• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse shqiptarët e duan Zogun I ?

May 17, 2018 by dgreca

Original caption: King Zog and Queen Geraldine of Albania in Sweden July 20, 1939 Stockholm, Sweden

COMOEDIA (1928) : “AHMET ZOGU KA BËRË PËR SHQIPËRINË, ATË QË ASNJË KRYETAR SHTETI NUK KA BËRË DERI TANI PËR VENDIN E TIJ.”/1 Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Maj 2018/

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit 1928, në faqen n°3, shkrimin e shkrimtarit, romancierit dhe gazetarit, Pierre Chanlaine, në lidhje me arritjet (sukseset) e Ahmet Zogut gjatë udhëheqjes së tij .

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin ekskluziv të gazetës franceze :

 E kaluara e një mbreti.

Pse shqiptarët e duan Zogun I ?

 “Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, që prej 31 janarit 1925, sapo u shpall Mbret i Shqipërisë. Nëse disa kurora rrëzohen, të tjera shfaqen. Kompensim i merituar.Kur luftova në Shqipëri, ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Një vend i bukur, ku përrenjtë kapërcejnë me gëzim pranë maleve gjigante, një vend gjithashtu simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre ndaj shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik ; Ai e ruan nderin. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Etërit e tij luftuan në Fornovo (Fornoue) në ushtritë e Henry III, Maximilien-it dhe François I.

 Ai është i matur. Është trim. Si mund të mos e duam atë ?

Po, por para Ahmet Zogut, duhet të thuhet se vendi nuk ishte shumë i sigurtë. Ky organizëm i vogël ishte i infektuar me mikrobe – komitadjis – që e hanin atë. Nuk kishte pushtet qendror. Dhe nëse rastësisht fuqitë e mëdha do të kishin vendosur një, askush nuk do t’u bindej atyre.

 Anarkia mbizotëronte dhe lindi pyetja, pavarësisht simpatisë që shqiptarët kishin ngjallur, pavarësisht protestave të tyre të rrepta dhe legjitime, nëse do të ishim të detyruar që t’i ndajmë ata mes grekëve dhe jugosllavëve.

 Ahmet Zogu u shfaq. Dhe vendi u transformua.

 Fillimisht, ai krijon një Kushtetutë.Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli ; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët.

Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit, si në Shtetet e Bashkuara. Ai formon Kabinetin dhe është përgjegjës për Dhomën e Deputetëve. I investuar në detyrat e tij dhe i shqetësuar nga përgjegjësitë e tij, Ahmet Zogu punon. Ai ndërtoi rrugë : atë të Durrësit për në Tiranë ; atë të Elbasanit për në Korçë ; atë të Tiranës për në Shkodër, e cila ndahet nga një urë madhështore mbi lumin Mat.

 Kompania Franceze e “Fives-Lille” ka ndërtuar dy nga këto vepra arti, midis Durrësit dhe Tiranës, për të cilat mund të jetë krenare.Këtyre rrugëve u shtohet ajo e Beratit për në Tiranë, e ndërtuar kohët e fundit, dhe ajo e Santi – Quaranta për Selanik, të cilën e kishim riparuar gjatë luftës dhe që ai e riparoi sërish.

Ahmet Zogu urdhëron që të qarkullojnë rrugëve shërbime të rregullta auto-transporti. Por, pavarësisht gjithçkaje, meqë komunikimet janë të ngadalta, ai krijoi tri linja avionësh : Tiranë, Vlorë, Korçë ; Tiranë – Shkodër, Brindisi, Vlorë.

Menjëherë, vendi u bë i sigurtë. Ahmet Zogu do t’i sigurojë atij mjete që do të mundësojnë shkëmbime. Ai po ndërton portin e Durrësit. Një kompani shqiptare është themeluar për të prodhuar energjinë hidroelektrike të nevojshme për veprimtarinë e qytetit. Një hekurudhë – e para në këtë vend – është ndërtuar mes Tiranës dhe Durrësit ; tani ajo shtrihet deri në portin e Vlorës.

Dhe pastaj, presidenti, metodikisht, por me energji, shfrytëzon – së fundi – pasurinë e tokës : bakrin e rajonit të Pukës, shfrytëzimin e naftës së Elbasanit dhe të Vlorës prej katër kompanive – një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane ; peshkarexhat e gjirit të Vlorës, që një kompani franceze i ka dhënë me qera, perlat e liqenit të Ohrit, kuajt e vegjël të fushës së Mukrës (Mursisë), të cilët njihen për rezistencën e tyre dhe shitja e të cilëve në vendet fqinje është një burim fitimesh i rëndësishëm për Shqipërinë.

Industritë e vjetra – fabrikat e sapunit, rafineritë e naftës (vajit), fabrikat e duhanit dhe të alkoolit – mbrohen ; kultivimi i drithërave dhe hardhive, zhvillohet. Dhe kur një vend i organizuar tërheq vëmendjen e të tjerëve, dhe meqë duhet frymëzuar frika së bashku me admirimin, Ahmet Zogu krijoi një ushtri dhe një xhandarmëri. Oficerë italianë dhe anglezë janë përgjegjës për organizimin e njërës dhe tjetrës. Forcat e armatosura përbëjnë totalisht rreth njëzet mijë burra.

Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë për vendin e tij. U tha se ai kishte bërë vetëm një koloni italiane…Një interpretim i gabuar! A do t’a lejonte patriotizmi shqiptar një gjë të tillë ? Në të vërtetë, shqiptari, si të gjitha vendet në zhvillim, shfrytëzon pasurinë e tij nëpërmjet kompanive të huaja. Por konçesionet jepen në bazë të gjykimit (analizës) dhe vetëm në rast të ofertave të barabarta fitojnë kompanitë italiane.”

 Pierre Chanlaine

Filed Under: Histori Tagged With: Ahmet Zogu, Aurenc Bebja, COMOEDIA (1928), shqiperia

MBRETI AHMET ZOGU, GUR THEMELI NË KONSTITUCIONIN MORAL TË KOMBIT TONË

October 9, 2015 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/“SHQIPTARI KA DIFTUE,SI NË KOHNAT MA TË LASHTA ASHTU EDHE N’ATO T’AFËRTAT, SE NË RASTIN E DUHUN ASHT BASHKUE PËR MBROJTJEN E ATDHEUT,TUE SHPËTUE PREJ  RREZIKUT. KY  BASHKIM ASHT VËRTETUE EDHE MBAS LUFTËS BOTNORE,KUR DUHEJ SE U DESH TË  INJOROHEJ KOMBI I JONË DHE KUFIJTË E SHTETIT TË TIJ,TË VITIT 1913 TUE MARRË NJË VENDIM TË CILIN NA NUK E KJEMI   NJOFTË, S’E NJOFIM DHE S’KEMI PËR TA NJOFTË KURRË”/

   Është krejt si të thuash aksiomë,mendimi i shprehur se historia është kujtesa e zgjuar e një populli ! Ajo nuk fle kurrë.Ajo nuk mund të flejë ngase përndryshe do të ishte vdekje e kombit. Kjo nuk do të thotë aspak se nuk mund të gjenden njerëz që të kërkojnë të vrasin historinë.Përkundrazi këta janë në bollëk dhe këtë e dëshmoi sidomos diktatura shqiptare gjysëmshekullore e cila jo vetëm fallsifikoi e denigroi një periudhë relativisht të gjatë të historisë së këtij shekulli por sidomos u porpoq ta vrasë ate. Ajo çka rëndon në Shqipëri,por edhe në Kosovë,Mal të Zi e Maqedoninë Shqiptare, u quajt “Periudha e Zogut” e cila u vesh prej historiografisë komuniste me gjitha të zezat ashtu siç u konvenonte ekspansionizmit sllavoortodoks greko-serbo-bullgar e atij italian.Sa herë që është ngritur një urë në Shqipëri me kontribute vullnetare,është thënë se mbreti i dikurshëm as qenka kujtuar për te.madje sa herë që është folur për “mirëqenien”socialiste,qenka  thënë se  në kohën  eZogut paska munguar edhe buka e gojës.Derisa është thënë se Mbreti Zog vetë paska urdhëruar dhe çeljen e dy burgjeve ! Ironia e fatit është se ndëkohë që shteti Shqiptar në vitet e 30-ta paska hapur dy burgje (një shtet i konsoliduar asesi s’mund të kuptohet edhe pa burgjet e tij) diktatorët komunist shqiptarë kishin ndërtuar me dhjetra të tilla Madje për nga kufitimi i të drejtave elementare dhe dhuna e ushtruar aty,këta burgje paskan qenë për krahasim vetëm me gulaget e Stalinit. Ani ! Populli dëgjonte po rrallë besonte.Ishin përralla tepër naive që gjithë populli tu besonte (me përjashtim të atyre të infektuarve me virusin komunist)e ti gëlltiste.Por gjithsesi, populli s’mund të fliste.Fjala (ajo që sipas Kuranit e Biblës është e para) ka pasur  një çmim tepër të lartë në dikataturë.Nëse do t’i thurje lavde pushtetit,do t’thoshje gjërat hapur,ajo të “ndihmonte” për të zbritur në ferrin e burgjeve komuniste.Kështu ka qenë si m’atanë ashtu dhe në këtë anë kufirit artificial me gjëmba përmbrenda shqiptar,gjuha e përbashkët enver-tito,mehmet-rankoviç,ishte e mprehtë e vrastare,përgjersa shkulte votra dhe fshinte familjet shqiptare besnike nacionaliste. Sidoqoftë,nëse ende tash,në bisedat e përditshme thuhet togfjalëshi “kështu si ka qenë në kohën e Zogut” kjo don të thotë pos të tjerave se në fytyrën e asaj kohe janë gdhendur jeta,vepra, përkushtrimi madje deri edhe vdekja e Mbretit Zog.Një kohezion i çuditshëm ka mundur të mbaje të bashkuar trimin dhe patriotin e Matit me ato vite plot fortuna që kalonte atdheu ynë në vitet 20-40 të këtij shekulli.

 Ka qenë mbrëmja e 8 tetorit 1895,ajo kur shtëpia e Xhemal Pashë Zogut u mbush me miq.Kullat e mëdha atje në fshatin Burgajet të Matit u mbushën plot gëzim e biseda me gaze ato prej kohësh ishin bërë çerdhë të mendimit atdhetar.Midis miqve,ndihej sidomos zëri i butë i Dërvish Himës i cili i ndjekur prej autoriteteve të Portës së Lartë,kish shkuar në Shqipëri me misionin  e madh të zgjimit të vetëdijes kombëtare.Biseca ka marrë udhë e Xhemal Pashë Zogu u ka kumtuar miqve të kullave të tij në Burgajet se do të jenë kurdoherë karakolle të luftës së shqiptarëve për pavarsinë e trojeve të tyre.Biseca plot emozione e burrave dhe besa mbi sofër,por papritmas krismat e pushkëve dhe trokitja në derën e dhomës ku burrat  i japin besën atdheut,papritmas lajmërohen me zë të gazmuar për Xhemal Pashën, se Zoti i Madh i kishte dhuruar djalë.Kaq është dashur që burrat të çohen në këmbë prej sofrës dhe të rrokin në grykë të zotin e shtëpisë duke e uruar sipas traditës e zakonit shqiptar.Nga ana tjetër,Xhemal Pasha,tepër i emocionuar dhe duke lotuar prej gëzimi i lutet Dervish Himës që le të jetë ky nun i djalit të porsalindur.Atëherë gëzimi kulmon dhe atdhetari i madh Dervish Hima,pagëzon djalin e spolindur me emrin Ahmet.Në këtë mjedis të frymëzuar prej luftërash e kaçakësh të guximshëm e patriotë,u lind Ahmeti,biri i vetëm i Xhemal Pashës.Historia do të rezervonte  për të një fat pothuaj të ngjashëm me paraardhësit pushka e të cilëve kishte shkrepur kurdoherë për lirinë e trojeve etnie shqiptare.Ndër studjuesit e parë të familjes mbretërore shqiptare, K.Dako ka shkruar : “Më 1852 Xhelal Beu mori pjesë në luftën tundra Karadakut,si komandant i një fuqie prej 1500 vetësh,më të shumtit prej fisit Zogoll.Në këtë luftë,Xhemal Beu,ka treguar një trimëri të madhe e në sulm e sipër u plagos.matjanët duke parë plagën që mori,i thonë ; “Kthehu ore Pashë se të vranë !” e ay u përgjigjet : “Nuk kthehte burri i Matit,asht ndera e jonë e lypet ta marim Cetinjën !” E kështu.me qëndrimin e trimërinë e tij fitoj luftën edhe i doli kënga që këndohet edhe sot “Kush i doli malit mbanë ?Xhemal Beu me Matjanë!”.(Kristo Dako “shënime historike nga jeta dhe veprat e Mbretit të Shqiptarëve”-Tiranë 1937 , faqe 21 ).

