Shkruan:Eugen SHEHU/“SHQIPTARI KA DIFTUE,SI NË KOHNAT MA TË LASHTA ASHTU EDHE N’ATO T’AFËRTAT, SE NË RASTIN E DUHUN ASHT BASHKUE PËR MBROJTJEN E ATDHEUT,TUE SHPËTUE PREJ RREZIKUT. KY BASHKIM ASHT VËRTETUE EDHE MBAS LUFTËS BOTNORE,KUR DUHEJ SE U DESH TË INJOROHEJ KOMBI I JONË DHE KUFIJTË E SHTETIT TË TIJ,TË VITIT 1913 TUE MARRË NJË VENDIM TË CILIN NA NUK E KJEMI NJOFTË, S’E NJOFIM DHE S’KEMI PËR TA NJOFTË KURRË”/
Është krejt si të thuash aksiomë,mendimi i shprehur se historia është kujtesa e zgjuar e një populli ! Ajo nuk fle kurrë.Ajo nuk mund të flejë ngase përndryshe do të ishte vdekje e kombit. Kjo nuk do të thotë aspak se nuk mund të gjenden njerëz që të kërkojnë të vrasin historinë.Përkundrazi këta janë në bollëk dhe këtë e dëshmoi sidomos diktatura shqiptare gjysëmshekullore e cila jo vetëm fallsifikoi e denigroi një periudhë relativisht të gjatë të historisë së këtij shekulli por sidomos u porpoq ta vrasë ate. Ajo çka rëndon në Shqipëri,por edhe në Kosovë,Mal të Zi e Maqedoninë Shqiptare, u quajt “Periudha e Zogut” e cila u vesh prej historiografisë komuniste me gjitha të zezat ashtu siç u konvenonte ekspansionizmit sllavoortodoks greko-serbo-bullgar e atij italian.Sa herë që është ngritur një urë në Shqipëri me kontribute vullnetare,është thënë se mbreti i dikurshëm as qenka kujtuar për te.madje sa herë që është folur për “mirëqenien”socialiste,qenka thënë se në kohën eZogut paska munguar edhe buka e gojës.Derisa është thënë se Mbreti Zog vetë paska urdhëruar dhe çeljen e dy burgjeve ! Ironia e fatit është se ndëkohë që shteti Shqiptar në vitet e 30-ta paska hapur dy burgje (një shtet i konsoliduar asesi s’mund të kuptohet edhe pa burgjet e tij) diktatorët komunist shqiptarë kishin ndërtuar me dhjetra të tilla Madje për nga kufitimi i të drejtave elementare dhe dhuna e ushtruar aty,këta burgje paskan qenë për krahasim vetëm me gulaget e Stalinit. Ani ! Populli dëgjonte po rrallë besonte.Ishin përralla tepër naive që gjithë populli tu besonte (me përjashtim të atyre të infektuarve me virusin komunist)e ti gëlltiste.Por gjithsesi, populli s’mund të fliste.Fjala (ajo që sipas Kuranit e Biblës është e para) ka pasur një çmim tepër të lartë në dikataturë.Nëse do t’i thurje lavde pushtetit,do t’thoshje gjërat hapur,ajo të “ndihmonte” për të zbritur në ferrin e burgjeve komuniste.Kështu ka qenë si m’atanë ashtu dhe në këtë anë kufirit artificial me gjëmba përmbrenda shqiptar,gjuha e përbashkët enver-tito,mehmet-rankoviç,ishte e mprehtë e vrastare,përgjersa shkulte votra dhe fshinte familjet shqiptare besnike nacionaliste. Sidoqoftë,nëse ende tash,në bisedat e përditshme thuhet togfjalëshi “kështu si ka qenë në kohën e Zogut” kjo don të thotë pos të tjerave se në fytyrën e asaj kohe janë gdhendur jeta,vepra, përkushtrimi madje deri edhe vdekja e Mbretit Zog.Një kohezion i çuditshëm ka mundur të mbaje të bashkuar trimin dhe patriotin e Matit me ato vite plot fortuna që kalonte atdheu ynë në vitet 20-40 të këtij shekulli.
Ka qenë mbrëmja e 8 tetorit 1895,ajo kur shtëpia e Xhemal Pashë Zogut u mbush me miq.Kullat e mëdha atje në fshatin Burgajet të Matit u mbushën plot gëzim e biseda me gaze ato prej kohësh ishin bërë çerdhë të mendimit atdhetar.Midis miqve,ndihej sidomos zëri i butë i Dërvish Himës i cili i ndjekur prej autoriteteve të Portës së Lartë,kish shkuar në Shqipëri me misionin e madh të zgjimit të vetëdijes kombëtare.Biseca ka marrë udhë e Xhemal Pashë Zogu u ka kumtuar miqve të kullave të tij në Burgajet se do të jenë kurdoherë karakolle të luftës së shqiptarëve për pavarsinë e trojeve të tyre.Biseca plot emozione e burrave dhe besa mbi sofër,por papritmas krismat e pushkëve dhe trokitja në derën e dhomës ku burrat i japin besën atdheut,papritmas lajmërohen me zë të gazmuar për Xhemal Pashën, se Zoti i Madh i kishte dhuruar djalë.Kaq është dashur që burrat të çohen në këmbë prej sofrës dhe të rrokin në grykë të zotin e shtëpisë duke e uruar sipas traditës e zakonit shqiptar.Nga ana tjetër,Xhemal Pasha,tepër i emocionuar dhe duke lotuar prej gëzimi i lutet Dervish Himës që le të jetë ky nun i djalit të porsalindur.Atëherë gëzimi kulmon dhe atdhetari i madh Dervish Hima,pagëzon djalin e spolindur me emrin Ahmet.Në këtë mjedis të frymëzuar prej luftërash e kaçakësh të guximshëm e patriotë,u lind Ahmeti,biri i vetëm i Xhemal Pashës.Historia do të rezervonte për të një fat pothuaj të ngjashëm me paraardhësit pushka e të cilëve kishte shkrepur kurdoherë për lirinë e trojeve etnie shqiptare.Ndër studjuesit e parë të familjes mbretërore shqiptare, K.Dako ka shkruar : “Më 1852 Xhelal Beu mori pjesë në luftën tundra Karadakut,si komandant i një fuqie prej 1500 vetësh,më të shumtit prej fisit Zogoll.Në këtë luftë,Xhemal Beu,ka treguar një trimëri të madhe e në sulm e sipër u plagos.matjanët duke parë plagën që mori,i thonë ; “Kthehu ore Pashë se të vranë !” e ay u përgjigjet : “Nuk kthehte burri i Matit,asht ndera e jonë e lypet ta marim Cetinjën !” E kështu.me qëndrimin e trimërinë e tij fitoj luftën edhe i doli kënga që këndohet edhe sot “Kush i doli malit mbanë ?Xhemal Beu me Matjanë!”.(Kristo Dako “shënime historike nga jeta dhe veprat e Mbretit të Shqiptarëve”-Tiranë 1937 , faqe 21 ).
