“UNË BESOJ SE HISTORIA NË GJYKIMIN E SAJ TË FUNDIT,TË PAANSHËM DHE TË DREJTË,DO TA PËRMENDI ZOGU I MBRETIN E SHQIPTARËVE,SI NJË NGA UDHËHEQËSIT MË TË FAMSHËM USHTARAK DHE POLITIK TË KOHËS SË TIJ
NJË PRIJËS PATRIOT DHE TRIM,ME NJË INTELEGJENCË DHE ZGJUARSI TË JASHTËZAKONSHME ,ME TË CILAT MJUNDI TË PËRBALLOJË DHE TË ZGJIDHË PROBLEMET E KOKLAVITURATË MBAJTJES GJALLË TË POPULLIT
LIRIDASHËS DHE PATRIOT SHQIPTAR “-Hugh H. Grant 1961/
Shkruan:Eugen SHEHU/Bene-Zvicer/
Paradokse të çuditshme kanë shoqëruar kurdoherë jetën dhe veprën e shqiptarëve të mëdhenj.Për hir të konjukturave politike dhe ideologjike,luftëtarë anonim janë ngritur në piedestale të rreme lavdie ( si diktatori enver hoxha) ndërsa prijësit e vërtetë janë anatemuar.Në 5 decenie me radhë,në Shqipëri,është përmendur vetëm data 7 prill e vitit 1939,a thua se ate ditë Mbreti Zog shpalli mbretërinë dhe po ate ditë u largua nga Shqipëria.
Mandej jo vetëm kaq,personalitete të mëdha të kohës,ata që e paten njohur nga afër Ahmet Zogun,nuk muguan të shprehnin respektin për te kur edhe një pioneer nga Mati (I shtytur sigurisht nga mësuesi,dhe për propagandën e vet parties komuniste) e paska quajtur për turp që paska lindur aty,pra Ahmet Zogu.Kësisoj kur “historia” jonë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve nuk ka lënë baltë pa hedhur mbi mbretin Ahmet Zogu,enciklopeditë evropiane e radhisnin burrin e ndershëm ndër radhët e luftëtarëve demokrat të këtij shekulli.Madje jo vetëm kaq por edhe në kontinente të tjera,fama e këtij trimi ngulitej në ndërgjegjen e gjeneratave të reja ,kështu në shtetet Arabe,në tekstet shkollore,Mbreti Zog përmendet si themeluesi i shtetit shqiptar modern.Është me vend të kujtojmë se kariera e birit të Matit nuk ka filluar si kariera ushtarake e repacakut-rebel Enver Hoxha i cili nga mësues me rezulltate të dobëta në Liceun Kombëtar të Korçës,u lidh me grupet komunisto-kovaçanas dhe me ndihmën e Mugoshës një ditë të bukur u gdhi në detyrën e komandantit të forcave nacionalçlirimtare.Ahmet Zogu,lindur e rritur në një familje nga më patriotët në Mat e Dibër,do të detyrohej që në fillim të studionte artin e madh të luftimit.Historikisht kjo ka qenë ndër kodet morale të pashkruara të familjeve të mëdha shqiptare,të cilët njëri prej bijve,natyrisht më të zgjuarin e trimin e dërgonin patjetër në shkollë ushtarake ngase kur hidheshin në luftë ata nuk mund t’i jepnin besën kujdo.Principatat e dikurshme shqiptare,anipse lidheshin me njëra-tjetrën në luftën kundra armikut të përbashkët,në luftë preferonin të mbanin pozicionet e tyre të udhëhequr prej prijësve të vet.Natyrisht,në rastin e Ahmet Zogut u ndërthurën dashuria e tij për artin si edhe vendi që ai zinte në oxhakun famëmadh të Zogollëve.Kështu,në një ditë të vitit 1903,ai u nis për në Stamboll me idenë se një ditë do të kthehej sërish në vendlindje,në ato male e lumenj duke kalëruar në krye të trimave matjan.Në Stamboll së pari futet në një lice që shërbente për të marrë njohuritë fillestare.Më pas shkon me plot dëshirë në Akademinë Ushtarake.
