Dr. Dorian Sevo
“Kur dy njerëz zihen kjo do të thotë që edhe dy shtete mund ta bëjnë një gjë të tillë”. Kështu shprehej i madhi Tomas Hobs në shekullin e XVII. Pra përsa kohë ka zënka midis njerëzve do të ketë natyrisht edhe midis shteteve sepse edhe shtetet nga njerëziot përbëhen dhe domosdo do ketë mosmarrëveshje. Ndërsa Klauseviç te vepra e tij “Mbi Luftën” shprehej se: “Tek shtetet bëjn luftë me njëra-tjetrën kjo nuk do të thotë se i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike midis tyre por po i vazhdojnë ato me mjete të tjera”. Pra si të thuash marrëdhënia midis tyre vazhdon të ekzistojë por me luftë, me dhunë dhe ashpërsi. Lufta ka qënë gjithmonë prezente në shoqërinë njerëzore që me mëkatin fillestar që e keqja u fut në botë kemi pasur vetëm luftra të cilat sipas Hegelit kanë bërë historinë. Sipas tij Historia shkon në formën e një spiraleje sepse çdo luftë vërtetë mund të përsëritet por ne thelb është një lloj i ri lufte për të tjera shkaqe dhe me mjeta të tjera të reja. Hegel e mbronte fortë këtë ide saqë shprehej se historia po të kishte qenë ciklike do ti binte që Krishti të lindte edhe njëherë nga e para por kjo gjë nuk mund të ndodh, pra historia mbetet të jetë në formën e një spiraleje që përdridhet pa fund.
Zigmund Frojd shprehej tek vepra e tij “Metapsikologjia” që: “E gjithë historia nuk është gjë tjetër veçse një dyndje vrasjesh e popujve nga popujt” dhe përshkrimi i tij është tepër i saktë.
Këtë po e shohim edhe në ditët e sotme në luftrat e ashpra që po zhvillohen midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ndërmjet Izraelit dhe Palestinës ku po ndodhin vrasje masive sidomos në Palestinë.
Por shtrohet pyetja? Çfarë duhet të bëjë një shoqëri që të ketë sa më pak luftëra brenda saj ose të ketë atë që na sygjerante Kanti: Pax Perpetua, pra Paqen e Përherëshme.
Për mendimin tim është shumë e thjeshtë. Ajo duhet të besoj në Zot. Nëse një shoqëri beson në Zot luftrat sa vijnë e reduktohen. Pse ndodh kjo, sepse besimi tek krijuesi bën që njerëzit ti zbusin lakmitë që kanë në zemër për territore dhe për resurse.
Besimi tek Zoti e bën luftën të jetë sa më pak prezente në botë.
Natyrisht unë nuk mendoj se luftëra në botë nuk do të ketë aspak dhe asnjëherë por nëse shoqëritë janë në shinat e besimit lufta ka pak gjasa të ngjajë. Vetëm gjatë shekullit të XX patëm dy luftëra botërore 1914-1918 dhe 1939-1945 të cilat shpërfaqën natyrën e egër njerëzore për vrasje masive ku vetë njeriu u vu në pikëpyetje në kuptimin që nuk kishte më vlerë aq shumë po njerëz po vriteshin. Vrasje masive të hebrenjve nga nazistët nërpër kampet e përqëndrimit por ngjarje tjetër e madhe ishte edhe hedhja e bombës atomike nga amerikanët në Nagasaki dhe Hiroshima.
Jo rallë herë i kemi parë edhe nëpër dokumentare kampet naziste ku tregohet sesi rimorket e kamomionëve të tyre mbushehsin përplot me kufoma njerëzore sikur të ishin trupa druri. Apo varre masive të hapura prej tyre për të groposur hebrenjtë. E gjitha kjo ndodhte sepse pikërisht në atë moment në Gjermani kishte rënë besimi. Besimi tek Zoti. Dhe kishte mbirë ideja se njeriu mund ta drejtojë vetë jetën e tij dhe nuk ka nevojë për urdhëresa fetare. Ai mund të mendojë vetë me kokën e tij dhe të përparoj.
Hitleri ishte një person i tillë i cili mendonte se idetë e tij racore do ta shpinin botën përpara. Si një darvinist i çmendur që ishte ai mendonte se vetëm falë seleksionimit racor ne mund të mbërrijmë tek njeriu ideal i përsosur. Për të mbsisundimi i racës arjane gjermane ishte gjenialiteti që duhej arritur dhe se nuk kishte nevojë per një Zot pasi Gjermania e dinte vetë se cila ishte më e mirë për të. Pra flasim për diçka që nuk ka bërë akoma 100 vite që ka ndodhur.
Sa herë shoqëritë e shkëpusin fillin prej besimit në Zot plasin luftra të përgjakshem. Duhet të dimë se religjoni në vetvete nuk kërkon gjak por pajtim.
Shoqëritë totalitare në përgjithësi e kanë mohuar hapur besimin në Zot, dhe padyshim që kjo u ka sjellë pasoja.
Më vijnë ndërmend dy raste. E para është në Italinë fashiste e viteteve 1930 kur Musolini e demostronte hapur se fashismi i tij ishte më i mirë se katolicizmi. Madje shprehej hapur se Roma ishte një vend shumë i ngushtë nëse në të do të qendronte edhe ai edhe Papa. Por Vatikanin ai nuk mund ta eleminonte dot pasi atë e donin njerëzit.
Në sistemin monist shqiptar ndodhi e njëjta gjë pothuajse. Feja u pa si opium për shoqërinë dhe për këtë arsye nuk ishte e nevojshme. Por kjo nuk u bëri gjë tjetër njerzëve veçse një lavazh truri i cili do të lejonte më pas të instalohej në mendjen e tyre ideja se dogma e vërtet ishte marksizmi. Pra vetë marksizmi u shndërrua në opium.
Pse ndodhi kjo? Sepse dihet që vetë natyra njerëzore e ka të domosdoshme të besoj diku. Prandaj ata nuk bën gjë tjetër por hoqën besimin në Zot duke e shndërruar në besimin në parti.
Tek po shkruaj këto rreshta më vjen ndërmend edhe shprehja e famshme tek e dëgjojmë ndër politolog se Ballakni eshtë fuçi baruti. Në fakt Ballkani nuk do të ishte aspak fuçi baruti nëse vetë ballkanasit do besonin me të vërtetë në ekzistencën e Zotit. Për mendimin tim sa herë që shpërthen një luftë tregon mësëmiri që është shkëputur lidhja midis atij populli dhe Zotit.
Kohët e fundit në medja me të drejtë kemi dëgjuar edhe profesionist të displinës ushtarake që thonë se ne sot po e përjetojmë luftën e tretë botërore dhe spo e kuptojmë.
Ata i referohen luftës në Ukrainë dhe Palestinë, ndërkohë tani kemi edhe tensione të tjera midis dy Koreve asaj te jugurt dhe të veriut.
Gjithë këto luftra tregojnë më së miri shprehen ata se ne në fakt kemi hyrë në luftën e tretë botërore.
Pra lufta tashmë është në prag.
Latinët thoshin dikur se kush e do paqen duhet të përgatitet për luftën.
Ata mendonin se lufta është ë pashmangshme ndër njrerëz.
Por insistoj të them se lufta do të ishte gjithmonë dhe më pak ekzistuese nëse njerëzit do i afroheshin më shumë Zotit.
Më vjen ndërmend një filozof tjetër francez Zhak Maritain tek vepra e tij “Njeriu dhe Shteti” i cili shprehej se rregullat e shenjta që Zoti na jep nërpërmjet ungjillit e bëjnë një jetë sociale më të drejtë më të shëndetshme dhe më qetë. Rrjedhimisht kjo lloj jete e shpie shoqerinë drejt progresit. Duke luftuar cmirën në vetvete dhe egoizmin brenda nesh që na bën të jemi kryelartë dhe duke pasur sa më shumë empati në vetvete pra ta vendosësh veten tek problemet e tjetrit do të shihnim që shoqëria njerëzore do të bëhej absolutisht më e dëshiruar për ta jetuar.
Por siç e thamë ngaqë i jemi larguar këtyre vlerave lufta na ka ardhur në prag sepse njerëzit kanë humbur sensin e solidaritetit duke u dhënë pas materiales dhe duke iu larguar mefazikes. Duke u dhënë pas epsheve dhe duke lënë mënjanë urdhëresat e shenjta. Rrjedhimisht si pasojë e kësaj do të ketë vetëm luftë ndër njerëz.
Edhe me vetë natyrën e njeriut haptas kuptohet kjo. Që kur njerui falet tek Zoti është më i qetë dhe se ka mendjen për luftë por për paqe por kur nuk e bën këtë gjë pra që ti falet Zotit mendja e tij rri në urrejtje e cila shpie tek lufta.
Animi drejt materializmit po na çon në një luftë mbarë botërore. Absolutisht që është pikërisht materializmi ai i cili e ka krijuar këtë situatë kaotike që kemi sot në botë.
Le të mendojmë pak o njerëz edhe për vlerat shpirtërore të cilat na e pastrojnë shpirtin prej smogut të mëkatit të lidhur veçse me këtë botë dhe do e shohim se jeta e njeriut bëhet më e lehtë. Le të kërkojmë për të tjerët atë që e duam për veten tonë siç na urdhëron edhe Krishti dhe kjo botë do të ishte absolutisht më e mirë.
Një problem tjetër që dua ta evidentoj është edhe ai lidhur direkt me qeveritë e çdo vendi dhe të çdo kohe të cilat mund ti sheshojnë problemet sociale.
Por si mundet që një qeveri ti sheshojë problemet sociale dhe të bëjë që të ketë sa më pak njerëz që vuajnë në shtetin e tyre.
Për mendimin tim është e pumundur që një qeveri të qeverisë mirë nëse nuk i frikësohet Zotit. Një qeveri që nuk i frikësohet Zotit mund të bëjë gjithçka të ndaluar dhe do e ketë tepër të vështirë ta drejtojë një vend. Vetëm ata qeveritarë që besojnë në Zot mund ta drejtojnë drejt një vend sepse do ti druhen atij prej ndëshkimit të tij. Përndryshe do të kemi vetëm keqqeverisje, korrupsion, vjellje pafund dhe mjerim për njerëzit e thjesht pa pushtet.
Një qeverisje që nuk është e bazuar në besimin në Zot shkel hapur të drejtat e qytetarëve të saj sepse nuk e ka problem që ta bëjë. Këtu nisin më pas edhe luftërat civile pasi njerëzit nuk e durojnë dot më nivelin e padrejtësisë që bëhet mbi kurrizin e tyre.
Nëse me të vërtetë në Zot ne besojmë luftëra do të këtë më pak.
Dëshira e madhe për pushtet të jashtëzakonshëm duke mos marrë parasysh asnjë vlerë humane dhe fetare sjellë detyrimisht luftëra botërore.