Xhemal Pasha (gjyshi i Ahmetit) në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar,do të ishte në miqësi të ngushtë me Seid Bej Toptanin,Naum Veqilharxhin dhe Hoxhë Tahsinin.Me nismë të tyre,ata shkruan një promemorje për Sulltan Azizin duke i kujtuar këtij të fundit se duheshin lejuar çelja e shkollave në katër vilajetet e Shqipërisë ngase koha e kërkonte një gjë të tillë.Në Stamboll,në sarajet e mëdha të Xhemal Zogut,do të shkonte shpesh edhe Ismail Qemali i cili aso kohe drejtonte gazetën “Zaman”.Bisedat mes tij e Xhemal Pashës do të zgjasnin mjaft e në te veç brengave për Shqipërinë, do të gjendeshin edhe rrugët për flakjen tej të natës së gjatë Osmane.

Xhemal Zogu la katër fëmij : Rizain,Hedijen,Zijain dhe Xhelalin (babanë e Ahmetit).Xhelali ndërsa vazhdonte shkollën në Stamboll,në moshën 16 vjeçare e ndërpret ate ngase i duhet të shkojë në Mat në detyrën e Kajmekamit.Ai lidh jetën përfundimisht me Matin duke treguar pos vlerat e veta atdhetare,edhe genin trimëror të këtij fisi i cili ndonëse mund të jetonte mes të mirave në Stamboll,përkundej kurdoherë në djepin e shenjtë të dashurisë për tokën e të parëvet.Kullat e Xhelal Pashës në Burgajet,dalngadalë,u bënë vatër e organizimit të lëvizjeve të mëdha për arësim e pavarsi kombëtare,jo vetëm në Mat por edhe më tej,në krejt viset e Dibrës e më gjërë.Vehbi Dibra,Dervish Hima e dhjetra atdhetarë të tjerë patën bujtur me javë të tëra në kullat e larta të Zogollëve duke ndjerë së afërmi jo vetëm bujarinë por sidomos shqiptarizmën që rritej brenda atyre mureve.Në këto mjedise,me këto njerëz,natyrisht,jeta e Ahmetit do të merrte kuptime të tjera.Ajo jetë nuk mund të zvarritej kullave me zjarr apo salloneve mondiale,por ajo jetë ish paracaktuar të jetohej furtunave. Në vitin 1908,Xhemal Pashë Zogu vdes pa pritur.Ahmeti ishte 13 vjeç dhe natyrisht u ligështua.Por tregojnë se Nënë Sadika nuk ja pëlqeu trishtimin dhe u përkujdes me dashuri por edhe me një fisnikëri gati burrërore për të birin.Në pamundësi për t’u shkolluar në Shqipëri,ajo e çon të birin në Stamboll me porosinë,siç i ka hije një fisnikeje,të prerë e domethënëse ;”Mati pret prej teje.Duhet me shkelë në gjurm të gjyshit e të jatit tand !”.

Në Stamboll,Ahmet Zogu,studion në një prej akademive ushtarake,të cilat asi kohe ishin pothuaj domosdoshmëri për bijtë e oxhaqeve të mëdha.I prirur edhe vetë pas artit ushtarak,Ahmet Zogu është tepër i vëmendshëm dhe mjaft kërkues ndaj vehtes.Natyrisht aty njihet me plot shqiptarë të tjerë dhe viret në dijeni të ngjarjeve që patën përfshirë vendin e vet. Në verën e vitit 1912 vjen në Shqipëri dhe sapo shkon në Burgajet njihet me rrethanat konkrete në të cilat përpëlitej lëvizja jonë kombëtare.Ka qenë tepër i ri,vetëm 17 vjeç kur në krye të një grushti trimash matjanë,merr udhën për në Vlorën heroike,në nëndorin e vitit 1912.”Mirpo prej kohës shumë të vështirë të asaj vjeshte dhe udhëtimit të rrezikshëm,tue u ruejt nga pritat e hueja serbo-turke,mbrin me vonesë.Kur mbrrin në Vlorë,të gjithë u gëzuan,por edhe u befasuen tue dijtë se veç kohës së keqe,kishte kalue shumë reziqe gjatë rrugës.Ismail Qemali e përqafoi,e puthi në ballë dhe i tha : Mirë se ardhe mor biri im,se për këtë punë që po bëjmë ne sot këtu për të mirën e Shqipërisë,kemi pasë mësues gjyshin tënd Xhemal Pashë Zogun”.(A.Mullosmanaj,”Prijsi i historisë sonë kombëtare”Dardania faqe 63).

Burime arkivore flasin për ate se djaloshi 17 vjeçar prej Mati u njoh në ditët e mëpastajme me vendimet historike të kuvendit kombëtar të Vlorës.Mirëpo ka qenë edhe dëshira e patriotëve atdhetar,që njëri nga mediset e shtëpisë së njohur të Xhemal Beut,të thotë disa fjalë përshëndetëse të cilat zgjuan admirimin në radhët e patriotëve të asaj kohe.Kështu,në mesin e dhjetorit të vitit 1912,Ahmet Zogu largohet nga Vlora me premtimin e mbajtur para burrave të kuvendit se përballë çdo force ushtarake serbe në Mat,do të shihnin tytat e armëve të matjanëve trima.

Ndërkaq dihen pak a shumë ngjarjet që rodhën më pas.Monarkitë ballkanike u vërsulën si hiena të shqyenin trupin e fqinjës së tyre të lashtë.Grekët në jug dogjën fshatra të tërë,vranë gra e burra, shembën xhami e dogjën teqet.Serbët nuk munguan të lajnë me gjak mbarë Kosovën e Dibrën aq sa Drini i Zi u skuq i tëri.malazezët erdhën deri në qytetin e Shkodrës duke kërkuar dorëzimin e tij.Përballë kësaj gjendjeje të vështirë,qeveria shqiptare ngriti fort zërin duke kërkuar prej Fuqive të Mëdha,garantimin e lirisë dhe të kufijve prej lakmisë së fqinjëve.

 Më 29 korrik 1913,konferenca e Ambasadorëve,vendoste që Shqipëria të virej nën kontrollin e Fuqive të Mëdha.Për këtë qëllim ajo caktoi një komision ndërkombëtar me përfaqsues të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe një perfaqsues nga Shqipëria.Njëherazi u caktua që në krye të shtetit shqiptar të vëhej një princ i huaj ndërsa drejtimi i xhandarmërisë do t’u besohej oficerëve hollandez.Përballë këtyre rrjedhave të fuqishme,të diktuara prej Evropës por sidomos edhe prej ngjarjeve në vend,Ahmet Zogu do të ishte kurdoherë i matur dhe i kujdesshëm.Ai dinte të vlersonte realisht forcat politike apo ushtarake,e më së shumti dinte të merrte pozicionin e vet në krejt çka ndodhte në Shqipërinë e atyre viteve.Në fillim të vitit 1914,dihet tanimë influenza e Esat Pashës në rrethet e Shqipërisë së mesme.Ngase ai donte të kishte marëdhënie personale me vendet fqinje,e duke dashur që  shqipërinë ta shëndrojë në qiflik të tyre,vuri në krye të kësaj lëvizjeje Haxhi Qamilin i cili paradoksalisht është interpretuar prej historiografisë mjerane të Tiranës komuniste,si “Udhëhqës i shquar popullor”.Mirëpo realiteti është se Haxhi Qamili dhe forcat e tij synuan rrëzimin e Princ Vidit me qëllim për të sjellë në Shqipëri një pasha turk.Kaq e kompromentuar ishte kjo lëvizje saqë më 1 shtator 1914,pas disa luftimesh të ashpra,forcat e Haxhi Qamilit hynë në Vlorë dhe aty ku plaku Ismail Qemali,dy vjet më parë pat ngritur flamurin tonë kombëtar ata vendosën flamurin turk.Në këto momente Princ Vidi kërkoi ndihmën e atdhetarëve shqiptarë prej të gjitha anëve.Por kësaj thirjeje iu përgjigjën vetëm disa krerë të lëvizjes atdhetare të Veriut.Ndër ta,rolin më të madh e pati Ahmet Zogu i cili edhe pse zhvillonte luftime herë-pashere kundra serbëve,në Mat,mblodhi rreth 300 forca dhe u vu në dispozicion të traktativave ushtarake princërore.Mbase duhet thënë se,me gjithë ndikimin e madh prej prindërve e shkollës Ahmet Zogu e pat kuptuar se ylli i perandorisë osmane kish perënduar prej kohësh.Duke u rreshtuar në krah të forcave përparimtare,duke synuar ndërgjegjsimin kombëtar,Ahmet Zogu,dëshmonte se idetë e tij ishin për ta afruar sa ma shpejt Shqipërinë me perëndimin,duke iu largua Lindjes qoftë edhe me çmimin e madh të gjakut. Në vitet 1915-1916,Ahmet Zogu qëndron me forcat e tij në Mat.Kullat e Burgajetit nuk humbën askurrë bujarinë e tyre.Në odat e tyre kishte kurdoherë miq e nëna Mbretëreshë gëzohej kur shihte burrat e Shqipërisë të vinin e bisedonin me birin e vet 20 vjeçar. Ahmet Zogu  gjatë kësaj periudhe e cila koincidon edhe trysninë e fortë të perandorisë austro-hungareze,u përpoq të organizojë sa ma mirë formacionet luftarake që komandonte.Me një intuitë të hollë prej ushtaraku,ai u përpoq të krijojë reparte luftarake mjaft të zhdërvjellta,me ide të qarta taktike e mbi të gjitha me vendosmërinë për të falur edhe jetën për atdheun.

 Në mars të vitit 1916,Ahmet Zogu ndërmer nismën për thirrjen e një kuvendi kombëtar.Politikat dhunuese të Luftës së Parë Botërore,kërkonin si domosdoshmëri unitetin në radhët e parisë shqiptare,ngase atdheu rrezikohej nën rrudhjen e përditshme të kufijve.Për të realizuar sa ma efektivisht këtë kuvend,Ahmet Zogu ndërmerr edhe një udhëtim në Vienë duke kërkuar përkrahjen e austro-hungarisë.Për autoritetet e larta atje,duke paraparë cënim të interesave të tyre jo vetëm që nuk i afrojnë dorën e bashkëpunimit por edhe e mbajnë të izoluar disa kohë,nën preteksin e disa arsyetimveve banale.Madje këtu,kur shkon për herë të dytë,Mbreti i ardhshëm i Shqipërisë,shpëton mrrekullisht nga një atentat i kurdisur nga  Shqipëria  prej rretheve reaksionare e feudale.Ndërsa në mbarim të Luftës së Parë Botërore,Ahmet Zogu kthehet sërish në Mat.Ideja për një kuvend kombëtar jo vetëm nuk është joshur por përkundrazi tashmë është diskutuar edhe me patriotë të tjerë shqiptarë.Mbasi ç’mallet me të jamën,Ahmeti lëviz nëpër krejt Matin e deri në kufijtë me Dibrën duke riorganizuar forcat që do të mbështetshin këtë kuvend të unitetit kombëtar.Duhet të them se, në mbarim të vitit 1919,qeveria italiane ushtronte pushtet të plotë në aparatin e qeverisë shqiptare të Durrësit.Pranë prefekturave dhe institucioneve të ndryshme ishin vendosur këshilltarë italian të cilët diktonin çdo zhvillim të mundshëm.Njohësi i thellë i palgëve shqiptare, Mid’hat Frashëri e karakterizonte këtë ndikim me pak radhë kur thoshte : “Italianët që mbanin të pushtuar Vlorën dhe rajonet jugore qysh nga viti 1915,nuk silleshin keq individualisht,por politica e tyre nuk ishte e tillë që t’u ngjallte besim të madh shqiptarëve,sepse ata kërkonin të ishin zotër shtëpie e të hapnin shkolla italiane,ku shqipja të ishte veçse gjuha e dytë”.(Mid’hat Frashëri,”Burimet e konfliktit italo-shqiptar 1912-1920 “botuar në “Mercyre de France” më 1-VII-1920 ).

Kësisoj patriotët shqiptarë e ndjejnë së mbrendshmi organizimin e një kuvendi kombëtar.Si vend për organizimin e tij u caktua Lushnja dhe rrethet atdhetare muarrën masa për sigurimin e saj. Komisioni organizues i kongresit të Lushnjës,ftoi krejt krahinat shqiptare që të dërgonin në këtë kuvend historik përfaqsuesit e tyre me ç’rast prej Matit u zgjodh Ahmet Zogu.Në krye të dyqind burrave matjanë ai u nis për në Lushnjë disa ditë përpara se të mblidhej kuvendi.Pa hyrë në diskutimet mbi ate çka arriti Kongresi i Lushnjës,mund të them se aty fitoi shqiptarizma e pastër. Më vendimet e tij,ky kuvend u jepte fund dominimeve të huaja në Shqipëri (sidomos atij italian) dhe mbante denjësisht pavarsinë e atdheut.Njëherazi ky Kongres zgjodhi qeverinë e re “të kryesueme prej Sulejman Delvinës-Kryetar,Eshref Frashëri-nënkryetar,Mehmet Konica-Ministër i Punëve të Jashtme,Ahmet Zogu-Ministër i Punëve të Mbrendshme,Sotir Peci-Ministër i Arsimit, Hoxhë Kadriu-Ministër i Drejtësisë dhe Ndoc Coba – Ministër i Financave”.(Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Kongresi i Lushnjës,Dosja 7 fleta 23 ).