Ndërkohë që studionte këtu,birin e Matit do ta tërhiqnin përherë luftërat e mëparshme të zhvilluara në Evropë.Veçmas,imponuese për imagjinatën e tij do të ishin betejat që pat zhvilluar Napoleoni. Ky strateg i madh ushtarak,padyshim do të mbetej në mendjen e Ahmet Zogut për kohra të gjata. Duke parë përkushtrimin e tij në rrafsh të artit luftarak,disa shqiptarë që punonin në oborrin Perandorak kërkuan që biri i Matit të prtej në audiencë prej Sulltan Hamidit. Ky pasi e priti dhe bisedoi gjatë u bind jo vetëm për aftësitë ushtarake të djaloshit 15 vjeçar por edhe i propozoi të mbetej në pallat si agjutant i djalit të tij.“Diçka e veçantë në jetën e mbretit të ardhshëm të shqiptarëve që në moshën 14-15 vjeçare iu dha mundësia të punojë në një oborr mbretëror (siç ishte pallati i Sulltanit) por Ahmet Zogu nuk pranoi pamvarsisht se ishte një detyrë e lartë dhe mjaftë e dëshiruar për gjithkënd.Kjo i shkaktoi probleme. Sulltani dha urdhër që t’i priteshin të gjitha mundësitë e komunikimit me vendlindjen e tij,me Matin,kurse ungji i tij ia ndërpreu ndihmat finaciare”.( “Dardania” Ahmet Zogu dhe Monarkia, faqe 40 ).
Por krejt këto ngjarje do të ishin pika uji në detin e madh e të trazuar të botës së Ahmet Zogut. Karakteri i tij i pastër,morali i shëndoshë i trashëguar,si edhe vetëdija nacionale,bënë që ai t’i kalonte lehtësisht pengesat duke parë kurdoherë përpara,në horizont,bashkimin e popullit të vet dhe flakjen tutje,përgjithmonë të obskuritantizmit mesjetar turk. Ishte vetëm 17 vjeç kur firmosi në Vlorë aktin e madh të pavarsisë së Shqipërisë.Natyrisht,ishte më i riu i përfaqsuesve të popullit të ardhur aty por fjala e tij la impresione të mëdha në radhët e burrave të kombit të vet.Renditej me ta,tanimë,jeta 17 vjeçare e Ahmet Zogut duke parandjerë se nuk do të ndahej kurrë prej tyre,prej sakrificave e brengave deri në çastet e mbrame të saj.
Në janarin e vitit 1913,Serbia kish plane të qarta për të dalë në detin Adriatik.Rruga natyrish do të kalonte nëpër Mat.Ahmet Zogu,me trimat matjanë erdhën menjëherë prej Vlore dhe organizuan mbrojtjen e Matit për të mos lejuar depërtimin e forcave serbe në bregdetin shqiptar.se si u rradhitën rreth 800 burra në formacionet e 17 vjeçarit Ahmet Zogu,se si këta burra mbajtën me gjak për dy muaj trojet e tyre,se si u përballuan mijëra ushtarë serb të armatosur,kjo është detyrë e historiografisë ushtarake t’a shpjegojë.Ata që e dijnë shumë mirë se ç’bënte kopuku Enver Hoxha kur ishte 17 vjeç,le të shpjegojë së paku artin ushtarak të 17 vjeçarit Ahmet Zogu i cili i ktheu kullat e Matit në karakolle qëndrese e trimërie.Historia gjithsesi vlen t’i ketë brenda,krejt ngjyrat e ylberit.
Në turbullirat shqiptare të vitit 1916,komisari i lartë i forcave austriake në Shqipëri,August Krali, realizon një takim me Ahmet Zogun duke paraparë tek mbrojtësin e sigurtë në luftë kundra serbisë.E vërteta është se Ahmet Zogu,nuk donte të shfrytzonte ato çka kish arritur me trimat e tij,për t’u rreshtuar më pas nën urdhërat e austro-hungarezëve.Kësisoj qëndrimi i tij ishte i prerë.Pos të tjerave,Ahmet Zogu kumtoi;”Ju kini ardhur në Shqipni për të përzanun Serbinë por jo për të shtypur shqiptarët dhe bëni nji luftë,për të cilën ne nuk jemi aspak fajtorë.Nëse këtu ka koincidencë interesash për të luftuar serbët,ç’ka është e dobishme për dy palët,kjo s’do të thotë se në heqim dorë nga sovraniteti ynë teritorial.Ju kini eleminuar një padrejtësi duke përzënë serbët nga Shqipëria dhe do të bënit një vepër të merituar duke i rivendosur asaj kudo,kufijtë e vitit 1913,për t’iu kthyer vendit të gjitha tokat ku flitet gjuha jonë.Por me këtë vepër drejtësie,a mos doni të zavendësoni ish pushtuesit tanë”.(T.Dilo “Mbreti ynë “ faqe 39 ).
