Përshkrim i shkurtën rreth librit “Historija e Popullit Shqiptar” – vepër e At Paulin Margjokaj.
Nga Artan Lleshi Gjomarkaj
Ajo Shqipni, së cilës njerëzit e penës, kulturës dhe artit ja morën komunistēt e me pranga ndēr duar e ja burgosën, internuan për të mos u dëgjue as zani e as zanafilla Arbënore, dikur me plot kumbim quhej Arbēni! Sikur nē Venedik e Vienë, Paris e në Romë, fëmija që linde, pagëzohej e një emër i vyer i shkruhej në distinë të emrave, edhe At’ Paulin Margjokës, së vogli i dhanë emrin “Bibë” si Bib Doda por së rrituni në udhë të Zotit, e udheve që vet Ati në Qiell ia ka falë Kçirës së Pukës, Bib Margjokaj sipas rregullit të fretënve, më datën 4 gusht 1925 u regjistrua në Urdhin e Fretënve të Vogjël të Shqipnisë me emrin Paulin si Pali i “Formulës së Pagëzimit” për tu rritun si klerik dhe studies për’larg dheut të Kçirës por pranë durimit e vullnetit të pasosur për ti shërbyer mot e jetë dheut të tij të origjinës. Nuk është rastësore që në listën e autorëve kërkimtar dhe studiues të gjesh emrin e një kleriku si At Paulin Margjokaj, por prap nuk është rastësore që letrat e një frati besnik ndaj Fesë, Atdheut dhe historisë se Kombit të tij ti fshihen auditorit shqiptar për dekada deri në orën kur do të shembej doktrina staliniste e bolshevike shqiptare. Falë përkthimit të veprës së tij nga përkthyesi i talentuar Prof.Dr.Edmond Malaj dhe falë përshtatjes në gjuhën shqipe dhe redaktuar nga zonja Shqiponja Marku, por edhe falë kontributit e bujarisë se të ndershmit patriot, studiues e veprimar i Mērgatës Shqiptare në Amerikë, z.Tomë Mrijaj, kjo vepër vjen në gjuhën shqipe.
Si lexues, më kanë emocionuar dy fakte dukshëm të rēndësishëm e jo rastësore. I pari fakt është shtrirja e autorit me korrektesë të plotë prej akademiku ndër etapa historike dhe ndër kryqëzime historish dhe e dyta: Guximi i redaktores për ta veshur veprën me një gjuhë rrokëse dhe rrëfimtare sikur merr udhë historia etapë pas etape. E çmoj tej mase kaq guxim ndërmarrë si nga përkthyesi ashtu edhe nga redaktori sepse sot, ndër ditët e vështira të gjuhës shqipe, ndër ditët ku edhe Institutit të Albanologjisë i është beditur dryni i çuditshëm i shtetit, gjendet guxim prej intelektuali për tu përballur me një vepër jo aq të lehtë në lëndën e përshtatjes …Në vepër këndon historia dhe ndiell zogjt e çdo epoke, thënë në mënyre figurative nga ana ime sepse nuk gjendet kënd ku përsëritet rutina. Autori ka lënë në mënyrë perfekte shteg për cilindo studiues që ta pasurojë veprën nëse dëshiron përmes kërkimeve të tij por esenca e themelimit të historisë së një vendi deri tek modernizmi i sotëm gjenden mrekullisht tek ky libër. Libri fillon me një përshkrim të saktë të paktën përaq sa êshtë studiuar deri sot mbi qytetet e lashta shqiptare, lumenjt, liqenet, rrugët po në lashtësi e zbret e merret me etnoninë e fjalës “Alban” deri tek studimi i prejardhjes dhe origjinës shqiptare. Shtegtimi ilir dhe Shqipnia në kohë të perardorisë romake vijnë të studiuara qysh para kristianizimit për ti lënë vend të dukshëm edhe ksaj etape, kulturimit fetar para epokës së Mesjetës.
