Nga Kozeta Turishta, Staten Island/
U mbyll të dielën fushata për zgjedhjet e datës 19 prill, dhe pasdite, e vetmja femër kandidate për Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, mbajti tubimin e saj të fundit para zgjedhjeve primare që do zhvillohen këtë të martë në gjithë shtetin e Nju-Jorkut.
Hillary kërkoi votën para elektoratit të saj mbeshtetës, ajo ju drejtua sidomos femrave duke ju thirrje që më shumë se kurrë të dëshmojnë fuqizimin e gruas në politikë e më gjerë.
“Unë do bëj më të mirën për ju për vëndin e për të gjithë që duan një jetë më të denjë, do jem në shërbimin e gjithë popullit tim,”- tha ajo.
Organizimi u mbajt në State Island, në Qendrën e Madhe të Kopështit Botanik, ku pjesëmarrja ishte e gjerë nga qytetarët e Nju Jorkut, të cilët kishin ardhur për të mbeshtetur kandidatën e tyre të preferuar për Shtëpinë e Bardhë znj. Clinton.
Po të dielën, gjatë paradites në State Island ishte dhe tubimi I kandidatit republikan për president Donald Trump përball elektoratit të tij, ku pjesëmarrja ishte shumë e madhe duke dëshmuar dhe votën e tyre për Trump me 19 prill në zgjedhjet primare.
Gjatë takimit të Trump mund të shihje dhe shqiptarë, por ai që është zyrtar dhe i njohur si shqiptari fanatik i Donald Trump, është një djalë i ri në moshë Marko Kepi, një emër i njohur për komunitetin shqiptar të Nju-Jorkut, për organizatën që ai drejton “Rrenjët Shqiptare” .
Ai e ndjek Trump kudo pa munguar në asnjë takim të tij. Sëfundmi, pasi kryeminstri Rama sulmoi Trump, Kepi u shpreh: “U kërkoj falje miqve të mij amerikanë, për cfarë kryemnistri socialist shqiptar Edi Rama, tha kundër Presidentit tonë të ardhshëm, Donald Trump. “
Me 19 prilli, Nju-Jorku, do jetë në heshtje zgjedhore ku do votohet për kandidatet e mbetur ne garë demokratët përballë republikanëve, një garë në fakt që konsiderohet e vështirë në këto zgjedhje presidenciale./dritare.