Pa u futur në hollësirat e Kongresit të Lushnjës,kur Ahmet Zogu u caktua ministër i mbrendshëm,mund të themi se mënyra se si ai e konceptoi organizimin e xhandarmërisë shqiptare,të le të nënkuptosh se talenti i tij,në rrafsh të manovrave luftarake ishte gati i lindur.Ngase Ahmet Zogu u tregua kompetent në ruajtjen e tërësisë territoriale shqiptare në këto vite,ai fitoi një popullaritet , besim të madh në popull.Madje jo vetëm në popull.Në rrethet intelektuale e atdhetare të kohës,emri i birit të Matit kish filluar të përcillej me respekt.Anipse i ri në moshë,kullat e tij në Burgajet,çdo natë prisnin udhëheqës të njohur të lëvizjeve atdhetare shqiptare.Në bisedat e zjerrta,brenda atyre kullave,vetëdija shqiptare jo vetëm që rikthhej,por edhe mbante të ndezur pishtarin e shqiptarizmës në turbullirat e pas Luftës së Parë Botërore.
Luhatjet politike të vitit 1924,u munduan t’i shfrytëzojnë elemente me prirje komuniste të cilët besun jo vetëm përallat e ortodoksizmit rus,por sidomos edhe fjalët e bukura të nolistëve në Shqipëri.Ahmet Zogu,asi kohe ndodhej në jugosllavi,po aspak për të bërë flirte me serbët ( siç pretendon ende sot e kësaj dite historiografia komuniste) por përkundrazi për të mobilizuar shqiptarët në luftën e tyre për bashkimin e trojeve etnike.Se kush ishin mbështetësit e Ahmet Zogut në rimarrjen e pushtetit prej tij, e sqaron pos të tjerave,edhe studiuesi Ushtelenica kur shkruan ; “Baza e tij,ishin 500 ushtarët dhe oficerët matjanë që kishin pasuar dhe 1000 shqiptarë të tjerë nga Dibra,Tetova,Gostivari e Krusheva që u bashkuan me kauzën e tij.Ata ishin armiq të jugosllavisë dhe flisnin hapur se ajo kish pushtuar trojet e tyre,visheshin me kostume kombëtare shqiptare,mbanin në njësitë e tyre flamurin kombëtar shqiptar dhe kishin bindjen se një ditë atdheu i tyre do ribashkohej”.( O.Ushtelenica, “Diplomacia e Mbretit Zog” faqe 52 ).
Në këtë rrafsh vlen të mendohet se kthimi i Ahmet Zogut në Shqipëri,nuk ka të bëjë aspak me dëshirën e sllavëve por me qëndrimin e prerë dhe të guximshëm të tij,për të mos lënë Shqipërinë,të bjerë në duart e bollshevikëve shqiptarë.Ndërkaq,ky kthim e vendos ate në krye të forcave kombëtare të vendit.Ka qenë kjo arsyeja që Ahmet Zogu,me të marrë këtë funksion,iu vu punës jo vetëm për organizimin e ushtrisë dhe xhandarmërisë shqiptare,por sidomos për modernizimin e saj.Mjaft nga fondet e huave të marra në ato kohë,kaluan për armatimin e kësaj ushtrie çka deri atëherë ishte në gjendje të vajtueshme.Fundviti 1926,do të rezervonte të reja të tjera turbulluese për republikën shqiptare.Ngase midis Shqipërisë dhe Italisë ishte firmosur më parë një traktat i gjërë bashkëpunimi,kjo bëri të reagojnë negativisht qarqet e beogradit.E ashtuquajtura revoltë e Dukagjinit,sish gjë tjetër pos një kryengritje e inicuar nga serbët,të cilët donin në të pastajmen luftën e rregullt për daljen e tyre në ujërat shqiptare të adriatikut.Rrethet ultarshovene të beogradit,shfrytëzuan në rastin e kësaj revolte,pakënaqësin e disa krerëve dukagjinas për ligjin e çarmatosjes të nxjerë nga parlamenti shqiptar.E vërteta është se me këtë ligj,Ahmet Zogu donte t’i vinte fre kanunit të Lek Dukangjinit lidhur me gjakmarjen e cila verbërisht merrte jetë të pafajshëme të malsorëve.Dokumentet arkivore bëjnë me dije se jugosllavia arriti deri edhe të furnizojë me armë të tjera krerët e kryengritjes së Dukagjinit,ashtu sikundër dihet se rolin më të madh në këto ngjarje e ka luajtur,”ministri i mbrendshëm jugosllav Boga Maksimoviç” (Arkivi Qendror i shtetit,fondi 263,dosja 3 , fleta 1 ). Edhe në këtë rast,ishin idetë dhe veprimet luftarake të Ahmet Zogut çka çuan në shtypjen e kësaj kryengritjeje.Natyrisht u kursye