Kjo epokë, pikērisht epoka e dyndjes së popujve deri në Sundimin Bizantin të Arbënisë thuhet shkurt përmes argumentave historikë për ti lëne vend studimit të ndarjes territoriale si e quajtuna Arbënia e Jugut nën sundimin bullgar, e Arbënit e Serbët – e pērdorur kjo terme pasi Serbēt kishin marre në posedim qysh në shekullin e Vll krahinën bregdetare të Dalmacisë. Despotati i Epirit dhe Normanët në Arbëni marrin vend studimi në vepër pa asnjë shmangie deri në stadin e fillesave të Venedikut me Arbëninë.
Studime rreth origjinës së Gjergj Kastriotit, gjografise dhe fiseve shqiptare dhe periudhës se shkëlqimit të Katolicizmit në Arbēni mbyllin kapitullin e dytë.
Kapitulli i tretë mban gjithsejt titullin “Shqipnija nën sundimin turk” dhe sjell studime e përshkrime rreth emigrimit të shqiptarëve, përpjekjeve dhe kryengritjeve të shqiptarëve kundër tyrqve, studime rreth islamizimit të Shqipërisë, sjell studime rreth ekonomisë shqiptare ndër epoka, rreth katolicizmit nën kulturoprotektoratin e Austrisë, rreth luftētarēve për çlirimin e Greqisë si dhe shkruan pēr Ali Pashēn dhe Bushatllinjtē. Letērsinë Shqiptare si nënkapitull në libër, dëshirova ta cek tek së fundi sipas modēs time sepse mē duket meritë e veçantë e autorit si dhe përkthyesit për arsye të dukshme. Qysh në fillim të herës, ndër të parat gërmime, At Margjokaj ka zbuluar versionet e qēndrueshme të hipotezave duke zgjedhur literaturë bindëse dhe të promovuar ndēr breza larg klaneve tē epokave dhe kaq kuptohet më së miri sepse At” Margjokaj nuk komenton mbi tendencat e autorëve por në mënyrë krejt moderne pērzgjedh pjesēt me të qēndrueshme të studimeve duke lënë për të kuptuar se kapitulli i Autoktonisë Arbënore është mbyllur pērkush ka vëmëndje tek historia reale dhe kjo çështje tashmë mbetet vetëm çështje e vetë Arbënve.
At’ Margjokaj bind duke lidhur ngjarjet me gjeografinë shqiptare përmes fakteve dhe statistikave dhe kaq e bën mrekullisht si një civil e jo si një meshtar, pra nuk shihet ndokund tendenca e At ‘Margjokaj pēr ta klerizuar veprën ose për ta malsorizuar veprën duke qënë se ai i përket me origjinë një territori mjaft të lavdēruar ndër treva si Puka e sotme.
Merita ndër të tjerat ēshtë jovetëm literatura që ka zgjedhur ku të referohet por edhe zërat letrar të cilët ka përmbledhur në veprën e tij në një udhtim të meritshëm përshkrues.
Autori është largpamës!
At’ Paulin Margjokaj ka pranuar të merret me kohët parahistorike , me mesjetën e ashtu edhe me të tashmen e tij por nuk ka rënë si autor në hendekun e kohës së diktaturës edhepse ka qënë i mbrojtur nga jetesa sepse ka jetuar jashtë kufinjve shqiptar të pushtuar nga komunizmi për efekt të domosdoshmërisë së përçimit të historisë në një tjetër brez pa humbur kohë me një epokë e cila për nga episodet , njihej botërisht si epoka tendencës së shkatërrimit të elitës dhe historisë.
Aq sa një lexues ësht i unshëm për historinë e vendit të tij , do të gjendet i shërbyer me stil të mrekullueshëm në këtë vepër prej më shumë motesh se fletësh përshkruar vetëm në 400 fletë. Përgëzime së dyti përkthyesit, redaktorit dhe botuesit për punën e vyer e me vlerë bashkë me të falat e mia prej lexuesi të gjendur i befasuar para kësaj vepre të çmuar.