• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKRIMI I EMËRVENDEVE NË FORMË TRADICIONALE, OBLIGIM GJUHËSOR E KOMBËTAR

August 19, 2021 by s p

Duke marrë parasysh se  çështja e shkrimit të emërvendeve nuk është private apo e subjektëve të ndryshme  duhet të reagojmë jo vetëm  si qytetarë   sepse kemi të bëjmë me mbrojtjën e gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, ku si shëmbëll tipik kemi së fundmi  deformimet gjuhësore në mbishkrimin e vendkalimit kufitar  Cemi i Trieshit-Grabom, që ka irrituar opinionin  shqiptar

Nga Nail  Draga

Në këtë aspekt çështje të veçantë paraqesin  emërvendet, përkatësisht shënimi dhe shkrimi i tyre si në administratë apo në komunikimin publik. Një dukuri e  tillë është specifike sidomos në vendet shumëkombëshe, ku në përdorim janë disa gjuhë dhe shkrimet e tyre. Në vendet me traditë demokratike siç janë p.sh. Zvicra, Belgjika etj., çështjet e tilla janë zgjidhur konformë  standardëve ndërkombëtare  në favor të barazisë gjuhësore të popujve përkatës, të cilat duhet të jenë model edhe për vendet nga ish kampi socialist. 

Mali i Zi bashkësi e popujve

Në këtë aspekt Mali i Zi paraqet mjedis specifik, sepse është bashkësi e popujve të ndryshëm, të cilët dallohen me gjuhën dhe shkrimin e tyre. Pasi në këtë mjedis shqiptarët janë të vetmit si popullsi autoktone jo sllave, ata kanë të veçantë gjuhën dhe shkrimin e tyre.

Kushtetuta e Malit të Zi(2007) i ka kushtuar kujdes barazisë së gjuhëve, ndërsa   në përdorim zyrtar janë edhe gjuha shqipe(neni 13), që për të parën herë ka një definitim të tillë. Fjala është për ata mjedise ku popullsia shqiptare është në shumicë apo me pjesëmarrje të konsiderueshme, që si minimum është përcaktuar 5%  në popullsinë e përgjithshme. Në këtë aspekt  çëshje të veçantë paraqet realizimi praktikë i të drejtës së garantuar sipas kushtetutës dhe ligjit, sepse nga shumë individë apo subjekte qeveritare e jo qeveritare nënçmohet një mundësi e tillë, e cila ka të bëjë me identitetin dhe barazinë kombëtare. Por, për të ndaluar abuzimet e tilla, duhet të ekzistojë mekanizmi mbrojtes i gjuhës shqipe në nivel lokal dhe shtetëror. Vetëm me një mekanizëm të tillë do të eliminoheshin deformimet dhe abuzimet me barazinë gjuhësore, në të kundërtën mundësitë e keqpërdorimit do të vazhdojnë si deri më tash, që nuk është në favor të barazisë qytetare e kombëtare.

Vendkalimi i ri kufitar  Cemi i Trieshit-Grabom 

Ndonëse nga viti 2017 ishin përfunduar punimet për hapjën e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në sajë të sjelljeve byrokratike të palës malazeze, më së fundi ky vendkalim kufitar u hap me 3 gusht 2021. Kemi të bëjmë me VKK në Cemi i Trieshit- Grabom, i cili është vendkalimi i katërt ne mes dy vendëve, që është në favor – të integrimit të zonës kufitare.

Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me  zonën e Kelmendit(Shqipëri) që  ka qenë e izoluar nga pjesa tjetër e Malësisë së Madhe, përmes hapjës së këtij vendkalimi komunikimi do të zhvillohet pa pengesa në favor të popullsisë vendore, por edhe të tjerëve që do të kalojnë tranzit sidomos nga Plava e Gucia për në Podgoricë. 