gjaku i shqiptarëve ngase dihej që ato për shkak të mosdorëzimit të armëve shërbyen si vegla të planeve strategjike të Serbisë. Me shpalljen e Mbretërisë dhe dekretimin e Mbretit Zog si Mbret i Shqiptarëve,Ushtria Kombëtare u ridimensionua duke iu përshtatur sa më mirë situatave dhe duke kryer normalisht funksionet e saja.Të kësaj periudhe,janë formimi i disa armëve dhe shërbimeve të veçanta aq të domosdoshme,të cilat sigurisht u kthyen nën kujdesin e drejtpërsëdrejti të mbretit Zog. U ndërtuan gazermat e para moderne, u siguruan terrenet e domosdoshme për stërvitje si edhe u konceptuan në mënyra të reja mbrojtja e kufijve politik të vendit.Kujdesi i Mbretit Zog ka qenë i madh edhe lidhur me kualifikimin e oficerëve në akademitë ushtarake.Së pari ky kualifikim,në rrafsh më të madh kryhej me bursat e shtetit shqiptar.Së dyti nuk duhet të lëmë në hije faktin se akademitë ku studionin oficerët e radhshëm shqiptarë ishin vetëm ato perëndimore.
Edhe xhandarmëria shqiptare iu nënshtrua një reformimi të plotë pas viteve 30-ta.Intuitivisht,Mbreti Zog,mundi të dallojë tendencat e fshehta italiane për ta kontrolluar xhandarmërinë shqiptare dhe më pas,për të ndihmuar në situata të tjera politike.Ka qenë kjo arsyeja që ai e shmangu kontrollin italian duke sjellë në krye të riorganizimit të kësaj arme,oficerë anglez,me ç’rast dihet se Anglia nuk mund të kishte qëllime të drejtëpërsëdrejta në Shqipëri.Anipse,në ristrukturimin e xhandarmërisë u vendosën oficerë anglez,kjo në asnjë rast nuk bëri që Mbreti Zog të mbyllte sytë e të quante gjithshka të mbaruar.Ai vetë ndërmirte rregullisht kontrolle në sferat më të larta dhe fjala e maturia e tij ka zgjidhur situata mjaft të rënda që kalonte xhandarmëria shqiptare e atyre viteve. Ngjarje tjetër që do të kalonte si bubullimë në horizontet e trazuara ballkanike,është padyshim,konferenca e Dytë Ballkanike.Delegacioni shqiptar aty,këmbënguli me vendosmëri për ndalimin e dhunës që ushtrohej në Kosovë,duke parakuptuar se pa këtë zgjidhje,rajoni nuk mund të ishte askurrë i qetë.Mirëpo qeveria jugosllave e pa më të arsyeshme të nxiste dhunën e filluar ngase ajo,kurrsesi nuk mund të pranonte prosperitet të Shqipërisë.Është kjo arsyeja që ajo filloi të kryeje reforma të mëdha me ç’rast toka u merrej shqiptarëve dhe u jepej gati falas kolonëve serb,malazez apo boshnjake. Sikur të mos mjaftonin këto,qeveria jugosllave,filloi dërgimin e trupave militare në kufijtë e Shqipërisë verilindore dhe kreu disa riorganizime të njerëzve në Tiranë.Hapur është foluar edhe në shtypin e asaj kohe të beogradit se Mbretit Zog i ka ardhur fundi.Por kjo nuk do ta trembte birin e Matit.Përkundrazi,si komandant i Mbrojtjes Kombëtare duke shfrytëzuar edhe aftësitë e patriotizmin e dhjetra oficerëve shqiptarë,brenda më pak se tri javë,Mbreti Zog arriti të organizojë krejt mbrojtjen e kufirit shqiptar.Ai jo vetëm nuk u tërhoq në zyrë e t’i bënte lëshime politikës shovene jugosllave por me dërgimin në kufijt shqiptarë të armëve të rënda u thosh atyre se ishte gati të maste forcat. Duke qenë novator në artin e luftës,me porosi të Mbretit Zog,trupat inxhiniere shqiptare kanë aritur të minojnë rrugëkalimet e mundshme të forcave jugosllave.Nëse kjo luftë nuk shpërtheu,natyrisht kjo mund të shpjegohet me zgjuarsinë dhe trimërinë e Mbretit Ahmet Zogu. Sigurisht,ajo çka historiografia komuniste,ka vënë në errësirë të plotë,është viti 1939 ku qindra akuza ( ec e gjeje bazën e tyre) janë lëshuar mbi Mbretin Zog,ashtu siç lëshohen vetëtimat në majat e maleve.Sipas një sërë tekstesh të historisë komuniste të Shqipërisë,mbase nuk paska lënë gjë pa tradhëtuar… për 20 vjet rresht,Zogu kreu më 1913,tradhëtinë më të madhe !!!?.