 Krejt i ri në moshë,25 vjeçar,Ahmet Zogu merrte përsipër një barrë mjaft të rëndë.Vlen të mos harrohet se Shqipëria e vitit 1920 përveç kaosit ekonomik e politik ishte e mbushur edhe me krime e kriminel gjithfarësh.Të paguar prej serbëve,grekërve,italianëve,malazezëve apo bullgarëve dora vrastare shqiptare qëllonte mbi vëllaun e gjakut,a thua se tragjeditë nuk kishin të mbaruar për këtë vend.Kanuni shqiptar në krahun tjetër,vazhdonte të ishte i pranishëm në kullat shqiptare,me kuptimin e mirëfilltë të fjalës,për një qetësi as që mund të diskutohej. Por Ahmet Zogu nuk iu tremb barës së vet.Pak fjalë,shum pak,ai foli para kongresistëve duke deklaruar para tyre trimërinë dhe ndershmërinë e vet,dhe ende pa u shuar jehona e këtij betimi,biri i Matit u gjend në ballë të stuhive të para.Dihet se forcat italiane në bashkëpunim me reaksionin e mbrendshëm,nuk do të linin gur pa lëvizur që të sabotonin vendimet historike të Lushnjës.Në bisedë me Sulejman Delvinën,Ahmet Zogu merr përsipër barrën e rëndë të hape udhën e qeverisë së re për në Tiranën e sa po emëruar  kryeqyteti.Ai merr vetëm 30 matjanë të armatosur mirë dhe në krye të tyre të hypur në kuaj marrin rrugën për në Tiranë.Unë do të dëshiroja ti referohem dokumentit historik “10 vjet Mbretëri” lidhur me këtë udhëtim trimëror.”Me tu afruem në Kavajë,prijësi ynë u gjend përpara një fuqie të huaj që i ndali rrugën.Komandanti i kësaj fuqie i parashtroi Ministrit të Punëve të mBrendshme të Shqipërisë,urdhërin që të dorëzohej,përndryshe ay do të kishte qenë i detyruem të përdorte forcën. Përgjigjja e Mbretit qe e preme :Jam i urdhëruem prej Kongresit të Lushnjës,i cili më ka zgjedhur ministër i Punëve të Mbrendshme të Shqipnisë,që të arrijë me doemos në Tiranë.Un jam nji ushtar dhe prandaj gjallë ose vdek duhet që ta kryej detyrën që më është besuem.Ju,më doni,qëlloni ma parë në gjoksin tim”.Një heshtje e thellë qëndroi në mes të atij bashkëfjalimi të ftohtë porsi mortaja që rrinte pezull mbi të dy bashkëfjaluesit.Komandanti i huej e kuptoi se armët e goditura për t’i ranë Ministrit,ishin një krim që do të përlyente shtetin që ai përfaqsonte.Dhe liroi rrugën”.

( “10 vjet Mbretëri, faqe 28 , Arkivi Qendror i Shtetit . ).

Edhe në urën e Shijakut,do të përsëritej e njejta skenë.Por tashmë armët armike të mbushura dhe pritej vetëm urdhëri që ato të zbrazeshin në gjokset matjane.Ahmet Zogu,pasi zbriti nga kali,u dha porosi  bshkëluftëtarëve të bëheshin gati për të luftuar dhe i vetëm kaloi urën për tek ushtaraku i lartë italian.Ky pothuajse i mahnitur prej gjestit trimëror,shtangu në vend dhe në momentin që duhej të replikonte i zgjati dorën duke i thënë ; “e meriton të kalosh pa luftë !”.Shumë vite më pas,lidhur me ate çka përfaqsoi Kongresi Lushnjës ,Ahmet Zogu do të thoshte ; “Kjo qe një iniciativë madhështore e marrun vetëm dhe krejtësisht prej popullit shqiptar,pa kurnjë ndihmë të huaj.Ky Kongres,do të mbese si ngjarja më e madhërueshme në historinë e re shqiptare.Shqipnija,kështu asht dhe do të jetë indipendente,siç e vërteton edhe pjesmarja e saj në Lidhjen e Kombeve”.( Fjala e mbajtur në 14 gusht 1935, Fondi 147 , dosja 8 fleta 3 ).

 Ndërkaq mbi supet e Mbretit të ardhshëm shqiptar,ra detyra e madhe e sigurimit të qetsisë,rendit përballimit sidomos të situatave tepër dramatike në Veri me ç’rast formacionet serbo-malazeze mësynin vazhdimisht kufijtë shqiptarë të dalë prej vendimit londinez të vitit 1913.Por nuk duhet të harojmë për asnjë çast se edhe lakmitë italiane për të marrë plotësisht në duar detin Adriatik,nuk ishin të pakta.Madje ato gjallonin çdo ditë në Romë dhe mbështeteshin edhe prej plotë shqiptarëve. Mendoj se në periudhën 1920-1922,në detyrën e ministrit të mbrendshëm,roli i Ahmet Zogut duhet parë në aspektin e lidhjeve të vazhdueshme të tij me problemin kombëtar shqiptar.Reformat që ai ndërmori në krejt strukturat e ministrisë së mbrendshme të asaj kohe,ai i pa kurdoherë në rrafsh të vullneteve dhe ardhmërisë së kombit tonë.Askurrë,Ahmet Zogu nuk u muar me bindjet e vartësve të vet,madje përkundrazi i donte këta të ishin kundërshatrë në mendime me te por kurdoherë,kuadro me dinjitet,me vetëdije të thellë kombëtare,me horizont dhe assesi të koruptuar.Aq me rigorizitet dhe sinqerisht punoi Ahmet Zogu në këtë drejtim,saqë rezulltatet nuk munguan të vijnë.E ardhur prej kaoseve politike,ekonomike,psikologjike e fetare,Shqipëria e pas kongresit të Lushnjës,njohu për herë të parë sigurinë e kufijve të saj dhe të njerëzve.Me intuitën e vet të jashtëzakonshme,biri i Matit,anipse nuk pati forca të mëdha në dispozicion,dijti të shfrytëzojë ndershmërinë dhe përkushtrimin e këtyre forcave duke u gjendur vetë në ballë të çdo situate të vështirë.Ndonëse në vështirësi të madhe finaciare,por duke patur edhe përkrahjen tjetër të kabinetit të vitit 1920,strukturat e ministrisë së mbrendshme,rojet e kufirit detare e toksorë,ndërlidhjet dhe veçmas xhandarmërinë shqiptare,shfaqen fillesat e para të koncepteve moderne për shetin. Lidhur me përpjekjet dhe disponimin e Ahmet Zogut,në këto dy vjet të qëndrimit të tij në postin e ministrit të mbrendshëm,në mënyrë tepër konçize dhe të qartë është shkruar në Enciklopedinë angleze ;

“U bë ministër i brendshëm (janar-nëntor 1920)dhe organizoi qëndresën kundra  dyndjeve jugosllave.Ishte kryekomandant i fuqive kombëtare,në kabinetin “Bashkimi i Shenjtë”(tetor-dhjetor 1921)dhe prap u shqua kundër jugosllavëve si ministër i brendshëm në kabinetin e Xhafer Ypit (dhjetor 1921-dhjetor1922).Aty mposhti një lëvizje kryengritëse serjoze në mars 1922 dhe çarmatosi fusharakët”.(“Enciklopedia Britanika”-vollumi 23,faqe 983 , viti 1969 ).

 Ngase ka ardhur koha,që gjërat,mund dhe duhet të shprehen padyshim siç kanë ndodhur,unë mendoj se historiografia e sotme shqiptare duhet t’u japë vendin që merritojnë,ngjarjeve të marsit të vitit 1922.Përmblethtas,them se këto ngjarje që deshën të stabilizojnë shtetin e dalë prej Kongresit të Lushnjës,nuk mund të kenë pasur shtytje tjetër përveç atyre serbo-malazezëve.Anipse formacione bashibozukësh durrësake e shijakas u dyndën drejt Tiranës,une nuk mund të mendoj se ata dinin programin e qeverisë shqiptare dhe ngase nuk u pëlqente,donin të shembnin shetin me disa mauzere të italisë,por çështja është se në mjaft raste,revoltat e shqiptarëve ndaj shtetit të tyre kanë qenë të pergaditura në guzhinat e Beogradit,Cetinjës,Athinës e Romës. Por edhe në këto momente të vështira për shetin shqiptar,Ahmet Zogu tregoi qetësinë dhe maturinë e tij.Duke qenë në krye të forcave kombëtare shqiptare,ai udhëhoqi aksionet kundër forcave  bashibozuke të disa betejave të Durrësit e Shijakut.Duke çarë vetë i pari,me armë në dorë,Ahmet Zogu,mundi jo vetëm të shpartallojë këto formacione regresive,por edhe të vendoste dorën e hekurt të shetit në krejt Shqipërinë e Mesme.Është kjo arsyeja,që disa ditë më pas kthimit të tij në Tiranë,prej autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar,Ahmet Zogu u dekorua me medaljen “Shpëtimtar i Kombit”. Madje mendoj se pos të tjerave,ka qernë kjo arsyeja që në dhjetorin e vitit 1922,Ahmet Zogu caktohet kryeministër i Shqipërisë.Tashmë jo vetëm për bashkëpuntorët e tij por për krejt popullin tonë,ishte më se e qartë mendimi që ky prijës 27 vjeçar,i ardhur prej kullave të Burgajetit,jo vetëm po mëshironte tiparet e vyera të të parëvet të vet,por edhe shtrinte më larg rrezet e diellit të shqiptarizmës.Në genet e trimit të Matit,ishin ngjizur jo vetëm trimëria e ndershmëria e Zogollëve por edeh fisnikëria e përkushtrimi i tyre në rrafsh të ndjenjave kombëtare. Edhe në detyrën e kryeministrit shqiptar në vitet 1922-1924,Ahmet Zogu kontriboi sa mundi në rrafsh të politikave kombëtare shqiptare.Ngase vendi në këtë periudhë,kalonte dallgë të revoltave krahinore,dhe rebelimeve separatiste,kryeministrit shqiptar iu desh të strukturonte strategji të reja,çka mund ta mbanin në këmbë shtetin shqiptar,aq shumë të sulmuar,qoftë prej shpirtit anarkik tonin,aq edhe revolta të inicuara nga të huajt.Të kësaj periudhe dy vjeçare,janë arkivat tanë qindra mijëra urdhëra e udhëzime të Ahmet Zogut të cilat dëshmojnë jo vetëm zgjuarsinë dhe tejpamësinë e tij në ngritjen e shtetit shqiptar,por edeh vendosmërinë për t’iu përshtatur modeleve perëndimore të funksionimit të shteteve. Sidoqoftë,veprimtaria e tij në këto dy vjet,nuk mund të ngjeshet në aspektin dokumentar.Ngase dimensioni atdhetar i Ahmet Zogut do të ishte i plotë,ai shpesh do t’i linte zyrat e shkresat për t’u gjendur mes ushtarëve dhe kuadrove të ushtrisë sonë kombëtare, e cila vigjëllonte në kufijtë e Shqipërisë.Këto lëvizje të kryeministrit shqiptar nga Vermoshi në Konispol,nuk mund të kishin vetëm anën spektakolare të çështjes.Përkundrazi,intuita luftarake e Ahmet Zogut,ndikonte ndjeshëm në krejt strukturimin dhe qëndrimin e forcave kombëtare në rrafsh të ruajtjes së tërësisë sonë toksore.Orientimet e Qeverisë Shqiptare të drejtuar prej Kryeministrit Ahmet Zogut, do të ishin kurdohere të qartë dhe do të përpiqeshin të ndiqnin rrjedhat e kohës,duke synuar natyrisht në civilizimin e shoqërisë shqiptare dhe afrimin e mentalitetit të saj me mentalitetet e shoqërive perëndimore.Vetë kryeministri Ahmet Zogu,në ditët e para të marrjes së kësaj detyre,është shprehur tekstualisht ; “Besoj se qeveria e soçme ka me realizue të gjitha sentimentet politike e sidomos mendimin që kemi me themelue një shtet oksidental e plot qytetërim… Qeveria në kurrnjë mënyrë, nuk do të pengujë lirinë e popullit e të shtypit e do të jetë gati të presë me qejf,çdo bisedim që do të bahet për të mirën e shtetit shqiptar.Shteti ynë asht i vogël dhe politika e tij do të jetë e qartë e pa imagjinacione,të cilat mund të na bëjnë nji dam të madh… Me shtetet fqinje do të jemi miq e do t’i respektojmë tue u kërkue që të na respektojnë indipendencën dhe integrimin  e plotë të shetit tonë, edhe bashkë me këto edhe respektimin e indipendencës së plotë ekonomike”.(Arkivi i kryeministrisë së Shqipërisë,fondi 47 , fjala e kryeministrit para kabinetit 21 dhjetor 1922).