Xhemal Pasha (gjyshi i Ahmetit) në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar,do të ishte në miqësi të ngushtë me Seid Bej Toptanin,Naum Veqilharxhin dhe Hoxhë Tahsinin.Me nismë të tyre,ata shkruan një promemorje për Sulltan Azizin duke i kujtuar këtij të fundit se duheshin lejuar çelja e shkollave në katër vilajetet e Shqipërisë ngase koha e kërkonte një gjë të tillë.Në Stamboll,në sarajet e mëdha të Xhemal Zogut,do të shkonte shpesh edhe Ismail Qemali i cili aso kohe drejtonte gazetën “Zaman”.Bisedat mes tij e Xhemal Pashës do të zgjasnin mjaft e në te veç brengave për Shqipërinë, do të gjendeshin edhe rrugët për flakjen tej të natës së gjatë Osmane.
Xhemal Zogu la katër fëmij : Rizain,Hedijen,Zijain dhe Xhelalin (babanë e Ahmetit).Xhelali ndërsa vazhdonte shkollën në Stamboll,në moshën 16 vjeçare e ndërpret ate ngase i duhet të shkojë në Mat në detyrën e Kajmekamit.Ai lidh jetën përfundimisht me Matin duke treguar pos vlerat e veta atdhetare,edhe genin trimëror të këtij fisi i cili ndonëse mund të jetonte mes të mirave në Stamboll,përkundej kurdoherë në djepin e shenjtë të dashurisë për tokën e të parëvet.Kullat e Xhelal Pashës në Burgajet,dalngadalë,u bënë vatër e organizimit të lëvizjeve të mëdha për arësim e pavarsi kombëtare,jo vetëm në Mat por edhe më tej,në krejt viset e Dibrës e më gjërë.Vehbi Dibra,Dervish Hima e dhjetra atdhetarë të tjerë patën bujtur me javë të tëra në kullat e larta të Zogollëve duke ndjerë së afërmi jo vetëm bujarinë por sidomos shqiptarizmën që rritej brenda atyre mureve.Në këto mjedise,me këto njerëz,natyrisht,jeta e Ahmetit do të merrte kuptime të tjera.Ajo jetë nuk mund të zvarritej kullave me zjarr apo salloneve mondiale,por ajo jetë ish paracaktuar të jetohej furtunave. Në vitin 1908,Xhemal Pashë Zogu vdes pa pritur.Ahmeti ishte 13 vjeç dhe natyrisht u ligështua.Por tregojnë se Nënë Sadika nuk ja pëlqeu trishtimin dhe u përkujdes me dashuri por edhe me një fisnikëri gati burrërore për të birin.Në pamundësi për t’u shkolluar në Shqipëri,ajo e çon të birin në Stamboll me porosinë,siç i ka hije një fisnikeje,të prerë e domethënëse ;”Mati pret prej teje.Duhet me shkelë në gjurm të gjyshit e të jatit tand !”.
Në Stamboll,Ahmet Zogu,studion në një prej akademive ushtarake,të cilat asi kohe ishin pothuaj domosdoshmëri për bijtë e oxhaqeve të mëdha.I prirur edhe vetë pas artit ushtarak,Ahmet Zogu është tepër i vëmendshëm dhe mjaft kërkues ndaj vehtes.Natyrisht aty njihet me plot shqiptarë të tjerë dhe viret në dijeni të ngjarjeve që patën përfshirë vendin e vet. Në verën e vitit 1912 vjen në Shqipëri dhe sapo shkon në Burgajet njihet me rrethanat konkrete në të cilat përpëlitej lëvizja jonë kombëtare.Ka qenë tepër i ri,vetëm 17 vjeç kur në krye të një grushti trimash matjanë,merr udhën për në Vlorën heroike,në nëndorin e vitit 1912.”Mirpo prej kohës shumë të vështirë të asaj vjeshte dhe udhëtimit të rrezikshëm,tue u ruejt nga pritat e hueja serbo-turke,mbrin me vonesë.Kur mbrrin në Vlorë,të gjithë u gëzuan,por edhe u befasuen tue dijtë se veç kohës së keqe,kishte kalue shumë reziqe gjatë rrugës.Ismail Qemali e përqafoi,e puthi në ballë dhe i tha : Mirë se ardhe mor biri im,se për këtë punë që po bëjmë ne sot këtu për të mirën e Shqipërisë,kemi pasë mësues gjyshin tënd Xhemal Pashë Zogun”.(A.Mullosmanaj,”Prijsi i historisë sonë kombëtare”Dardania faqe 63).
Burime arkivore flasin për ate se djaloshi 17 vjeçar prej Mati u njoh në ditët e mëpastajme me vendimet historike të kuvendit kombëtar të Vlorës.Mirëpo ka qenë edhe dëshira e patriotëve atdhetar,që njëri nga mediset e shtëpisë së njohur të Xhemal Beut,të thotë disa fjalë përshëndetëse të cilat zgjuan admirimin në radhët e patriotëve të asaj kohe.Kështu,në mesin e dhjetorit të vitit 1912,Ahmet Zogu largohet nga Vlora me premtimin e mbajtur para burrave të kuvendit se përballë çdo force ushtarake serbe në Mat,do të shihnin tytat e armëve të matjanëve trima.
Ndërkaq dihen pak a shumë ngjarjet që rodhën më pas.Monarkitë ballkanike u vërsulën si hiena të shqyenin trupin e fqinjës së tyre të lashtë.Grekët në jug dogjën fshatra të tërë,vranë gra e burra, shembën xhami e dogjën teqet.Serbët nuk munguan të lajnë me gjak mbarë Kosovën e Dibrën aq sa Drini i Zi u skuq i tëri.malazezët erdhën deri në qytetin e Shkodrës duke kërkuar dorëzimin e tij.Përballë kësaj gjendjeje të vështirë,qeveria shqiptare ngriti fort zërin duke kërkuar prej Fuqive të Mëdha,garantimin e lirisë dhe të kufijve prej lakmisë së fqinjëve.
Më 29 korrik 1913,konferenca e Ambasadorëve,vendoste që Shqipëria të virej nën kontrollin e Fuqive të Mëdha.Për këtë qëllim ajo caktoi një komision ndërkombëtar me përfaqsues të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe një perfaqsues nga Shqipëria.Njëherazi u caktua që në krye të shtetit shqiptar të vëhej një princ i huaj ndërsa drejtimi i xhandarmërisë do t’u besohej oficerëve hollandez.Përballë këtyre rrjedhave të fuqishme,të diktuara prej Evropës por sidomos edhe prej ngjarjeve në vend,Ahmet Zogu do të ishte kurdoherë i matur dhe i kujdesshëm.Ai dinte të vlersonte realisht forcat politike apo ushtarake,e më së shumti dinte të merrte pozicionin e vet në krejt çka ndodhte në Shqipërinë e atyre viteve.Në fillim të vitit 1914,dihet tanimë influenza e Esat Pashës në rrethet e Shqipërisë së mesme.Ngase ai donte të kishte marëdhënie personale me vendet fqinje,e duke dashur që shqipërinë ta shëndrojë në qiflik të tyre,vuri në krye të kësaj lëvizjeje Haxhi Qamilin i cili paradoksalisht është interpretuar prej historiografisë mjerane të Tiranës komuniste,si “Udhëhqës i shquar popullor”.Mirëpo realiteti është se Haxhi Qamili dhe forcat e tij synuan rrëzimin e Princ Vidit me qëllim për të sjellë në Shqipëri një pasha turk.Kaq e kompromentuar ishte kjo lëvizje saqë më 1 shtator 1914,pas disa luftimesh të ashpra,forcat e Haxhi Qamilit hynë në Vlorë dhe aty ku plaku Ismail Qemali,dy vjet më parë pat ngritur flamurin tonë kombëtar ata vendosën flamurin turk.Në këto momente Princ Vidi kërkoi ndihmën e atdhetarëve shqiptarë prej të gjitha anëve.Por kësaj thirjeje iu përgjigjën vetëm disa krerë të lëvizjes atdhetare të Veriut.Ndër ta,rolin më të madh e pati Ahmet Zogu i cili edhe pse zhvillonte luftime herë-pashere kundra serbëve,në Mat,mblodhi rreth 300 forca dhe u vu në dispozicion të traktativave ushtarake princërore.Mbase duhet thënë se,me gjithë ndikimin e madh prej prindërve e shkollës Ahmet Zogu e pat kuptuar se ylli i perandorisë osmane kish perënduar prej kohësh.Duke u rreshtuar në krah të forcave përparimtare,duke synuar ndërgjegjsimin kombëtar,Ahmet Zogu,dëshmonte se idetë e tij ishin për ta afruar sa ma shpejt Shqipërinë me perëndimin,duke iu largua Lindjes qoftë edhe me çmimin e madh të gjakut. Në vitet 1915-1916,Ahmet Zogu qëndron me forcat e tij në Mat.Kullat e Burgajetit nuk humbën askurrë bujarinë e tyre.Në odat e tyre kishte kurdoherë miq e nëna Mbretëreshë gëzohej kur shihte burrat e Shqipërisë të vinin e bisedonin me birin e vet 20 vjeçar. Ahmet Zogu gjatë kësaj periudhe e cila koincidon edhe trysninë e fortë të perandorisë austro-hungareze,u përpoq të organizojë sa ma mirë formacionet luftarake që komandonte.Me një intuitë të hollë prej ushtaraku,ai u përpoq të krijojë reparte luftarake mjaft të zhdërvjellta,me ide të qarta taktike e mbi të gjitha me vendosmërinë për të falur edhe jetën për atdheun.