Një mendje e ftohtë,një hulumtim serioz mbi ngjarjet e atyre muajve,të jep shijen e ndiesive të tjera,të cilat natyrisht nuk mund të jenë të njejta tek gjithë njerëzit.Mirëpo realiteti është se me gjithë investimet e bëra,huat e dhëna si edhe agresionet e fshehta kulturore,Italia nuk arriti dot të kolonizonte Shqipërinë aq të lakmuar.Imponimi i saj,anipse i dukshëm,nuk mundi të përballojë dot me ate krenari e vetëdije kombëtare të popullit tonë.Merita e Mbretit Zog,në këtë rast,mendoj se është fakti që ai dijti ta mbaje të ndezur frymën e shqiptarizmës,dijti ta shfrytëzojë ate në momentet e duhura,jo për kapital personal por,për të treguar civilizimin dhe atdhetarinë e bashkëkombasve e vet. Natyrisht prej lidhjeve me Italinë,Mbreti Zog i dha mjaftë investime vendit të vet.Por nuk duhet të harrojmë se përballi me trimëri e diplomaci të thellë presionet e Musolinit duke mos lejuar në asnjë rast që Shqipëria të hynte në suazën e fashizmit të vendit.Kjo pos të tjerave ka qenë ndoshta edhe shkaku i sulmit italian mbi Shqipërinë.
Kështu në fund të vitit 1938,me anë të dhëndrit të tij,kontit Ciano,Musolini,ndërmerr disa veprime diplomatike duke lidhur sidomos aleanca me serbët.Oreksi italian u shtua,edhe në rastin e pushtimit të Cekosllovakaisë prej gjermanisë,ngase politikat ushtarake Romë-Berlin,parashihnin zonat e influencës.Më konkretisht,ka qenë bashkëpunimi italo-jogosllav në janarin e vitit 1939. Sipas ditarit të kontit Ciano,ky ka zhvilluar bisedime konkrete për pushtimin ushtarak të Shqipërisë,me ministrin e jashtëm jugosllav Stojadinoviç.Madje Ciano ka paraqitur edhe përparësinë që mund të kisjte jugosllavia me këtë rast të cilat ishin ; marrëveshje për ç’militarizimin e kufijve shqiptarë,korigjime të kufijve në dobi të jugosllavëve si edhe luftë të hapur forcave nacionaliste shqiptare të cilat kërkonin që Kosova t’i bashkangjitej trungut amë. Pas kësaj,është i njohur propozimi që Musolini i dërgoi Ahmet Zogut me ç’rast parashihej një kapitullim i plotë i Shqipërisë.Por Mbreti Zog kurrsesi s’mund ta nënshkruante ate.Prej kohësh,ai pat marrë masa dhe ndërsa ndërmerrte aksione diplomatike,nuk rreshti për asnjë rast të organizonte ushtrinë për çdo sulm nga deti.Kështu,për të ardhur deri në prillin e zi të vitit 1939.Shtypi shqiptar me influenca të thekshme italiane,u përpoq në ato ditë të jepte përshtypjen se “masat e gjëra popullore” donin të rrëzonin Mbretin për të pritur me lule Italinë fashiste.Radio Bari që i frynte borive pro italisë fashiste.Por në datën 2 prill,qindra të rinj të Tiranës,kanë dalur në përr rrugë duke thirrur ; Poshtë tradhëtarët e Shqipërisë ! Rroftë Mbreti ynë ! e më pas kanë filluar të këndojnë këngë patriotike. Dhe me kte rast organizimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,nuk mungoi.Por ajo ka qenë tepër e vogël,mbi 2000 ushtarë e oficerë kundër ushtrisë 8 milionëshe të Romës. Në agun e 7 prillit në bregdetin shqiptar u lëshuan forca maramendëse italiane të përbëra nga 400 aeroplanë, 8 destrojerëve,4 kryqzorëve dhe mijëra ushtarëve nga të gjitha llojet e armëve. Ndërsa formacionet e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,anipse të paarmatosura si duhet u bënë rezistencë