 Personalisht mendoi se Ahmet Zogu,hynë në rradhët e pakta të atyre politikanëve shqiptarë,unikë,përmes fjalës së tyre dhe veprës.Porositë e përmendura më lartë,u shëndruan me forcë të madhe lëvizëse duke synuar modernitetin e shtetit shqiptar i cili lëkundej midis tallazeve të fatit si nji varkë druri në dallgët e detit.Përgjithësisht,si udhëheqës,Ahmet Zogu askurrë nuk luajti në politikat e kulisave,ngase njihte rreziqet e tyre.Ai deklaronte gjithashtu fqinjësinë e mirë të dëshiruar pa hequr askurrë vështrimin e vet tejpamës nga çdo piramidë e kufirit të atdheut të vet.Ajo çka ngjau në Shqipëri në vitin 1924,kur Fan Noli herë tjetër me gjkaftohtësi e  dokumentet arkivore,ngase pasionet shpesh herë e shtynë njeriun në verbëri dramatike,por gjithsesi unë mendoj se në pjesën  më të madhe të shqiptarëve,është i qartë mendimi se lëvizja noliste ishte deri në fund një imitim i revullucionit bollshevik të tetorit më 1917.Noli (i cili u pagëzua prift në Amerikë prej peshkopëve rus)shprehte idetë e një panballkanizmi duke mos njohur mirë prapavijën  politike të ortodoksizmit ruso-serbo-grek, të cilat dhe synonin futjen e luftës krahinore në mes shqiptarëve dhe definitivisht shkatërimin e shqipërisë përfundimisht.Këtu mendoj se përsëri Ahmet Zogu dëshmoi përsëri  me ato njohuritë e veta prej një politikani të klasës së lartë,i cili duke analizuar turbullirat e krijuara nga politika noliste,Ahmet Zogu u largua prej Shqipërie duke mos përkrahur luftën krahinore që mund të zhvillohej.Ai ishte dhe mbeti kurdoherë,armik i betuar i atyre që kërkonin gjakmarrje dhe këtë e provoi me kundërshtar të njohur të tij si : Hysni Lepenicën,Koste Cerkezi, Ali Kelmendin,Fan Nolin,Shefqet Shkupin e dhjetra nacionalistë e komunistë të tjerë shqiptarë.Largimi i tij disa muaj prej Shqipërisë bëri kriza të thella në vend me rritme të mëdhaja,ndërsa Noli duke pritur ndihmat dhe përkrahjet e vllezërisë sllavo-greko-ortodokse (të cilët prisnin kulmin e  krizës shqiptare pastaj ta gllabëronin shqipërinë),zhgënjente Perëndimin e Evropës për vendin e Shqipëve.

Kështu që ndërsa Zogu vinte në Tiranë më 24 dhjetor 1924,populli parandjente sërisht se shpresat e tij për shtet nuk mund të shuheshin si fluska sapuni.E vërteta është se Ahmet Zogu,sërish ja zunë rrugën,ashtu si me 1920 kur kthehej nga Lushnja,por ai nuk mund të frigohej,ai se njihte frigën. Është kjo arsyeja që krejtë populli e miratoi kthimin e tij në funddhjetorin e vitit 1924 pati që edhe brohoritnin këte kthim.Shpëtimtari i kombit,në këtë ndjenjë ngazëlluese,sigurisht ka paraparë të tjera sakrifica të mëdha që duhej të bënte.Gazeta “del Mezzogiorno” e disa ditëve më pas,do të shkruante me germa të mëdha se ; “Rilindja e Shqipërisë fillon vetëm më 1924,kur mbreti Zog,duke hyrë në krye të ushtrisë së tij ngadhnjyese, e liroi vendin nga luftërat e partive dhe të njerëzve të qeverisë pa vleftë dhe largëpamsi”.Kështu që me 3 shkurt 1925,Asambleja kombëtare e dalë nga vullneti i popullit tonë,proklamoi Republikën e parë Shqiptare me Ahmet Zogun,President si dhe Komandant të Përgjishëm të Ushtrisë Kombëtare.

Në të vërtetë,aso kohe,Ahmet Zogu,ishte vënë në krye të Republikës Shqip¨tare e cila do të mund të ravijëzohej qartë,sidomos në sfond të realitetit politik shqiptar.Po t’u hedhësh një sy shkarazi disa dokumentave,deklaratave apo intervistave të Presidentit Shqiptar të asaj kohe,nuk mund të mos vesh re një qëndrim të matur që ai potenconte me Evropën e qytetëruar.Edhe pse fitoi me kundërshtarët e vet,edhe pse mundi të vendos një rend stabil e kontroll të plotë të shtetit,tek ai nuk ngritën krye sindromat e oxhakut të madh sipas riteve feudale.Jo rrallë,armiqtë e tij i konsideronte realisht bashkëpuntorë. Në vitet 1925-1928,Ahmet Zogu u përpoq të sillte një begati relative të bashkëkombasve të vet.Ngase gjykoi se Greqia dhe Jugosllavia,mbesin armiqe të shqiptarëve dhe shqipërisë ndaj dhe nuk mund të shërbenin si shtete ku mund të mbështetej (ndaj dhe përforcoi rruajtjen e kufijve mirë),ai ndërmori një sërë traktativash për lidhje ekonomike me Italinë.Natyrisht nuk mund të thuhet sot se Italia,nuk ka pasur qëllime territoriale ndaj vendit tonë,por sidoqoftë Ahmet Zogu nuk mund të harronte Vlorën e vitit 1920 ku edhe vet në krye të disa trimave matjanë pat luftuar për të hedhur në det italianët.

 Ndërsa Ahmet Zogu nënshkruante në vitin 1926 paktin e Tiranës me baronin Aloisi,ai u tundua pakëz ndaj kur ju shfaq mikut italian për një monarki të ardhshme.Them u tundua ngase baroni Alois jo vetëm u tregua i gatshëm por e siguroi se do të mund të kurorizohej me ndonjë princeshë italiane.Por nuk kish munguar edhe ideja se nëse do realizohej kjo,Presidenti Shqiptar duhej të njihte vendimin e konferencës së Ambasadorëve në vitin 1921,ose thënë mësakt protektorat italian.Përballë këtij propozimi,biri i Matit u torhoq pa hezitim ngase askurrë ai s’mund ta parafytyronte popullin dhe atdheun e vet nën protektorat të huaj.Sidoqoftë,gjatë këtyre viteve,u ndjen disa ndryshime në Shqipërinë e varfër.Patën filluar të çelen disa rrugë,të ndërtohen ndërtesa e pallate të reja si dhe ura (të cilët edhe sot e kësaj dite janë që nga koha e Zogut,të trashëguara),filloi të forcohet e organizohet ushtria dhe xhandarmëria shqiptare.Paralelisht,me mendjen e Ahmet Zogut evolucioni i mendimeve për shpalljen e monarkisë ecte pandërprerë.Në ate kohë,tek e mbramja shqiptarët nuk e konsideronin monarkinë si diçka të re,në trajta çudie.Kur gjitha shtetet e Evropës dhe ballkanit ishin monarki,por për ne shqiptarët pat vlejtur sidomos shembulli i Skenderbeut i cili bashkoi krejt principatat shqiptare duke lënë gjurmë të pashlyera jo vetëm në historinë tonë por në ate të krejt Evropës.Në këtë rrafsh mendoj se edhe në vitin 1913 kur Fuqitë e Mëdha caktuan në Shqipëri Princ Vidin,ato sidoqoftë kanë paraparë si formë regjimi më të përshtatshëm pikërisht monarkinë.Vlen të thuhet gjithashtu se Ahmet Zogu,dalngadalë,krejt natyralisht,me piksynime të guximshme pat menduar që herët për monarkinë dhe kurorën mbretërore.Nuk besoj që të jetë rastësi,konstatimi i studjuesve të huaj,që kumtojnë se në Stamboll në shkollën ushtarake,trimi i Matit ishte tepër i dhënë pas figurës së Napoleonit.Madje këtë tezë e përforcon edhe shtypi i huaj gjatë kohës së monarkisë ku konstatohet se ; Zogu ka pohuar se gjatë kohës që qendroi në Vienë,ai kaloi një pjesë të madhe të kohës jo vetëm duke studjuar kulturën dhe organizimin politik perëndimor,por pati edhe rast të vendoste lidhje personale si me perandorinë e Franc Josef,ashtu edhe me perandorin Karl”.(Gazeta”Nationale Zeitung”14-shtator-1928).

 Një far stabiliteti ekonomik,rend,deri diku i vendosur dhe hapa përpara në pikëpamje të arësimit të popullit tonë,kjo ishte me dy penelata të shpejta,situata në gushtin e vitit 1928 atëherë kur u organizuan zgjedhjet e reja për në Asamblenë Kushtetuese.Këto zgjedhje u shoqëruan natyrisht edhe me polemika të shumta në shtypin e kohës.Siç ndodh rëndom në kthesa të tilla politike pati,pro dhe kundër këtij hapi që po hidhte Presidenti Ahmet Zogu.Natyrisht une nuk marr përsipër të bëj analizën e qëndrimit të shtypit të asaj periudhe por më ka tërhequr së tepërmi një qëndrim i një gazete italiane ku në te thuhet tekstualisht ; “Nëpërmjet këtij ndryshimi kushtetues Shqipëria ripohon pavarsinë saj,ngre më lart nevojën e një paqëtimi të mbrendshëm,konsolidon pushtetin qendror dhe ndron vendosmërinë dhe besimin e një burri që ka mundur t’i sigurojë popullit të vet të mirat e paqës dhe të rendit publik të mbrendshëm.Merita ma e madhe e Ahmet Zogut,është se ai shpëtoi vendin prej makinacioneve të panserbizmit,duke penguar kështu kthimin e Shqipërisë në një provincë jugosllave…” (Gazeta “ Popolo d’ Italia “ 25 gusht 1928 ).

Po me 1 shtator 1928,në orën 17,Mbreti 33 vjeç i Shqipërisë,do të deklaronte përpara asamblistëve : “ Zotërinj ! Sot po ju drejtohem ju si shok,bashkëpuntorë të idealit të përbashkët… Mbas sodit,detyrën e kemi më të rëndë se duhet t’i diftojmë botës se edhe shqiptari,si çdo popull i qytetëruar,mund ta mari kulturën, e cila asht pasuria e të gjithëve dhe ideali i botës mbarë.Vetëm në këtë mënyrë,tue i sigurue vendit tonë një t’ardhme të mirë,mund ta paguejmë një detyrë historike…Si ta mbaroni detyrën e shenjtë,të ktheheni në vendet e jueja,i thoni popullit sovran se Prijisi i tij, e sheh vetveten si çdo shqiptar,edhe me sa shpejtësi e kënaqsi e kemi vue në fronin e Gjergj Kastriotit,aq me shpejtësi e kënaqësi kemi me e gjetë gjithmonë gati për me i sakrifikue të gjitha,në asht nevoja edhe jetën,mabs dëshirës të tij dhe për të mirën e vendit.Zotërinj,dalshim faqebardhë përpara historisë !”(Arkivi i kryeministrisë,Fondi Asambleja Kushtetuese,dosja 3, data 1 shtator 1928 ).