Në mars të vitit 1916,Ahmet Zogu ndërmer nismën për thirrjen e një kuvendi kombëtar.Politikat dhunuese të Luftës së Parë Botërore,kërkonin si domosdoshmëri unitetin në radhët e parisë shqiptare,ngase atdheu rrezikohej nën rrudhjen e përditshme të kufijve.Për të realizuar sa ma efektivisht këtë kuvend,Ahmet Zogu ndërmerr edhe një udhëtim në Vienë duke kërkuar përkrahjen e austro-hungarisë.Për autoritetet e larta atje,duke paraparë cënim të interesave të tyre jo vetëm që nuk i afrojnë dorën e bashkëpunimit por edhe e mbajnë të izoluar disa kohë,nën preteksin e disa arsyetimveve banale.Madje këtu,kur shkon për herë të dytë,Mbreti i ardhshëm i Shqipërisë,shpëton mrrekullisht nga një atentat i kurdisur nga Shqipëria prej rretheve reaksionare e feudale.Ndërsa në mbarim të Luftës së Parë Botërore,Ahmet Zogu kthehet sërish në Mat.Ideja për një kuvend kombëtar jo vetëm nuk është joshur por përkundrazi tashmë është diskutuar edhe me patriotë të tjerë shqiptarë.Mbasi ç’mallet me të jamën,Ahmeti lëviz nëpër krejt Matin e deri në kufijtë me Dibrën duke riorganizuar forcat që do të mbështetshin këtë kuvend të unitetit kombëtar.Duhet të them se, në mbarim të vitit 1919,qeveria italiane ushtronte pushtet të plotë në aparatin e qeverisë shqiptare të Durrësit.Pranë prefekturave dhe institucioneve të ndryshme ishin vendosur këshilltarë italian të cilët diktonin çdo zhvillim të mundshëm.Njohësi i thellë i palgëve shqiptare, Mid’hat Frashëri e karakterizonte këtë ndikim me pak radhë kur thoshte : “Italianët që mbanin të pushtuar Vlorën dhe rajonet jugore qysh nga viti 1915,nuk silleshin keq individualisht,por politica e tyre nuk ishte e tillë që t’u ngjallte besim të madh shqiptarëve,sepse ata kërkonin të ishin zotër shtëpie e të hapnin shkolla italiane,ku shqipja të ishte veçse gjuha e dytë”.(Mid’hat Frashëri,”Burimet e konfliktit italo-shqiptar 1912-1920 “botuar në “Mercyre de France” më 1-VII-1920 ).
Kësisoj patriotët shqiptarë e ndjejnë së mbrendshmi organizimin e një kuvendi kombëtar.Si vend për organizimin e tij u caktua Lushnja dhe rrethet atdhetare muarrën masa për sigurimin e saj. Komisioni organizues i kongresit të Lushnjës,ftoi krejt krahinat shqiptare që të dërgonin në këtë kuvend historik përfaqsuesit e tyre me ç’rast prej Matit u zgjodh Ahmet Zogu.Në krye të dyqind burrave matjanë ai u nis për në Lushnjë disa ditë përpara se të mblidhej kuvendi.Pa hyrë në diskutimet mbi ate çka arriti Kongresi i Lushnjës,mund të them se aty fitoi shqiptarizma e pastër. Më vendimet e tij,ky kuvend u jepte fund dominimeve të huaja në Shqipëri (sidomos atij italian) dhe mbante denjësisht pavarsinë e atdheut.Njëherazi ky Kongres zgjodhi qeverinë e re “të kryesueme prej Sulejman Delvinës-Kryetar,Eshref Frashëri-nënkryetar,Mehmet Konica-Ministër i Punëve të Jashtme,Ahmet Zogu-Ministër i Punëve të Mbrendshme,Sotir Peci-Ministër i Arsimit, Hoxhë Kadriu-Ministër i Drejtësisë dhe Ndoc Coba – Ministër i Financave”.(Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Kongresi i Lushnjës,Dosja 7 fleta 23 ).
Krejt i ri në moshë,25 vjeçar,Ahmet Zogu merrte përsipër një barrë mjaft të rëndë.Vlen të mos harrohet se Shqipëria e vitit 1920 përveç kaosit ekonomik e politik ishte e mbushur edhe me krime e kriminel gjithfarësh.Të paguar prej serbëve,grekërve,italianëve,malazezëve apo bullgarëve dora vrastare shqiptare qëllonte mbi vëllaun e gjakut,a thua se tragjeditë nuk kishin të mbaruar për këtë vend.Kanuni shqiptar në krahun tjetër,vazhdonte të ishte i pranishëm në kullat shqiptare,me kuptimin e mirëfilltë të fjalës,për një qetësi as që mund të diskutohej. Por Ahmet Zogu nuk iu tremb barës së vet.Pak fjalë,shum pak,ai foli para kongresistëve duke deklaruar para tyre trimërinë dhe ndershmërinë e vet,dhe ende pa u shuar jehona e këtij betimi,biri i Matit u gjend në ballë të stuhive të para.Dihet se forcat italiane në bashkëpunim me reaksionin e mbrendshëm,nuk do të linin gur pa lëvizur që të sabotonin vendimet historike të Lushnjës.Në bisedë me Sulejman Delvinën,Ahmet Zogu merr përsipër barrën e rëndë të hape udhën e qeverisë së re për në Tiranën e sa po emëruar kryeqyteti.Ai merr vetëm 30 matjanë të armatosur mirë dhe në krye të tyre të hypur në kuaj marrin rrugën për në Tiranë.Unë do të dëshiroja ti referohem dokumentit historik “10 vjet Mbretëri” lidhur me këtë udhëtim trimëror.”Me tu afruem në Kavajë,prijësi ynë u gjend përpara një fuqie të huaj që i ndali rrugën.Komandanti i kësaj fuqie i parashtroi Ministrit të Punëve të mBrendshme të Shqipërisë,urdhërin që të dorëzohej,përndryshe ay do të kishte qenë i detyruem të përdorte forcën. Përgjigjja e Mbretit qe e preme :Jam i urdhëruem prej Kongresit të Lushnjës,i cili më ka zgjedhur ministër i Punëve të Mbrendshme të Shqipnisë,që të arrijë me doemos në Tiranë.Un jam nji ushtar dhe prandaj gjallë ose vdek duhet që ta kryej detyrën që më është besuem.Ju,më doni,qëlloni ma parë në gjoksin tim”.Një heshtje e thellë qëndroi në mes të atij bashkëfjalimi të ftohtë porsi mortaja që rrinte pezull mbi të dy bashkëfjaluesit.Komandanti i huej e kuptoi se armët e goditura për t’i ranë Ministrit,ishin një krim që do të përlyente shtetin që ai përfaqsonte.Dhe liroi rrugën”.
( “10 vjet Mbretëri, faqe 28 , Arkivi Qendror i Shtetit . ).
Edhe në urën e Shijakut,do të përsëritej e njejta skenë.Por tashmë armët armike të mbushura dhe pritej vetëm urdhëri që ato të zbrazeshin në gjokset matjane.Ahmet Zogu,pasi zbriti nga kali,u dha porosi bshkëluftëtarëve të bëheshin gati për të luftuar dhe i vetëm kaloi urën për tek ushtaraku i lartë italian.Ky pothuajse i mahnitur prej gjestit trimëror,shtangu në vend dhe në momentin që duhej të replikonte i zgjati dorën duke i thënë ; “e meriton të kalosh pa luftë !”.Shumë vite më pas,lidhur me ate çka përfaqsoi Kongresi Lushnjës ,Ahmet Zogu do të thoshte ; “Kjo qe një iniciativë madhështore e marrun vetëm dhe krejtësisht prej popullit shqiptar,pa kurnjë ndihmë të huaj.Ky Kongres,do të mbese si ngjarja më e madhërueshme në historinë e re shqiptare.Shqipnija,kështu asht dhe do të jetë indipendente,siç e vërteton edhe pjesmarja e saj në Lidhjen e Kombeve”.( Fjala e mbajtur në 14 gusht 1935, Fondi 147 , dosja 8 fleta 3 ).
Ndërkaq mbi supet e Mbretit të ardhshëm shqiptar,ra detyra e madhe e sigurimit të qetsisë,rendit përballimit sidomos të situatave tepër dramatike në Veri me ç’rast formacionet serbo-malazeze mësynin vazhdimisht kufijtë shqiptarë të dalë prej vendimit londinez të vitit 1913.Por nuk duhet të harojmë për asnjë çast se edhe lakmitë italiane për të marrë plotësisht në duar detin Adriatik,nuk ishin të pakta.Madje ato gjallonin çdo ditë në Romë dhe mbështeteshin edhe prej plotë shqiptarëve. Mendoj se në periudhën 1920-1922,në detyrën e ministrit të mbrendshëm,roli i Ahmet Zogut duhet parë në aspektin e lidhjeve të vazhdueshme të tij me problemin kombëtar shqiptar.Reformat që ai ndërmori në krejt strukturat e ministrisë së mbrendshme të asaj kohe,ai i pa kurdoherë në rrafsh të vullneteve dhe ardhmërisë së kombit tonë.Askurrë,Ahmet Zogu nuk u muar me bindjet e vartësve të vet,madje përkundrazi i donte këta të ishin kundërshatrë në mendime me te por kurdoherë,kuadro me dinjitet,me vetëdije të thellë kombëtare,me horizont dhe assesi të koruptuar.Aq me rigorizitet dhe sinqerisht punoi Ahmet Zogu në këtë drejtim,saqë rezulltatet nuk munguan të vijnë.E ardhur prej kaoseve politike,ekonomike,psikologjike e fetare,Shqipëria e pas kongresit të Lushnjës,njohu për herë të parë sigurinë e kufijve të saj dhe të njerëzve.Me intuitën e vet të jashtëzakonshme,biri i Matit,anipse nuk pati forca të mëdha në dispozicion,dijti të shfrytëzojë ndershmërinë dhe përkushtrimin e këtyre forcave duke u gjendur vetë në ballë të çdo situate të vështirë.Ndonëse në vështirësi të madhe finaciare,por duke patur edhe përkrahjen tjetër të kabinetit të vitit 1920,strukturat e ministrisë së mbrendshme,rojet e kufirit detare e toksorë,ndërlidhjet dhe veçmas xhandarmërinë shqiptare,shfaqen fillesat e para të koncepteve moderne për shetin. Lidhur me përpjekjet dhe disponimin e Ahmet Zogut,në këto dy vjet të qëndrimit të tij në postin e ministrit të mbrendshëm,në mënyrë tepër konçize dhe të qartë është shkruar në Enciklopedinë angleze ;
“U bë ministër i brendshëm (janar-nëntor 1920)dhe organizoi qëndresën kundra dyndjeve jugosllave.Ishte kryekomandant i fuqive kombëtare,në kabinetin “Bashkimi i Shenjtë”(tetor-dhjetor 1921)dhe prap u shqua kundër jugosllavëve si ministër i brendshëm në kabinetin e Xhafer Ypit (dhjetor 1921-dhjetor1922).Aty mposhti një lëvizje kryengritëse serjoze në mars 1922 dhe çarmatosi fusharakët”.(“Enciklopedia Britanika”-vollumi 23,faqe 983 , viti 1969 ).
