GJONAJ FITON BINDSHËM ME 79 % TE VOTAVE/
NGA DALIP GRECA/
19866 vota, plot 79 për qind të numrit të përgjithshëm të votave ka fituar kandidati shqiptar për në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, shqiptar i lindur në Amerikë. Mbrëmë, Gjonaj e ka festuar me miqtë e tij në mjediset e restorantit Italian Maestro’s, aq i njohur për veprimtaritë e shqiptarëve. Mes miqëve të tij, natyrisht që kishte shumë shqiptarë, edhe pse nuk mungonin as miqtë e tij të shumtë amerikanë, mbështetës që në castet e parapërgatitjes për shfaqjen e kandidaturës, në garën brenda Partisë Demokratike e deri në finalen e 6 nëntorit, kur ai triumfoi.
Duke qenë e para fitore për shqiptarët e Nju Jorkut, ia vlen të ndalemi në disa nga faktorët që e cuan tek fitorja, të parin kandidat shqiptar për në Asamblenë e Shtetit të Nju jorkut. Ajo c’ka bie në sy tek Mark Gjonaj është mënyra se si e kërkoi fitoren. Nuk ishte vetëm këmbëngulja(Fillimisht ai hyri në garë pa e pasur mbështetjen e Partisë Demokratike, për të cilën kandidoi), por strategjia se si e kërkoi fitoren. Krijimi i grupeve elektorale vullnetare, ku mbizotëronin shqiptarët, takimi dorë më dorë me zgjedhësit, pjesmarrja në cdo veprimtari që organizoheshin në Distriktin 80, ku ai do të votohej, ngritja fuqishëm e zërit për problemet që shqetësonin distriktin, lufta kundër kriminalitetit, përpjekja për të ngritur shqetësime të qytetarëve dhe për të marrë inisiativa, ishin pjesë e suksesit të tij.Ai u bë personazh jo vetëm i medias shqipatre, jo vetëm i medias lokale në Bronx, por edhe i gazetave qendrore të shtetit të Nju jorkut, si e tabloidit konservative NeëYork Post.
Kishte një shqetësim për Markun, shqetësim që lidhej me komunitetin shqiptar. Është fakt i njohur se Shqiptarët më përpara dilnin pak në votime dhe shumë prej tyre nuk regjistroheshin për të votuar. Marku nuk rreshti së foluri dhe së dërguari formularë të regjistrimit në adresat e shtëpive të shqiptarëve apo duke i shpërndarë ato në veprimtaritë e shqiptarëve. Ai e shfrytëzoi me efektivitet median e komunitetit shqiptar duke dërguar mesazhe për t’u regjistruar si votues dhe për të shfrytëzuar peshën e votës për të pasur më shumë të drejta. Dhe në zgjedhjet brenda Partisë votuesit shqiptarë i dhanë Markut mundësinë e fitores.
Një nga arsyet e tjera e fitores të Mark Gjonajt ishte dhe popullarizimi i figurës së tij në komunitetin shqiptar. Nuk pat ngjarje, aktivitet, gëzim, apo fatkeqësi të shqiptarëve, ku nuk shfaqej Mark Gjonaj me buzëqeshjen e tij që dhurontre mirësi. Atë e shihnim në Kishë, në veprimtari artistike, ngjarje politike, u anëtrësua në Federatën VATRA (dy vitete e fundit), ishte pjesë e APN, rininë shqiptare nëpërmjet “Rrënjët Shqiptare” etj.
Ajo cfarë i dha më shumë popullaritet në komunitetin shqiptar fituesit shqiptar ishte inisiativa e tij me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë , DITËS SË FLAMURIT KOMBËTAR, ku luftoi fort për identitetin shqiptar përmes Flamurit Kuq e Zi. Prej tre vitesh me inisiativën e Mark Gjonajt dhe me shpenzimet e tij në rrugë, sheshet, avenjutë, institucionet e Bronxit, në prag të festës flladiteshin flamujtë shqiptarë.
Renditëm kështu disa nga faktorët që e cuan mark Gjonaj drejt fitores. Urime Mark!
