Fondacioni Plavë Guci (FPG) është një organizatë me bazë jo-fitimprurëse i dedikuar për avokim për shqiptarët e Plavë Gucis dhe mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar, për të ndihmuar mbajtur dhe forcuar marrëdhëniet kulturore dhe komunikimet në komunitetin tonë në SHBA.
* Mori pjese edhe minsitri i Diaspores ne Qeverine e Kosoves, Ibrahim Makolli, i shoqeruar nga Drejtori i Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, z.Naim Dedushaj, deputeja Time Kadrijaj Deputete e Republikës së Kosovës nga Partia e Ramush Hardinaj – AAK
BEQIR SINA, New York/
White Plains NY : Kremtimet e festave të fundvitit janë të dritshme në Komunitetin Shqiptar në New York! Është e njëjta kohë që në fund të vitit megjithëse për herë të parë – edhe për Fondacionin Plava dhe Gucia për të bërë mbrëmje vjetore në prag të Krisht -lindjeve dhe Viti të Ri. Kjo mbrëmje festive u mbajt në lokalin luksoz Benjamin Steakhouse me pronar Benjamin Prelvukaj – në Hartsdale – White Plains, New York.
Në këtë mbrëmje morën pjes mysafir të ftuar dhe njerëz të suksesëshmë nga treva e Palvë Gucisë të suksesëshëm në jetën Amerikane dhe në komunitetin shqiptarë. Të ftuar specialë në këttë mbrëmje ishin Ministri i Diasporës, zoti Ibrahim Makolli, Drejtori i Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, z.Naim Dedushaj, deputeja Time Kadrijaj Deputete e Republikës së Kosovës nga Partia e Ramush Hardinaj – AAK
“Kjo është si një dhuratë e jonë – që në Komunitet organizohet për për çdo vit, ndërsa për Fondacionin Palvë e Guci për her të parë, tha kryetari i kësaj shoqate z Easd Gjonabalj – koha për të kremtuar festat e fundvitit së bashku me familjet tona” tha ai.
Mëtej kreu i FPG, përshëndeti të pranishmit për pjesmarrje dhe në fjalën e rastit ndër të tjera theksoj: “Të nderuar zonja dhe zotëri e di që në mnifestimet e shoqatës ton jeni mesuar që të shifni me qindra e qindra pjesmarrës andaj me siguri që sonte ju dukemi pak, por sonte të nderuar miq, shokë, dashamirës, dhe bashkëkombas e bashkvëndasit tanë, kemi tubuar botën e biznesit nga treva e jon e më gjerë. Shoqata e jon, nënvizojë zoti Gjonbalaj me aktivitetin tonë përkrah mbeshtet inciativa të ndryshme këtu në diasporë dhe në vendlindje, ne në fakt jemi një familje e madhe e Plave Gucisë në SHBA.”
Në fund të fjalës së tij kryetari i shoqatës zoti Easd Gjonbalaj apeloj tek të gjithë anëtarët e këtij fodnacioni që edhe më shumë të përkrahet Fondacioni Plave Guci, sepse tha ai “duke përkrahur shoqatën tonë, ne ndihmojmë Plavë Gucin në qendresën e saj për të ruajtur qenjen ton shqiptare nga asimilimi dhe lëshimi i trojve stërgjyshore.”
Udhëheqësi i kësaj mbrëmje Alber Gjonbalaj në fillim të fjalës së vet tha se unë do të doja të falënderoj të gjithë ju që u bashkuat me ne sonte për të festuar këtë mbrëmje vjetore Gala në Benjamin Steakhouse. Por shtoi ai se unë do të doja të falënderoj edhe ata që nuk mund të ishin këtu sonte , por e bën kontributin e tyre për “ondacionin Plavë Guci .
Albert Gjonbalaj theksoj se fondet e mbledhura në këtë ngjarje do të përdoren për të siguruar mbështetje financiare për projekte të veçanta dhe programeve që ne parashikojmë në rritjen e fondeve tona gjatë viteve të ardhshme . Ne mirëpresim mbështetjen tuaj ,për të qendruar krah për krah ndaj përpjekjeve tona, tha ai
Fondacioni Plavë Guci ( PGF ) është një organizatë me bazë në New York jofitimprurëse dedikuar ndaj advokimit të shqiptarëve të Plavë Guci – mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar për të ndihmuar të mbajtur dhe forcuar marrëdhëniet në komunitetin tonë, nënvizojë udhëheqsi i kësaj mbrëmje . Duke shtuar se ky fondacion vazhdimisht do të organizojnë ngjarje të tilla , dhe sponsorizojnë projekte të ndryshme dhe programe që ndihmojnë në misionin tonë .
“Nisma më e fundit e Fondacionit Plavë Guci, u shpreh Alber Gjonbalaj, filloi për të mbledhur fonde për 47 studentët e Plavë Guci që ndjekin arsimin e lartë e tyre në Evropë . Fondet e mbledhura janë shpërndarë për të gjithë studentët së bashku me një kontribut 250 dollarë i cili do të vijë duke u rritur për studentë nga Fondacioni Plavë Guci.
Gjatë fjalës së tij Gjonbalaj përmendi edhe disa nga ngjarjet vjetore që organizonë Fondacioni Plavë Guci. “Kemi dy Pikniqe vjetore në verë që janë shumë të suksesshëm me një numër të madh të pjesëmarrësve – të cilat përfshijnë organizimin e shumë ngjarjeve kulturore e sportive, vallëzim , dhe shumë më tepër – duke krijuar për të gjithë ne një mjedis të pasur dhe të kontribuojmë në komunitetin e tonë.
Ne gjithashtu kemi organizuar darkën vjetore, të pavarësisë së Shqipërisë që rezultojnë me një pjesë-marrje shumë të lartë të bashkëvendasve tanë, mysafirëve dhe dashamirëve tanë – duke e bërë atë një pjesë të përhershme e kulturës sonë në komunitetin tonë .
“Fondacioni Plavë Guci, ka theksuar udhëheqësi i kësaj mbrëmje Alber Gjonbalaj, ka nevojë për mbështetjen e atyre që janë të gatshëm për të kontribuar financiarisht ose ndryshe për të forcuar dhe të mbështetur misionin tonë . FPG-ja ka projekte të ndryshme dhe programet që ne duam për të realizuar në të ardhmen e afërt , por ne kemi nevojë për mbështetjen financiare të komunitetit tonë” tha Albert Gjonbalaj. .
Alberia Hajdergjonaj këngëtare i kësaj ngjarje, së bashku me DJ Sammy dhe Tanin në Kayboard tha se ngjarja ruan e kultivon muzikën tonë të komunitetit, duke reflektuar në qytetin e New Yorkut vlerat e trashëgimisë sonë. Hajdergjonaj, është një këngëtareetnike shqiptare nga Kosova, tash në Amerikë, e cila është një nga këngëtaret më të njohura në komunitetin tonë