Mbishkrimi në shqip me gabime gjuhësore

Ndonëse ceremonia zyrtare e hapjës së vendkalimit kufitar ka kaluar sipas protokollit, ku kanë marrë pjesë kryeministrat e të të dy vendëve, ka rënë në sy mbishkrimi i tabelës në gjuhën shqipe  qe ka irituar opinionin shqiptar. Fjala është të shënimi i vendkalimit kufitar jo në formën e gjuhës shqipe, Cemi i Trieshit por vetëm  në ate sllave, përkatësisht malazeze, si Zatrijebaçka Cijevna për të dy gjuhët shqip e maleze që është në kundërshtim me normën elementare të shënimit të emërvendëve sipas standardëve ndërkombëtare. Madje emërvendi Cemi i Trieshit në formën sllave është shkruar edhe në gjuhën angleze(!), që është paradoks i llojit të vet.

Jo vetëm, kaq, por edhe emërvendi Grabom, është i deformuar  i shkruar si Grabon, që nuk përkon me formën tradiocionale të popullsisë vendore. Gabimi i tillë nuk mund të arsyetohet me asgjë por me injorancë nga ata të cilët kanë marrë obligim të shënojnë mbishkrimin në tabelën publike në këtë vendkaiim të përbashkët kufitar. Pasi të shqiptarët ky emërvend njihet si Cemi i Trieshit, si i tillë është dashur të shkruhet  në shqip, e jo të shënohet në formën sllave, sepse si i tillë nuk njihet të shqiptarët, andaj defektët e tilla duhet të eliminohen sa më parë. 

Në lidhje me ruajtjën dhe shënimin e emërvendëve në formën tradicionale, dëshmohet edhe nga angazhimi i OKB-së  e cila në vitin 1967, në Gjenevë ka mbajtur Konfrencën në lidhje me stadardizimin e emërtimeve gjeografike, ku janë  aprovuar gjthsej 20 rezoluta, ku në rezolutën numër 4, në mes tjerashh shkruan se “për çdo emërtim është e nevojshme forma e shkruar dhe e folur e emërtimit dhe kuptimi i tij në gjuhën e popullatës vendëse”. 

Çdo devijim në këtë drejtim është mosrespektim i aktëve ndërkombëtare në lidhje me standardizimin e emërtimeve gjeografike, që është obligim për të gjithë shtetet e OKB-së, ku Shqipëria dhe Mali i Zi nuk mund të bëjnë përjashtim.

Irritim i opinionit jo vetëm në Malësi

Në lidhje me këtë çështje që ka irituar opinion shqiptar në Malësi ka reaguar Lidhja Demokratike Shqiptare(LDSH) përmes një kumtese ku thuhet se “LDSH, si subjekt i përgjegjshem politik, dhe mbrojtëse e promovuese e të drejtave kombëtare, reagon ashpër, lidhur me mbishkrimin në tabelen e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, “Cemi i Trieshit-Grabom”.

Së pari, ky është një deformim i gjuhës shqipe, përkthim skandaloz i kuptimit, e sidomos i toponimisë, të mos themi edhe tendecioz, nga pala malazeze. Çudisin me këtë rast insitucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të pranojnë, dhe të legjitimojnë një diskriminim të tillë të gjuhës shqipe, përmes përdorimit të të njëjtit mbishkrim diskriminues, në anën shqiptare, me ç’rast paraqiten tejet inferior ndaj emertimit sllav të këtyre trojeve etnike shqiptare.

Dhe në fund cekin se “kërkojmë nga institucionet e Shqipërisë, e pastaj edhe të Malit të Zi, që të reagojë, dhe ky “gabim” të ndreqet urgjentisht. Nëse nuk e dini, toponimi i saktë, në gjuhën shqipe është Cemi i Trieshit, e jo Cijevna Zatrijebaçka!”.

