• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bllokimi i liberalizimit të vizave nga disa shtete për Kosovën, i paarsyeshëm

June 28, 2021 by dgreca

Konjufca në Parlamentin Evropian: Bllokimi i liberalizimit të vizave nga disa shtete është i paarsyeshëm /

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.  

Në fjalën e tij para europarlamentarëve dhe homologëve nga rajoni, kryekuvendari Konjufca foli për sfidat që i sollën botës virusi Covid-19 dhe dëmet që ai u shkaktoi shteteve në njerëz dhe në ekonomi. 

Duke e konsideruar mbylljen e shoqërive dhe pezullimin e aktiviteteve si një sprovë të pashembullt, kryekuvendari tha se po aq sa qe sfidë e madhe, në po të njëjtën masë ishte edhe etablim i një vlere të veçantë. 

“Më shumë se kurrë në historinë e botës njerëzimi e rizbuloi rëndësinë e solidaritetit. Për një moment të gjithë u ndjemë barbarësisht të cenueshëm ndaj këtij virusi të pamëshirshëm. COVID-i nuk zgjedh gjini, racë, përkatësi kombëtare e as religjioze, por as gjendje ekonomike. E kuptuam më mirë se çkado që ndodh me njërin do të ndodhë me të gjithë. E zbuluam, më shumë se që e dinim, se sa shumë e ndajmë botën të gjithë së bashku”, theksoi Konjufca.    

Kreu i Kuvendit në vazhdim foli për dëmet që pandemia i shkaktoi Kosovës dhe qytetarëve të saj. 

“Rasti i parë u identifikua më 12 mars të vitit të kaluar. Prej atëherë ndodhën mbi 107 mijë raste të infektimit. Piku i infeksioneve i afrohej 1000 rasteve për 24 orë. Mbi 2200 qytetarë të shtetit tonë fatkeqësisht nuk ia dolën në luftë me virusin. Dy herë u aplikua mbyllja e plotë, përveç veprimtarive shoqërore e ekonomike bazike e ekzistenciale. Për shkak të efektivitetit të masave, fillimit të vaksinimit masiv, por edhe përmirësimit të motit, këta tre faktorë kanë ndikuar që numri i infeksioneve të bie ndjeshëm. Qeveria ka paraqitur një plan ambicioz të vaksinimit masiv të popullatës që do t’i përfshinte 60% të atyre që kanë nevojë për vaksinim deri në fund të këtij viti”, tha kryekuvendari Konjufca. 

Ai shtoi se pavarësisht vështirësive të mëdha që i solli pandemia, kurrë nuk duhet të lihet në harresë projekti më i rëndësishëm – kompletimi i BE-së. 

Konjufca tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të lidhura në mënyrë qenësore me qasjen e BE-së ndaj këtij rajoni të ndërlikuar e sensitiv. 

“Në të njëjtën masë që për ne është domosdoshmëri bashkimi në familjen evropiane, po sipas të njëjtës nevojë BE-ja e ka të domosdoshme përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në gjirin e vet. Mësimet e duhura i kemi të gatshme në histori”, theksoi kryekuvendari Konjufca. 

Ai tha se në fillim të viteve ’90-të në Evropë ka pasur edhe forca politike shkurtpamëse të cilat krizën e shpërbërjes së Jugosllavisë e shihnin si një zjarr të jashtëm ndaj të cilit kërkohej mbajtja e një distance të sigurt. 

“Pse t’i djegim duart pa nevojë në një mori luftërash që nuk janë tonat – thoshte motoja e tyre. Por pikërisht kjo qasje rrezikoi që zjarri të përhapej përtej Ballkanit. Ishte pikërisht ndërhyrja ndërkombëtare politiko-ushtarake në Ballkan më 1995 e 1999 ajo që i dha shans paqes dhe e stabilizoi rajonin tonë”, tha Konjufca. 

Qe 22 vite, shtoi ai, nuk ka më luftëra, ndërsa ato pak çështje të hapura që kanë mbetur po zgjidhen me bisedime. Por, siç tha Konjufca, optimizmi dhe entuziazmi i popujve të Ballkanit Perëndior për BE-në nuk është një adhurim i pakondicionuar. Sipas tij, në kushtet e sotme vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ndjehen të lëna anash e të dezorientuara vetëm nëse shtetet kryesore të BE-së e aplikojnë doktrinën e cila quhet “njëherë thellim, pastaj zgjerim”. 

