Nga: Mr. sci.Hazir Mehmeti, Vjenë/
“I vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mençur në Shqipëri ka qënë Austria merhume e Habsburgëve. S’duhet t’ia hamë hakën. …Austria e bazonte politikën e saj mi shqiptarët nacionalistë. Ja arsyeja e parë dhe ja arësyeja e dytë: Austria ngarkonte me punët e Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut.” Fan Stilian Noli
Në radhën e kontakteve mes dy popujve shekujve, do veçojmë shkrimin nga gazeta e Tiranës “Vullneti” e datës 22 janar 1931. Kjo miqësi rrënjët e ka të thella shekujve në themelet e studimeve të albanologëve gjerman. Ata argumentuan se gjuha shqipe është pasardhësja e drejtpërdrejtë e ilirishtes.
Ministri i Austrisë, Shkëlqësia e tij O. Guenther, i paraqiti këto ditë kredencialet Lartmadhërië së Tij Mbretit Zog.
Në kët rast Ministria e Jashtme dha një drekë për nderin e Ministrit të Austrisë në Shqipëri dhe në këtë drekë muarën pjesë personalitete më të çquara të jetës sonë politike.
Ceremonia nuk pati vetëm vleftën e një çfaqjeje hoborësie diplomatike po edhe ngjyra e nje simpatie të nxehtë dhe të sinqertë që populli i ynë ushqen për Austrinë.
Populli ynë, midis virtyteve të tjera, e ka të gjallë ndjenjën e mirënjohjes. Kur sheh që sidomos jë i huaj pëpiqet për të mirën e tij, këtë të mirë nuk e harron kurrë dhe mundohet të gjejë rastin për t’ia shpërblyer. Sikur të ishte një popull i math dhe i pasur, shqiptari nuk do të kursehei kurrë vendin tonë, themeluan pa humbur kohë në Shkodër një Komisii letrare, duke i shtyrtur shqiptarët që të merrenn nxehtësisht me zhvillimin e gjuhës së tyre. Në këtë muaren pjesë njerëzit më të çquar nga gjitha krahinat e Shqipërisë, si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Kostaq Totta, Gjergj Pekmezi, Salih Novica dhe të tjerë.
Po austriakët e kuptuan mirë se nuk mjafton vetëm që një Komisi letrare të mërej me caktimin e regullake gramatikale dhe sindaktitike, me përpilimin e një fjalori dhe me hartimin e librave shkollore: duhej një organizim më i gjërë në degën e arsimit. Për t’i arrite këtij qëllimi, themeluan një Drejtori të Përgjithëshme duke shpërndarë ndër krahinat e ndryshme, si inspektorë, disa prej anëtarëve të Komisisë në fjalë.
Në këto mënyrë në pak kohë Shqipërisë u ngritën shkolla, duke shpërndarë drejtën e kulturës dhe të komsisë.
Aqë sa u përket pikëpamjes kulturale që pas mendjes s’onë jepe pemë më të forta, ndonse pak si të largëta.
Nga pikëpamja politike së shtë nevojë të zgjatemi tepër. Me një fjalë të gjithë shqiptarët janë të bindur se Austria është fakrori kryesorë për imponimin dhe kosoldimin e independencës së tyre.
Në bazë të kësaj bindjeje që i përgjigjet kryekëput të vërtetës, shqipatrët s’kanë lënë rast pas çfaqur mirënjohjen e tyre, gjë që e bënë, më një ceremoni të thjeshtë po të përzemërt, edhe me rstin e ardhjes së Shkëlqësisë së Tij z.Guenther, ministër i Austrisë në Shqipëri.
Jemi të sigurt që edhe Shkëlqësia e Tij nuk do të kursehet të zhvillojë për ne atë energji dobiprurëse që është në natyrën e popullit austriak.”, përfundon artikulli i gazetës së kohës.
Në periudhën e Austro-Hungarisë nisi zanafilla e shkencave shqiptare, kryesisht nga studiuesit gjerman të cilët botuan vepra studimore lidhur me shqiptarët. U botuan artikuj, monografi e studime nga shkencëtarët e hapësirave të ndryshme gjermano-folëse. Shumë nga këto studime janë aktuale dhe të pacenueshme edhe në kohën tonë. Duhet veçuar këtu studimet e shkencëtarëve të kohës mbi historinë e shqiptarëve, arkeologjinë shqiptare, etnografinë shqiptare, folklorit, të gjuhësisë, duke vënë kësisoj themelet e para të studimeve albanologjike me një vërtetësi të pakontestueshme. Shkencëtaret gjerman vunë themelet e studimeve në shkencat natyrore si në botanikë, zoologji, arkeologji, gjeografi, në shkencat medicine etj. Pra veprimtaria studiuese e shkencëtarëve gjermanofolës është me rëndësi të gjithanshme dhe të një rëndësi historike për kombin shqiptar i cili vuante nën robërinë aziatike për pesë shekuj. Disa nga emrat e njohur qe nga shekulli i pesëmbëdhjetë me Arnold von Harffin duke vazhduar deri në fillimin mijëvjeçarit të tretë. Njëri nga dokumentet më të vjetër të shkruar në gjuhën shqip është Fjalorthi i Arnold Fon Harff-it.
Kush nuk ka lexuar për Dr. Jani Bashon, mikun e Ajnshtajnit?