 Tashmë për Mbretin Zog duheshin shpejtuar sa ma shpejt reformat ekonomike pasi varfëria e skamja e klasifikonin Shqipërinë ndër vendet më të vrafëra të Evropës.Edhe këtu ra në sy energjia e madhe e tij,pasioni me të cilin punonte,largëpamësia me të cilin gjykonte situatat.Muarën  një hov të ri ndërimet kryesisht me kapital italian.Erdhën edhe investitorët e parë amerikan dhe anglez,të cilët synuan investime në industrinë minerale. Edhe arësimi po vihej në udhë të mbarë.Në vitin 1930 qeveria shqiptare pat hyrë në marrëveshje me organizatën fillantropike amerikane “Near East Foundation” e cila u kurorizua me ndërtimin e një shkolle model në Golem të Kavajës për teknikën bujqësore ngase janë ditur nevojat e mëdhaja të Shqipërisë të asaj kohe.Shkolla e liceut Frances në Korçë,ndërkohë që ka qenë bërë ndër ma të njohurat në Ballkan.Ajo çka tërheq vëmendjen sot,është padyshim edhe kanstitucionalizimi i religjioneve fetare.Ky konstituim do t’u vinte fre përpjekjeve të fqinjëve armiq tanë,të cilët sigurisht në mungesë të mësymjes drejt kufijve,donin të ngjallnin luftë artificialisht,midis religjioneve tona fetare. Interesant asht të dihet prej shqiptarëve (viktimat mjeranë të historiografisë komuniste) se Mbreti Zog askurrë nuk bashkëpunoi me dikë për të shitur Shqipërinë,kështu anipse italianët dhanë shumë ndihma në këto momente ata nuk mundën të kompromentonin asesi oborin mbretëror dhe ardhmërinë e kombit tonë.Ka qenë personalisht Mbreti Zog që hodhi në koshin e letrave propozimin italian për bashkimin doganor të dyja vendeve.Ai mund të parashihte skllavërinë e ligjeruar në këtë rast dhe u dha përgjigje edhe tendencave italiane në strukturat e ushtrisë e xhandarmërisë shqiptare.Kanë qenë pikërisht këto qëndrimet e prera të Mbretit Zog që bënë të acarohej thellë qeveria italiane e ardhur në Durrës në verën e vitit 1934,tek e mbramja nuk fliste se “Zogu ishte shitur tek Italia”,siç ka qenë shkruar 50 vjet me radhë në Historinë Shqiptare.Por ekulibrave të brishta shqiptare,po i kërcënoheshin në horrizont luftra edhe më të mëdha.Nënshkrimi i marrëveshjes italo-gjermane, e ashtuquajtura me emrin Boshti Romë-Berlin,natyrisht do të kishte rrjedhat e saj tronditëse.Musolini nënshkruan gjithashtu edhe me anglezët të cilët paradoksalisht i njohën Italisë të drejtën e Sovranitetit ndaj Etiopisë. Në këto rrethana sigurisht se Mbreti Zog nuk mun të flente në dafina.Ai pat potencuar nevojën e një vigjilence duke parandjerë stuhitë që i afroheshin Adriatikut.Është interesant të dish në këto momente,përkufizimet e Hugh Grant,ish ministër i SHBA-ve në Shqipëri,në ato vite,lidhur me Mbretin Zog ; “Në një nga audiencat që pata me të,në 1937,më paralajmëroi se një luftë e dytë botërore do t’ë plaste mbrenda dy vjetëve.Profecia e tij u vërtetua.Nëse Shqipëria njihesh dhe konsiderohesh prej Departamentit tonë të shtetit në Vashington si një vend vazhgimi politik në Evropë,kjo mund t’i atribohet gjërësisht faktit se Mbreti Zog ishte një studiues i hollë i punëve ndërkombëtare dhe ishte i informuar mirë mbi skenën politike evropiane”.(Hugh Grant,Mbreti Zog ashtu siç e kam njohur, faqe 74 ).

 Pranvera e vitit 1939,do të sillte të vetmin gëzim në jetën e Mbretit Zog,i harruar në ate rrjedhë të tarzuar të historisë së popullit të vet.Në këtë pranverë,biri i Matit martohet me konteshën Geraldina Apponyj e cila rridhte prej familjes së shquar Apponyj të Hungarisë.Edhe në këto çaste të pakta,Mbreti Zog do t’i ndante emocionet dhe gëzimet e tij me miqtë,motrat e të afërmit.Një vit më vonë,nga kjo martesë e lumtur do të lindete një djalë. Mbreti Zog,ndiqte tanimë krejt situatën politike në Ballkan dhe Evropë.Ai me po ate energji që organizonte e drejtonte shtetin,ishte kurdoherë në zemrën e hapur të shqiptarizmës.Me dekret të veçantë të tij janë vendosur shqiptarët e Camërisë në Vlorë,Lushnjë e Fier ashtu sikundër po me urdhër të tij,qindra familje shqiptare në trojet e rrobëruara nën serbosllavët,të detyruar nga dhuna dhe terori serbo-sllav,të cilët emigruan në shtetin amë u vendosën në Durrës e Kavajë.Me fonde të shetit shqiptar,duke iu ble tokë dhe iu dhuruar përgjithmonë,kësisoj duke ngrohur zemrat e mardhura të tyre.Po kaq kujdes tregoi Zogu edhe ndaj ushtrisë kombëtare duke inspektuar vetë herëpasherë e duke dhënë ndihma konkrete. Ndërsa duke parë “kokëfortësinë” e mbretit shqiptar,italianët u përpoqën në disa mënyra për rrëzimin e qeverisë dhe vetë Ahmet Zogut.Punët arritën  aty derisa komplotet ja binin radhën njëri tjetrit.Në një prej komploteve të fundit,Ahmet Zogu u detyrua të largonte prej Shqipërisë,Giovani Giro,i cili kishte organizuar dhjetra të rinj shqiptarë për veprën kriminale.Marëdhëniet me Italinë po keqsoheshin edhe ngase këta të fundit patën nisur traktativat e fshehta me jugosllavët.Në fillim të vitit 1939,Konti Ciano (dhëndër i Musolinit) shkoi në Beograd dhe sipas të dhënave të historiografisë,ai foli gjërësisht me Stojadinoviqin rreth çështjes të aneksimit të Shqipërisë.Natyrisht veprimet ushtarake eventuale prej Italisë,shiheshin me sy të mirë nga Beogradi ngase  në Shqipëri kishte jetuar përgjithmonë një rrymë nacionaliste që kërkonte bashkimin e Kosovës me trungun e vet.Menjëherë pas kthimit nga jugosllavia dhe pas konsulltimeve me Duçen,Ciano i paraqiti Mbretit Zog një dokument gjoja për forcimin e mëtejshëm të marëdhënieve midis dy vendeve. Me pak fjalë, përmbajtja e këtij dokumenti,shpreh qartë zinxhirin skllavërues që italianët donin të vinin në qafën e shqiptarëve.Tetë propozimet e Gianos përfshinin : 1- Përfundimin e një aleance mbrojtëse vetëm me Italinë.2- Premtimin e ndihmës ushtarake italiane në rast kërcnimi të jashtëm ndaj territorit shqiptar. 3- Lejimin e qeverisë italiane për të ndërhyrë në rivendosjen e rendit publik.4- Koncesion shtetit italian për të përdorur në mënyrë të lirë portet,aerodromet dhe linjat e komunikacionit shqiptar.

5-Ngritja e një legate italiane në Titanë,në rangun e ambasadës.6- Pranimin e ndihmës dhe të këshillave financiare dhe teknike italiane në çdo ministri shqiptare.7- Heqjen e barierave doganore midis dy vendeve.8- Shtrirjen e qeverisë italiane në Shqipëri. ( Lavine ; Count Ciano ; Foreign Affaris and Policy Determinacion in Fascist Italy, faqe 33 ).

 Mbret Zog asesi nuk mund të pranonte t’i nënshtrohej kaq paturpërisht Italisë.Dokumenti i Cianos përbënte në fakt më shumë se një ultimatum.Në këtë klimë tepër të acaruar,në mëngjezin e 6 prillit të vitit 1939,Ahmet Zogu merr një telegram personal prej Musolinit i cili lidhur me ultimatumin e dërguar konfirmon se ky merr fund në mesditën e 6 prillit duke paraparë ndofta një kthesë të Mbretit Shqiptar.Po ate mbrëmje,Mbreti Zog mbledh urgjentisht kabinetin e tij dhe duke shqaruar situatën kërkon mendimin e bashkëpuntorëve të tij.Votimi ishte i njëzëshëm.Ata denoncuan kërkesat e qeverisë fashiste italiane dhe kundërshtuan me forcë zbarkimin e trupave ushtarake italiane. Shqiptarët kështu i nënshtroheshin fatit për të mos iu nënshtruar okupimit.Historia veç përsëritej.Skenat pothuaj ishin të njëjta.Tragjeditë luheshin me jetën e njerëzve të trollit të lashtë arbëror. Më 7 prill 1939,mbi 40 mijë trupa italiane fashiste u dukën në brigjet e Shëngjinit,Durrësit,Vlorës e Sarandës.Veçmas në Durrës,rezistenca qe e madhe.Komandanti i xhandarmërisë së qytetit,Abaz Kupi dhe një grusht trimash të ushtrisë kombëtare,mundën të zbrapsin valën e parë të sulmit.Por qielli shpejt u nxi prej aeroplanëve dhe bombardimet po e shëndronin Durrësin në gërmadhë.Edhe në portet e tjerë,italianët u pritën me armë por këto ishin të pakta dhe mungoi organizimi i duhur ushtarak.Prej trupave italiane pushtuese u vran mbi 200 vetë por ranë edhe disa pjestarë të xhandarmërisë shqiptare. Ende sot ka ngelur në Shqipëri debati i hapur rreth largimit nga Shqipëria i Mbretit Zog.Ai që dikur pat çarë rrugën midis turqve për në Vlorë,Ai që pat luftuar po në Vlorë më 1920,Ai që s’iu tremb syri  atentateve të armiqve personal,u largua.Mendimi im është se duke qenë mjaft i zgjuar,duke parë më larg se 7 prilli,Mbreti Zog u largua nga lufta për ta pushuar ate,për ta ndaluar gjakun të rrjedhë,përballë një fuqie aq të madhe dhe të përgaditur,dihet forca ushtarake e fashizmit të asaj kohe,por dihet dhe forca ushtarake shqiptare e cila ishte në ngritjen e sipërt.Ai sihte dhe mbeti bir i kësaj toke dhe donte ta shihte ate kurdoherë të lirë e të bashkuar.

 Në vitin 1942,në organizimin që atdhetarët shqiptarë donin të organizoheshin për të luftuar okupatorin italian,u ndje e domosdoshme jo vetëm zgjuarsia por edhe intuita dhe trimëria e Mbretit Zog.Taman në këto momente,një prej mendimtarëve të mëdhenj,Faik Konica do të shkruante ; “Mbreti Zog është më i çquari personalitet shqiptar i gjallë,ndaj përjashtimi i tij,do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që propozohet të bëhet”.(F.Konica,Gazeta”Dielli” Boston 28 nëntor 1942 ).

 Jeta e Ahmet Zogut në mërgim,anipse e ndodhur midis të papriturave e vështirsive të mëdha,jetohej në çdo moment me trazirat që kalonte Shqipëria.Ky shqetsim,pos të tjerave shihet në një letërkëmbim të madh të Mbretit Shqiptar me personalitete diplomatike perëndimore ku ndriçohej sadopak terri i hedhur sa prej fashistëve aq edhe prej komunistëve (pas vitit 1944).Paradoksi qëndron se ndërsa Ahmet Zogu jetonte me dëshirën për ta parë Shqipërinë në krah të shteteve perëndimore të Evropës e botës së civilizuar,në zbulimet e fshehta të komunistëve të Tiranës,rrinte plani i gatshëm për t’i marrë jetën birit të Matit.I lodhur,i sëmurë,i merakosur,i zhytur në melankoli,më 9 prill 1961 Ahmet Zogu mbyll sytë në një klinikë të Parisit

 Personalisht do të desha që këto shënime t’i mbyllja me një konkluzion të analistit gjakftohtë amerikan Bernd Fisher i cili kumton ;“Një prej rezulltateve më pozitive të stabilitetit politik unik,dhe pa dyshim një prej kontributeve të rëndësishme të Zogut,ishte krijimi i një mjedisi ideal për rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.Përpara ardhjes në fuqi të Mbretit, e vetmja forcë nacionalizmi që egzistonte në vend,ishte një lloj sedre kombëtare.Kur Zogu u largua prej pushtetit në vitin 1939,në Shqipëri ishte vënë në lëvizje procesi i krijimit të një forme trashëgimtare të nacionlaizmit i domosdoshëm për krijimin e shtetit modern” .(Bernd Fisher, “Mbreti Zog dhe përpjekja  për  stabilitet në Shqipëri” , faqe 321 ).

