Nga Shefqet Kërcelli/
Nga data 20 deri 24 prill 2015, në sallën e trajnimeve dhe ambientet e Portit Detar të Durrësit u zhvillua seminari me temë:-Lufta kundër Armëve të Shkatërimit në Masë, (ASHM), në portet detare, duke përmbushur objektivat dhe synimet teorike dhe praktike. Në kurs morën pjesë drejtues dhe specialistë nga Ministria e Transporteve, Ministria e Financave, Ministria e Rendit dhe Ministria e Mbrojtjes. Pothuajse një javë pjesmarrësit u njohën nga ekspertët e SHBA me objektivat e Luftës kundër ASHM dhe akteve terroriste, kërcënimet dhe rreziqet, me kërkesat ndërkombëtare të Kontrollit Shtetëror të porteve, identifikimin e ceshtjeve dhe shqetësimeve gjatë këtij kontrolli, procedurat që përdoren në raste të tilla, identifikimi dhe vlerësimi i kërcënimeve, dobësive ose pasojave, njohjen e karakteristikave të ASHM dhe rrezikshmërinë e tyre, masat e sigurisë në porte, kontolli shtetëror i portit dhe anijeve, etj. Duke i kombinuar këto cështje me veprime praktike në kurs u trajtuan gjithashtu dhe ceshtje të tilla si, vlerësimi i rrezikut nga ASHM në porte, kërcënimi i ASHM për mjedisin detar, kontrolli dhe bordimi i anijes kur dyshohet për raste të tilla, kontrabanda dhe trafiku i paligjshëm, njohja dhe zbatimi i legjislacionit detar, procedurat e rregjistrimit të mjeteve detare, inspektimi dhe kontrolli i kontejnierëve, ushtrime për mënyrat e ndalimit të krimit ndërkombëtar, teknikat e zvogëlimit të rrezikut nga ASHM, kërcënimet ndaj anijeve dhe ujërave të brendshme ose detare, vlerësimi i masave të sigurisë në port nëpërmjet kontrollit në mole e ambiente të ndryshme, hartimi dhe zbatimi i planeve të sigurisë në porte, veprime praktike, etj. Nëpërmjet një filozofie të qartë u arrit që lektorët e trajnuesit amerikanë të ndajnë eksperiencën dhe përvojën e tyre disavjecare për këto ceshtje, ndërsa pjesmarrësit u inkurajuan të ndajnë pikpamjet e tyre për temat e diskutuara por dhe si mund te bashkëpunojnë të dy vendet tona në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe përhapjes së ASHM në mjedisin detar. Në mesditën e datës 24 prill u zhvillua dhe ceremonia mbyllëse e seminarit dhe shpërndarja e certifikatave për pjesmarrësit. Në këtë ceremoni morën pjesë dhe drejtuesit e Institucioneve respective detare, pjesmarrës në kurs, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, si organizator dhe pritës i kursit, Drejtori i Administratës Detare, Drejtues të Doganës dhe Antikontrabandës Detare, të Policisë Kufitare dhe Emigracionit, të Forcës Detare, etj. Gjatë ceremonisë drejtuesi i seminarit zoti John Holmes, vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e specialistëve tanë në përvetsimin e programit të këtij kursi, punën në grup dhe seriozitetin në trajtimin e cështjeve, ushtrimet praktike gjatë kontrollit të anijeve dhe kontejnierëve, Pyetje, përgjigjet dhe diskutimet e hapura. Gjithashtu Zoti Holms falenderoi Drejtorin e Autoritetit Portual, zotin Gazmend Shalsi për masat e mara në mbarëvajtjen e kursit, por mbi të gjitha instruktorët amerikanë vlerësuan mikpritjen dhe ndjenjat miqësore të kolegëve shqiptarë por dhe qytetarëve durrsakë. Madje ata shprehën dëshirën për të erdhur në Shqipëri në të ardhmen jo si instruktorë, por si vizitorë në vendin tonë, bashkë me familjet e tyre. Nga ana e tij, zoti Astrit Aliaj, zv/Drejtor i QNOD, shprehu besimin se pjesmarrësit e këtij seminari, temat dhe përvojën e fituar do ta ushtrojnë konkretisht në zbatimin e detyrave funksionale. Lufta kundër ASHM dhe akteve terroriste kërkon bashkëpunim ndërshtetëror, por dhe bashkëpunim ndërinstitucional brenda një shteti theksoi kapiten Aliaj. Në vijim drejtorit të Autoritetit Portual Durrës ju dhurua emblema e DTRA, Agjensisë për Mbrojtjen dhe Reduktimin e Kërcënimeve,(nga Armët).Më pas pjesmarrësve ju shpërndanë certifikatat për pjesmarrjen në këtë kurs, që u shoqërua me entusiazëm dhe duartrokitje të shumta, pasi ishte një kurs tepër specifik dhe i rëndësishëm për ceshtjet e sigurisë në porte. Kështu mjeshtra amerikanë dhe specialistë shqiptarë, nëpërmjet këtij kursi diskutuan rrugët dhe gjetën mirkuptimin e përbashkët për të bashkëpunuar në luftën kundër ASHM dhe terrorizmit, në interes të paqes e sigurisë në të dy vendet tona.
*Seminari u zhvillua ne Durres nga 20 deri 24 prill 2015