Njëra nga figurat e mëdha kombëtari i cili studioi në Austri është Dr.Jani Basho
Atdheu…
Vjen nga Pogradeci. Pasi e kreu gjimnazin grek dhe turk në Manastir ndoqi studimet e larta (1915-21) për mjekësi interne, kirurgji të përgjithshme dhe obstetrikë-gjinekologji (1921-24) në Vjenë, mori titullin “Unicus Medicus Doctor”, kjo e ka kuptimin “Mjek i veçantë”.
Vjena…
Themelues i Shoqërisë Studentore “Albania” në Vjenë revistës “Djalëria”, ku Jani Basho shkruan artikuj politik me frymë patriotike të cilat kanë vlera edhe sot.
Menjëherë pas studimeve(1923) kthehet në atdhe. Themelues i Obstetrikë-Gjinekologjisë Shqiptare. Ishte në vepër një patriot i madhe i kombit. Ishte mik me Albert Ajnshtajnin, i cili punonte në Universitetin e Vjenës aso kohe.
Nënshkrimi i parë si kryetar i ALBANIA, Jani Basho, Burggasse 42/10, Wien Nga Shoqënia e studentëve shqiptarë ALBANIA, WIEN , der Vereinpräsident: Basho,
Gazeta “Djalëria”: “Sikundër nuk mund të rrojë një njeri pa gjak, sikundër nuk mund të zhvillohen bimët pa Diell, ashtu edhe një popull pa një gjuhë të zhvilluar nuk mund të naltësohet”. Në vendlindje ku fillon punë në mjek ushtarak dhe mjek personal i Mbretit Zog. Ai dha ndihmë të madhe në kualifikimin e kuadrove të reja në Shqipëri.
Jani Basho – doktori i cili ndikoj tek Mbreti Zog që t’i jepet pasaporta shqiptare Albert Ajnshtajnin
Nga kontaktet me shokët e ngushtë Basho merr kërkesë me rëndësi që ta ndihmon Ajnshtanin nga arrestimi prej nazistëve i cili kërkohej si person me origjinë hebre. Ky shqetësim u vërtetua me arrestimet e shumë figurave të njohura nga shkenca e kultura, mes tyre albanologu Nornert Jokli, i cili u arrestua në banesën e tij në Vjenë “Neustiftgasse…. u ekzekutua nga nazistët në prill të vitit 1942. Takimi me shokët vjenez ishte lutje për ta ndihmuar Ajnshtanin nga arrestimi. Ja si shkruan dokumenti në gjermanisht se si i luten Dr.Jani Bashos për ta ndihmuar me pasaportë shokun e tyre Albert Ajnshtajn:
“Bei dem Treffen, das er mit engen Freunden hatte, richteten sie eine Bitte an ihn: Sein Freund, Albert Einstein, sei in Gefahr und werde von den deutschen Nazis als Jude gesucht und müsse gehen, was aber aufgrund seines Passes unmöglich sei sein Deutsch war von der Gestapo beschlagnahmt worden. Also sagten sie ihm, da Sie der Leibarzt von König Zog sind, sagen Sie dem König, er solle ihm einen albanischen Pass geben.
Sipas dëshmitarëve të shumtë nga kontaktet me familjen Basho në Pogradec, Ajnshtajni vjen në Shqipëri në fillim të vitit 1930, qëndron tri ditë. Veç tjerash atë e pret në takim Mreti Zog. I pajisur me pasaportë shqiptare, me emër shqiptar, Ajnshtajni udhëton për në Amerikë. Jani Bashos nga Amerika i shkruante Ajnshtajni letra falënderuese dhe i tregonte për vështirësitë në jetën e tij. Të gjitha dokumentet në zyrat e Mbretit Zog dhe dy shtëpitë e familjes së Dr. Jani Bashos në qendër të Tiranës, u dogjën dhe shkatërruan nga komunistet në pushtet në vitin 1945, duke humbur çdo gjurmë rreth letërkëmbimit me Ajnshtajnin.
Në arkivin e Jerusalemit ruhen disa nga letrat që Albert Ajnshtajn i ka dërguar Jani Bashos. Ajnshtajni duke e parë terrorin gjenocid të Serbisë ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve e fajëson Serbinë në letrën e tij të shkruar me 6 maj të vitit 1931.
Letra që shpëtoi Shqipërinë
Studentët shqiptarë të prirë nga Dr.Jani Basho, i shkruan letër prej katër faqe presidentit amerikan Wilson, me lutjen që ta merr në mbrojtje Shqipërinë në Konferencës së Paqes e cila mbahet në Paris në vitin 1918. Vërtet në Paris u mbrojte Shqipëria dhe kjo letër e nënshkruar së pari nga Dr. Jani Basho u zbulua 100 vjet më vonë, në vitin 2018, u cilësua si letra që shpëtoi Shqipërinë.
Letra përfundon:
Të përvuajturit,
cand. med. Jan BASHO, cand. Bodenkultur Remzi BAÇE, cand. ing. H. HIFZI, cand. jur. Nush BUSHATI, stud. phil. Djevat KORÇA, cand. Export akademi Luigj KAKARRIQI, stud. ing. Gjovalin GJIADRI, Aspirat Pharm. Raku BUDA dhe stud. ing. Fuad ASLAN (Vjenë, Austri15 / 12 / 1918)