Shkruan: Refik HASANI/
Paralajmërimi e një vizite të Kryeministrit të Republikës së Shqipëris në përurimin e Autostradës Nish-Prishtinë-Durrës është vizita e dytë e radhës që Kryeministri z.Edi RAMA,bëri në Beograd në vitin e 2014 dhe tani. A do të jetë kjo një vizitë vetëm si përurim apo do të ndalen si të zhblokohen,shkrihen, raportet shqiptaro-serbe, kjo do të mbetët të shihet. Do të jetë një vizitë e hapjes së kutisë së pandorës ku Kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të përmendë për herë të parë dëbimin masivë dhe pastrimin etnik edhe te molla e kuqe që ishtë kufiri shqiptaro-serbe nga Pashallëku i Beogradit pastaj Sanxhaku i Nishit dhe Toplica. Do të hapet diskutimi që nga kushtetuta e Republikës së Serbisë të mos cekët Republika e Kosovës, të ndalet diskriminimi në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë që tu njihen të drejtat individuale dhe kolektive sipas referendumit të 1 e 2 marsit 1992 dhe luftës së UÇPMB-ës dhe marrëveshjes së Konçulit.Ky takim do të jetë fundi i një fillimi të ri të ku dy popujve më të mëdhenjë në këtë pjesë të Ballkani e që ende bartin nga e kaluara shumë çështje në këtë rast që Serbia gati ndër dy shekujt e fundit të bërë gjenocid edhe dëbim e pastrim etnik ndaj neve shiptarëve. Sa më parë aqës më mirë jo vetëem për këta dy popuj por edhe më gjër që të fillohet të krijhohet një klime e re, të fillimit të krijimi të një periudhe të paqës në mesë neve shqiptarëve dhe Serbëve
***
Me rastin përplasjes e ballafaqimit të fakteve e argumenteve faktike e historike në mesë të Prishtinës dhe Beogradit që lufta politike dhe diplomatike nuk ka përfunduar, prandja pas Pavarësisë së Kosovës, kjo verehet,në sesione të BE-se, të Këshillit të Sigurimit të OKB-ës, por edhe në forume e inastyanca tjera dhe në qarqe te ndryshme akademike.Një farom do të zgjat ndoshta sa edhe vetë lufta e shpallur dhe jo e e shapllur në mesë të shqipatrëve dhe Serbëve.
Lufta Shqiptaro-Serbe ,asnjëherë nuk është shpallur nga asnjëra instancë Nacionale, por edhe armëpushimi ende nuk është shpallur, prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllyr do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës çoft edhe si po vazhdon me intenzitete e forma të ndrsyhme
Ja faza e parë zgjdhjes së çështjes të pazgjidhur në mesë të neve Shiptarëve dhe Serbëve: Së pari Beogradi ta njoh Kosovën si shtetë sovran, i pavarur duke respektuar integritetin territorial dhe në këto kufinjë sikur që jan dhe tek pastaj të fillojn bisedimet që jan të pashmangshme shqiptaro-serbe jo si dy popuj më të mdhenjë në këtë pjesë të ballkanit por për shkakë që ishim më shumë se një shekull në një luftë herë të shpallur, herë ta pa shpallur por që realisht ku këtë na vërtetojn fakte që ka egzistuar kjo luftë .Ne shqiptarët kemi bërë shumë aksione dhe kemi organizuar shumë beteja kundër mbretërive, carëve por edhe ushtarëve, xhandarëve serbë dhe aparatit shtetëror që ka ushtruar dhunë,spatrim etnik,diskriminim e gjenocid kundër neve shqiptarëve. Por dihen dhe dallohen botërisht që ne shqiptarët kemi bërë dy lufta nga dy ushtri të armatosura kundër forcave serbe. si:
– Lufta e Armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe
– Lufta e Armatosur e Ushtrisë për Çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Deri më sot, dihen dhe pranohen këto bisedime të niveli më të lartë nën organizimin dhe monitorimin e ndërkombëtarëve, si
– Bisedimet në Rambuje, në dy runde,
– Bisedimet në Vjen, e .. . në disa runde për gjetjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe tani së fundi në Bruksel në disa runde,
– Marrëveshja e Konçulit,
– Kurse Marrëveshja ushtarako-Teknike e Kumanovës ishte mbajtur, por pa prezencën e shqiptarëve por ishte organizuar dhe lidhur për dhe në interes të neve shqiptarëve.
Por, marrëveshja e radhës duhet të quhet–marrëveshja miqësore shqiptaro–serbe. Mendojm se kjo marrëveshje nuk duhet të zgjatet edhe më tej , por të pregaditet dhe mbahet para vitit 2020. Kështu kemi pengesa serioze të shumta. Kështu ne shqiptarët dhe serbët në radhë të parë, se jemi duke e penguar njëri tjetrin. Serbia duhet të kushtëzohet që së pari të bëj marrëveshje paqësore me ne shqiptarët e pastaj të marrë ftesën për në Europ.
– Por pasi Beogradi ta njoh Kosovën shtetë dhe Republika e Kosovës të pranohen në OKB, mendojm që bisedimet të vazhdojn për arritjen e një marrëveshje historike në mesë të dy popujve më të mdhenjë. Por Beogradi, duhet: Të kërkoj falje publike dhe deklarim me shkrim, si:
– Nga Qeveria e Serbisë,
– Nga Parlamenti i Serbisë,
– Nga Shoqata e shkrimtarëve dhe organizmave tjer që nxitën dhe thurrën të pavërteta kundër neve shqiptarëve,
– Nga Akademia e shkencës dhe arteve dhe
– Nga Kisha Ortodokse Serbe. Po ashtu,
– Të paguaj dëmet e luftës dhe shkatrrimet dhe për gjenocidin dhe dëbimin që ka ushtruar kundër neve shqiptarëve për më shumë se një shekull,
– T’ua njohë të drejtat individuale dhe kolektive shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë
– Të mosë shtirret Serbia si shtet i dëmtuar por si shtet agresor dhe fajtor në ish-Federatën e Jugosllavisë
– Pronat e shqiptarëve që kan mbetur vakëf t’ua kthej pronarëve të ligjëshëm,
– Të ndalohet përvestimi dhe nacionalizimi i pronave, pasurisë së shqiptarëve pas luftës së dytë botërore
Beogradi të pranoj të ngriten dy memoraiale të larta, ai formë të pllakës përkujtimore një afër mollës së Kuqe dhe një në Vranjë kushtuar të gjithë të rënëve, të dëbuarve të dhunës si të shpërngulurt shqiptarë të detyruar nga këto pjesë Memoriali do të duhej të ngritet në vende publiko-shtetërore që këto vende të jen të mbrojtura edhe nga institucione ndërkombëtare të monumenteve kulturoro-historike që mbrohen dhe jan nënë përkujdesje të tyre. Këtë do ta kërkonte me shkrim për momentin Tirana zyrtare pasi ka në Beograd ambasadorin fuqiplotë të akredituar .