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2021/08/pika-kufitare-cei-trieshit-580x561.jpg

Foto: Tabela e  cila dëshmon deformimin e toponimit në gjuhën shqipe në  vendkalimin e përbashkët kufitar Cemi i Trieshit-Grabom

Gjuha  mision kombëtar

Duke marrë parasysh se dukuri të tilla ka pasur edhe më herët në vendbanimet apo viset ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, ata janë të dëmshme dhe irituese për opinion shqiptar. Si të tilla duhet eliminuar  gabimet qofshin ata me apo pa qellim, duke respektuar formën tradicionale të emërtimeve në gjuhën shqipe sipas popullsisë vendore. Një veprim i tillë praktik është në favor të barazisë qytetare e kombëtare në çdo mjedis e sidomos në vendet shumëkombëshe sikurse është Mali i Zi.

Pa marrë parasysh përgatitjen shkollore dhe arsimore  shkrimi i drejtë i emërvendve në hapësirën etnogjeografike shqiptare  është obligim qytetarë për çdo shqiptarë, çështje e cila nuk mund të trajtohet personale por ndjenjë e identitetit kombëtar. 

Respektimi i toponimeve(emërvendeve) tradicionale paraqet pasuri në leksikun gjuhësor, por edhe në aspektin gjeografik e historik, duke qenë  pjesë e indit te traditës popullore në mjedisin përkatës. 

Në mungesë të ekzistimit të një mekanizmi mbrojtës është obligim qytetar dhe intelektual për të reaguar ndaj deformimeve të tilla, sepse mbrojtja e gjuhës shqipe  dhe e shkrimit të saj  është obligim moral e  kombëtar, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

(18 gusht  2021)

Filed Under: Kronike Tagged With: Mali i Zi, Nail Draga, Shkrimi i emervendeve

INICIATIVA E BASHKËPUNIMIT RAJONAL “BALLKANI I HAPUR”

August 3, 2021 by s p

Nikë Gashaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, nënshkruan dy memorandume dhe një Marrëveshje për bashkëpunim në Shkup (29 korrik 2021.) dhe riemertuan iniciativën “Mini Shengen” në “Ballkanin e Hapur”.Mirëpo, iniciativa tashmë është nënshkruar një here midis tri shteteve në vitin 2019. Prandaj, këtu nuk shihet asgjë e re tani në memorandumet trepalëshe të nënshkruara. Nënshkruesit e memoradiumeve ndoshta donin të konfirmonin dhe një here marrëveshjen, dhe se në Serbi, “zgjedhjet po vijnë së shpejti”. Me këtë, rast po ceki se, Kosova Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës në fjalë. Përkundrazi, Kosova me të drejtë reagoi ashpër kundëra kësaj iniciativë duke e vlerësuar atë të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën dhe për tërë rajonin ballkanik.

Lidhur me atë nismë, Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq, ndër të tjera u shpreh: Nuk do të ketë kufij midis vendeve tona. Ka kufij, por nuk ka kufij për qytetarët. Ju shkoni nga Beogradi në Tiranë dhe askush nuk ju ndalon askund. Mirëpo, këtu nuk është e qartë se për të cilët kufij bëhet fjalë, sepse Serbia nuk kufizohet me Shqiprinë!

Përsa i përket Nismës”Mini Shengen”, respektivisht”Ballkani i Hapur”, jam i mëndimit se ajo është e parakohshme, derisa më parë të zgjidhen disa çështje politike në rajon, para së gjithash vendosjen e normalizimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht të njohjes të tyre reciproke shtetërore. Ajo është çështje qëndrore e stabiliteti politik rajonal.

Njohjet tregojnë se nuk është tejkalua ideologjia politike e viteve të 90-ta në Serbi. Fjala është për ide të njëjta dhe për gjëndjen shpirtërore mitologjike, por në një kohë dhe rrethana plotësisht të ndryshme gjeopolitike. Pra, ka të bëj me një mitologji politike dhe ideologjike, e cila gjithherë ka qenë e rrezikshme për paq dhe stabilitet rajonal. Andaj, është i nevojshëm diferencimi i politikës mitologjike dhe i asaj reale.

Mini -Shengeni ose “Ballkani i Hapur” ka të bëj ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe ajo paraqet një eksperiment politik, meqënëse zhvillimi i integrimeve në Ballkan nënkupton përfshirjen e të gjitha 6 shteteve të Ballkanit Prëdimor, dmth. dhe të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes e Hercegovinës. Pa ato shtete, inciativa në fjalë do të përjetojë mossukses.

Përfaqësuesit e kësaj Nismë deklarojnë se ajo do të  mundësoj qytetarëve me kalua kufijt me kartë të identitetit. Në atë mënyrë do të mundësohet qarkullimi i lirë i madhërave, kapitalit, njerzëve dhe shërbimeve, si dhe të krijimit të tregut të punës. Më tutje shtojnë: se do të zvogëlohen humbjet me miliona dhe pritja e gjatë me kamiona në kufij. Në lidhje me atë, parashtrohet pyetja, çka ajo do të thotë në praktikë, kur fare mirë dijet, se vendet e ballkanit Prendimor janë të vogëla, të prapambetura, të pa zhvilluara. Ato kanë prodhim, relativisht të ulët, papunësim shumë të madh, treg të kufizuar, import më të madh se export, deficit permanent të tregtisë. Më tutje, për çfarë tregu të punës, kapitali, industrisë së zhvilluar dhe teknologjisë bashkëkohore bëhet fjalë, kur prej atyre vendeve ikin dhe qytetarët e tyre. Në bazë të cilave burime konstatohet, se do të zvogëlohen humbjet me miliona, respektivisht, në lidhje me të, a ekziston ndonjë studim shkencor. Konstatimi i tyre, se nuk do do  të ketë ndalim dhe kontrollë në kufij, a nënkupton ajo, se në kohën e krizës emigruese, natyrisht se do të ketë kalim ilegal nëpërmjet të kufijve, kontrabanda me madhëra dhe droga, si dhe aktivitete të grupeve kriminale.

Ajo që paraqet befasi, çudi dhe shqetësm është fakti se Shqipëria e pranoi këtë nismë të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pa marrëveshje me Kosovën. U rreshtua dhe u bë partner i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse jam i bindur se një iniciativë e tillë ka një prapavijë të dëmshme politike për Kosovën, repektivisht, gjoja e normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet të tregtisë së lirë, pa njohje shtetërore të Kosovës, por si në kohën e ish-Jugosllavisë, si Krahinë e Serbisë. Me fjalë të tjera, Sërbia bënë manovra për legjitimin e një gjëndje të tillë politike dhe për shtyrjen e njohjes së Kosovës. Ata kishte me u dashtë për ta ditur udhëheqësia e shtetit shqiptar, por dhe partitë politike shqiptare në Maqedonë e Veriut që janë në koalicion me Kreministrin Zoran Zaev.

Sot jemi dëshmitarë të avokimit të një ideje të rrezikshme për Kosovën, por dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit “Bota Serbe”, respektivisht të “Serbisë së Madhe”. Qëllimi i kësaj politik është të kthej të gjithë rajonin në të kaluarën. Prandaj, parashtrohet pyetja: Në çfarë lloj korrelacioni është inicijativa”Ballkani i Hapur” me “Botën Serbe” apo “Serbin e Madhe”. Ku qëndorn prapavija politike? A ka nevojë rajoni për nisma të tilla rajonale, kur dihet se të gjitha vendet e rajonit janë të përfshira në procesin e Berlinit. Prandaj, bashkimi me këtë nisëm”Ballkani i Hapur” është vetëm humbje kohe dhe energjie, në vend që vendet e Ballkanit Perëndimor të përqendrohen në përmbushjen e kritereve të pëcaktuara për integrimin e tyre në Bashkësinë Evropiane.

Më në fund, mund të konstatohet se pa stabilizim politik në rajon, nuk ka as bashkëpunim të suksesshëm ekonomik. Përkundrazi, gjithë çka tjetër paraqet gënjim apo mashtrim politik, respektivisht mund të supozohet se nismëtari kryesor ka ambicie dhe qëllime të tjera politike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ballkani I hapur, Mali i Zi, Nike Gashaj

Turbulencat politike shqetësim për qytetarët në Mal të Zi

July 2, 2021 by dgreca

Paknaqësitë e para të shumica parlamentare në lidhje me (mos)funksionimin e qeverisë aktuale në Mal të Zi vlerësohen si  turbulenca politike me pasoja për stabilitetin e qeverisjës pas rotacionit të pushtetit. Bashkëpunimi e jo rivaliteti në mes shumicës parlamentare favorizon qendrueshmërinë, ndërsa ata të cilët nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale duhet të nisin procedurën e ristrukturimit  apo të votëbesimit të saj në kuvend, si kudo në botën demokratike, duke dëshmuar guxim e jo demagogji politike

Nga Nail  Draga/

Pas rotacionit të pushtetit në sajë të zgjedhjeve të mbajtura me 30 gusht 2020, nga ditët e para të formimit të qeverisë së re pa pjesëmarjën e përfaqësuesëve të partive politike të shumicës parlamentare janë kriuar dyshime  në funksionimin optimal të saj. Një dyshim i tillë bazohej  në numrin e lartë të subjektëve politike me programe dhe të ideve të ndryshme të tyre në skenën politike në Mal të Zi. Dilemat mbesin në lidhje mbi arritjen e konsenzuesit  për çështje të rëndësishme  duke e ditur se ende dominojnë qasjet partiake e jo ato  shtetërore në favor të qytetarëve dhe të demokracisë parlamentare. 

Pikërisht, një qendrim i tillë u dëshmua me rastin e shkarkimit të ministrit të drejtësisë dhe të pakicave e të drejtave të njeriut si dhe me  miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke paraqitur krizë të dyfishtë(qeveritare dhe parlamentare) në anën e vet shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.

Shkarkimi i ministrtit dhe Rezoluta për Srebrenicën 

Ndonëse më herët kryeministri është deklaruar se kërkon shkarkimin e ministrit të drejtësisë dhe të pakicave, për shkak të deklaratës kundër gjenocidit në Srebrenicë, ishte çështje ditësh se kur do të vendoset në rend të ditës dhe votimi për rastin në fjalë. 

Ndonëse ishte paralajmëruar më herët, në Kuvendin e Malit të Zi, u miratu Rezoluta për gejnocidin në Srebrenicë me (17.6.2021) e mbeshtetur me 55 vota për 19 kundër dhe 7 të përmbajtur. Rezoluta në mes tjerash nënkupton, që parlamenti gjykon dhe pranon se në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 ka ndodhur gjenoicidi ku janl likuiduar mbi 8000 boshnjakë. Po ashtu parashihet që 11 korriku të shpallet Dita e kujtesës për viktimat në Srebrenicë.

Në Mal të Zi, nuk ka ndodhur asgjë speciale, por është miratuar një rezolutë e cila është pranuar nga shtetët evropiane, që me të drejtë është vlerësuar si gjenocidi më i madh që ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo mohim  i nji krimi të tillë paraqet skandal në botën demokratike dhe dëshmi e mos pranimit të një realiteti që ka ndodhur në vitin 1995. Vetëm ata të cilët janë të helmuar nga shovinizmi e kanë problem të pranojnë realitetin e ndodhur në një kohë jo shumë të largët.  

Ballafaqimi me të shkuarën obligim demokratik

Mosgadishmëria e elitave politike në Ballkan për  të mbyllur çështjet tragjike nga e kaluara është shumë shqetësuese, që vazhdon deri në ditët tona. Madje në skenë janë ende ata të cilët në forma të ndryshme kanë marrë pjesë në operacionet luftarake apo kanë qenë mbeshtetës së politikës së spastrimit etnik dhe të krimeve. Me një fjalë dihet botërisht se krime të luftës dhe gjenocid nuk ka pa politikë kriminale e gjenocidale. 

Por, në këtë aspekt vetëm individër kriminel e kanë të vështirë të gjykojnë krimet e politikës së kohës dhe të bashkëkombasve të tyre dhe të distancohen nga ato. Në këtë aspekt skenën politike në Mal të Zi veçohet Fronti Demokratik(DF), që është e djathtë ekstreme e cila është kundër parimeve demokratike  dhe si e tillë e dëmshme për demokracinë. 

Të mohohet jo vetëm  nga politikanët serbë një gjenocid i tillë që ka marrë edhe denimin nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, ku përgjegjësitë kryesor kanë marrë denime kapitale, është hipokrizi dhe mosgadishmëri me u ballafaquar me realitetin. 

Ndërsa mos gadishmëria e politikëse së Serbisë me u ballfaquar me të kaluarën tragjike e kriminale paraqet shqetësim për stabilitetin në regjion. Por, nuk ka si të jetë ndryshe sepse në skenën politike në Serbi janë ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet kriminale dhe spastrimin etnik  si në Kroaci, BeH dhe së fundi në Kosovë. Madje reagimi nga politika zyrtare serbe kundër miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Malit të Zi, dëshmon se politika serbe vazhdon të mbesë faktor destabilizimi në regjion.

Ne këtë aspekt duhet të kujtojmë gjermanet, të cilët  nuk i kanë mohuar krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje kanë kërkuar falje, duke qenë shëmbull për të tjerët! Por, në mungesë të pushtetit demokratik i udhëhequr  nga politika hegjemoniste reflektimi për  një fajle të tillë nga serbët ende mungon.

Qeveria e sulmuar nga pozita e opozita(!?)

Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë akuza për pushtetin nga ana e opozitës, por kësaj here kemi prjashtime, se ajo sulmohet edhe nga pozita, pra shumica parlamentare duke qenë risi në skenën politike pluraliste në Mal të Zi. Në këtë aspekt dallohet Fronti Demokratik(DF), me deklarata e akuza të ndryshme kundër qeverisë aktuale e në veçanti kundër kryeministrit Z.Krivokapiq. Fjala është  fillimisht për  ndryshime në kabinetin qevertiar, ndërsa më pas duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se ai nuk ka mbeshtetjen e tyre. 

Në lidhje me këtë çështje nga subjektët politike të shumicës parlamenare me 24 qershor 2021 është mbajtur takimi i përbashkët, pa ndonjë rezultat por është cekur se do të vazhdohet javën tjetër për të gjetur kompromis në këtë drejtim. Madje ceket së nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet janë opcioni i vetëm, që nuk është në favor të qytetarëve në Mal të Zi, të cilët me 30 gusht 2020, votuan për rotacionin e pushtetit.

Zgjidhje  apo zgjedhje

Stabiliteti politik në Mal të Zi varët nga të gjithë qytetarët por përgjegjësia kryesore bie mbi popujt shumicë përkatësisht te malazezët dhe serbët, andaj çdo tension qoftë ai edhe artificial i nxitur në mes tyre do të jetë me pasoja për qytetarët në këtë mjedis. Nga ana tjetër ish pozita tash opozita(DPS) duhet të pajtohet me fatin se ka humbur pushtetin pas tridhjetë viteve, dhe duhet të jetë konstruktive dhe mbeshtetëse e veprimeve ligjore në favor të qytetarëve dhe të stabilitetit në vend. 

Ndërsa moskordinimi në kuadër të shumicës parlamenatare  me paraqitje të turbulencave politike duhet arsyetuar në mungesë të përvojës politike dhe të ambicieve lideriste të përbërësëve të këtij koalicioni. Mos pjesëmarrja e personave politikë në qeverinë aktuale ka kriuar animozitete brenda shumicëa parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në pluralizëm në Mal të Zi. 

Pikërisht duke marrë parasysh situatën aktuale ekzistojnë ide të ndryshme si të tejkalohet ajo si me ndryshime në kabinetin qeveritar, apo me shkarkimin e kryeministrit, që do të thot shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andaj si  zgjidhje mbetën bisedimet  dhe një marrëveshje e re e cila do jetë e pranueshme në favor të shumicës parlamentare. Ndërsa tentimi për qeveri të përkohshme, apo teknike me kohë të kufizuar deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare  mbetet çështje e hapur në ditët vijuese për shumicën aktuale parlamentare. 

(Korrik 2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: Mali i Zi, Nail Draga, Trubulencat Politike

Serbia të dëgjojë thirrjet e Uashingtonit për njohjen e Kosovës

February 10, 2021 by dgreca


-Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, takim lamtumirës me Ambasadorin e deritanishëm të Malit të Zi, Ferhat Dinosha: Drejtimi Euro-Atlantik i Kosovës dhe Malit të Zi – vendimtar për sigurinë në Ballkan/

-Kryediplomatja e Kosovës tha se është mirë që Serbia të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Uashingtonit për njohje reciproke, për t’i dhënë paqen e qëndrueshme rajonit dhe për të nisur një kapitull të ri të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu edhe me Malin e Zi dhe Bosnjën/

PRISHTINË, 10 Shkurt 2021-Gazeta DIELLI/

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim lamtumirës me Ambasadorin e deritanishëm të Malit të Zi, z.Ferhat Dinosha, i cili po e përfundon misionin e tij diplomatik në Kosovë.
Tema kryesore e bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve tona, ku Ministrja Haradinaj-Stublla theksoi se mbarëvajtja e drejtimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe Malit të Zi është vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Shefja e diplomacisë kosovare dhe Ambasadori Dinosha diskutuan për situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për raportet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Duke folur për këto raporte, Ministrja Haradinaj-Stublla tha se është e rëndësishme ruajtja e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë midis dy vendeve përmes vazhdimit të projekteve të përbashkëta ndër-kufitare dhe infrastrukturore, siç është rruga Deçan-Plavë të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik lokal dhe lidhjeve ndërkombëtare të rajonit.
Në këtë takim ndërkaq, u vlerësua se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi mbesin të mira, dhe u potencua roli i komuniteteve respektive në fuqizimin e tyre.
Shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori Dinosha diskutuan edhe për ri-funksionalizimin e Qendrës Zhvillimore të Malit të Zi në Prishtinë, për të cilën u tha se duhet të jetë në shërbim të të gjitha shoqatave të përfaqësimit të Malit të Zi në Kosovë, në të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Duke folur për situatën në rajon, Kryediplomatja e Kosovës tha se është mirë që Serbia të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Uashingtonit për njohje reciproke, për t’i dhënë paqen e qëndrueshme rajonit dhe për të nisur një kapitull të ri të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu edhe me Malin e Zi dhe Bosnjën.
Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu falënderim të veçantë për Ambasadorin Dinosha për gjithë punën dhe angazhimin e tij në mirëmbajtjen e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ferhat Dinosha, Mali i Zi, Melisa Haradinaj, Serbia

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE BETEJA E SHTETIT MALAZEZ NDAJ COVID-19

October 24, 2020 by dgreca

Dr. Arlind Lika, mjek në Urgjencën e Ulqinit, rrëfen nga Mali i Zi ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, situatën e pandemisë globale në Mal të Zi, masat e ndërmarra nga autoritetet malazeze, gjëndja e shqiptarëve në Mal të Zi, ecurinë e infektimeve dhe trendin e shifrave në rritje. Me Dr. Arlind Likën bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

SITUATA E COVID-19 NË MAL TË ZI, MASAT E AUTORITETEVE. 

Sipas të dhënave të fundit në Mal të Zi ka një trend të rritjes së menjëhershme të shifrave të të infektuarve me SARS CoV-2, sidomos në muajin e fundit. Të dhënat nga Instituti Shëndetësor i Malit të Zi japin shifrat e 16259 të të infektuarve në total, 3913 të infektuar aktiv, 285 të hospitalizuar, 253 të vdekur, 12093 të shëruar, 2485 persona nën vëzhgim. Sot (dje) nga 837 mostra kanë rezultuar 190 qytetarë si raste të reja pozitive ku më së shumti janë kryeqyteti Podgorica me 121 raste pastaj Ulqini me 15 raste, Budva me 10 raste e kështu me radhë. Siç e dini ne kemi qenë në një situatë “Corona Free” disa muaj më parë, ndërkohë tani kemi arritur në një ndër vendet më të prekura në Evropë. Autoritet e Malit të Zi përkatësisht “Trupi Kordinues Nacional” në rang vendi i ka shtrënguar masat duke bërë kështu kufizime të ngjashme me valën e parë të përhapjes së virusit. Kësaj radhe restriksionet i ka ndarë në katër kategori apo zona sipas përqindjes së të infektuarve në secilin qytet. Duke filluar me restriksione më të lehtë për zonat e gjelbërta dhe të verdha, deri tek restriksionet më të rënda te zona portokalli dhe e kuqe ku në disa qytete si për shëmbull Ulqini, Zhablaku, Kollashini, Cetina kanë ndalur shërbimet e kafeterive, kanë ndaluar grumbullimet në rastet e dasmave, rasteve të vdekjeve përveç për familjarët e afërt. Edhe pse restriksionet janë goxha të mëdha, vërehet një rritje e madhe dhe e hovëshme e rasteve të reja të infeksionit.

NDIKIMET E COVID NË PROBLEMET E SHËNDETIT MENDOR

Sigurisht për sa i përket shëndetit mendor në të gjithë popullatën duke filluar që nga fillimi i pandemisë në vend ka patur ndikim të madh negativ, duke shkaktuar kështu tek një pjesë e mirë e popullsisë çrregullime ankthi, depresion, çrregullime të gjumit e kështu me radhë. Ndërkohë sa i përket statistikave në lidhje me divorcet, dhunën në shoqëri apo të tilla, nuk kemi akoma studime të sakta e serioze në lidhje me këto çështje.

NDIKIMI I COVID-19 NË EKONOMI DHE TURIZËM NË MAL TË ZI

Ashtu si edhe shumica e vendeve të botës edhe Mali i Zi është prekur ekonomikisht nga pandemia globale, duke u humbur shumë vende të punës, duke u vënë në vështirësi të vazhdueshme bizneset e rangjeve të ndryshme. Ndërkohë sa i përket turizmit në Mal të Zi mund të themi që thuajse nuk ka ekzistuar fare.

SITUATA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË MAL TË ZI

Komuniteti shqiptarë në Mal të Zi është i ndarë në komuna të ndryshme, si në Ulqin, Tuz, Plavë, Guci, Tivar, Rozhaje. Aktualisht më e prekura nga pandemia është komuna e Ulqinit, dhe është komuna me restriksione strikte përsa i përket masave të ndërmarra nga Trupi Kordinues Nacional. Në Ulqin vërehet ndryshim rrënjësor në jetën e qytetit, aktualisht kemi kufizime, janë të mbyllura restorantet, kafeneti, muzetë etj. Ndërsa në lidhje me turistët në  Ulqin, qyteti ka vuajtur në sezonin veror duke regjistruar humbje të mëdha ekonomike, e të mos flasim për tani.

MESAZHI JUAJ PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN SHQIPTARE NË USA

Uroj që pandemia të kalojë sa më shpejt, deri atëherë kujdesuni për të afërmit tuaj duke mbajtur distancën, duke pastruar duart dhe sigurisht duke mbajtur maskat.

Filed Under: Politike Tagged With: Mali i Zi, Sokol Paja

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT