-Kujdes nga fraksionistet…..Komunikatë e Lobit Euroatlantik Shqiptar për media me qendër në Gjermani /
Pas konsultave, takimeve dhe analizave në mes të kryesuesve të degëve të LEUASH të shteteve, Gjermani,Austri,Suedi, Zvicër, Belgjikë si dhe në disa shtete që janë në themelim të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, duke përjashtuar kryesinë e degës se Norvegjisë, pasi qe nuk ka treguar ndonjë rezultat në vazhdën e programeve tona lëshojmë këtë:
Komunikatë publike
Lobi Euro-atlantik Shqiptar nuk ka shumë kohë që vuri gurthemelin e vet në Lorach të Gjermanisë,po dita ditës është duke marr hov dhe frymë me ambicie të reja drejt zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit në mbarëvajtjen e gjithmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të LEASH-it nëpër Evropë, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë,madje këto ditë preku edhe në portat e Parlametiit Evropian dhe Natos nga një delegacion intelektualësh të prirë nga Suedia të udhëhequr nga zoti Avni Dervishi.
-Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar ka një qëllim dhe synim të krijimit të unitetit rreth kombit, flamurit dhe gjuhës shqiptare. Ka synim me i larguar, eliminuar dhe injoruar grupacionet , bajraktarizmat, lokalizmat,grupet partiake, dhe formacionet e rrejshme të shantazheve vetanake. Ato grupe i krijuan plagë te rënda mërgatës sonë në shkapërderdhjen dhe përçarjen e sajë nga klane të fshehta dhe injorante ,po edhe nga kanale të ndryshme edhe anti lobiste me vetëdije apo edhe pa të, siç janë duke u paraqitur në:
Grupin fraksionistë nga disa persona të shkallës së ultë në arsim dhe kulturë. Këta vazhdojnë të shkaktoj huti dhe konfuzion në opinion për strukturat organizative të Lobit Euroatlantik shqiptar, me veprimet e tyre siç janë:
- Gjëja formimit të degëve paralele dhe të pa koordinuara nëpër shtete,
- Formimin e webfaqeve dhe grupeve nëpër Facebook, me qëllime të diskreditimit dhe të dezorientimit të mërgatës, thurjes se shpifjeve, shantazheve, intrigave për lobistët e vërtetë dhe të dëshmuar në kryesuesin e LEUASH.
- Thirrjes së kuvendit sipas qefeve të disa personave me shfaqjeje bajraktarizmi edhe pa qenë fare anëtarë madje shpallin veten edhe koordinator pa marrë pjese edhe një takim të vetëm.
- Futjes nëpër lista dhe manipulimit me emra të njerëzve, pa i pyetur fare ose duke i futur që të jenë nëpër lista të këshillave inicuese, që as vet nuk i dinë se si ti quajnë duke i premtuar se nuk do të kenë punë fare vetëm të futen në lista ndërsa punët do ti kryejnë ata.
- Duke ju premtuar poste të ndryshme njerëzve shpesh të mire dhe duke i manipuluar.
- Duke u thirrur në emër të unitetit, gjakut të derdhur, kombëtarizimit, UCK-s, të bashkimit kombëtarë,e shumë manipulime dhe falsifikimeve tjera, që bien ndesh edhe me ligjin e duke i shkaktuar dëme kësaj nisme të njerëzve të vullnetit të mirë, të pastër të sinqertë, humane, të mirëpritur për të gjithë shqiptarët dhe mërgatën.
-Këto i bëjnë të gjitha me qëllim që të krijojnë huti në opinion, marrjes në drejtim këtë kulm organizativ që sipas qefeve ta manipulojnë, duke mos ofruar as edhe një projekt konkret e duke mos patur asnjë koncept vizionar.
Kryesia qëndrore dhe degët e saj të lartpërmendura i bëjmë thirrje gjithë mërgimtarëve shqiptarë, që mos të bien pre e manipulimit të dezinformatave, propagandave të këtyre personave, që flasin në emër të kryesisë së Lobit Euroatlantik Shqiptar, sepse nuk janë më shumë se një grupacion kafesh e FB-ve nga tre ose katër persona që po mundohen LEUASH -in ta ndajnë në dy grupe, duke i shkaktuar dëme kësaj organizate, mërgatës dhe projekteve ekonomike, sociale, e kulturore për interesat kombëtare.
Prandaj ju informojmë se Kuvendi i Lobit Euroatlantik shqiptar – qendrorë do të mbahet pasi të themelohen degët e shteteve ku nuk janë formuar ende dhe pasi të jenë mbajtur të gjitha kuvendet zgjedhore nëpër degët e themeluara dhe të formuara.
I bëjë thirrje degëve të themeluara të LEUASH, se më së largëti deri në shkurtë të fillojë më mbajtjen e kuvendeve zgjedhore.
I bëjmë thirrje të gjithëve atyre që dëshirojnë të kyçen në LEUASH ose të jenë pjesëtar në themelimin e degëve, që të koordinohen me ne, gjegjësisht kryesinë, dhe kryesuesin aktual si iniciator i formimit të Lobit,zoti Skenderbeg Klaiqi, në mënyrë që të evidentohen si aktivistë dhe si lobistë. Ju sigurojmë se vend do të kenë për të gjithë ata vullnetarë që dëshirojnë të rreshtohen në anën e vërtetë të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.
Ju informojmë se webfaqja zyrtare e LEUASH është www.lobi-shqiptar.com, ndërsa faqet e facebook-ut të degëve, mundë ti gjeni në webfaqen tonë.
Për media informon kryesia e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me qendër në Gjermani dhe komisioni informativ.