Nga Francesco Battistini- Përktheu Eugjen Merlika- Filloi të komandojë kur ishte Jugosllavia. Kur Saddami pushtonte Kuvajtin e Gorbaçovi humbiste BRSS. Kur Occhetto fundoste PKI dhe në Brindizi arrinin anijet e para të shqiptarëvet. Ka mbaruar të djelën në darkë: mbas gjashtë kryeministrish e dy kryetarësish, që e kanë këthyer, me tridhjetë vitet e tij të regjimthit, në më jetëgjatin e kryetarëveevropianë të Shtetit së bashku me mbretëreshën Elizabeta. Milo Gjukanoviç ka humbur zgjedhjet politike. Deri në 2023 do të jetë kryetari i çalë i Malit të Zi, nëse opozitorët do të arrijnë të krijojnë një qeveri shumë të shtrënguar në vota e të çthurin rrjetën e fuqishme të pushtetit e të korrupsionittë endur në tridhjetëvjeçarin gjukanovist. Shumë i aftë t’i rrëshqasë padive të prokurorive italiane, i shpenguar në mohimin e krimeve të luftës e në kalimin nga aleanca me Milosheviçin në Aleancën atllantike që kishte bombarduar Millosheviçin, Milo u palos nga Kovidi dhe nga kriza e turizmit, zëri i parë i ekonomisë. Veçanërisht nga ndeshja politike me Kishën ortodokse filoserbe që në Malin e Zi lëviz një zgjedhës në tre.
I fundmi autokrat i butë i Evropës perëndimore është përpjekur të sigurojë një votë alla Lukashenko, ka bërë propagandë shtruar në mediat që kontrollon (pothuajse të gjitha), i ka veshur humbjen e parashikuar Putinit dhe kujtdo që nuk i a ka falur kurrë faktin se ka zgjedhur NATO-n. Më kot. Edhe se ndoshta ka diçka të vërtetë në hamëndjet e tij komplotiste, po të kujtohet se sa u zemërua Moska sapo Podgorica braktisi përfundimisht vëllazërinë sllave me Beogradin: kjo pjesë e vogël e Ballkanit është një shtetëth pak më i madh se Trentino Alto Adige e me popullsi më të vogël se Umbria, por për pozitën strategjike n’Adriatik është i hollë e i rëndë si një gjilpërë kandari. Shumica e re, më e shumta filoserbe e filoruse, ka premtuar se do të mbetet e lidhur me BE dhe NATO-n. Një farë dyshimi është. Malazeztë luten si sërbët e shkruajnë si rusët: a do të arsyetojnë si atllantikë dhe evropianë?
“Corriere della Sera”, 1 shtator 2020 Përktheu Eugjen Merlika