• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Glauk Konjufca: Kosova aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO

April 12, 2022 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, themeluar nga Presidenca e Kosovës. Në takim po ashtu morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra, përfaqësues nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial, Avokati i Popullit, KQZ-ja e institucione të tjera.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova ka dy aspirata, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe atë në NATO.

“Përcaktimi ynë është shumë i qartë. Sot demokracitë më të fuqishme të botës janë të organizuara në dy institucione shumë të rëndësishme që ne i aspirojmë, në Bashkimin Evropian, ku e kemi rrugën e qartë, rrugën e transformimit, si dhe në aleancën më të fuqishme ushtarake, NATO-n, ku synojmë të anëtarësohemi sa më shpejt”, tha kryetari Konjufca.

Sipas tij demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë të tjera.

“Siç po e shohim edhe prej ngjarjeve të fundit në botë dhe invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, se demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë e tjera, për sa kohë edhe në botë po e shohim se autokratët janë më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin”, tha kryetari Konjufca.

Në inaugurimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të pranishmëve iu adresuan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi.

Nëpërmjet Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut synohet bashkërendimi institucional për fuqizim të demokracisë përmes tri shtyllave: luftës ndaj korrupsionit, luftës ndaj autoritarizmit, si dhe përmes avancimit të të drejtave të njeriut.​

Filed Under: Rajon Tagged With: Glauk Konjufca

Kryekuvendari Konjufca takoi Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi

September 24, 2021 by s p

Në kuadër të Takimit të 10-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për Zgjerimin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi.

Kryekuvendari Konjufca dhe zyrtari i lartë i BE-së diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës rikonfirmoi se perspektiva e integrimit evropian mbetet një objektiv i fortë strategjik i Kosovës dhe shtoi se Prishtina zyrtare ka bërë hapa konkret në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në këtë rrugë.

Gjithashtu kryekuvendari Konjufca shprehu shqetësimin që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen.

“BE-ja duhet të tejkalojë dallimet brenda vetes dhe të marrë vendimin e duhur, duke hequr sa më parë vizat për qytetarët tanë“, theksoi kryekuvendari Konjufca.​

Filed Under: Kronike Tagged With: Glauk Konjufca, Oliver Varhelyi

Kryekuvendari Konjufca dhe ambasadori norvegjez, Grøndahl, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

August 6, 2021 by s p

​

U nënshkrua sot në Kuvendin e Kosovës Memorandumi i Mirëkuptimit me Ambasadën e Norvegjisë, “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane të Kosovës”. Memorandumin e nënshkruan kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grøndahl dhe drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti. Nëpërmjet këtij memorandumi, palët angazhohen të bashkëpunojnë dhe të pranojnë nevojën për të avancuar agjendën e Kosovës për në BE dhe reformat, duke rritur kapacitetet legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit. Po ashtu palët pajtohen të hyjnë në bashkëpunim i cili mes tjerash do të përfshijë mbështetjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës për rekrutimin e ekspertëve për të mbështetur Kryetarin e Kuvendit, por edhe komisionet dhe grupet parlamentare në fushën e dialogut, ligjbërjes, bashkëpunimit rajonal, si dhe të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë e të institucioneve të tjera publike, të cilat i raportojnë Kuvendit. Ndër të tjera, Memorandumi parasheh sigurimin e kapaciteteve për zhvillim në fushën e politikave të sigurisë dhe infrastrukturës kibernetike (softueri dhe hardueri). (Dielli)

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Ambasador Grøndahl, Glauk Konjufca, kosova, Norvegjia

ISH-KONGRESISTË AMERIKANË PESË DITË NË KOSOVË

July 30, 2021 by s p

PRISHTINË, 30 Korrik 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ 

 Ish-kongresistët Amerikanë Peter Roksam e Nick Rahall kanë qëndruar për pesë ditë në Kosovë, ku janë pritur në takime nga drejtues institucionalë e politikë. Pjesëmarrja e tyre në një seancë plenare të Kuvendit të Kosovës është përshëndetur edhe me duartrokitje. Në takime janë shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

KRYEMINISTRI KURTI PRITI NË TAKIM ISH-KONGRESISTËT AMERIKANË, NICK RAHALL DHE PETER ROSKAM

 Dy ish kongresistët amerikanë, z.Nick Rahall dhe z.Peter Roskam, janë pritur në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe nga kryetarja e Komisionit parlamentar për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis e planifikim hapësinor dhe infrastrukturë, Fitore Pacolli. Kryeministri Kurti i njoftoi ish-kongresistët me prioritetet e programit qeverisës dhe rezultatet e arritura në njëqinditëshin e parë të qeverisjes. Në takim u diskutua për investimet e nevojshme të bizneseve nga diaspora dhe atyre amerikane në Kosovë. Kryeministri tregoi hapat që ka ndërmarrë qeveria për përmirësimin e klimës për investime. Ai falënderoi ish-kongresistët për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën. Ata shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në fushën e mbrojtjes së mjedisit, investimeve në energji dhe infrastrukturë. Ish-kongresistët kanë qëndruar për pesë ditë në Kosovë, me ftesë të komisionit parlamentar që e udhëheq deputetja Pacolli, në kuadër të programit “House Democracy Partnership”.

KRYEKUVENDARI KONJUFCA PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E INSTITUTIT REPUBLIKAN NDËRKOMBËTAR

 Kyetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), në përbërje të ish-anëtarëve të Kongresit të SHBA-së, Peter Roksam e Nick Rahall, dhe stafit të zyrës qendrore të IRI në SHBA e Kosovë, Nesti Gjeluci, Maggie Stewart, Erin McMenamin, Marta Onorato dhe Betime Hoxha.  Anëtarët e delegacionit të Institutit Republikan Ndërkombëtar, pasi shprehën ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik të së dielës në Sllavonski Brod të Kroacisë, e njoftuan kryekuvendarin Konjufca lidhur me veprimtarinë dhe projektet e këtij Instituti, me fokus të veçantë organizimin e aktivitetit pesë-ditor me kryetarët e grupeve parlamentare në kuadër të programit House Democracy Partnership (HDP). Kryekuvendari Konjufca e çmoi lart kontributin e IRI në avancimin e reformave të legjislativit të vendit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. Instituti Republikan Ndërkombëtar është themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 1983 për të mbështetur konsolidimin e demokracive dhe sundimin e ligjit në botë.

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, Glauk Konjufca, kosova

Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti pritën të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

July 28, 2021 by s p

Kanë mbërritur sonte në Kosovë 21 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ata janë pritur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Prijësit e institucioneve shprehën ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik dhe të lënduarve u uruan shërim të shpejtë, duke i siguruar se do ta kenë përkujdesin institucional.

Presidentja Osmani tha se “në tragjedinë e Slavonski Brodit ne nuk i humbëm vetëm bashkatdhetarët tanë. Aty humbëm një copë të shpirtit tonë, një pjesë të asaj që është shtylla jonë e përbashkët e dhimbja jonë e përhershme: mërgimtarët”.  Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Osmani u shpreh mirënjohëse për ndihmën e pakursyeshme që kanë dhënë për menaxhimin e kësaj situate të rëndë, të gjitha institucionet shtetërore të Kroacisë. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca iu shprehu ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit në aksidentin tragjik dhe u dëshiroi shërim sa më të shpejtë të lënduarve. “Institucionet e vendit do të jenë pranë jush për të përballuar bashkërisht këto momente të vështira për të gjithë ne”, tha kryekuvendari Konjufca. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se për shqiptarët e mërguar, jeta është numërim ditësh deri te ardhja e radhës në atdhe. “Pavarësisht se sa të mëdha janë distancat, ato zvogëlohen, se maten me zemër. Këtë të diel, rruga e gjatë nuk solli në atdhe një pjesë tonën të mërguar. Solli dhimbje për mbarë popullin. Këtë dhimbje sot e ndajmë bashkë dhe qëndrojmë të bashkuar në këtë tragjedi, si një familje e madhe që jemi”, u tha bashkatdhetarëve kryeministri Kurti.

  Ai i siguroi se Qeveria do të përpiqet me të gjitha mundësitë që t’ua lehtësojë sadopak dhimbjet dhe pasojat nga aksidenti. Kthimi i bashkëqytetarëve nga Kroacia në Kosovë është bërë në koordinim të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Qeveria e Kosovës ka organizuar transportimin dhe përcjelljen e bashkatdhetarëve nga aeroporti deri te familjet, në vendbanimet e tyre.

Dërgoi nga Prishtina: Behlul Jashari

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Vjosa Osmani

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHKOLLA SHQIPE NË LUGANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm
  • PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR
  • PJESË NGA HISTORIA TRAGJIKE E ANEKSIMIT TË ULQINIT NGA MALI I ZI
  • “ÇLIRIMI” QË PUSHKATOI KORIFEJTË E PAMVARSISË!
  • NORMALJA E ELBASANIT – IKONA E ARSIMIT SHQIPTAR
  • New York City Hall echoed Albanian in an incredible celebration of 111th Anniversary of Albanian Independence
  • 28 Nëntori, një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë
  • 111 VJETORI I PAVARËSISË, VATRA BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR
  • Kryeministri Kurti pas homazheve në Prekaz: Prekazi me Epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare
  • NJË VËMENDJE PËR KLERIKUN E PATRIOTIN E MADH HAFIZ ALI KORÇA
  • Përkujtohet me madhështi 111 vjetori i Pavarësisë në Michigan
  • NË DITËN E PAVARËSISË KOMBËTARE, 2023
  • PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE MIRËNJOHJA PËR KLERIN FETAR SHQIPTAR
  • Gazeta Dielli uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar ditën e Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT