- 24 Maji do te harrohet, por Revoltat e Qafw –Barit dhe Spacit, JO!
- Festime e tanishme me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj…
- Nga ana tjetër,asnjë ceremoni përkujtimore, asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste…
NGA LEK MIRAKAJ
Sa shumë i ngarkuar është Maji.Është muaji i luleve, por edhe i shumë historive. Sa shumë ngjarje që kanë ndodhur në muajin Maj!
Historia më e freskët; shembja e godinës së teatrit.Nuk po diskutoj ,ishte me vlerë apo jo,shqetësuese ,alarmante është mënyra se si u proçedua.Me dhunë,tinzisht ,me arrogancën e të fortit.Veprime që nuk kanë si të mos na sjellin në kujtesë ,prishjet,djegiet,grabitjet që bëheshin në emër të popullit ,për popullin, e ku paguante po vetë populli.E gjithë kjo padrejtësi ,e gjithë kjo dhunë e gjente dhe fatkqesisht e gjenë justifikimin te një ndodhi tjetër e Majit.24Maji i vitit1944,ku u ligjërua mohimi i të gjithë të drejtave njerëzore,ku u ligjërua dhuna ,ku u sanksjonua aksioma kriminale ,se pushteti lind nga gryka e pushkës dhe jo nga e drejta universale e zgjedhjes së lirë.Po Maji na kujton edhe dy data solemne të historisë tonë,revoltat e të burgosurve në Spaçin e tmerrshëm e Qafë Barin e llahtarshëm.
Çfar koinçidence,21,22,24 Maj.Të duket sikur rastësia ka dashtë t’i kujtojnë brezave se 21 Maji i Spaçit e 22 Maji i Qafë Barit ishin shprehje e revoltës së shqiptarve ndaj tiranisë, ndaj dhunës,krimit ,që u ngjiz më 24Maj ,kur një bandë kriminelësh, me grykën e pushkës ,që shumë djem e vajza të reja e patën rrokur për liri e demokraci ,vendosën pushtetin e diktaturës komuniste.E frikshmja,alarmantja është,kujtesa ,ose më drejtë mënyra se si neokomunistët që ndodhen në gjithë spektrin e politikës ,mundohen të injektojnë kujtimin e ngjarjeve të Majit në imagjinatën e brezit të ri.Festime me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj.Nga ana tjetër ,asnjë ceremoni përkujtimore ,asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste.Revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit ishin paralajmërimi i revoltave stundentore ,ishin paraprijësit e zemërimit mbarë popullor që zjente nën hirin e shkatërrimeve ,djegieve ,padrejtësive që populli përjetonte në diktaturë.Revoltat e Majit janë momentet më heroike që na bëjnë krenarë ,që na lejojnë të thërrasim,të buçasim.PO, NE SHQIPTARËT E MERITOJMË LIRINË .,se për Lirinë sakrifikuam, se për Lirinë lufuam.Popujt kanë nevojë për pika referimi.
24 Maji do të harrohet,do studjohet se si gënjehet një popull kur i beson një bande kriminale.Revoltat e Majit do të vijnë dita që të jenë ditë të shënuara të historisë tonë dhe emrat e heronjve Dervish Bejko,HajriPashaj, Pal Zefi,Skënder Daja,Sokol Sokoli ,Tom Ndoja ,Sandër Sokoli,do kujtohen me nderim dhe mirënjohje për sakrificën e tyre.
New York, 21 Maj 2020
- Lek Mirakaj eshte anetar i Keshillit te Vatres