Në zgjedhjet e 6 nëntorit fitoi bindshëm edhe miku i shqiptarëve,kongresisti Eliot Engel i cili mori më shumë se 77 për qind të votave.
Sali. R.-Kercova says
Parascriptum dhe postscriptum:
URIME TE SERISHME,VELLA-KOLEG DEPUTET, MARK GJONAJ!
Merita per fitoren Tuaj masheshtore eshte sa e Juaja, personaslisht, aq edhe e shqiptareve dhe qytetareve tjere te te gjitha grupeve etnike te lagjes se Belmontit, te Distriktit 80 te Bronx-it, te Nju Jorkut, ShBA-ve dhe me gjere.
E deshirova dhe urova fitoren paraprakisht te raundit te pare, e parashikova dhe precizova ne media edhe ne te dytin dhe fundit dhe u gezova pa mase.
Kam besim shume te madh ne fuqite Tuaja kreative, si ne sferen ekonomike, ku jeni deshmuar vazhdimisht, ashtu edhe ne ate organizative-politike etj., te clat jam i bindur se jo vetem qe do t’i ngritni deri ne niveli me te karte e kulminant, por do t’i shumefishoni ne kontinuitet, per familjen e nderuar,per shqiptaret, per komunitetin, Kryeqytetin e Botes-Nju Jorkun, per te gjithe shqiptaret dhe Boten.
Kete e garanton edhe origjina e juaj nga malesoret fisnike[, bujar, mikprites, trima, te paepur dhe te pamposhtur te Malesise se Madhe.
Si Deputet i Asamblese se Nju Jorkut do te afirmoheni edhe me shume me pune te palodhur dhe se shpejti do te ju kemi edhe Senator dhe pse jo edhe K.-President te SHBA-ve, pasi rruga u hap me fitoren e pare dhe te serishme te mikut te shqitareve, Presidentit Barak Obama, te cilit poashtu, edhe me kete rast ia UROJ fitoren, duke qene i bindur se edhe metej do ta ruaj dhe ngrise edhe me arte kontinuitetin histrorik te SHBA-ve ne ndihmen ndaj shqiptareve te mire, por edhe te pafat!
Njekohessht urime te serishme edhe mikut-senator, me te madh te shqiptareve, sivellait Eliot Engel, senator i perjetshem,me te cilin padyshim se do te bashkepunoni ngjeshur, por edhe me deshire:Kandidat President i ardhshem i SHBA-ve, nje mandat-dy para Jush!
Me respekt,
Sali Ramadani-Kercova, jur.-pl., ex(de facto)Deputet i Popullit Shqiptar (…1994-1998…), ex (d.f.)KP-President i Republikes (1999, 2004), Prefekt i Shqiptareve te Kercoves Heroike, por edhe te roberuar (1996…)Kryethemelues-Kryetar i SHSH”SH”-BUSHB-o”Skenderbeu”-BUSHA-BeCBaKoSHB-a (…11.11.1960…), KI PRVSH (1998-2013)etj.;Krijues universal: Poet., p. shkencor, kritik teatri, gazetar-publicist, folklorist etj….
KERCOVE-SHKUP-PRISHTINE
Sali Cami says
Te lumte o SHQIPTARO-AMERIKAN SHUME I NDERUAR!! ju kam njohur ne takime te ndryshme me Shqiptaret ketu.Gjuha Shqipe qe ju kane mesuar prinderit tuaj-Shqiptare te Nderuar; tingellon shume bukur ne gojen tende! Dhe tashti qe je SHQIPTARI I PARE(dhe jo i fundit) si PERFAQESUES I ZONES ne ASAMBLENE E NEW YORK-UT, ne NDJEHEMI SHUME KRENARE!
Shume suksese ne Vazhdimesine tuaj PROFESIONALE DHE ATDHETARE!
SUKSESE O SHQIPTARO AMERIKANI I PARE NE RRUGEN E PERFAQESIMIT TE SHQIPERISE ETNIKE NE ADMINISTRATEN DHE POLITIKEN AMERIKANE!!