“Nëse krijohet një koncensus evropian ndaj kësaj strategjie, dëmi që do t’i bëhet Ballkanit Perëndimor do të jetë kolosal. Shpresoj shumë që projektet të cilat po shfaqen këto dy vitet e fundit nën formën e platformave të ‘bashkëpunimit rajonal’ si puna e MiniSchengenit, nuk e kanë funksionin e biberonit që e zëvendëson integrimin e BP në BE me një moratorium deri sa BE-ja ta kryejë thellimin e vet”, theksoi kreu i legjislativit të Kosovës. 

Në vazhdim të fjalës së tij, Konjufca tha se edhe mesazhet negative si ky që e mori Kosova qysh nga viti 2017 për liberalizimin e vizave, janë kontribut që e zvogëlon frymën e vlerave evropiane në vendin tonë. 

“Bllokimi i këtij procesi nga disa shtete anëtare është i paarsyeshëm. E në anën tjetër, as vonesat e BE-së apo mungesat e koncensusit evropian nuk duhet të na shërbejnë si justifikim për moskryerjen e detyrave shtëpiake.  Reformat në drejtësi, ekonomi, administratë e arsim janë të pazëvendësueshme. Forcimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit, lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe fuqizimi i transparencës, si dhe mbrojtja e pakompromis e të drejtave të njeriut dhe pakicave janë ‘sine qua non’ i shoqërive të lira e të hapura”, tha në fund të fjalës së tij kryekuvendari Glauk Konjufca.​

Filed Under: Komente Tagged With: Glauk Konjufca, Parlamentin Europian

Në Parlamentin Evropian, projekti i autostradës Durrës-Prishtinë-Medvegjë–Nish drejt Evropës

February 3, 2017 by dgreca

Dje  në Parlamentin Evropian në Bruksel u prezantua projekti i autostradës Durrës-Prishtinë-Medvegjë–Nish drejt Evropës/

Shkruan Asllan  Dibrani/

Dje  në parlamentin evropian në Bruksel u prezantua projekti i autostradës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Nish. AFEDS(Forumi Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi ) Forumin për bashkëpunim ndërkufitar (FBN) me përkrahjen  e shumë  institucioneve tash e disa muaj janë duke lobuar në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare që ky projekt të kaloj nëpër Medvegjë. Rëndësia e këtij projekti është shumë e madhe për Luginën e Preshevës. 1 RrugaPamje e delegacionit të Forumi Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi i udhëhequr nga Muharrem Salihu,  të pritur  në Parlamentin e Evropës  nga  z.Knut W. Fleckenstein kryetar i komitetit për bashkëpunim mes Kosovës ,Serbisë,Shqipërisë,Bosnje e Hercegovinë dhe Mali i Zi./

Ka kohë në të gjitha instancat politike ,shoqërore, organizata qeveritare dhe jo qeveritare  po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tri shtetet dhe do të ndikojë në nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik mes tyre.Në projektin fillestar, parashikohet që autostrada të kalojë nëpër Merdarë nga e  cila  është një  gabim  strategjik  në sferën  politike dhe ekonomike. Ndërkohë, “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS)i  themeluar nga kompania “MedVita Development”, me seli në “Banjën e Sjarinës”, KK Medvegjë ka prezantuar një draft projekt të ri, ku kërkohet që autostrada të kalojë nga Medvegja dhe jo nga Merdara e cila nuk ka interes as Kosova as Serbia , por edhe kostoja është më e vogël  dhe është fitimprurëse për rajonin  e tri komunave  të atjeshme dhe etniteteve që jetojnë shqiptarë dhe serb ,por edhe për Gollakun si  rajon me i pa zhvilluar. Ky  draft  para disa ditësh fitoj  përkrahjen e eurodeputetit dhe koordinatorit për politikë të jashtme, Z. Knut W. Fleckenstein, si dhe kryetar i komitetit për bashkëpunim mes Kosovës ,Serbisë,Shqipërisë,Bosnje e Hercegovinë dhe Mali i Zi.1 ProjektiProjekt i dorëzuar dje në Parlamentin e Evropës  nga këshilli i Forumit Shqiptar  i udhëhequr me  zotin Muharrem Salihun /

Kësaj i parapriu  edhe takimi me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve z Agim Shahini në kabinetin e tij me bashkëpunëtorët e Forumit Shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi(AFEDS)ku fokus kryesorë kishim projektin e autostradës Nish-Prishtinë i cili do të mundë të sjellë shumë përfitime ekonomike si për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe Serbinë. U trokit  edhe neper disa  dyer  ndërkombëtare  dhe  evropiane,qe ky projekti nga Leskoci për në Medvegjë dhe drejt Prishtinës. Për këtë projekt edhe qeveria e Serbisë ka dhënë sinjal pozitiv  ne vitin  e kaluar në instancat ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni e pikërisht edhe për Autostradën  ne këtë relacion . Për këtë projekt është  prononcuar edhe  kryeministri Isa Mustafa, nga e cila e priti delegacionin e  këtij forumi  të  biznesmenëve  nga komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc i udhëhequr nga  z.Muharrem Salih  një  biznesmen  i dëshmuar ne Itali…

Lobimi  dhe takime te tilla, patën edhe  me organizmat  e menaxhmentë  politik  me  Shaip Kamberi, nënkryetari i Preshevës, Xhelal Memeti, kryetari i Forumit për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu, koordinatori për Politikë të Jashtme, Aziz Aziri, si dhe Muharrem Zejnullahu, është biseduar për fuqizimin e koordinimit në funksion të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, social dhe kulturor të tri komunave.Perkrahje te tilla kane arritur edhe nga partite politike ne Shqiperi ,Kosve dhe Serbi por edhe nga Lobi Euro-Atlantik  Shqiptar  në Evrope e udhëhequr nga  Skënderbeg Klaiqi po edhe Asllan Dibrani  përfaqësues i mediave të këtij Lobi.

Ne duhet ti përshëndesim   aktivitetet e tilla që përkojnë fillimisht me  interesin   politik dhe  kombëtar   me pretekst te veçanet zhvillimit ekonomike  dhe avancimin e proceseve dhe zhvillimin te kësaj treve te pa zhvilluar si ne Serbi po ashtu edhe në Kosovë,rezulton se   primarja ishte Autostrada  Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Nish ,drejtë Evropës.

„Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi në nismën e ndërmarrë, për realizimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Leskoc – Nish po i  bashkohen njëzëri edhe organizata të ndryshme shqiptare kudo në botë, personalitete nga fusha të ndryshme, individë dhe qytetarë nga trojet shqiptare dhe diaspora. Mendime të tilla dhe aktivitete  janë  duke  u bërë edhe nga qytetin e Leskovcit dhe qeveritë lokale  të kësaj treve për këtë Autostradë  për ta ruajtur dhe bilancin  e popullatës për mos shpërngulje nga këto zona qofte  shqiptar apo serb.

Ne saje te këtyre  aktiviteteve  të njëpasnjëshme  u arrit qe  ky projekt të shtrohet edhe  në Parlamentin  e Evropës, nga e cila  ky projekt, po e përmirëson   gabimin e Lidersrshipit kosovar qe  e kishin  fut gabimisht këtë Projekt te   në drejtim te  Merdares, duke  i lënë  vëllezërit tanë   në këto tri komuna   pa rrugë.

Ky shkrim  le të mbetet si mesazh  dhe thirrje individëve, organizatave,qeverive,organizatave qeveritare dhe jo qeveritare dhe  institucioneve të ndryshme në Shqiperi  ,Kosovë dhe Serbi që veprojnë  në  vende të ndryshme të botës, për shumë mbështetje,inkurajim , ndihmë dhe bashkërendim të aksioneve tona, për realizimin e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish.Ky mesazh le te jete po ashtu si thirrje edhe Parlamentit të tri shteteve  Shqipërisë ,Serbisë  dhe te Kosovës, qe sa me pare ta aprovojnë këtë projekt në interesin e  të tri shteteve dhe te rajonit ballkanik. Thirje e vecant i bejme edhe Parlamentit Evropian qe ky kërkesë  të aprovohet  sa më parë, që po ashtu  do të jetë edhe një  nder pikat me  strategjike, për ta stabilizuar  edhe gjendjen  politike   në rajon. Për në fund ta ndihmojmë AEFDS, që  po organizon edhe një peticion Online për përkrahjen e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish .Delegacioni i ynë  i kryesuar  nga zoti Muharrem Salihu, edhe sot po zhvillon  takime te ngjeshura  ne Parlamentin Evropian nga e cil ane ditet ne vijim do tu njoftojmë për këtë projekt. Projekti është në harmoni edhe me  planet e Bashkimit Evropian për zhvillimin e Ballkanit perëndimor…

