Nga Ilir Levonja/
Sot më shumë se kurrë ti e ke kuptuar se sa i përdorur je. Ti heroi. Jo vetëm i partisë por edhe i analistëve. Ti munde i vetëm Berishën. More Shkodrën. Ti bëre kryeministër Edi Ramën. Kryetar kuvendi Ilir Metën. Shkrive pasurinë për partinë. Ngjyrose autobuzë, seli, fotobanderola me shumicë. Ia mveshe epokës më të ndritur të shqiptarëve, rilindjes, ngjyrën mavi. Binde Priftin të çmontonte dhe montonte video. Dogjët dhe shtetin. Disa makina të ndodhura rastësisht. Vratë militantë provincash. Njerëz të varfër që të këpusin shpirtin. Nga ata që për dhjetëmijë lekë se kanë për gjë të udhëtojnë edhe nga skajet e vendit. Të vinë aty në Tiranën e lavdishme dhe tu vënë zjarrin pikërisht shtetit. Godinës që ju përpiqeni ta bëni më të mirë. Të paktën kështu pretendoni.
Çfarë nuk bëre për ta hequr nga demokratët Ilirin. E bëre ndofta me zellin e atij njëriu që me një gur kërkon të vrasi dy zogj. Ose edhe me strategjitë e presionit. Mendonit se ato pak numra, do ju ndihmonin në pasigurinë e fitores. Pasi ju e dinit mire që në historinë zgjedhjeve shqiptare, fiton 1)nga konsumimi i pushtetit, pushtetarit, 2)nga thasët me miell, 3)nga shtrimet përciptas i disa rrugëve periferie, 4) nga blerja e votes, 5)nga llogaritë se sa mund të fitohet nga një drejtori, 6)nga përqindjet e tenderave etj. Ti këto i dije, por nuk kishe parashikuar shkathtësinë e Ilirit
pasi e mendoje të rëndë. Sot e kuptove se sa shumë gabim ke luajtur.
Je krejt i vetëm. Sot e ke kuptuar se sa me shpejtësi drite, u dha urdhëri tëmblidhet kuvendi. Se sa lehtë mund ë rrëzohesh. Se sa pa peshë
është të sakrifikohesh për partinë. Për miqtë e politikës. Që edhe pse u mburrën me ty për gjithë këto legjislatura, si heroi i tyre, si shëmbulli i tyre.
Me po kaq zell të kanë shpallur armikun e klasës, armikun e parties, armikun e demokracisë. Ja ky është shteti që ti pretendon se ke ndërtuar gjithë këto vite. Shteti ynë. Shteti i së drejtës. Shteti i miqve. Dhe jo i ligjit dhe i qytetarëve. Mbahu Tom, nesër mund të marrësh edhe ndonjë dekoratë nga Iliri.
Gezim Gazheli says
Artan Hoxha lidh arrestimin e dy deputetëve me vrasjen e Santos
“Skenari është tipik i ngjashëm me skenarin e vrasjes së bankierit Artan Santo. Kjo është si ngjarja ku mbeti i vrarë kryeministri serb, Xhinxhiç. Nuk është një betejë e thjeshtë për dekriminalizimin”.
Është gazetari Artan Hoxha, i njohur si mik i deputetit, i cili duke folur për këtë çështje tha se kjo “nuk mund të shitet për dekriminalizim akuza për kallëzim të rremë”.
“Kjo është një përpjekje për ta mbyllur këtë çështje dhe për të bërë shembull njerëzit.
Kur i mbyllet goja Tom Doshit, nuk e bën më askush këtë”, tha Hoxha.
Për gazetarin e njohur, prokuroria duhet të sqarojë disa ngjarje që të arrijë në këtë përfundim, se është kallëzim i rremë.
“Kush e vendosi motorrin më bombë në datën 21 qershor 2014 tek kryesia e Kuvendit?
Kush i bëri atentat Fatjon Skënderit në datën 1 shtator 2014?
A kanë lidhje këto ngjarje me vrasjen e bankierit Artan Santo?”, pyet Hoxha.
Ai në fund sqaron se, “nuk ka asnjë kallëzim të rremë sepse prokuroria ka nisur hetimi kryesisht dhe askush nuk ka bërë kallëzime”.
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Shqypjeti says
Puna i polli PS, që ajo tashmë njihet si parti e bandë e pare e mafisë. Santua u vra dhe u harrua. Shqipëria fillon si shtet mafios që me ardhjen e Fatosit në krye të saj. Rama deshi të bëj reforma; reforma me banda, që ai e ka në bazë kryemafiozin nga Qeparoi. Punët janë si ma zi, zoti u ndihmoftë! Zoti mos thëntë, vrasjet do të bëhen, dhe tashmë si viktima do të jenë vetë pushtetarët. Si e nisën ashtu do ta bitisin. Saliu nuk flet kot, që edhe atij do t’ia mbyllin gojën; por prapë e them se pushtetarët mund të rrjeshtohen si të vrarë në qendrën e Tiranës. Unë kërkoj nga publiku, shtetas shqiptarë Amerikan që të ndikojnë në pajtimin e këtyre edepsësve se ata nuk janë shqiptarë në listen time, dhe q’i do Shqipëria. Pasi të paqëtohen, t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja, duke respektuar kodet demokratike.
Agim Hamiti says
KUR ALI BABA BËN SIKUR DËNON HAJDUTËT E TIJ…
Sikur të bënte vaki që të vidhej Thesari në Bankën e Shtetit të ndonjë prej vendeve anëtarë të BE, Këshilli i Evropës do të vinte kambanat e alarmit duke e shpallur atë ngjarje të jashtëzakonshme, ashtu siç do të ishte në të vërtetë. Grup ekspertësh të BE do të kontrollonin në detaje gjendjen reale financiare të bankës në fjalë, ndërkohë që shërbimet sekretë dhe Europoli do të viheshin në gatishmëri të plotë për ndjekjen dhe arrestimin e keqbërësve.
Por e tradhtuara Bankë Shqiptare i kishte brenda hajdutët e Thesarit të komanduar fillimisht nga Ali Baba me mjekër blu e pastaj nga sivëllai i tij me mjekër rozë. Këta e quajnë Thesarin e Shtetit si thesarin e familjeve të tyre, ashtu siç quajnë Shqipërinë si çiflig të trashëguar nga baballarët dhe u dhurojnë copa deti e toke fqinjëve «miq», për t’i pasur mbështetje në jetëgjatësinë e pushtetit të tyre mafioz. Guvernatori i BSH ishte qehajai i të dy palëve dhe e ndiente veten si veshka në mes të dhjamit. Aq sa kishte krijuar edhe harem në ambientet e BSH, me ndriçim eksitues dhe krevat dopjo superluksoz. Nga kush mund të kishte frikë ai, gjersa menaxhonte vjedhjen e BSH prej krerëve të të dy klaneve mafiozo-politikë dhe legjislacioni për administrimin e BSH ishte hartuar qëllimisht i mangët, për t’i krijuar hapësirë të lirë abuzimi Guvernatorit Superministër, Fullani?
Kur bankieri i ndjerë, Artan Santo, i ra disi në erë orgjisë së shthurur që vlonte prej kohësh në bordellon BSH dhe shprehu dyshimin e tij pranë autoritetit të duhur shtetëror, Ali Baba me mjekër rozë i dha urdhër bandës së ekzekutorëve mafiozë që të zhdukej urgjentisht ai «dëshmitar i rrezikshëm». Duke eleminuar atë, gjithçka u manipulua shpejt në bashkëpunim me paraardhësin e tij me mjekër blu, si përshpirtje e radhës e një populli shurdh-memec. A nuk ishte Berisha ai që e mori i pari në mbrojtje publikisht «të pafajshmin» Fullani, i cili ishte i ftuar nderi në mbrëmjen e vitit të ri (2015) të organizuar nga i përndershmi president Nishani?
Në këto rrethana, ishte e pritshme që dënimet e të arrestuarve për vjedhjen e Thesarit në BSH prej hajdutëve të Ali Babës të linin për të dëshiruar. Por gjithsesi nuk mendohej që të ishin kaq qesharake, krejt simbolike.
Përgjegjësi i arkës për veprim në BSH (prej nga dalin dengjet e monedhave), Petrit Ramohitaj, u dënua pardje me 1 vit e 9 muaj burg. Ja dënimet qesharake të 10 të pandehurve të mëparshëm për megavjedhjen në Thesarin e BSH (713 milionë lekë të reja, nëse i duhet besuar shifrës së zvogëluar që jep vetë Ali Baba, për të evituar panikun e kreditorëve):
1 – Dorian Çollaku: 1 vit burg.
2 – Bashkim Xhilaga: Lirim me kusht (2 vjet), për arsye shëndetësore.
3 – Lavdim Cani: 1 vit e 4 muaj.
4 – Myzejen Belba: 1 vit e 4 muaj.
5 – Liljana Kola (Tusha): 1 vit e 4 muaj.
6 – Dhimitër Davidhi: 1 vit e 6 muaj.
7 – Bahri Allushi: 1 vit.
8 – Gentjan Jahja: 8 muaj.
9 – Fatbardha Gurthi: 8 muaj.
10 – Mehdi Marku: 1 vit.
(Gazeta «Shekulli», 19 shkurt 2015).
A nuk të krijohet përshtypja sikur këta hajdutë të Ali Babës janë dënuar për fatura dritash të pa paguara e jo për vjedhje në Thesarin e Shtetit, cenimi i të cilit përbën një vepër penale të shkallës së lartë (atje ku ka shtet e jo pleh-pushtet)?
Por Ali Baba nuk do i lërë ta vuajnë të gjithë dënimin simbolik hajdutët e tij besnikë. Nga mesi i muajit tetor, parashikohet një falje të burgosurish (me rastin e 107 vjetorit të ditëlindjes së «Heroit të Popullit» ish-Diktator) dhe ata do të lirohen. Veçse nuk do të punësohen më në BSH, por në banka të nivelit të dytë, se edhe atje i duhen hajdutë Ali Babës. A nuk u vodhën rishtas një sasi e madhe eurosh para një banke të tillë, ndërsa policët e furgonit nuk reaguan (se ashtu e kishin urdhërin)? Me siguri Ali Baba do i lirojë edhe ata në mes të tetorit e do i vesh policë përsëri në ndonjë rreth tjetër, sepse paratë që u vodhën duheshin për zgjedhjet lokale.
O burra, të nderuar zgjedhës, shtyhuni për t’i votuar më 21 qershor bandat që po ju rrjepin!
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=231128