Të ndëruar miq e dashamirë, E ndëruar familja e zotit Dalip Greca… Eshtë e trishtë dhe e dhimbshme të përcjellim sot mikun tonë, me të cilin kemi ndarë ditë dhe netë, biseda, festa, gëzimet por edhe dramat e familjeve tona në emigracion, të cilat shpesh kanë kaluar edhe përmes penës së Dalip Grecës.. E ndjej nder dhe privilegj kur familja e tij të thonë: Ti Mark do ta mbash fjalën e lamtumirës për Dalipin në përcjelljen e fundit, sepse ai te ka konsideruar si vëlla..E pra, sot unë malsori i Kelmendit, po e përcjell për në amshim si vella Dalip Grecën, nga Darsia e Lushnjes. Përmes këtyre pak fjalëve të zemrës, në dhimbje dhe humbje si kjo e sotmja ne s’jemi tjetër veçse vëllezër … Me Dalip Grecën jemi njohur e miqësuar këtu në Nju York, e në veçanti te “Vatra”! Kemi pasur qindra ditë e netë të përbashkëta, ai në punën e paepur si editor që shpesh punonte deri në orët e vona të natës për ta ngritur dhe mbajtur në këmbë Gazetën e Konicës “Diellin” e ne duke e mbështetur pa rezerva në punën e tij të palodhur… Nderim dhe mirënjohje për këtë njeri që për 12 vjet, e në kohë të vështira, jo vetëm e ringriti “Diellin”, po u bë edhe përbashkues për shumë nga ne në raste dhe aktivitete. Dalipi bëri gjithçka ishte e mundur që Dielli dhe Vatra të ishte aktive dhe në lartësitë e dikurshme. Ai ishte duke kontribuar deri në ditën e fundit te jetes se tij pa pritur asnje shperblim . Dalip Greca eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen por te gjithe komunitetin Shqiptar. Ai duhet te na rikujtoje ne modelin e njeriut, familjarit, shokut dhe gazetarit shembullor .. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ai ishte njeri i punës sistematike, i urtësisë dhe mirësjelljes, i sakrificave dhe i përkushtimit. Dalipi do ti mungoje te gjitheve shokeve te tij por Let te shpresojme se nje dite do te takohemi perseri dhe do te vazhdojme biseden dhe kafen e lene pergjysem….. Në mbyllje dua t’i falenderoj gjithë pjesëmarrësit që na nderojnë per ti dhene lamtumiren e fundit..E ngushëlloj familjen, gruan dhe shoqen e tij te jetes Xhemilen,qe kaluan beteja dhe sakrifica, fëmijët Doriani, Elizabeten,Dhe Almen per humbjen e babait … Por edhe krenar qe Dalipi ka mbete i pavdekshem duke lënë ndër ne gjurmet e tij me aq shumë kujtime të mira e aq shumë vepra dhe punë të vyera, qe nuk mund të harrohen… I lehtë të qoftë dheu Dalip Greca…!