Ngase ka ardhur koha,që gjërat,mund dhe duhet të shprehen padyshim siç kanë ndodhur,unë mendoj se historiografia e sotme shqiptare duhet t’u japë vendin që merritojnë,ngjarjeve të marsit të vitit 1922.Përmblethtas,them se këto ngjarje që deshën të stabilizojnë shtetin e dalë prej Kongresit të Lushnjës,nuk mund të kenë pasur shtytje tjetër përveç atyre serbo-malazezëve.Anipse formacione bashibozukësh durrësake e shijakas u dyndën drejt Tiranës,une nuk mund të mendoj se ata dinin programin e qeverisë shqiptare dhe ngase nuk u pëlqente,donin të shembnin shetin me disa mauzere të italisë,por çështja është se në mjaft raste,revoltat e shqiptarëve ndaj shtetit të tyre kanë qenë të pergaditura në guzhinat e Beogradit,Cetinjës,Athinës e Romës. Por edhe në këto momente të vështira për shetin shqiptar,Ahmet Zogu tregoi qetësinë dhe maturinë e tij.Duke qenë në krye të forcave kombëtare shqiptare,ai udhëhoqi aksionet kundër forcave bashibozuke të disa betejave të Durrësit e Shijakut.Duke çarë vetë i pari,me armë në dorë,Ahmet Zogu,mundi jo vetëm të shpartallojë këto formacione regresive,por edhe të vendoste dorën e hekurt të shetit në krejt Shqipërinë e Mesme.Është kjo arsyeja,që disa ditë më pas kthimit të tij në Tiranë,prej autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar,Ahmet Zogu u dekorua me medaljen “Shpëtimtar i Kombit”. Madje mendoj se pos të tjerave,ka qernë kjo arsyeja që në dhjetorin e vitit 1922,Ahmet Zogu caktohet kryeministër i Shqipërisë.Tashmë jo vetëm për bashkëpuntorët e tij por për krejt popullin tonë,ishte më se e qartë mendimi që ky prijës 27 vjeçar,i ardhur prej kullave të Burgajetit,jo vetëm po mëshironte tiparet e vyera të të parëvet të vet,por edhe shtrinte më larg rrezet e diellit të shqiptarizmës.Në genet e trimit të Matit,ishin ngjizur jo vetëm trimëria e ndershmëria e Zogollëve por edeh fisnikëria e përkushtrimi i tyre në rrafsh të ndjenjave kombëtare. Edhe në detyrën e kryeministrit shqiptar në vitet 1922-1924,Ahmet Zogu kontriboi sa mundi në rrafsh të politikave kombëtare shqiptare.Ngase vendi në këtë periudhë,kalonte dallgë të revoltave krahinore,dhe rebelimeve separatiste,kryeministrit shqiptar iu desh të strukturonte strategji të reja,çka mund ta mbanin në këmbë shtetin shqiptar,aq shumë të sulmuar,qoftë prej shpirtit anarkik tonin,aq edhe revolta të inicuara nga të huajt.Të kësaj periudhe dy vjeçare,janë arkivat tanë qindra mijëra urdhëra e udhëzime të Ahmet Zogut të cilat dëshmojnë jo vetëm zgjuarsinë dhe tejpamësinë e tij në ngritjen e shtetit shqiptar,por edeh vendosmërinë për t’iu përshtatur modeleve perëndimore të funksionimit të shteteve. Sidoqoftë,veprimtaria e tij në këto dy vjet,nuk mund të ngjeshet në aspektin dokumentar.Ngase dimensioni atdhetar i Ahmet Zogut do të ishte i plotë,ai shpesh do t’i linte zyrat e shkresat për t’u gjendur mes ushtarëve dhe kuadrove të ushtrisë sonë kombëtare, e cila vigjëllonte në kufijtë e Shqipërisë.Këto lëvizje të kryeministrit shqiptar nga Vermoshi në Konispol,nuk mund të kishin vetëm anën spektakolare të çështjes.Përkundrazi,intuita luftarake e Ahmet Zogut,ndikonte ndjeshëm në krejt strukturimin dhe qëndrimin e forcave kombëtare në rrafsh të ruajtjes së tërësisë sonë toksore.Orientimet e Qeverisë Shqiptare të drejtuar prej Kryeministrit Ahmet Zogut, do të ishin kurdohere të qartë dhe do të përpiqeshin të ndiqnin rrjedhat e kohës,duke synuar natyrisht në civilizimin e shoqërisë shqiptare dhe afrimin e mentalitetit të saj me mentalitetet e shoqërive perëndimore.Vetë kryeministri Ahmet Zogu,në ditët e para të marrjes së kësaj detyre,është shprehur tekstualisht ; “Besoj se qeveria e soçme ka me realizue të gjitha sentimentet politike e sidomos mendimin që kemi me themelue një shtet oksidental e plot qytetërim… Qeveria në kurrnjë mënyrë, nuk do të pengujë lirinë e popullit e të shtypit e do të jetë gati të presë me qejf,çdo bisedim që do të bahet për të mirën e shtetit shqiptar.Shteti ynë asht i vogël dhe politika e tij do të jetë e qartë e pa imagjinacione,të cilat mund të na bëjnë nji dam të madh… Me shtetet fqinje do të jemi miq e do t’i respektojmë tue u kërkue që të na respektojnë indipendencën dhe integrimin e plotë të shetit tonë, edhe bashkë me këto edhe respektimin e indipendencës së plotë ekonomike”.(Arkivi i kryeministrisë së Shqipërisë,fondi 47 , fjala e kryeministrit para kabinetit 21 dhjetor 1922).
Personalisht mendoi se Ahmet Zogu,hynë në rradhët e pakta të atyre politikanëve shqiptarë,unikë,përmes fjalës së tyre dhe veprës.Porositë e përmendura më lartë,u shëndruan me forcë të madhe lëvizëse duke synuar modernitetin e shtetit shqiptar i cili lëkundej midis tallazeve të fatit si nji varkë druri në dallgët e detit.Përgjithësisht,si udhëheqës,Ahmet Zogu askurrë nuk luajti në politikat e kulisave,ngase njihte rreziqet e tyre.Ai deklaronte gjithashtu fqinjësinë e mirë të dëshiruar pa hequr askurrë vështrimin e vet tejpamës nga çdo piramidë e kufirit të atdheut të vet.Ajo çka ngjau në Shqipëri në vitin 1924,kur Fan Noli herë tjetër me gjkaftohtësi e dokumentet arkivore,ngase pasionet shpesh herë e shtynë njeriun në verbëri dramatike,por gjithsesi unë mendoj se në pjesën më të madhe të shqiptarëve,është i qartë mendimi se lëvizja noliste ishte deri në fund një imitim i revullucionit bollshevik të tetorit më 1917.Noli (i cili u pagëzua prift në Amerikë prej peshkopëve rus)shprehte idetë e një panballkanizmi duke mos njohur mirë prapavijën politike të ortodoksizmit ruso-serbo-grek, të cilat dhe synonin futjen e luftës krahinore në mes shqiptarëve dhe definitivisht shkatërimin e shqipërisë përfundimisht.Këtu mendoj se përsëri Ahmet Zogu dëshmoi përsëri me ato njohuritë e veta prej një politikani të klasës së lartë,i cili duke analizuar turbullirat e krijuara nga politika noliste,Ahmet Zogu u largua prej Shqipërie duke mos përkrahur luftën krahinore që mund të zhvillohej.Ai ishte dhe mbeti kurdoherë,armik i betuar i atyre që kërkonin gjakmarrje dhe këtë e provoi me kundërshtar të njohur të tij si : Hysni Lepenicën,Koste Cerkezi, Ali Kelmendin,Fan Nolin,Shefqet Shkupin e dhjetra nacionalistë e komunistë të tjerë shqiptarë.Largimi i tij disa muaj prej Shqipërisë bëri kriza të thella në vend me rritme të mëdhaja,ndërsa Noli duke pritur ndihmat dhe përkrahjet e vllezërisë sllavo-greko-ortodokse (të cilët prisnin kulmin e krizës shqiptare pastaj ta gllabëronin shqipërinë),zhgënjente Perëndimin e Evropës për vendin e Shqipëve.
Kështu që ndërsa Zogu vinte në Tiranë më 24 dhjetor 1924,populli parandjente sërisht se shpresat e tij për shtet nuk mund të shuheshin si fluska sapuni.E vërteta është se Ahmet Zogu,sërish ja zunë rrugën,ashtu si me 1920 kur kthehej nga Lushnja,por ai nuk mund të frigohej,ai se njihte frigën. Është kjo arsyeja që krejtë populli e miratoi kthimin e tij në funddhjetorin e vitit 1924 pati që edhe brohoritnin këte kthim.Shpëtimtari i kombit,në këtë ndjenjë ngazëlluese,sigurisht ka paraparë të tjera sakrifica të mëdha që duhej të bënte.Gazeta “del Mezzogiorno” e disa ditëve më pas,do të shkruante me germa të mëdha se ; “Rilindja e Shqipërisë fillon vetëm më 1924,kur mbreti Zog,duke hyrë në krye të ushtrisë së tij ngadhnjyese, e liroi vendin nga luftërat e partive dhe të njerëzve të qeverisë pa vleftë dhe largëpamsi”.Kështu që me 3 shkurt 1925,Asambleja kombëtare e dalë nga vullneti i popullit tonë,proklamoi Republikën e parë Shqiptare me Ahmet Zogun,President si dhe Komandant të Përgjishëm të Ushtrisë Kombëtare.