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Asllani Dibrani, Bruksel, Parlamentin Europian, projekti i autostrades

Lobi Euroatlantik shqiptar”prek” Parlamentin Europian, por….

December 17, 2016 by dgreca

-Kujdes nga fraksionistet…..Komunikatë e Lobit Euroatlantik Shqiptar për media me qendër në Gjermani /

1-lobiPas konsultave, takimeve dhe analizave në mes të kryesuesve të degëve të LEUASH të shteteve, Gjermani,Austri,Suedi, Zvicër, Belgjikë si dhe në disa shtete  që janë në themelim të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, duke përjashtuar kryesinë e degës se Norvegjisë, pasi qe nuk ka treguar ndonjë rezultat në vazhdën e programeve tona lëshojmë këtë:

Komunikatë publike

Lobi  Euro-atlantik Shqiptar  nuk ka shumë kohë që  vuri  gurthemelin  e vet në Lorach të Gjermanisë,po dita ditës është duke marr hov dhe  frymë  me ambicie të reja drejt   zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit në mbarëvajtjen e gjithmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të LEASH-it nëpër Evropë, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë,madje këto ditë  preku edhe në  portat e Parlametiit Evropian dhe Natos  nga një delegacion intelektualësh  të prirë nga Suedia të udhëhequr nga zoti Avni Dervishi.

-Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar ka një qëllim dhe synim të krijimit të unitetit rreth  kombit, flamurit dhe gjuhës shqiptare. Ka synim me  i larguar, eliminuar dhe injoruar  grupacionet , bajraktarizmat, lokalizmat,grupet partiake, dhe  formacionet  e rrejshme të shantazheve  vetanake. Ato grupe  i krijuan plagë te rënda mërgatës sonë  në shkapërderdhjen  dhe përçarjen e sajë  nga klane të fshehta dhe injorante ,po edhe  nga kanale të ndryshme edhe anti lobiste me vetëdije apo edhe pa të, siç janë duke  u paraqitur në:

Grupin fraksionistë nga disa persona të shkallës së ultë në arsim dhe kulturë. Këta  vazhdojnë të shkaktoj huti dhe konfuzion në opinion për strukturat organizative të Lobit Euroatlantik shqiptar, me veprimet e tyre siç janë:

  1. Gjëja formimit të degëve paralele dhe të pa koordinuara nëpër shtete,
  2. Formimin e webfaqeve dhe grupeve nëpër Facebook, me qëllime të diskreditimit dhe të dezorientimit të mërgatës, thurjes se shpifjeve, shantazheve, intrigave për lobistët e vërtetë dhe të dëshmuar në kryesuesin e LEUASH.
  3. Thirrjes së kuvendit sipas qefeve të disa personave me shfaqjeje bajraktarizmi  edhe pa qenë fare anëtarë madje shpallin veten edhe koordinator pa marrë pjese edhe një takim të vetëm.
  4. Futjes nëpër lista dhe manipulimit me emra të njerëzve, pa i pyetur fare ose duke i futur që të jenë nëpër lista të këshillave  inicuese, që as vet nuk i dinë se si ti quajnë duke i premtuar se nuk do të kenë punë fare vetëm të futen në lista ndërsa punët do ti kryejnë ata.
  5. Duke ju premtuar poste të ndryshme njerëzve shpesh të mire dhe duke i manipuluar.
  6. Duke u thirrur në emër të unitetit, gjakut të derdhur, kombëtarizimit, UCK-s, të bashkimit kombëtarë,e shumë manipulime dhe falsifikimeve tjera, që bien ndesh edhe me ligjin e duke i shkaktuar dëme kësaj nisme të njerëzve të vullnetit të mirë, të pastër të sinqertë, humane, të mirëpritur për të gjithë shqiptarët dhe mërgatën.
    -Këto i bëjnë të gjitha me qëllim që të krijojnë huti në opinion, marrjes në drejtim këtë kulm organizativ që sipas qefeve ta manipulojnë, duke mos ofruar as edhe një projekt konkret e duke mos patur asnjë koncept vizionar.