 Pak shqiptarë e dinë se Mbreti i tyre Zogu,ka vdekur me 9 prill 1961.Por ai u mbajt dy ditë e dy net i vdekur në gjendje klinike dhe data e vdekjes u bë 11 prill,ngase nuk duhej të kishte përqasje me datëlindjen e Ahmet Zogut.C’ka tremb tek komunistët një datëvdekje,ata mund ta dijnë përnjëmend më së miri.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Ahmet Zogu, gurthemeli, i shtetit shqiptar

Kur historinë e shkruajnë historianët

July 8, 2015 by dgreca

Meditime për monografinë e Kristo Frashërit “Ahmet Zogu: Vështrim Historik”*/
Shkruan:Dr Gëzim Alpion/
Universiteti i Birminghamit, Angli/
Në leksionin me temën “Përse Shqipërisë i duhen ‘intelektualë publikë’”, që zhvillova në “Qendrën e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal” në Tiranë këtë vit, me 16 prill, një pjesëmarrës shprehu shqetësimin se në Shqipëri botimet shkencore nuk propagandohen sa duhet. Nuk mund të komentoj se sa bëhet në Tiranë në këtë drejtim. Ajo që di është se, ndërsa prezantimi i librave të prodhuar në masë dhe me cilësi të diskutueshme në Shqipëri është bërë diçka e modës, për monografinë e Kristo Frashërit “Ahmet Zogu: Vështrim Historik”, që u vu në qarkullim nga “Botimet M&B” në Tiranë vitin që kaloi, deri tani, nuk është bërë ndonjë prezantim.
Duke parë zallahinë mediatike që bëhet në Tiranë për libra me tema të ndryshme, përfshirë botimet sensacionaliste për ndonjë figurë historike, nga autorë me kredenciale akademike dhe integritet profesional të diskutueshëm, Frashëri nuk e përmbajti dot habinë të përzier me një dozë pezmatimi të ligjshëm për heshtjen e plotë të mediave dhe Tiranës zyrtare ndaj librit të tij për Zogun. Dhe kjo, në një kohë kur, jo rrallë, mediat shqiptare, të politizuara deri në palcë, turren pas politikanëve që i financojnë kur këta të fundit duket se janë në konkurrencë se kush e kush të arrijë më parë në prezantime librash që kanë për autorë sejmenxhinj, busulla morale e të cilëve anon gjithmonë në kahun e pushtetmbajtësit të radhës.
Përse injorohen veprat e një studiozi skrupuloz si Frashëri dhe trumbetohen me të madhe botime që nuk kontribuojnë në zgjerimin e njohurive apo rritjen e shijeve estetike të lexuesve? Mos vallë në Shqipëri nuk ka auditor të etur për të kremtuar botime serioze që nuk i bëjnë fllad askujt dhe i qëndrojnë besnik vetëm paanësisë? Apo ndoshta shkalla e izolimit (më shumë e vetimponuar sesa e diktuar), zemërngushtësia dhe xhelozia akademike kanë arritur në një shkallë edhe më të frikshme dhe të dënueshme se ç’mendohet në këtë kohë kur Shqipëria po vuan një ngërç të stërzgjatur intelektual?
Nuk them që botimet e autorëve të kalibrit të Frashërit t’u nënshtrohen promovimeve bajate, qëllimi i të cilave është mbulimi me lëvdatë sa hipokrite, aq edhe të pamerituara, i autorëve dhe librave që trumbetohen si kanonike, megjithëse të gjithë e dinë, përfshirë autorët, se janë të destinuara për harresë. Po kështu, nuk po rekomandoj që të shkruhen recensa për vepra të dijetarëve cilësore si Frashëri, thjesht meqë paçavure të tjera të botuara lartësohen pa asnjë arsye. Unë do të preferoja që për një vepër cilësore më mirë të mos shkruhej gjë sesa të shkruhej pa cilësi dhe jo për motivin kryesor: pra, propagandimin e dijes pa asnjë kusht.
Pavarësisht pezmatimit të justifikueshëm të Frashërit për harresën dhe injorimin e veprës së tij, ky studiues, ashtu si disa autorë cilësorë në Shqipëri, nuk shkruajnë për t’u vënë re apo për të mbledhur lëvdata. Për këtë kategori studiuesish, vlerësimet e tepruara rezervuar për liliputët letrarë dhe studiues të paskrupujt janë ofendim për intelektin.
Ajo që më ka bërë përshtypje në lidhje me indiferencën ndaj studimit të Frashërit për Zogun është heshtja e historianëve. Historia, si disiplinë shkencore, dhe historianët, si studiues, nuk e kanë pasur asnjëherë të lehtë gjatë gjithë historisë së ekzistencës së shtetit shqiptar. Kjo për shumë arsye, të cilat nuk mund të përmenden të gjitha apo trajtohen në thellësi në këtë shkrim. Fatkeqësisht, historia e Shqipërisë si fushë studimi ka një traditë të palakmueshme; ajo vazhdon të përjetojë një kaos endemik si rezultat i trysnive direkte apo të tërthortë nga politikanë me mendësi ‘monarkësh absolute’. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk ka pasur apo nuk ka historianë të mirëfilltë. Frashëri dhe veprat e tij dëshmojnë më së miri se në një situatë të tillë anormale, zëri i arsyes, logjika e ftohtë dhe përkushtimi i paanshëm akademik ndaj së vërtetës, gjithmonë mbijetojnë. Problemi është se historianët e llojit të Frashërit nuk u vijnë për shtat satrapëve shqiptarë, gjë që shpjegon më së fundi edhe ‘preferencën’ që disa politikanë kanë manifestuar kohët e fundit për historianë të huaj.
Për sqarim, nga arsimimi formal, unë nuk jam historian dhe, për pasojë, i ‘pakualifikuar’ të gjykoj një monografi të karakterit historik. Justifikimi im më i mirë se përse po shkel pa leje në një fushë si historia është se, si sociolog, gjithmonë i kam qëndruar konsekuent parimit veberian se historia zë vend primar në çdo studim të shkencave sociale apo humane, veçanërisht ato sociologjike.
Figura historike kontroversale si Zogu shpjegojnë edhe interesin e vazhdueshëm që ata ngjallin, veçanërisht ndër historianë, po edhe autorë të fushave të tjera. Megjithatë, vetëm një historian i paanshëm është në gjendje të japë një panoramë objektive, pa politizuar çështjet, por në të njëjtën kohë pa nguruar t’i thotë gjërat troç, pavarësisht se kujt i pëlqen apo i djeg troçësia. Në këtë drejtim, monografia e Frashërit, megjithëse e shkurtër, është një tekst që do t’ju shërbejë si historianëve dhe studentëve të historisë, ashtu edhe lexuesit të zakonshëm. Frashëri shkruan me një stil joshës dhe gjuhë koncize, ndërsa analiza dhe konkluzionet mbështeten vetëm në dokumente historike të interpretuara me objektivitet.
Frashëri, me të drejtë, e vë theksin që në fillim në sajesat që vihen re në literaturën për Zogun. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të theksohet se, si çdo politikan me ego të fryrë, edhe Zogu, nëpërmjet historianëve të oborrit, filloi të arnojë pretendime donkishoteskë për gjenealogjinë e tij ‘pejgamberiane’ si pinjoll i vonë i Skënderbeut.
Një ndër meritat e Frashërit në këtë vepër është se ka arritur të trajtojë në mënyrë koncize, pa tendencë, dhe hapur shumë çështje të ndërlikuara dhe sensitive në lidhje me Zogun si njeri dhe politikan, ashtu si edhe pasojat negative afatshkurtra dhe afatgjata të regjimit të tij. Ajo që e bën lexuesin të mendojë dhe reflektojë nga ky libër është se sa të përbashkëta negative ka politika shqiptare në metodat që përdor për të uzurpuar pushtetin dhe për të qëndruar në fuqi me çdo kusht. Kjo, fatkeqësisht, është e vetmja ‘vazhdimësi’ e dukshme në historinë e fragmentuar të shtetit shqiptar gjatë monarkisë absolute, komunizmit totalitar dhe aktualisht demokracisë plutokratike.
Me të drejtë, Frashëri i kushton vëmendje në këtë libër veçanërisht dy momenteve kulmore të regjimit të Zogut që cënuan drejtpërdrejtë dhe rëndë integritetin kombëtar të shtetit shqiptar, sovranitetin territorial, dhe pavarësinë e vendit. Bëhet fjalë për shpërblimin që Zogu i bëri Pashiçit, duke i dhuruar territore nga trungu i atdheut për ndihmën vendimtare të Serbisë në kthimin e tij në pushtet pas Revolucionit të Qershorit, si dhe kapitullimin e regjimit zogist ndaj Musolinit. Largimit i Zogut nga Shqipëria një ditë para pushtimit, çështja e arit që mori me vete në mërgim, si dhe shpërndarja e qeverisë dhe mosorganizimi i saj në mërgim, e bënë Zogun përfundimisht një figurë që nuk mund të gëzonte kredibilitet në planin kombëtar dhe ndërkombëtar për të marrë përsipër drejtimin e rezistencën së Shqipërisë ndaj pushtuesve fashistë dhe nazistë. Konkluzioni që lexuesi nxjerr nga narracioni i Frashërit për këto aspekte të rëndësishme të regjimit zogist, si dhe për tendencën e Zogut për të mos debatuar me kundërshtarët e tij politikë, eliminimi fizik që Zogu u bëri disa prej tyre, përdorimi nga ana e tij e ryshfetin për të siguruar besnikërinë e sejmenëve në parlament dhe krahina anembanë Shqipërisë për të konsoliduar dhe përjetësuar pushtetin e tij absolut është se ata përkojnë me karakterin e një njeriu që nuk ka asnjë skrupull për të kënaqur egon e tij.
Ahmet Zogu në librin e Kristo Frashërit nuk është vetëm një figurë kontroversale apo thjesht negative. Ndër monografitë për Zogun që kam lexuar, kjo është një vepër që merr përsipër dhe arrin të realizojë me sukses identifikimin njëkohësisht jo vetëm të anëve të errëta të kësaj figure komplekse, por edhe aspektet pozitive të regjimit zogist. Frashëri thekson veçanërisht progresivitetin e reformave që u trashëguan nga qeveria e Lushjes si dhe të reformave që u inicuan dhe përpjekjet e lavdërueshme për aplikimin e tyre gjatë sundimit të Zogut në fushën administrative, juridike dhe arsimore. Përpjekja për të paraqitur me objektivitet figurën komplekse të Zogut dhe regjimin e tij bënë që monografia e Frashërit të veçojë nga shumë vepra të tjera për Zogun të karakterit fund e krye panegjirik, tërësisht demaskues apo thjesht grotesk.
Si çdo historian i mirë, Frashëri e zbulon figurën e komplikuar të Zogut nëpërmjet materialeve arkivorë, dhe një numër botimesh që kanë për autorë vetë Zogun, sejmenë që i thurrën lavde si shpërblim për përfitimet personale, një numër kundërshtarësh (si ata që u pezmatuan me Zogun, pasi ai ua drodhi, ashtu edhe opozitarin-bashkëpunues Konicën, vitrioli i të cilit nuk motivohej thjesht nga hatërmbetje personale), dhe autorë të huaj, veçanërisht studiuesin amerikan Bernd Fischer.
Mënyra se si Frashëri e trajton në librin e tij kontributin e Fischer-it për sa i përket studimit të Zogut dhe regjimit të tij përbën një shembull të shkëlqyer se si studiuesit shqiptar duhet të angazhohen me veprat e kolegëve të huaj. Frashëri e vlerëson objektivitetin e Fischer-it, por edhe ofron kritikë konstruktive në lidhje me ndonjë mangësi në veprën e tij, gjë të cilën e bën jo në mënyrë tendencioze dhe me qëlllim denigrues, por gjithmonë brenda etikës akademike, duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë mund ta ketë kufizuar perceptimin e Fischer-it në kohën kur shkroi librin e tij për Zogun, të botuar për herë të parë në gjuhën angleze në vitin 1984. Me qëndrimin e tij ndaj veprës së Fischer-it, Frashëri përcjell mesazhin në kohën e duhur se ndaj studiuesve të huaj nuk duhet të sillemi si inferiorë patologjikë, se studiuesit e huaj kanë po aq të drejtë sa studiuesit shqiptarë të merren me studimin e historisë dhe figurave historike shqiptare, dhe se të gjithë së bashku si studiues mund të përfitojmë nga arritjet dhe mangësitë e botimeve të njëri-tjetrit.
Përfundimisht, mund të them se unë e shijova leximin e monografisë së Frashërit për Zogun. Uroj që ky libër të tërheqë vëmendjen e lexuesve, veçanërisht të brezit të ri, që nuk di shumë për këtë figurë kontraversale, enigmatike dhe ekzotike si për ne shqiptarët, ashtu edhe për të huajt, një personalitet që është nxirë krejtësisht dhe padrejtësisht nga kundërshtarët e tij, si dhe lartuar kohët e fundit në një piedestal të diskutueshëm.
Edhe ndonjë mangësi e vogël e këtij studimi si, për shembull, përsëritjet që vihen re aty këtu, veçanërisht në lidhje me dy veprimet antikombëtare të Zogut apo të tre reformave progresive të përmendura më lart, mund të evitohen lehtë në një ribotim të edituar. Këto përsëritje nuk janë gabime stilistikore; ata dëshmojnë dëshirën e Frashërit për të bindur ata që e glorifikojnë plotësisht apo e përçmojnë në ekstrem Zogun se ai nuk është as kundër, as në favor të tij. Si historian me integritet dhe respekt për historinë si shkencë, qëllimi i parë dhe i fundit i Frashërit është të shikojë nëpërmjet mikroskopit të objektivitetit një figurë që luajti rol të rëndësishëm në fatet e vendit në një kohë kur përpjekjet e intelektualëve në diasporë për të sendërtuar ndërgjegjen kombëtar, për fat të keq nuk infektuan sa duhet drejtuesit e shtetit shqiptar që doli nga rrënojat e një kombi që kishte jetuar të shumtën e kohës ose i pushtuar, ose nën rrezikun konstant të pushtimit për afro 20 shekuj. Duke lexuar veprën e Frashërit, mendja nuk ka se si të mos të të shkojë në pazarllëkun e viteve të fundit të Tiranës me Greqinë në lidhje me kufirin detar, ryshfetin, që mbetet tipar dallues i kohës tone po aq se edhe gjatë regjimit zogist, dhe parlamentin shqiptar, dikur nje instrument oborri, ndersa sot nje kuvend kunatash grindavece te diplomuara ne vulgaritet. Monografia e Frashërit duhet tju shërbej si paralajmërim drejtuesve të Kosovës që të mos sillen si sekserë prostitutash në kurriz të vendit tani kur po diskutohen kufijtë. Asnjë kompromis me serbët dhe malazezët nuk vlen po qe se për çmim ka tkurrjen e mëtejshme të trojeve. Çdo kompromis i tillë ka vetëm një emër: tradhëti kombëtare.
Thuhet se Çërçilli dikur ka thënë se Ballkani gjeneron më shumë histori se ç’mund të përtypë. Ndoshta. Eshte me vend të kujtojmë këtu edhe klishenë se historia përsëritet ngaqë njerëzimi nuk nxjerr mësime nga gabimet. Kjo është e vërtetë, veçanërisht për gadishullin Ballkanik. Por gjërat duhet dhe mund të ndryshojnë, veçanërisht në Shqipëri. Një mënyrë për të sjellë këtë ndryshim është tua besosh historinë historianëve. Të kuptohemi drejt: historianëve që nuk kanë çmim. Libri i Frashërit për Zogun tregon se ka të tillë.
***
*Kristo Frashëri, “Ahmet Zogu: Vështrim Historik”, Tiranë: Botimet M&B, 2014, ISBN: 978-9928-172-22-8, Çmimi 1000 lekë.
*Gëzim Alpion u lind në Peshkopi më 1962. Ai ka studiuar në Kajro për BA dhe MA, dhe në 1997 mbrojti doktoratën në Universitetin e Durhamit. Ai ishte lektor në Universitetet e Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Newman përpara emërimit në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit ku aktualisht është Drejtor i Programeve të Kombinuara në Shkollën e Qeverisjes dhe Shoqërisë. Alpion është anëtar i bordit të disa revistave shkencore, përfshirë ‘Celebrity Studies’, që botohet nga Routledge.Fillimisht ai tërhoqi vëmendjen e mediave britanike me botimin dhe vënien në skenë në disa qytete angleze të dramave ‘Vouchers: A Tragedy’ (2001) dhe ‘If Only the Dead Could Listen’ (2008). Monografia ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ është botuar në gjuhën angleze nga Routledge në Londër dhe New York (2007), New Delhi (2008), dhe në gjuhën italiane nga Salerno Editrice në Romë (2008). Kjo vepër dhe vëllimet me esë ‘Foreigner Complex’ (2002) dhe ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, botuar në Indi (2008) dhe Amerikë (2009 dhe 2011) nga Transaction Publications, janë vlerësuar shumë nga kritika akademike. Autor i një numri studimesh në revista shkencore dhe përmbledhje akademike, Alpion konsiderohet si eksperti më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze. Ai ka botuar artikuj në disa gazeta ndërkombëtare si ‘The Guardian’, ‘Hindustan Times’, ‘The Middle East Times’, and ‘The Hürriyet Daily News’.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ahmet Zogu, Gezim Alpion, Kristo frasheri, Kur shkruajne historianet

