Opiion Nga Skënder S.KAPITI/
Përderisa politika në Shqipëri ka bërë korrupsionin dhe manipulimin me të; ka bërë manipulimin me demokracinë, liritë e të drejtat qytetare; ka bërë manipulimin me patriotizmin; përderisa ka bërë vjedhjen dhe trafikimin e votës: ka bërë kështu krimin elektoral; përderisa politika shqiptare ka përzgjedhur kandidatë me rekorde kriminale për deputetë, për kryebashkiakë dhe për këshilltarë; dhe vetëm këto do të ishin të mjaftueshme për cilësorin kriminal të politikës. Ndërsa, me tradhëti politike kuptohet dhe kihet parasyshë politika që gënjen, mashtron, hipokrizon dhe që premton per të mashtruar sa për të marrë pushtet; tradhëti e politikës është vjedhja dhe abuzimi me pushtetin, pasuritë kombëtare dhe me paranë publike; tradhëti e politikës është kur ajo u mundëson qytetarëve të vet pakënaqësinë nga vuajtjet e streset e pasigurisë për jetën, pasigurisë ekonomike, varfërinë dhe papunësinë duke u imponuar atyre largimin nga Shqipëria siç po ndodh aktualisht edhe sot; kulmi i tradhëtisë është kur politika dëmton imazhin ,dinjitetin dhe interesin kombëtar për interesin e vet personal të politikanëve dhe pushtetarëve. Tradhëtia politike ka si bashkëudhëtarë të pandarë krimin dhe korrupsionin (TKK-ja). Ky trekëndëshi (Tradhëti, Krim, Korrupsion) ose rreth vicioz si të duam le ta marrim, e ka prishur drejtësinë, shoqërinë dhe Shtetin; dhe prishja e drejtësisë, shoqërisë dhe shtetit i vjen atëhere kur nuk funksionon ligji,drejtësia dhe kur mirëfunksionon krimi dhe korrupsioni i pushteteve dhe i sistemit . Prandaj institucionet ndërkombëtare dhe SHBA e BE këmbëngulin për dekriminalizimin e politikës dhe për reformimin e drejtësisë në Shqipëri si Kryereformë parësore, sepse është drejtësia e korruptuar prej korrupsionit të së cilës vjen dhe kriminalizimi i politikës së pandëshkuar nga ligji dhe drejtësia.Mund të bëhet ligji për dekriminalizimin e politikës ,të formalizohet ai, po është drejtësia ajo që kontrollon dhe ndëshkon moszbatimin e ligjeve , dhe prandaj më e rëndësishme është Reforma në Drejtësi së pari si kryereforma më e madhe që duhet bërë.Fatkeqësisht shqiptaret me këtë lloj politike të politikanëve të vet janë përballur pothuajse gjithnjë në çdo formë sistemi politik që ka kaluar shteti shqiptar që nga Pavarësia tij e në vazhdim edhe sot në vitin 2015. Në këtë shkrim unë më së shumti përdor termin konceptual korrupsion pasi korrupsioni ka brënda edhe krimin edhe tradhëtinë dhe gjithçka amorale, e citoj shpesh pasi është fjala më e pëdorur mediatikisht dhe publikisht dhe si fenomeni i ulur këmbëkryq në të gjitha institucionet shtetërore dhe civile, po sidomos në Drejtësi dhe që, po korrupsioni në Drejtësi , sot, përbën kërcënimin më të madh dhe për sovranitetin kombëtar, dhe politika që është vetë në krye të korrupsionit , ajo nuk mund të përjashtojë veten as nga krimi dhe as nga tradhëtia.Që nuk dekriminalizohet politika dhe sidomos që nuk mund të luftohet korrupsioni nga kjo drejtësi dhe me këta gjyqtarë e prokurorë e tha deklarata tronditëse e kreut të misionit EURALIUS nëTiranë me dt. 24 Nëntor 2015 i cili kërkoi shkarkimin në bllok të 400 gjyqtarëve dhe të 400 prokurorëve. Dhe vazhdon më tej të thotë se me këtë sistem drejtësie nuk luftohet korrupsioni. Kjo deklaratë vjen edhe pas atyre të bëra më parë nga ambasadori amerikan, Donald Lu, me 16 Shtator 2015 ku reformën në drejtësi e quan si më të rëndësishmen pas rënies së komunizmit; ambasadorja e BE,Vllahutin e quan reformën në drejtësi si një nga më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë; po ashtu dhe ai gjerman Reformën e quan si problemin kryesor në Shqipëri. Dhe të gjithë diplomatët shprehen se reforma bëhet duke ndëshkuar deri dhe duke u vënë prangat gjyqtarëve të korruptuar, pra duke u bërë gjykimin dhe ndëshkimin atyre. Dhe pa reformën në drejtësi nuk ka as ndëshkim për politikanët dhe për politikën e kriminalizuar, as pastrim të saj pasi drejtësia e korruptuar bashkëjeton me politikën dhe me krimin e saj. Pra, pa ndërhyrjen vendimtare të institucioneve ndërkombëtare nuk vetëdekriminalizohet politika dhe nuk vetëdekorruptohet drejtësia. Është inkurajues fakti se tashmë Ministër Drejtësie është z. Ylli Manjani i cili ka reputacionin dhe njihet për përgjegjshmëri dhe korrektësi në zbatimin e ligjit si dhe për ndershmëri e kapacitetin e lartë profesional dhe për guximin intelektual për të ndërmarrë kryerjen e Kryereformës në Shqipëri , në atë të Drejtësisë. Këtu vlen të citojmë dhe deklaratën e tij ca ditë më