4-5 vitesh kishte dalë në rrugë e kërkonte që të luante, të fliste, të qeshte, të qante me moshatarët. Nuk ishte në gjendje që ta tregonte me fjalë të mëdha, por sytë e Sokolit përherë e më shumë ishin të gatshëm që edhe të qanin. Vështrimi bëhej herë i menduar, me një inat që s’duhet se kujt t’ia nxirrte. Një lule që s’kishte me çfarë ujë ta vadiste. Sokoli kishte nisur që të dëgjonte një zë të fortë brenda vetes. Një zë sokëllimë që dukej edhe si ortek që s’duhej se nga cila majë po zbriste në një humnerë e thellë, e nxirosur ku asnjë nuk kishte bërë as mundimin më të vogël që t’i shihte thjesht, shpellat, pemët që rriteshin në rrëzë të gurëve të saj, zogjtë që fshiheshin në drurë në një mbretëri që askush nuk ua prekte. Sokoli po bëheh vetë një gjykatës, një viktimë. Fëmijë e i rritur. Rapsod që po ia këndonte këngën vetes. Një këngë-dritë ylbertë për atë ato që po djalë që po rritej, por edhe dritësterrane për atë që po i ndodhte. Sa më shumë iknin ditët, aq më shumë bëhej i heshtur. Edhe librat po i merrte më pak në duar. Shihte me sy të hutuar orenditë e shtëpisë, rrugën, makinat që merrnin patatet, drutë, rrushin. Shihte lulet, barin, gurët, pemët. Dëgjonte përshëndetjet e njerëzve në rrugë e mbeste sërish sa i vetmuar aq dhe humbës në Mbretërinë e Harresës së Vetvetes.
Në katin e poshtëm të shtëpisë Nafiu kishte një bodrum që ata e përdornin për drutë e dimrit. Bënte dimër i egër. Shumë herë babai ia jepte detyrë Sokolit që t’i merrte disa duar me dru e t’i sillte në dhomën ku kishin vendosur një oxhak të madh. E gëzonte shumë loja e xixave të zjarrit që herë ngrihej laert në hapësirën e nxirë të tymtarit, herë të ndizte përfytërimin me gacat e ndezura pas djegies së druve. Në një qoshe të tymtarit ishte vënë edhe një ibrik me ujë të ngrohtë që babai e përdorte për të bërë kafen kur vinte nga ara apo nga stanet. Nuk futej në bisedë me prindërit. Nëna e merrte shpeshherë në prehër dhe i fliste me dashuri. Ia përkedhelte flokët ngjyrë gruri që i kishin bërë edhe disa kaçurrela brenda asaj koke të bukur…. Atë ditë ishte pranverë. Kishte hyrë me më shumë dritë se në vitet e tjera. Më gjelbërore. Më lulërore. Më e gazmueshme. Ishte si një këngë e re që secili nis ta mësojë, ta prekë në pejzat e shpirtit njerëzor më shumë se në të gjithë ditët e jetës së tij.
…Atë ditë u çua si të gjithë ditët e tjera. Askush nuk e mori veshs e a fjeti mirë apo gati nuk fjeti fare atë natë që gdhiu si të gjithë ditët e tjera që vinte në atë luginë mjegullore e tërë gjëlbërim. Zbriti ngadalë në dhomën e druve. Litarin që babai e kishte vënë në një sirtar e lidhi fort. E kishte parë se sa e sa herë si e bënte këtë babai i tij. Nuk e pati të vështirë që ta bënte. U ngjit në një arkë dhe atij laku të bërë ngadalë e me vëmëndje që të mos shthurej kur ai të kryente funsionin, vuri kokën e tij të vogël me kaçurrela të bukur.
……I pari që u fur në bodrum ishte Nafiu. Nuk i besoi syve. Nuk foli. Iu mbushën sytë me lotë. Asnjëherë nuk kishte qarë Nuk kishte fuqi ta bënte piskamën. Po mendonte arsyen. Uli kokën i mundur nga dhimbja. Nga nata që kishte lënë pas. Pas paik thirri Svetllanën. Sokoli qëndronte në atë lak litari si një qengj i varur. Ishte bërë burrë atë ditë Sokoli para kohe. Ishte bërë gjykatës i egër e i patolerueshëm. Ishte bërë viktimë. Ishte bërë zog qiellor. Ishte bërë lulja e këputur e pranverës që kishte ardhur kudo. Ishte bërë një këngë e këputur në mes. Ishte bërë kaproll i vrarë një një gjahtar i panjohur e që nuk kishte emër, nuk kishte fytyrë që të njihej një ditë. Shikimet e të dy prindërve thonin shumë. Shumë. Ndoshta duhej nisur një fëmijë tjetër që të mos mbeste shtëpia e tyre, dashuria e tyre pa trashëgimtarë. Ndoshta….

Në varrim erdhën shumë njerëz. Shqiptarë dhe serbë. Ndoshta ishte hera e parë që ishte kaq të bashkuar fshati. Povarrosnin të dy palët pjesën e tyre të qënies. I kishte bashkuar vdekja. Një vdekje që mund të sillte rilindje. Në shtëpi ende litari ishte i varur, i pahequr. Në një krah ishte errësira e bodrumit, drutë, me të cilat mundej dimri. Zahiretë e dimrit, me të cilat mbushej sofra. Kishin ardhur edhe dy mësuesët që e kishin mësuar qoftë edhe për pak kohë dhe ia kishin detryrat ende në sirtarët e shkollave me atë shkrim të bukur si vetë Sokloli i heshtur..
Pak më larg turmës së të rriturve kishin ardhur edhe disa fëmijë të të dy palëve. Shqiptarë dhe serbë.
Atë ditë lojërat e tyre kishin një pushim të detyruar. ..Kur e varrosën, kaluan nga shtëëpia e Nafiut, e Svetllanës, e Sokolit që nuk jetonte më. Shikonin me kureshtje, me dhimbje litarin e mistershëm. Dukej se ai, litari, qëndronte në qafën e secilit banor të atij fshati. Ndoshta edhe më tej se ai fshat i njohur në tërë krahinën.. Një rapsod ia ngriti një këngë, por që nuk u këndua kurrë në kuvendet e në oda. Për shumë vite Litari i Sokolit ishte pjesa e bisedave të dasmave e të morteve…. Kishin mbetur pas sheshet e lojërave ku sërish që të nesërmen fëmijët të ndarë do të zhurmëronin në lojërat e tyre. Kishte mbetur një vend bosh në të dy shkollat ku nuk do të ulej më Sokoli bukuror. Kishte mbetur i vetmuar litari me kombin ende të pazgjidhur….
Janar, 2013