Halit Aga: Ahmet Zogu iu lut dy javë rresht Osman Balit t’ia falte jetën Avni Rustemit

November 2, 2014 by dgreca

Flet nipi i Osman Balit, njeriut që akuzohet për vrasjen e Avni Rustemit/
Ne Foto: I dyti majtas Osman Bali, ne qender Gani Topi i vellai Esat Pashes. Foto Eskluzive e vitit 1897, gjate luftes se Selanikut/
Është nipi i Osman Balit, djali i vajzës së njeriut më të afërt të Esat pashë Toptanit, i cili në një rrëfim për “Metropol” tregon për ngjarjen më të bujshme që u bë shkas për fillimin e kryengritjes së qershorit nga Fan Noli dhe përkrahësit: vrasja e Avni Rustemit. Aga tregon se pas vrasjes së Esatit në vitin 1920 ka qenë pikërisht Ahmet Zogu që në negociata, që kanë zgjatur prej dy javësh në sarajet e Balit në Baldushk të Tiranës, që i ka kërkuar t’ia falje jetën Avni Rustemit. Pse Ahmet Zogu iu lut Osman balit që t’i kursejë jetën njërit prej kundërshtarëve më të mëdhenj të tij? Çfarë i tha Osman Bali atentatorit Isuf Reçi. Roli i Rauf Ficos, ministër i Jashtëm i asaj kohe, dhe kunatit të tij në pagesën që iu bë Avni Rustemit për të qenë thjesht një mbulesë e atentatorit të vërtetë në hotelin “Kontinetal” në Paris. Në fund Halit Aga rrëfen dhe për vrasjen që iu atribua Myslym Pezës, por që në të vërtetë ishte tjetërkush.
– Zoti Aga, kush ishte Osman Bali dhe cilat ishin lidhjet e tij me Esat pashë Toptanin deri kur që këtë të fundit e vranë?
– Osman Bali ka lindur në 1863 në Elbasan. Fëmijërinë e ka kaluar në Tiranë dhe në sarajet e tij në Baldushk, të trashëguara nga i ati. Është shkolluar bashkë me Esat pashën në të gjitha nivelet, me të cilin kishin dhe lidhje gjaku nga e ëma. Njëkohësisht periudhën e shërbimeve ushtarake dhe xhandarmërisë i kanë kaluar po bashkë në shumë vilajete pjesë të perandorisë së kohës. Si bashkëluftëtarë të luftës 30-ditëshe të drejtuar nga Gani bej Toptani, i vëllai i Esatit. Organizatori kryesor i vrasjes së sadrazemit turk ose kryeministri i Turqisë së asaj kohe në urën e Gallatës, por në fakt në këtë atentat u vra i biri i tij. Por organizator i këtij ishte Esat pashë Toptani. Në shumë qytete të Perandorisë Osmane ka qenë në detyrën e bimbashit ose komandat i xhandarmërisë deri në luftën e Shkodrës, ku ishte një nga drejtuesit kryesorë të forcave regife, ose vullnetare, dhe organizator i saj nga fillimi deri në kryerjen e detyrës.
– Osman Bali akuzohet si një ndër atentatatorët kryesorë të Avni Rustemit, i cili mendohet se ka vrarë Esat pashën në Paris. Para se të kalojmë këtu, sipas atyre çka keni dëgjuar nga të afërmit tuaj, mund të na bëni një përshkrim të Avni Rustemit, pra cili ishte ky personazh kaq i mitizuar, sidomos në kohën e komunizmit?
– Avni Rustemi ishte një person anonim, që nuk e njihte askush, jo vetëm në Tiranë, por as në zonën e tij në Libohovë. Unë nuk mund të hyjë me saktësi në emra të përveçëm se si ai arriti deri këtu nga një provincial injorant. Nga një bisedë që kam pasur me Tomorr Alikon, i cili për tipa si Avni Rustemi shprehet se në atë zonë u thërrisnn “opingar”, dhe realisht kështu ishte. Por grupet revolucionare, ku u përfshi edhe Avniu, ishin shumë aktive. Këtë unë e mbështes në programin e qeverisë së Esat pashës në vitin 1914 në Durrës, ku një ndër pikat e programit të qeverisë ishte shpërndarja e grupeve revolucionare, sepse dihet që xhonturqit ishin revolucionarët që donin të shkatërronin shtetin. Lidhur me vrasjen e Esat pashës nga ky person anonim, me ç’kam dëgjuar, është paguar nga kunati i Rauf Ficos për të vrarë Esat pashën, por në fakt nuk e ka vrarë ky.
– Po kush e vrau?
– Në dijeninë time, e ka vrarë shefi i policisë së Parisit, Fransua Laskia. Dhe kjo jo paarsye. Periudha 1912-1920 ka qenë shumë decizive për kufijtë e Shqipërisë dhe fuqitë fituese, Antanta, e cila fitoi luftën, për të tërhequr Italinë në grupin e vet, i premtoi kryesisht pjesën e Vlorës deri në Durrës Italisë për ta pasur në pjesën e vet. Dhe Esati nuk ishte dakord, pasi ishte fitues i Luftës së Parë Botërore dhe miratimi nga politika provinciale e Tiranës bëri që të kryhej kjo vrasje. Ruajtën momentin që Osman Bali u kthye nga Parisi për të marrë pjesë në kongresin e Lushnjës. Sepse po të mos jepte mbështetjen Esart pashë Toptani, kongresi nuk mund të zhvillohej, pasi në atë kohë në vend vepronin vetëm forcat e Esat pashë Toptanit.
– Po Roli i Avni i Rustemit cili ishte në këtë atentat?
– Avni Rustemi ishte thjesht një kukull, i cili mori përsipër atentatin. Dhe për këtë u pagua nga personi që unë thashë më lart. Nuk u provua kurrë që Esatin e kish vrarë Avni Rustemi dhe nga gjykatat franceze nuk u dënua, ndërkohë që kodi penal i atij vendi vrasjen e dënonte me vdekje asokohe. Fjalët për protesta të shqiptarëve emigrantë e të tjera si këto kanë qenë vetëm pallavra komunistësh.
– Si e priti Osman Bali vrasjen e Esat pashës?
– Osman Bali realisht kishte të gjithë ushtrinë me vete dhe njihej si drejtues pas Esat pashës. Pa u vrarë Esat pasha rrethoi Tiranën dhe i çon ultimatumin parlamentit që ose të presin të vijë Esat pasha, ose të largohen nga Tirana. Sepse duhet pranuar që parlamenti i asaj kohe ishte i vetëshpallur, pasi s’kishte dalë nga një proces i rregullt zgjedhor. Me fjalën e Qazim Koculit dhe Mehdi Frashërit pranohet ultimatumi dhe formohet një komision për të shkuar dhe për ta marrë Esat Pashën në Paris. Kur ky komision shkon në Paris për të marrë Esat Pashën, ndodh vrasja e tij. Pas vrasjes së Esat pashës Osman Bali tërhiqet dhe mbledh forcat për të sulmuar Tiranën dhe ikën në Baldushk në sarajet e veta. Atje shkon ministri i brendshëm, Ahmet Zogu, dhe i thotë tekstualisht: “Preferon të jemi në pushtet apo të vijnë bolshevikët?” Osman Bali pranon që të jenë këta në pushtet dhe kur Ahmet Zogu po largohej, i thotë: “Kam dhe një kërkesë… Tosku (Avni Rustemi të mos preket.” Përgjigjja ishte e prerë se kjo nuk pranohet, por pas shumë bisedimesh, për rreth dy javë në shtëpinë e Osman Balit, ky i fundit i thotë fjalë për fjalë: “Deri ditën që ti të jesh në pushtet, nuk i ndodh gjë. Ditën që ti të largohesh, ai nuk do të jetojë më. Dhe kështu ndodhi. Më 23 mars 1924 Ahmet Zogu plagoset nga Beqir Valteri, i paguar nga kundërshtarët e tij. Vetë Avni Rustemi ikën në Itali dhe rregullon një vizë amerikane në konsullatën e Tiranës për të ikur në Amerikë. Osman Bali informohet që Avni Rustemi po mbërrinte në Tiranë nga Italia, ku ishte fshehur, ngarkon Isuf Reçin që ta kryejë këtë detyrë. Ishte një burrë Tiranas, i vjetër besnik i tij.
– Pse Isuf Reçin kur ai mund ta vriste vetë?
– Fjalët që Osman Bali i tha Isuf Redçit ishin: “Unë do shkoj në Elbasan të vras Aqif pashë Elbasanin (që ishte kushëriri i tij dhe i Esat pashës, pjesë e komplotit për të vrarë Esat pashën në Paris). Nesër dua që të mbarosh punë me Avni Rustemin, pasi unë nuk e ndyj koburen me të. Sepse pasha kërkon pashë dhe jo rrjepacakë.” Pa shkuar në Elabsan, Aqif pashës i shkon fjala se “po vjen Osman Bali të të vrasë”. Aqif pasha largohet dhe Osman Bali nuk e gjen. Kur po pinte kafe në Elabsan, i tregojnë për vrasjen e Avni Rustemit në Tiranë.
– Thonë që është vrarë pas shpine Avni Rustemi, si është e vërteta?
– Absolutisht jo. Unë kam folur me Xhlelal Casllin, që në atë kohë ishte nja 14 vjeç, tashmë ka vdekur. E priti tërë ditën dhe kur e pa, e kapi për krahu dhe i tha: “Bëji Selam Esat pashës!” dhe e qëllon në brinjën e djathtë.
– Po Osman Bali e dinte se nuk e ka vrarë Avni Rustemi Esatin, pse duhej ta vriste?
– Sepse ky, pasi e pa që s’po e ngacmonte kush, filloi të shiste mend sa andej-këndej, madje e bënë dhe deputet në zonën e Kukësit, që atëherë i përkiste Kosovës, sepse në Libohovë nuk e votonte njeri, pasi e dinin kush ishte. Një gjë është interesante: spas nipit të Xhemal Kusit, mësues në atë kohë, por që kishte njohje me Avni Rustemin, më ka treguar këtë dialog që ka bërë me Avni Rustemin: “I fortë dole, o Avni, si e vrave Esatin në mes të Parisit?” Avni Rustemi i kthehet dhe i thotë: “Xhemal efendi, s’e kam vrarë unë” dhe Xhemali këtë deklaratë ia kërkon me shkrim. Avni Rustemi ia jep me firmë. Këtë letër Xhemali e fut në dorëshkrimin e tij dhe rreth vitit 1988-1989 ia dorëzon Androkli Kostallarit. Androkliu i thotë se kjo s’mund të botohej, por e fut në arkiv. Më gjatë unë s’e di se çfarë është bërë me atë dokument.
– Po nga përkrahësit e Avni Rustemit si u prit vrasja e tij?
– Më pas ata e shfrytëzuan këtë vrasje për të bërë revolucionin e qershorit të vitit 1924. Por kam dëgjuar se dhe vetë hirësia e tij Fan Noli ka festuar për vrasjen e Avni Rustemit, një njeri i mërzitshëm dhe i paditur, siç e përshkruan dhe Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Kjo shërbeu si pikënisje për të ardhur në pushtet kundërshtarët e Zogut.
– Tani dalim pak te vrasja e Osman Balit. Thonë se e ka vrarë e Myzlim Peza, madje ka dhe një këngë për këtë qëllim?
– Vrasja e Osman Balit nuk është një vrasje e rastësishme, për hasmëri apo për pazare kuajsh, siç thuhet në këngë. Është në kuadër të vrasjeve të mbështetësve të Esat pashës. Unë nuk di të them sot se kush ka paguar, por di që s’e ka vrarë Myslim Peza. Sipas dijenisë sime, janë mobilizuar më shumë se 30 persona për vrasjen e Osman Balit, në atë kohë 63 vjeç. E ka vrarë Osman Tafizi me pushkë mbrapa koke. Myslim Peza vetëm e mori përsipër, por nuk e kreu dot, sepse nuk arriti as ta nxjerrë revolen, madje u ka thirrur njerëzve në pritë: “Kujdes, se do vrisni njëri-tjetrin!”. Këto janë fjalët e Xhemal Kasës, prezent në ngjare, djali i tezes së tij, që më pas ka punuar në shtëpinë e Myslim Pezës si bahçevan. Por këto çështje daja im, Ismail Bali, i ka mbyllur që në vitin 1943.