parë në një takim me regjistruesit e ZRPP ku deklaroi se: “Mos mendoni se unë e kam fytyrën e pastër nëse ZRPP akuzohet. Jo, akuzohem edhe unë bashkë me ju” dhe vazhdon më tej të shprehet se: ”… nuk kemi marrëdhënie pune me njerëz ç’njerëzorë”. Dhe këta ç’njerëzorët janë pra punonjësit e korruptuar të administratës dhe ata 400 prokurorët dhe 400 gjyqtarët që i akuzon Kreu i EURALIUS në Tiranë dy ditë pas deklaratës së Ministrit Manjani, që do të thotë se Ministri për Kryereformën në Drejtësi ka plotësisht si mbështetjen e tërë opinionit të brëndshëm ashtu dhe të atij ndërkombëtar, ku ky i fundit, pra diplomacia demokratike perëndimore me intensitet të lartë në media publikisht ka bërë thirrje për të ndërgjegjsuar si politikën ashtu dhe opinionin për rëndësinë e madhe historiko-kombëtare që ka reformimi i drejtësisë dhe ndërtimi i shtetit ligjor. Eshte për t’u pershendetur fakti se Ministri i Drejtësisë z. Manjani ka pak kohë që ka marrë detyrën dhe ndoshta pse jo është e drejtë të themi se Shqipëria e tranzicionit po shikon për herë të parë një ministër të përgjegjshëm , të interesuar dhe në shërbim të së drejtës ,të ligjit dhe të Shtetit e qytetarit; është e vetmja Ministri sot pothuajse që nuk lëshon dhe nuk kompromentohet me paligjshmërinë dhe me korrupsionin; që përherë të parë seriozisht po kërkon zbatueshmërinë e ligjit , dhe vetë zbatimi i ligjit është në fakt edhe Reforma e Drejtësisë, zbatimi i ligjit që po bën sot Ministria e Drejtësisë po e pastron administratën e kësaj Ministrie nga të inkriminuarit e korrupsionit duke e ndëshkuar paligjshmërinë. Këtë e verteton fakti i pushimit nga puna si dhe dergimi për ndjekje penale të shumë drejtuesve dhe punonjësve të Hipotekave në Shqipëri që kanë bërë vjedhjen , abuzimin dhe korrupsionin institucional me pronat si dhe faktin që kjo Ministri e drejtuar nga z. Manjani e ka marrë me shumë seriozitet dhe po kontribuon shumë sidomos për Reformën e duhur në Drejtësinë shqiptare duke këkuar bashkëpunimin me të gjithë faktorët e brëndshëm politik dhe institucional të brëndshëm si dhe me partnerin tonë strategjik SHBA dhe të BE . Eshtë për tu përshendetur ky fakt pasi dhe opinioni publik për herë të parë në emisionet televizive që i ofrojnë zërit qytetar të drejtën e mendimit të lire ka filluar të shprehet se atij po i kthehet besimi te Drejtësia, kur shohin se së pari ka ndryshuar për nga e mira puna në Ministrinë e Drejtësisë së drejtuar nga z. Manjani, me ndëshkimin e punonjësve të korrupsionit më të madh pas atij të gjyqësorit të cilët kanë 25 vite që kanë bërë baterdinë me pronat shtetërore, publike dhe ato private nëpër ZRPP. Ka 25 vite që shqiptarët nuk kanë parë asnjë dënim të asnjë politikani, qeveritari dhe administratori të lartë apo të vogel të pushtetit dhe asnjë prokuror apo gjyqtarë të korruptuar dhe prandaj besueshmëria e shqiptarëve të drejtësia është 10%, që do të thotë se te drejtësia besojnë vetëm ata që kanë vjedhur , grabitur dhe janë pasuruar me krimin dhe korrupsionin e tyre.
fonid says
Mr.Dalip,
Seriozisht e kame,ndruhem,botojeni
jasht rregullave ne pseudonim sepse
jn ke
dhjet po pesumbdjet vete ei km ne
is pune te thjesht,e I demtojn rende.
sipas jush variani mishin ujkut ne
qaf e thuaj mos e ha.kjo e xit qeverin
e parlamentin.Atojane TE korruptuara
e te kriminalizuara.asgje nuk mund
te bejne drejtesi.ai qe e emron e
ma ne dore drejtesine.supozojm
arrestojn Nje drejto te zrpp,filli
ngrihet deputeti i lidhur me korrrup
ioni e
sionin kjo esht akuz pa baza-akuz
politike.Prokuroria Hesht,policia
supendoher.gjykata thot s kemi akuze.
Ju dini e pranoni qe ka koorrupsio
ne gjith administraten.Po kush do
Ta cduk korrupsinin?prokuroria?
-jo as gjykata.ne parlament te behet
pastrami nje per nje nje.Ministri do
mbroj qeverin per te fitur besimin.
Qeveria vendosi me hap dosjet??,
kundershtoj opozita.qeveria nuke e kA
problem dosjet,sepse Kristaq Rama
mban firmat per te gjith njerzit qe
Jane pushkatuar.,po me thot ky shoku
qe e kam ne krah tu thafshin Duarte
se ti pushojn nga puna gjith sojn
tende me kuc e me mace?jo I thash
do Ta botoj me p s e u d o n i m
askerkund nuke shkon prokurori ase
gjykatsi tek ekzekutivi ne Albanian
shkoj prokurori-llalla.
Gjykara e thrret dhe presidentet e
ja vend hekurat.Manjani Esht
ekzekutiv,Ai nuke duet te jete antar
kshillit drejtesis.kjo esht
method komuniste,moniste,me ja
Marr frymen drejtsise e me hy nene
thundren e kzekutivit.Ne rast
se nuke behen reformat ne parlament
me zgjedhje parakohshme parlamen
pa r e c o r d e.