Në të vërtetë,aso kohe,Ahmet Zogu,ishte vënë në krye të Republikës Shqip¨tare e cila do të mund të ravijëzohej qartë,sidomos në sfond të realitetit politik shqiptar.Po t’u hedhësh një sy shkarazi disa dokumentave,deklaratave apo intervistave të Presidentit Shqiptar të asaj kohe,nuk mund të mos vesh re një qëndrim të matur që ai potenconte me Evropën e qytetëruar.Edhe pse fitoi me kundërshtarët e vet,edhe pse mundi të vendos një rend stabil e kontroll të plotë të shtetit,tek ai nuk ngritën krye sindromat e oxhakut të madh sipas riteve feudale.Jo rrallë,armiqtë e tij i konsideronte realisht bashkëpuntorë. Në vitet 1925-1928,Ahmet Zogu u përpoq të sillte një begati relative të bashkëkombasve të vet.Ngase gjykoi se Greqia dhe Jugosllavia,mbesin armiqe të shqiptarëve dhe shqipërisë ndaj dhe nuk mund të shërbenin si shtete ku mund të mbështetej (ndaj dhe përforcoi rruajtjen e kufijve mirë),ai ndërmori një sërë traktativash për lidhje ekonomike me Italinë.Natyrisht nuk mund të thuhet sot se Italia,nuk ka pasur qëllime territoriale ndaj vendit tonë,por sidoqoftë Ahmet Zogu nuk mund të harronte Vlorën e vitit 1920 ku edhe vet në krye të disa trimave matjanë pat luftuar për të hedhur në det italianët.
Ndërsa Ahmet Zogu nënshkruante në vitin 1926 paktin e Tiranës me baronin Aloisi,ai u tundua pakëz ndaj kur ju shfaq mikut italian për një monarki të ardhshme.Them u tundua ngase baroni Alois jo vetëm u tregua i gatshëm por e siguroi se do të mund të kurorizohej me ndonjë princeshë italiane.Por nuk kish munguar edhe ideja se nëse do realizohej kjo,Presidenti Shqiptar duhej të njihte vendimin e konferencës së Ambasadorëve në vitin 1921,ose thënë mësakt protektorat italian.Përballë këtij propozimi,biri i Matit u torhoq pa hezitim ngase askurrë ai s’mund ta parafytyronte popullin dhe atdheun e vet nën protektorat të huaj.Sidoqoftë,gjatë këtyre viteve,u ndjen disa ndryshime në Shqipërinë e varfër.Patën filluar të çelen disa rrugë,të ndërtohen ndërtesa e pallate të reja si dhe ura (të cilët edhe sot e kësaj dite janë që nga koha e Zogut,të trashëguara),filloi të forcohet e organizohet ushtria dhe xhandarmëria shqiptare.Paralelisht,me mendjen e Ahmet Zogut evolucioni i mendimeve për shpalljen e monarkisë ecte pandërprerë.Në ate kohë,tek e mbramja shqiptarët nuk e konsideronin monarkinë si diçka të re,në trajta çudie.Kur gjitha shtetet e Evropës dhe ballkanit ishin monarki,por për ne shqiptarët pat vlejtur sidomos shembulli i Skenderbeut i cili bashkoi krejt principatat shqiptare duke lënë gjurmë të pashlyera jo vetëm në historinë tonë por në ate të krejt Evropës.Në këtë rrafsh mendoj se edhe në vitin 1913 kur Fuqitë e Mëdha caktuan në Shqipëri Princ Vidin,ato sidoqoftë kanë paraparë si formë regjimi më të përshtatshëm pikërisht monarkinë.Vlen të thuhet gjithashtu se Ahmet Zogu,dalngadalë,krejt natyralisht,me piksynime të guximshme pat menduar që herët për monarkinë dhe kurorën mbretërore.Nuk besoj që të jetë rastësi,konstatimi i studjuesve të huaj,që kumtojnë se në Stamboll në shkollën ushtarake,trimi i Matit ishte tepër i dhënë pas figurës së Napoleonit.Madje këtë tezë e përforcon edhe shtypi i huaj gjatë kohës së monarkisë ku konstatohet se ; Zogu ka pohuar se gjatë kohës që qendroi në Vienë,ai kaloi një pjesë të madhe të kohës jo vetëm duke studjuar kulturën dhe organizimin politik perëndimor,por pati edhe rast të vendoste lidhje personale si me perandorinë e Franc Josef,ashtu edhe me perandorin Karl”.(Gazeta”Nationale Zeitung”14-shtator-1928).
Një far stabiliteti ekonomik,rend,deri diku i vendosur dhe hapa përpara në pikëpamje të arësimit të popullit tonë,kjo ishte me dy penelata të shpejta,situata në gushtin e vitit 1928 atëherë kur u organizuan zgjedhjet e reja për në Asamblenë Kushtetuese.Këto zgjedhje u shoqëruan natyrisht edhe me polemika të shumta në shtypin e kohës.Siç ndodh rëndom në kthesa të tilla politike pati,pro dhe kundër këtij hapi që po hidhte Presidenti Ahmet Zogu.Natyrisht une nuk marr përsipër të bëj analizën e qëndrimit të shtypit të asaj periudhe por më ka tërhequr së tepërmi një qëndrim i një gazete italiane ku në te thuhet tekstualisht ; “Nëpërmjet këtij ndryshimi kushtetues Shqipëria ripohon pavarsinë saj,ngre më lart nevojën e një paqëtimi të mbrendshëm,konsolidon pushtetin qendror dhe ndron vendosmërinë dhe besimin e një burri që ka mundur t’i sigurojë popullit të vet të mirat e paqës dhe të rendit publik të mbrendshëm.Merita ma e madhe e Ahmet Zogut,është se ai shpëtoi vendin prej makinacioneve të panserbizmit,duke penguar kështu kthimin e Shqipërisë në një provincë jugosllave…” (Gazeta “ Popolo d’ Italia “ 25 gusht 1928 ).
Po me 1 shtator 1928,në orën 17,Mbreti 33 vjeç i Shqipërisë,do të deklaronte përpara asamblistëve : “ Zotërinj ! Sot po ju drejtohem ju si shok,bashkëpuntorë të idealit të përbashkët… Mbas sodit,detyrën e kemi më të rëndë se duhet t’i diftojmë botës se edhe shqiptari,si çdo popull i qytetëruar,mund ta mari kulturën, e cila asht pasuria e të gjithëve dhe ideali i botës mbarë.Vetëm në këtë mënyrë,tue i sigurue vendit tonë një t’ardhme të mirë,mund ta paguejmë një detyrë historike…Si ta mbaroni detyrën e shenjtë,të ktheheni në vendet e jueja,i thoni popullit sovran se Prijisi i tij, e sheh vetveten si çdo shqiptar,edhe me sa shpejtësi e kënaqsi e kemi vue në fronin e Gjergj Kastriotit,aq me shpejtësi e kënaqësi kemi me e gjetë gjithmonë gati për me i sakrifikue të gjitha,në asht nevoja edhe jetën,mabs dëshirës të tij dhe për të mirën e vendit.Zotërinj,dalshim faqebardhë përpara historisë !”(Arkivi i kryeministrisë,Fondi Asambleja Kushtetuese,dosja 3, data 1 shtator 1928 ).
Tashmë për Mbretin Zog duheshin shpejtuar sa ma shpejt reformat ekonomike pasi varfëria e skamja e klasifikonin Shqipërinë ndër vendet më të vrafëra të Evropës.Edhe këtu ra në sy energjia e madhe e tij,pasioni me të cilin punonte,largëpamësia me të cilin gjykonte situatat.Muarën një hov të ri ndërimet kryesisht me kapital italian.Erdhën edhe investitorët e parë amerikan dhe anglez,të cilët synuan investime në industrinë minerale. Edhe arësimi po vihej në udhë të mbarë.Në vitin 1930 qeveria shqiptare pat hyrë në marrëveshje me organizatën fillantropike amerikane “Near East Foundation” e cila u kurorizua me ndërtimin e një shkolle model në Golem të Kavajës për teknikën bujqësore ngase janë ditur nevojat e mëdhaja të Shqipërisë të asaj kohe.Shkolla e liceut Frances në Korçë,ndërkohë që ka qenë bërë ndër ma të njohurat në Ballkan.Ajo çka tërheq vëmendjen sot,është padyshim edhe kanstitucionalizimi i religjioneve fetare.Ky konstituim do t’u vinte fre përpjekjeve të fqinjëve armiq tanë,të cilët sigurisht në mungesë të mësymjes drejt kufijve,donin të ngjallnin luftë artificialisht,midis religjioneve tona fetare. Interesant asht të dihet prej shqiptarëve (viktimat mjeranë të historiografisë komuniste) se Mbreti Zog askurrë nuk bashkëpunoi me dikë për të shitur Shqipërinë,kështu anipse italianët dhanë shumë ndihma në këto momente ata nuk mundën të kompromentonin asesi oborin mbretëror dhe ardhmërinë e kombit tonë.Ka qenë personalisht Mbreti Zog që hodhi në koshin e letrave propozimin italian për bashkimin doganor të dyja vendeve.Ai mund të parashihte skllavërinë e ligjeruar në këtë rast dhe u dha përgjigje edhe tendencave italiane në strukturat e ushtrisë e xhandarmërisë shqiptare.Kanë qenë pikërisht këto qëndrimet e prera të Mbretit Zog që bënë të acarohej thellë qeveria italiane e ardhur në Durrës në verën e vitit 1934,tek e mbramja nuk fliste se “Zogu ishte shitur tek Italia”,siç ka qenë shkruar 50 vjet me radhë në Historinë Shqiptare.Por ekulibrave të brishta shqiptare,po i kërcënoheshin në horrizont luftra edhe më të mëdha.Nënshkrimi i marrëveshjes italo-gjermane, e ashtuquajtura me emrin Boshti Romë-Berlin,natyrisht do të kishte rrjedhat e saj tronditëse.Musolini nënshkruan gjithashtu edhe me anglezët të cilët paradoksalisht i njohën Italisë të drejtën e Sovranitetit ndaj Etiopisë. Në këto rrethana sigurisht se Mbreti Zog nuk mun të flente në dafina.Ai pat potencuar nevojën e një vigjilence duke parandjerë stuhitë që i afroheshin Adriatikut.Është interesant të dish në këto momente,përkufizimet e Hugh Grant,ish ministër i SHBA-ve në Shqipëri,në ato vite,lidhur me Mbretin Zog ; “Në një nga audiencat që pata me të,në 1937,më paralajmëroi se një luftë e dytë botërore do t’ë plaste mbrenda dy vjetëve.Profecia e tij u vërtetua.Nëse Shqipëria njihesh dhe konsiderohesh prej Departamentit tonë të shtetit në Vashington si një vend vazhgimi politik në Evropë,kjo mund t’i atribohet gjërësisht faktit se Mbreti Zog ishte një studiues i hollë i punëve ndërkombëtare dhe ishte i informuar mirë mbi skenën politike evropiane”.(Hugh Grant,Mbreti Zog ashtu siç e kam njohur, faqe 74 ).
Pranvera e vitit 1939,do të sillte të vetmin gëzim në jetën e Mbretit Zog,i harruar në ate rrjedhë të tarzuar të historisë së popullit të vet.Në këtë pranverë,biri i Matit martohet me konteshën Geraldina Apponyj e cila rridhte prej familjes së shquar Apponyj të Hungarisë.Edhe në këto çaste të pakta,Mbreti Zog do t’i ndante emocionet dhe gëzimet e tij me miqtë,motrat e të afërmit.Një vit më vonë,nga kjo martesë e lumtur do të lindete një djalë. Mbreti Zog,ndiqte tanimë krejt situatën politike në Ballkan dhe Evropë.Ai me po ate energji që organizonte e drejtonte shtetin,ishte kurdoherë në zemrën e hapur të shqiptarizmës.Me dekret të veçantë të tij janë vendosur shqiptarët e Camërisë në Vlorë,Lushnjë e Fier ashtu sikundër po me urdhër të tij,qindra familje shqiptare në trojet e rrobëruara nën serbosllavët,të detyruar nga dhuna dhe terori serbo-sllav,të cilët emigruan në shtetin amë u vendosën në Durrës e Kavajë.Me fonde të shetit shqiptar,duke iu ble tokë dhe iu dhuruar përgjithmonë,kësisoj duke ngrohur zemrat e mardhura të tyre.Po kaq kujdes tregoi Zogu edhe ndaj ushtrisë kombëtare duke inspektuar vetë herëpasherë e duke dhënë ndihma konkrete. Ndërsa duke parë “kokëfortësinë” e mbretit shqiptar,italianët u përpoqën në disa mënyra për rrëzimin e qeverisë dhe vetë Ahmet Zogut.Punët arritën aty derisa komplotet ja binin radhën njëri tjetrit.Në një prej komploteve të fundit,Ahmet Zogu u detyrua të largonte prej Shqipërisë,Giovani Giro,i cili kishte organizuar dhjetra të rinj shqiptarë për veprën kriminale.Marëdhëniet me Italinë po keqsoheshin edhe ngase këta të fundit patën nisur traktativat e fshehta me jugosllavët.Në fillim të vitit 1939,Konti Ciano (dhëndër i Musolinit) shkoi në Beograd dhe sipas të dhënave të historiografisë,ai foli gjërësisht me Stojadinoviqin rreth çështjes të aneksimit të Shqipërisë.Natyrisht veprimet ushtarake eventuale prej Italisë,shiheshin me sy të mirë nga Beogradi ngase në Shqipëri kishte jetuar përgjithmonë një rrymë nacionaliste që kërkonte bashkimin e Kosovës me trungun e vet.Menjëherë pas kthimit nga jugosllavia dhe pas konsulltimeve me Duçen,Ciano i paraqiti Mbretit Zog një dokument gjoja për forcimin e mëtejshëm të marëdhënieve midis dy vendeve. Me pak fjalë, përmbajtja e këtij dokumenti,shpreh qartë zinxhirin skllavërues që italianët donin të vinin në qafën e shqiptarëve.Tetë propozimet e Gianos përfshinin : 1- Përfundimin e një aleance mbrojtëse vetëm me Italinë.2- Premtimin e ndihmës ushtarake italiane në rast kërcnimi të jashtëm ndaj territorit shqiptar. 3- Lejimin e qeverisë italiane për të ndërhyrë në rivendosjen e rendit publik.4- Koncesion shtetit italian për të përdorur në mënyrë të lirë portet,aerodromet dhe linjat e komunikacionit shqiptar.
5-Ngritja e një legate italiane në Titanë,në rangun e ambasadës.6- Pranimin e ndihmës dhe të këshillave financiare dhe teknike italiane në çdo ministri shqiptare.7- Heqjen e barierave doganore midis dy vendeve.8- Shtrirjen e qeverisë italiane në Shqipëri. ( Lavine ; Count Ciano ; Foreign Affaris and Policy Determinacion in Fascist Italy, faqe 33 ).
Mbret Zog asesi nuk mund të pranonte t’i nënshtrohej kaq paturpërisht Italisë.Dokumenti i Cianos përbënte në fakt më shumë se një ultimatum.Në këtë klimë tepër të acaruar,në mëngjezin e 6 prillit të vitit 1939,Ahmet Zogu merr një telegram personal prej Musolinit i cili lidhur me ultimatumin e dërguar konfirmon se ky merr fund në mesditën e 6 prillit duke paraparë ndofta një kthesë të Mbretit Shqiptar.Po ate mbrëmje,Mbreti Zog mbledh urgjentisht kabinetin e tij dhe duke shqaruar situatën kërkon mendimin e bashkëpuntorëve të tij.Votimi ishte i njëzëshëm.Ata denoncuan kërkesat e qeverisë fashiste italiane dhe kundërshtuan me forcë zbarkimin e trupave ushtarake italiane. Shqiptarët kështu i nënshtroheshin fatit për të mos iu nënshtruar okupimit.Historia veç përsëritej.Skenat pothuaj ishin të njëjta.Tragjeditë luheshin me jetën e njerëzve të trollit të lashtë arbëror. Më 7 prill 1939,mbi 40 mijë trupa italiane fashiste u dukën në brigjet e Shëngjinit,Durrësit,Vlorës e Sarandës.Veçmas në Durrës,rezistenca qe e madhe.Komandanti i xhandarmërisë së qytetit,Abaz Kupi dhe një grusht trimash të ushtrisë kombëtare,mundën të zbrapsin valën e parë të sulmit.Por qielli shpejt u nxi prej aeroplanëve dhe bombardimet po e shëndronin Durrësin në gërmadhë.Edhe në portet e tjerë,italianët u pritën me armë por këto ishin të pakta dhe mungoi organizimi i duhur ushtarak.Prej trupave italiane pushtuese u vran mbi 200 vetë por ranë edhe disa pjestarë të xhandarmërisë shqiptare. Ende sot ka ngelur në Shqipëri debati i hapur rreth largimit nga Shqipëria i Mbretit Zog.Ai që dikur pat çarë rrugën midis turqve për në Vlorë,Ai që pat luftuar po në Vlorë më 1920,Ai që s’iu tremb syri atentateve të armiqve personal,u largua.Mendimi im është se duke qenë mjaft i zgjuar,duke parë më larg se 7 prilli,Mbreti Zog u largua nga lufta për ta pushuar ate,për ta ndaluar gjakun të rrjedhë,përballë një fuqie aq të madhe dhe të përgaditur,dihet forca ushtarake e fashizmit të asaj kohe,por dihet dhe forca ushtarake shqiptare e cila ishte në ngritjen e sipërt.Ai sihte dhe mbeti bir i kësaj toke dhe donte ta shihte ate kurdoherë të lirë e të bashkuar.
Në vitin 1942,në organizimin që atdhetarët shqiptarë donin të organizoheshin për të luftuar okupatorin italian,u ndje e domosdoshme jo vetëm zgjuarsia por edhe intuita dhe trimëria e Mbretit Zog.Taman në këto momente,një prej mendimtarëve të mëdhenj,Faik Konica do të shkruante ; “Mbreti Zog është më i çquari personalitet shqiptar i gjallë,ndaj përjashtimi i tij,do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që propozohet të bëhet”.(F.Konica,Gazeta”Dielli” Boston 28 nëntor 1942 ).
Jeta e Ahmet Zogut në mërgim,anipse e ndodhur midis të papriturave e vështirsive të mëdha,jetohej në çdo moment me trazirat që kalonte Shqipëria.Ky shqetsim,pos të tjerave shihet në një letërkëmbim të madh të Mbretit Shqiptar me personalitete diplomatike perëndimore ku ndriçohej sadopak terri i hedhur sa prej fashistëve aq edhe prej komunistëve (pas vitit 1944).Paradoksi qëndron se ndërsa Ahmet Zogu jetonte me dëshirën për ta parë Shqipërinë në krah të shteteve perëndimore të Evropës e botës së civilizuar,në zbulimet e fshehta të komunistëve të Tiranës,rrinte plani i gatshëm për t’i marrë jetën birit të Matit.I lodhur,i sëmurë,i merakosur,i zhytur në melankoli,më 9 prill 1961 Ahmet Zogu mbyll sytë në një klinikë të Parisit
Personalisht do të desha që këto shënime t’i mbyllja me një konkluzion të analistit gjakftohtë amerikan Bernd Fisher i cili kumton ;“Një prej rezulltateve më pozitive të stabilitetit politik unik,dhe pa dyshim një prej kontributeve të rëndësishme të Zogut,ishte krijimi i një mjedisi ideal për rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.Përpara ardhjes në fuqi të Mbretit, e vetmja forcë nacionalizmi që egzistonte në vend,ishte një lloj sedre kombëtare.Kur Zogu u largua prej pushtetit në vitin 1939,në Shqipëri ishte vënë në lëvizje procesi i krijimit të një forme trashëgimtare të nacionlaizmit i domosdoshëm për krijimin e shtetit modern” .(Bernd Fisher, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri” , faqe 321 ).
Pak shqiptarë e dinë se Mbreti i tyre Zogu,ka vdekur me 9 prill 1961.Por ai u mbajt dy ditë e dy net i vdekur në gjendje klinike dhe data e vdekjes u bë 11 prill,ngase nuk duhej të kishte përqasje me datëlindjen e Ahmet Zogut.C’ka tremb tek komunistët një datëvdekje,ata mund ta dijnë përnjëmend më së miri.
Bern-Zvicër
agim says
Ky artikull mua me duket nje farse e kote,ngatrron komunizmin me Zogun,ska problem te permendet ketu komunizmi kur ke te bejsh me Zogun,nese don me mbrojt Zogun,nxirre evdidenca cka u ndertu ne kohen e tij,saa kg ari u more ne banke ditet e fundit te tij,ose reklamo dekumenta te bankes se kjo nuk qendro,ose trego me dekument se nuk iku jasht po shkoj nemal me mbrojt atdheun e tj,duhet fakte jo llomatitje
Fan Noli says
Edhe ky autor i shkofte Zogut ne gji!
Astrit Bardhi says
Lexo te mesosh te verteten. Mesa shoh, flet sikur je ne kafene. Lexo mor djale, te mesosh te verteten.
Edhe ai qe shkruan kete artikull, duket qarte se merret
me historizma te mesuara neper kafe,
Me jeten e vepren e Zogut duhet te merren dijetaret e
tipit amerikan dhe jo muhabetcinjte qe prishin mendjen e njerezve te thjehte.