Kryesia qëndrore dhe degët e saj të lartpërmendura  i bëjmë thirrje  gjithë mërgimtarëve shqiptarë, që mos të bien pre e manipulimit të dezinformatave, propagandave të këtyre personave, që flasin në emër të kryesisë së Lobit Euroatlantik Shqiptar, sepse nuk janë më shumë se një grupacion  kafesh e  FB-ve nga tre ose katër persona që po mundohen LEUASH -in ta ndajnë në dy grupe, duke i shkaktuar dëme kësaj organizate, mërgatës dhe projekteve ekonomike, sociale, e kulturore për interesat kombëtare.

Prandaj ju informojmë se Kuvendi i Lobit Euroatlantik shqiptar – qendrorë do të mbahet pasi të themelohen degët e shteteve ku nuk janë formuar ende dhe pasi të jenë mbajtur të gjitha kuvendet zgjedhore nëpër degët e themeluara dhe të formuara.
I bëjë thirrje degëve të themeluara të LEUASH, se më së largëti deri në shkurtë të fillojë më mbajtjen e kuvendeve zgjedhore.
I bëjmë thirrje të gjithëve atyre që dëshirojnë të kyçen në LEUASH ose të jenë pjesëtar në themelimin e degëve, që të koordinohen me ne, gjegjësisht kryesinë, dhe kryesuesin aktual si iniciator i formimit të Lobit,zoti Skenderbeg Klaiqi, në mënyrë që të evidentohen si aktivistë dhe si lobistë. Ju sigurojmë se vend do të kenë për të gjithë ata vullnetarë që dëshirojnë të rreshtohen në anën e vërtetë të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.
Ju informojmë se webfaqja zyrtare e LEUASH është www.lobi-shqiptar.com, ndërsa faqet e facebook-ut të degëve, mundë ti gjeni në webfaqen tonë.

Për media  informon kryesia  e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me qendër  në Gjermani dhe komisioni  informativ.

Filed Under: Mergata Tagged With: Lobi Euroatlantik, Parlamentin Europian, shqiptar"prek"

Artikujt e fundit

  • “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM” 
  • ULQINI PRET BIJTË E VET
  • QEVERIA NË MES TË VOTËBESIMIT DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE
  • NË VËMENDJE, 400 MIJË DOSJET E SPIUNËVE TË (ISH) SIGURIMIT TË SHTETIT KOMUNIST…
  • SHTETI SEKULAR DHE IDENTIETI YNË KULTUROR DHE KOMBËTAR NË RREZIK!
  • #SiSot ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina
  • Përkujtim në largimin në amshim të Musine Kokalarit
  • Drejt greminës sociale?
  • 𝗡𝘂𝗸 𝗶 𝗸𝗲𝗻𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝘁𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗮𝘁 𝗮𝗸𝗼𝗺𝗮…
  • 24 vite më parë, Adem Demaçi, mori detyrën e përfaqësuesit politik të UÇK
  • STRATEGJIA E PUTINIT PËR TË SHMANGUR SAKSIONET EKONOMIKE DHE DËMTUAR MË TEJ EKONOMINË E EUROPËS
  • XI NDËRMJET QËNDRUESHMËRISË DHE KOMBËTARIZMIT A DO TË NDJEKË GJURMËT E PUTINIT?
  • PЁRTEJ  MJEGULLЁS  SЁ  HISTORISЁ
  • LE MATIN (1914) / JA ÇFARË MENDON KRYEMINISTRI SHQIPTAR TURHAN PASHA PËR PRINC VIDIN (INTERVISTA)
  • Princess by Gerta, markë që po rritet çdo ditë, së shpejti me qendër në Amerikë dhe Angli

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT