• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Turbulencat politike shqetësim për qytetarët në Mal të Zi

July 2, 2021 by dgreca

Paknaqësitë e para të shumica parlamentare në lidhje me (mos)funksionimin e qeverisë aktuale në Mal të Zi vlerësohen si  turbulenca politike me pasoja për stabilitetin e qeverisjës pas rotacionit të pushtetit. Bashkëpunimi e jo rivaliteti në mes shumicës parlamentare favorizon qendrueshmërinë, ndërsa ata të cilët nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale duhet të nisin procedurën e ristrukturimit  apo të votëbesimit të saj në kuvend, si kudo në botën demokratike, duke dëshmuar guxim e jo demagogji politike

Nga Nail  Draga/

Pas rotacionit të pushtetit në sajë të zgjedhjeve të mbajtura me 30 gusht 2020, nga ditët e para të formimit të qeverisë së re pa pjesëmarjën e përfaqësuesëve të partive politike të shumicës parlamentare janë kriuar dyshime  në funksionimin optimal të saj. Një dyshim i tillë bazohej  në numrin e lartë të subjektëve politike me programe dhe të ideve të ndryshme të tyre në skenën politike në Mal të Zi. Dilemat mbesin në lidhje mbi arritjen e konsenzuesit  për çështje të rëndësishme  duke e ditur se ende dominojnë qasjet partiake e jo ato  shtetërore në favor të qytetarëve dhe të demokracisë parlamentare. 

Pikërisht, një qendrim i tillë u dëshmua me rastin e shkarkimit të ministrit të drejtësisë dhe të pakicave e të drejtave të njeriut si dhe me  miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke paraqitur krizë të dyfishtë(qeveritare dhe parlamentare) në anën e vet shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.

Shkarkimi i ministrtit dhe Rezoluta për Srebrenicën 

Ndonëse më herët kryeministri është deklaruar se kërkon shkarkimin e ministrit të drejtësisë dhe të pakicave, për shkak të deklaratës kundër gjenocidit në Srebrenicë, ishte çështje ditësh se kur do të vendoset në rend të ditës dhe votimi për rastin në fjalë. 

Ndonëse ishte paralajmëruar më herët, në Kuvendin e Malit të Zi, u miratu Rezoluta për gejnocidin në Srebrenicë me (17.6.2021) e mbeshtetur me 55 vota për 19 kundër dhe 7 të përmbajtur. Rezoluta në mes tjerash nënkupton, që parlamenti gjykon dhe pranon se në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 ka ndodhur gjenoicidi ku janl likuiduar mbi 8000 boshnjakë. Po ashtu parashihet që 11 korriku të shpallet Dita e kujtesës për viktimat në Srebrenicë.

Në Mal të Zi, nuk ka ndodhur asgjë speciale, por është miratuar një rezolutë e cila është pranuar nga shtetët evropiane, që me të drejtë është vlerësuar si gjenocidi më i madh që ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo mohim  i nji krimi të tillë paraqet skandal në botën demokratike dhe dëshmi e mos pranimit të një realiteti që ka ndodhur në vitin 1995. Vetëm ata të cilët janë të helmuar nga shovinizmi e kanë problem të pranojnë realitetin e ndodhur në një kohë jo shumë të largët.  

Ballafaqimi me të shkuarën obligim demokratik

Mosgadishmëria e elitave politike në Ballkan për  të mbyllur çështjet tragjike nga e kaluara është shumë shqetësuese, që vazhdon deri në ditët tona. Madje në skenë janë ende ata të cilët në forma të ndryshme kanë marrë pjesë në operacionet luftarake apo kanë qenë mbeshtetës së politikës së spastrimit etnik dhe të krimeve. Me një fjalë dihet botërisht se krime të luftës dhe gjenocid nuk ka pa politikë kriminale e gjenocidale. 

Por, në këtë aspekt vetëm individër kriminel e kanë të vështirë të gjykojnë krimet e politikës së kohës dhe të bashkëkombasve të tyre dhe të distancohen nga ato. Në këtë aspekt skenën politike në Mal të Zi veçohet Fronti Demokratik(DF), që është e djathtë ekstreme e cila është kundër parimeve demokratike  dhe si e tillë e dëmshme për demokracinë. 

Të mohohet jo vetëm  nga politikanët serbë një gjenocid i tillë që ka marrë edhe denimin nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, ku përgjegjësitë kryesor kanë marrë denime kapitale, është hipokrizi dhe mosgadishmëri me u ballafaquar me realitetin. 

Ndërsa mos gadishmëria e politikëse së Serbisë me u ballfaquar me të kaluarën tragjike e kriminale paraqet shqetësim për stabilitetin në regjion. Por, nuk ka si të jetë ndryshe sepse në skenën politike në Serbi janë ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet kriminale dhe spastrimin etnik  si në Kroaci, BeH dhe së fundi në Kosovë. Madje reagimi nga politika zyrtare serbe kundër miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Malit të Zi, dëshmon se politika serbe vazhdon të mbesë faktor destabilizimi në regjion.

Ne këtë aspekt duhet të kujtojmë gjermanet, të cilët  nuk i kanë mohuar krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje kanë kërkuar falje, duke qenë shëmbull për të tjerët! Por, në mungesë të pushtetit demokratik i udhëhequr  nga politika hegjemoniste reflektimi për  një fajle të tillë nga serbët ende mungon.

Qeveria e sulmuar nga pozita e opozita(!?)

Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë akuza për pushtetin nga ana e opozitës, por kësaj here kemi prjashtime, se ajo sulmohet edhe nga pozita, pra shumica parlamentare duke qenë risi në skenën politike pluraliste në Mal të Zi. Në këtë aspekt dallohet Fronti Demokratik(DF), me deklarata e akuza të ndryshme kundër qeverisë aktuale e në veçanti kundër kryeministrit Z.Krivokapiq. Fjala është  fillimisht për  ndryshime në kabinetin qevertiar, ndërsa më pas duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se ai nuk ka mbeshtetjen e tyre. 

Në lidhje me këtë çështje nga subjektët politike të shumicës parlamenare me 24 qershor 2021 është mbajtur takimi i përbashkët, pa ndonjë rezultat por është cekur se do të vazhdohet javën tjetër për të gjetur kompromis në këtë drejtim. Madje ceket së nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet janë opcioni i vetëm, që nuk është në favor të qytetarëve në Mal të Zi, të cilët me 30 gusht 2020, votuan për rotacionin e pushtetit.

Zgjidhje  apo zgjedhje

Stabiliteti politik në Mal të Zi varët nga të gjithë qytetarët por përgjegjësia kryesore bie mbi popujt shumicë përkatësisht te malazezët dhe serbët, andaj çdo tension qoftë ai edhe artificial i nxitur në mes tyre do të jetë me pasoja për qytetarët në këtë mjedis. Nga ana tjetër ish pozita tash opozita(DPS) duhet të pajtohet me fatin se ka humbur pushtetin pas tridhjetë viteve, dhe duhet të jetë konstruktive dhe mbeshtetëse e veprimeve ligjore në favor të qytetarëve dhe të stabilitetit në vend. 

Ndërsa moskordinimi në kuadër të shumicës parlamenatare  me paraqitje të turbulencave politike duhet arsyetuar në mungesë të përvojës politike dhe të ambicieve lideriste të përbërësëve të këtij koalicioni. Mos pjesëmarrja e personave politikë në qeverinë aktuale ka kriuar animozitete brenda shumicëa parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në pluralizëm në Mal të Zi. 

Pikërisht duke marrë parasysh situatën aktuale ekzistojnë ide të ndryshme si të tejkalohet ajo si me ndryshime në kabinetin qeveritar, apo me shkarkimin e kryeministrit, që do të thot shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andaj si  zgjidhje mbetën bisedimet  dhe një marrëveshje e re e cila do jetë e pranueshme në favor të shumicës parlamentare. Ndërsa tentimi për qeveri të përkohshme, apo teknike me kohë të kufizuar deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare  mbetet çështje e hapur në ditët vijuese për shumicën aktuale parlamentare. 

(Korrik 2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: Mali i Zi, Nail Draga, Trubulencat Politike

Artikujt e fundit

  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj
  • Poezi nga Emine S.HOTI
  • LEGJENDA E DUKATIT DERVISH ALI AJANI 1794-1851

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT