Nga Ilir Levonja/
Po e shtrëmbëroj, shkurtojë edhe unë you-në me u. Si këta, vendasit tanë. këtu. Por më shumë edhe për vendasit tanë atje. Që shkëmbejnë tekste pa fund me modën e rinisë amerikane, si xoxo, love u, kiss kiss, edhe pse janë dyzetëvjeçarë…, me nga pesë celurë me oferta. Me sytë nga qielli etj. Por që kanë të drejtën e këtyre kënaqësive të jetës.
Nga dje deri sot je bërë tabela e qitjes. Kafenetë e internet world-it ziejnë për ty. Kafenetë e Tiranës. Këtë e vura re edhe mbrëmë pas mesnate, këtu, dhe pragmëngjesi aty, kur erdha nga puna I lodhur. Madje atëbotë e nisa këtë shkrim. Por më kish rrëzuar mënjanë gjumi I lodhjes. Ti e di se çfarë është një lodhje Amerike, edhe pse je duke shkelur tapetin e kuq. Madje ai është më I rëndë.
Në fakt bota aty zien. Por këtë e kemi zakon. Mua kjo s’më shqetëson . Përpara kurajës tënde, qëllimit tend, harbutëria apo ”kurvëria”, sikterizmi, janë garniture e sillës sonë. E kemi zakon që këtë lloj zhurme ta bëjmë ose kur të kemi zili, ose pas vdekjes. Dhe unë kam bindjen se është e para, për sa i përket personit tend.. Thjesht për faktin se ti guxove. E shikon të shajnë femrat e studiove me anglishte të sforcuar. Të cilën e vendosin në shërbim të elektorateve aty, duke u ndërkëmbyer me lehtësi përkthimi. Të bindura se dine anglisht, ashtu si e do shefi. Të shajnë ato që pudrosen studiove dhe flasin për të drejtat e njeriut, kur nuk kanë vetë asnjë lloj siguracioni apo statusi të nëpunësit civil. Që zihen me burrat më keq se vet burrat. Që mallkojnë rrobat rrjetë se nuk kanë ku të fshehin revolverin. Të shajnë ato që ëndërrojnë hiret e tua, për faktin se e kanë ndërtuar jetën me ritin e kafenesë, zyrës, dhe këshillimit të sojit të mikut.
Nga ana tjetër të shajnë ata meshkuj që ëndërrojnë të të kenë dashnore.Ndërkohë, teksa të shajnë ëndërrojnë të pine një kafe me ty. Të dalin me ty qoftë një foto. Ata që gjënden të karbonizuar në dashuri sekrete. Eshte vendi më ideal për kësi punë, për shalime zyrash, për gara ryfsheti, për nudizëm qeveritar. Për bigamy reale sot, megjithatë liria jote I tërbon.
Por ky është vendi ynë Bleona. Realiteti magjik ballkanas, Muhaxhirë të botës,
U shqyem të sillnim Lady Gagën, por nuk pranojmë dot Bleonën tone. Ashtu sikur me Konchitt-ën, apo ndonjë tjetër emër të sojit real nga larmia e botës së madhe. Atë për të cilën shesim edhe shtëpinë, si e si të gjejmë një pasaportë, një vizë klandestine etj.
Love u Bleona. E ndjek show-n tend. Dhe do votojë për ty. Për të qeshurën tënde .
Zoti Levonja nuk iu kuptoj së perse i dilni në mbrojtje Bleones që me ate veshje lakuriqsie fyu jo vetem shpitaret e Amerikes por edhe prinderit e saj.
Argumentat që ju sillni janë në tym, pa vlera sepse nuk mund të krahasosh këngetare të rëndomta të Shqipërisë me pjesmarrjen e Bleones në një aktivitet botëror.
Edhe më facebook shikoj disa personalitete të shqiptare të Amerikes të gjinis femerore që me fjalë banale i dalin asaj në mbrojte.
Me vjen keq por nga veriu i Shqipërise ka një fjalë që thote:-Nuk mbulohet qielli me shoshe”
Pra Bleona gaboi me një veshje të tille ndaj nuk duhet ti fërkojmë shpinën e ti dalim në mbrojtje por ti themi publikisht që ka gabuar dhe së fama botërore nuk fitohet dukë u zhveshur lakuriq por me punë duke dhuruar art po që ka aftesi.
Miqesisht nga Lek Gjoka
Jacksonville Florida
Une personalisht nuk kam asnje problem se si vishet apo zhvishet Bleona.Ajo qe me shqeteson mua ashte harbuteria sesi ajo sillet pa perjashtim me cdo njeri me te cilin ajo kontakton.dhe duke thane se eshte nga shqiperia ,jep pershtypjen cdo njeriu qe e kontakton se te tera femrat shqipetare jane halabake the pa pike respekti per cdo qenie njerzore qe e rrethon.