Kujtimet e Eqerem bej Vlorës
Avni Rustemi ishte një kriminel dhe karagjoz. Me vrasjen e tij drejtësia u vu në vend

Ahmet Zogu e dinte cilët ishin organizatorët. Ai pajtoi një njeri në Tiranë që kishte marrë prej vitesh me qira një mulli bloje nga Esat pasha (njëherësh edhe vetë Esatist i njohur), i cili qëlloi me revolver dhe plagosi rëndë Avni Rrustemin, vrasësin e Esat pashë Toptanit dhe nxitësin kryesor të atentatit kundër Zogut. I plagosuri vdiq dy ditë më vonë në spitalin e Tiranës. Ky kishte qenë një akt i shkëlqyer hakmarrjeje, që jo vetëm përputhej me rregullat e kodit të vendetës shqiptare, por bënte edhe një shërbim tjetër: pajtonte dy rryma politike: esatizmin dhe ahmetizmin, deri atëherë të ndara. Por vrasja e Avni Rrustemit ishte njëherësh edhe shkëndija që ndezi flakadan zjarrin, deri atëherë të mbuluar, të urrejtjes së vjetër disavjeçare midis krahut demokratik dhe atij aristokratik. Urrejtja, si një udhëkryq, ndante Shqipërinë osmano-feudalo-myslimane nga ajo nacionalo-socialisto-demokratike. E në rrethanat ekzistuese ky zhvillim do të çonte pashmangësish në vendosjen e një diktature, që do të zgjaste 15 vjet. Në mbrëmjen e po asaj dite unë me Myfit bej Libohovën i bëmë një vizitë në shtëpi Ahmet Zogut. Me gjithë njëfarë temperature, Zogu e kishte marrë tashmë veten nga shoku i pësuar. Sipas zakonit të keq shqiptar, në dhomën e të sëmurit hynin e dilnin me qindra vizitorë, pa dashur t’ia dinë nëse ky interes i pëlqen apo e bezdis të sëmurin. Piheshin pa mbarim cigare dhe kafe, ndërkohë që i sëmuri, për të mos e humbur burrërinë në sytë e botës, jo vetëm që duhej t’i priste buzagaz, por edhe t’u jepte muhabet. Dhe Ahmet Zogu i përmbushte në mënyrë të shkëlqyer këto kërkesa të etiketës shqiptare. Asnjë fjalë e keqe për atentatorin dhe për nxitësit e tij nuk doli nga buzët e tij, asnjë emër nuk u përmend. Por pikërisht kjo shpërfillje në dukje ishte ogur më i keq për organizatorët e atentatit dhe për pasojat e aktit të tyre. Mua më erdhi edhe një herë në majë të hundës nga rrengjet që ofronte politika shqiptare. Mora leje, me kokën time, dhe u nisa për në Vlorë. Por pas disa ditësh doli që kisha rënë nga shiu në breshër. Ajo që po luhej në Vlorë ishte doemos vetëm refleksi i asaj që po ndodhte në Tiranë, por e mjaftueshme, megjithatë, për të çmendur një njeri normal. Si pasojë e manipulimeve të Partisë Demokratike, në Tiranë po bëheshin gjashtë javë pa arritur të formohej një qeveri. Si kërpudha të helmuara në një moçal shpërthenin intrigat e grupeve dhe të partive: dora e “kuqe” dhe “e zezë”, organizata “Bashkimi” dhe shoqata të tjera revolucionare, anarkike, e më të shumtën qesharake, që mbillnin vetëm kaos. Këshilli i Regjencës dhe shumica e Asamblesë gjatë një periudhe qetësie relative, u përpoqën të kalojnë kandidaturën e Iljaz bej Vrionit për kryeministër. Por “dora e zezë” (intelektualë të dështuar, nëpunës dhe oficerë të politizuar) e kërcënonte me vdekje kandidatin në rast se ai merrte në kabinetin e tij Ahmet Zogun. Rruga ishte bërë kështu gjykatës për fatet e vendit. Partitë “demokratike” kishin zgjedhur për zgjidhje hakmarrjen për vrasjen e Avni Rrustemit. Ata kërkonin që nga vrasja e një sektaristi ekstravagant të përligjnin një revolucion shoqëror dhe në këtë anarki të përgjithshme ata shpresonin, më në fund, që të fitonin një pushtet të pakufizuar. Kjo quhej asokohe demokraci në Shqipëri! Më së fundi, më 30 mars 1924, Këshilli i Regjencës ngarkoi Shefqet bej Vërlacin me krijimin e qeverisë së re. Misioni i tij ishte të përpiqej për vëllazërimin e rrymave të ndryshme politike dhe për rivendosjen e rendit dhe të idesë së shtetit: një dëshirë e devotshme, por thuajse e parealizueshme. Dhe meqenëse Shefqet Vërlaci mbahej si vjehrri i ardhshëm i Zogut, rryma demokrate u zemërua jo pak. Ajo u përpoq me të gjitha mënyrat që ta bënte qesharak programin e tij dhe ta vinte në lojë në sytë e popullit kabinetin e tij. Po kur pas dy javësh “demokratëve” iu ofruan dy poste në atë kabinet (Luigj Gurakuqi nga Shkodra për financat dhe doktor Fahriu nga Kosova, për arsimin), ata jo vetëm që I pranuan sakaq postet, por që në mbledhjen më të parë të Asamblesë, kënduan këngë lavdërimi për qeverinë dhe për qëllimet e larta, pa interes vetjak dhe atdhetare të Shefqet Vërlacit. Asnjëherë më shumë se në këtë pranverë të vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshëm dhe intrigat e gjithëmbarshme nuk kanë luajtur rol më të mjerë në Shqipëri. Këto mbrapshti paralizuan gjithë aparatin shtetëror dhe kabinetit Vërlaci nuk i mbetej tjetër veçse nga mëngjesi në darkë të përpiqej për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë. Gjatë këtyre ditëve ndodhi diçka që i nxehu edhe më tepër gjakrat. Një bandë kusarësh vrau dhe grabiti në pyllin e Mamurrasit dy amerikanë të pakujdesshëm. Askush nuk e dinte se cilët ishin fajtorët, ndaj edhe nuk mund të orientoheshin. Demokratët e shfrytëzuan sakaq këtë ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarë amerikanët për t’i dhënë një provë botës se vetëm ai është në gjendje të vendosë qetësinë dhe rendin në Shqipëri. Natyrisht, një shpifje e tillë e ulët nuk do të kishte merituar as vëmendjen më të vogël, nëse më vonë (gusht 1924), pasi Partia Demokratike kishte marrë pushtetin, të mos inskenohej një proces gjyqësor i mirëfilltë, me dëshmitarë të rremë e më the të thashë, i cili fajësoi për këtë vrasje Ahmet Zogun.
Një komedi e ngjashme ishte edhe ceremonia e nderimit para arkivolit të hapur të Avni Rrustemit në spitalin e Tiranës. Të gjithë ata që e quanin veten “popull” dhe “demokratë” kaluan përpara arkivolit të këtij karagjozi kriminel të cilin donin, me doemos, ta ngrinin në piedestalin e heroit kombëtar dhe të martirit. Me radhë, udhëheqësit e Partisë Demokratike ngjiteshin pranë arkivolit dhe zbraznin rrëketë e fjalëve të tyre, pa dashur t’ia dinë se për popullin këto poza janë krejt të huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij për dinjitetin njerëzor. Kjo shfaqje u zhvillua për një javë të tërë në Tiranë dhe pastaj në Vlorë, për gazin e gjithë kalamajve. Gjithë kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetëm një qëllim: të ngrinte peshë zemrat e njerëzve dhe nga trazira e përgjithshme, të fitonte kapital politik. Në këtë vazhdë befas, Partia Demokratike vendosi ta transportojë të vdekurin në Vlorë, ta varrosë në një lëndinë të vogël trekëndëshe para barakës së teatrit dhe kinemasë në kryqëzimin e rrugës Skelë-Kaninë-Vlorë dhe përmbi të, të ngrejë një përmendore. Me qëllim gjoja, që ta përjetësojë. Në të vërtetë, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lënë pas dore, ndërsa pas tre vjetësh ishte zhdukur fare Me vjegë se po përcjellin trupin vdekatar të atdhetarit të madh, shumë politikanë të mirëfilltë dhe asish të improvizuar u vunë në lëvizje nga Tirana dhe përmbytën Vlorën, si një luzmë karkalecash9Kortezi-Presha Jone)

Filed Under: Histori Tagged With: Ahmet Zogu, Avni Rustemit, dy javë rresht, Halit Aga:, iu lut, Osman Balit, t'ia falte jetën

“Mbreti 1 milion”

April 8, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Më 9 prill 1961 – Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç – pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1938. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht.Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak. Ai ishte dobësuar jashtzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën. Zogu i kërkoi Geradinës t’i silte një revole sepse nëse mjekët do t’i thonin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën.

Zogu kishte qenë monark absolut, i fortë, efikas dhe, i pamëshirshëm në rast nevoje. “Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë”, ka thënë Zogu në një rast.

Historiani amerikan Raymond Hutchison do ta quante Zogun “personazhin shqiptar më të fuqishëm të shekullit XX ose gjatë shumë shekujve që nga vdekja e Skënderbeut të madh më 17 janar 1468” Leksografi i njohur Stuart Edward Mann, hartues i fjalorit historik Albanian-English, shkruante në paraqitjen e gramatikës së tij shqipe (1932), se “ardhja e Zogut në krye të vendit si president dhe pastaj si mbret, ishte një fillim i mbarë”.

Mbreti krijoi administratën dhe makinerinë e një shteti modern shqiptar; gjatë presidencies së tij, kodi i vjetëruar penal Osman u zevendësua me Kodin e Napoelonit; vendi përparoi në çdo fushë të rëndësishme; ai zhduki banditërinë e trashëguar; përkujdesje i kushtoi arsimit publik; qindra të rinj u dërguan me bursa jashtë shtetit në universitete evropiane (ironikisht mes tyre ishte edhe Enver Hoxha), dhe kur diplomoheshin, ata kthehesin në atdhe ku Zogu i vendoste në poste administrative.

Gjithashtu, gjatë mbretërimit të tij, mbreti Zog u rezistoi përpjekjeve nga Italia për vendosjen e fashizmit në Shqipëri, derisa Musolini u detyrua ta pushtonte, si dhe mbajti marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Ahmet Zogu, Astrit Lulushi, Mbreti 1 Milion

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT