Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me ftesë zyrtare të “Sister Cities International” ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi shërbimi komunal për informim.
Haziri është folësi kryesor në Samitin e Lidershipit Rinor, i cili organizohet nga “Sister Cities International” në Minneapolis, ku pritet të marrin pjesë mbi 600 liderë të zgjedhur me vota nga komuniteti nga e mbarë bota.
Samiti i Lidershipit Rinor është dizejnuar të angazhojë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe të ekzpozojë ndaj sfidave të rëndësishme globale.
Më 19 korrik në Wisconsin Dells, afër Chicagos, Haziri do të takohet me presidentin e kompanisë amerikane Blue Stone Safety, e cila ka shprehur interesim për investim në Gjilan, ndërsa më 20 korrik në Washington DC, do të ketë takim me drejtorin global të International City Management Association, sikurse edhe një takim me ish-ambasadorin Walker, tani përfaqësues i një kompanie energjetike amerikane.
Ndërkaq, më 21 korrik, në Washington DC, kryetari i Gjilanit do të takohet me zyrtarë të lartë të Departament it të Shtetit, ndërsa nga data 22 deri më 25 korrik në New York City, do të ketë takime me përfaqësues të lobit shqiptar në SHBA, me komunitetin e biznesit etj, thuhet në njoftim