CIKEL NGA LUIGJ ÇEKAJ/
Mallkimi im i fundit për Kalin e Trojës/Kal i stërmallkuar, ti që ia vure zjarrin Trojës
Dhe ke tash mijëra e mijëra vjet që bën sikur zhdukesh prapa natës sate të paharruar.
Mallkimi i të gjithë popujve ty prapa të ndjekt kudo
Dhe në pyjet ku linde ti, kurrë më mos mbiftë këso dore një mëz druri kaq të harbuar.
Tashmë kur trok- troket tua të befta, p.sh. prej latsive Tora-Bora,
Mund të zbesin urgjent tek toka, nëpërmjet radiove të transmetimit.
Kur potkojt tu të nëpërqiellshëm rrotëza, krifa e B. Ladenit të gjithë post-galopët ,
Tradhëtine, me të vërtetë sikur e kanë rrasur në epokën e re të duraluminit.
Kal i përbindshëm shtrigash ku lind dhe vdes çdo ditë nga pak Itaka,
Mallkuar qofë edhe Ulisi ai shpiksi i vrasjeve të tua të kahershme
Ndërsa ti bishtkreshperuar, gojëndezur e dhëmbëpërgjakur,
Të gjithë jetën mbetsh duke rrëshqitur nepër dosjet e tua të nëndheshme.
Tashti në fund të hingëllimës sate
Ç’të mallkoj me fjalë më tepër?
Kal i ndyrë ke qënë gjithmonë
Dhe kal i larë me gjak njeriut ke mbetur.
Në vënd të statujës sate,
Tek muret e shtëpis së bardhe
Pasi te ringjallet Françisk Goja
Dotë vizatoj një dhelpër…kal.
Filadelfia, 4 Qershor 2002
Shpirti i Vjeshtës
Një zog të porsa shtypur në një kryqëzim të Bostonit,
Krejt rastësisht e mbuloi qefini i zverdhur i një gjethi.
Poshtë harqeve të epërme të “Urës Longfellou”
Siç duket këteevit ka për tac dhëne shpirtin kjo vjeshte.
Në fund të horizontit, ca karvane rësh,
Drejt veriut shvendosen lehtas, si të veshura me sandale.
Dhe krejt si thundër e vetme kau, hëna,
Shfaqet aty këtu, duke çaluar nëpër plazhe.
Pasi i ka zhdeshur pemët era, s’dihet ku e ka ma shtëpinë
Dhe turistët pak sa të trëmbur motit të keq vazhdojnë të kthehen në Europë.
Kur dhe ja krejt si dhë piskana, një gjëmë dhe një vetëtimë
Për fundimisht e dha në sinjalin se dimri mund të filloj qysh sot.
Nesër pensionistët do të udhtojnë drejt Floridës.
Si ushtarët drejt stervitjes, si shtëpi humburit drejt metros
Prandaj dhe në këtë vjeshtë si nji dështim magjistricash.
Gjithmon do ta çukis në mushkëri veç me sqepin e korbit të Alen Poen.
Boston, 9 Shtator 2002
Vdekja e Desdemonës
Gjithmonë e kam perligjur kështu vdekjen e pritshme të Desdemonës.
Otelo e vrau jo se nuk e deshti, por se qe verbuar prej syve të saj!
Dhe jam plotsisht i bindur se po mos të kishte qën aq i keq sa ishte shpirti i Jargos
Desdemona nuk është çudi edhe sot e kësaj dite mund të ishte gjallë.
Ndryshe nuk ka se si spjegohet gjithë ky zollum njerzor në pushtet
Kur ja p.sh. dihet se më dorcën e përgjakur të O.S. veshur tek dora e djathtë,
Dosjen e vet e mbylli të nxirë
Edhe shekulli i “drejt” njëzetë.
Mbarë njerzimin herë pas here intrigantët e kanë larë kudo me gjak.
Por unë në këtë vjershë përveç dramës së Desdemonave,
Denoncoj publikisht edhe të gjithë ata prindër injorantë,
Që vrasin ëngjuj të bardhë nëpërmes, kryerjes së krimit të aborteve.
Shkodër, 8 Janar 2000