të vendosur italianëve.Madje në një prej përleshjeve në Durrës,u vra nënoficeri Mujo Ulqinaku,i pari dëshmor në krye të detyrës,kundra okupatorit italian. Mbas kaq e kaq vitesh,kjo ushtri nuk pati në krye të saj,komandantin Ahmet Zogun i cili me vendim të Asamblesë Kombëtare u largua jashtë Shqipërisë.Mendoj se mendje të ftohta dhe logjike mund të spjegojnë sadopak largimin e Mbretit Zog dhe ky fakt assesi nuk mund të jetë objekt i këtij shkrimi publicistik. Gjithsesi,imazhi i Mbretit Zog,në rrafsh të organizimit të Ushtrisë sonë Kombëtare mbetet.Unë do të desha t’i mbyllja këto mendime me fjalët e Hygh Grant ish ambasadori amerikan në Shqipëri më 1933-1939 i cili në varrimin e Mbretit Zog më 1961 pat thënë ;
“Unë besoj se historia në gjykimin e saj të fundit,të paanshëm dhe të drejtë do të përmendi Zogun e I-rë,Mbretin e Shqiptarëve si një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak dhe politik të kohës së tij,si një prijës patriot dhe trim,me një intelegjencë dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme,me të cilat mundi të përballojë dhe të zgjidhe problemet e koklavitura të mbajtjes gjallë të popullit liridashës dhe patriot shqiptar “.Historinë e Shqipërisë dhe Shqiptarëvet e shkruajnë Shqiptarët me veprat dhe jetët e tyre,nuk i mbetet minoritarëve gjë për të na thënë,paragjykimet si zakonisht janë qëllimkqija me tendenca antikombëtare shqiptare.Burat e mëdhenj që bënë Kombion dhe Shtetin Shqiptar, ngritët vetëdijen Nacionale të shqiptarëvet,padyshim se zënë vend në panteonin e Kombit Tonë.
Bern-Zvicër
Elba says
Shkrimi I perkryer.Kemi dy figura njera eshte ajo e mbretit Zog qe,ndertoi shtet modern per ate kohe dhe figura tjeter ajo e priftit odhodoks Fan Noli qe udhehoqi Revolucionin.Ne se Revolucioni do te triumfonte,Komunizmi do te istalohesh me heret ne Shqiperi.Per kete sduhet te kemi dyshim.Shqiptaret jane mesuar te percjellin genjeshtra.Zogu vodhi floririn thoshte Enveri.Cuditerisht nje pjese e Popullit e besojne dhe nuk duan te ndryshojne mendim.Dihet kush I mori florinjte te pasurve ne Shqiperi.Clirimtaret dhe banda terroriste qe erdhi ne Pushtet me Enverin ne krye.
Albert says
Qemail Ataturku ka thënë, kur Evropa ta kuptojë komunizmin do jet shum von,vetēm Amerika po e kupton dhe po e lufton komunizmin,Fan Noli ishte me parime Evropjan ,dhe mos tē harrojmë se rrevulucjoni u shtyp jo nga Ahmet Zogolli por nga forcat Serbomalazeze,vrasja e Luigj Gurakuqit,Bajram Currit,Avni Rrustemit,Hasan Prishtinës dhe shum të tjerve dhe largimi nga Shqipria i Gjergj Fishtës dhe Fan Nolit e Faik Konicës nuk justifikujn shtetin moderrn te Ahmet Zogollit.Ahmet Zogollin nuk e përzuri populli i vet ,kurse të lartpërmendurit i vrau dhe i përzuri shteti moderrn i Zogollit,
Atdhetari says
Edhe sot neo komunistat po mundohen me shkarkue shtatoren e Mbretit Zog I né Tirané.Rnverizmi hala nuké ashté zhduké,njé pjesé e politikanve té majtés dhe disa pseu-historianté(si Pascal Milo,Nasho Jorgaki etc. vazhdojné té njejtén avazé dhe i deformojné faktet.Ari shtetit shqiptaré u mbajté pengé né Londér pér ceshtjen e Korfuzit.Njé pjesé e madhe né vitet 1991/1992 u ndérzue qeverisé shqiptare dhe nuké dihet se si u pérdoré?