Nga Ahmet ZANI/
IGFM-Apel: Mbi te Drejtën komunitetit të Kurbinit – igfm-apel: Mbi të Drejtën komunitetit te Kurbinit për të patur një muze Një ndër të Drejtat themelore në Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, është:- E Drejta mbi Trashëgimisë Kulturore. Përse komunitetit të Kurbinit i mohohet e Drejta e Trashëgimise Kulturore ? Përse u duhet një vendim politik për të patur muze në Kurbin ? Apo se muzeu na qenka i politizuar.• Që kur Qeveria Shqiptare kërkon të ç’politizoje historinë? Që kur pushteti vendor në Kurbin ka filluar të merret me ç’politizimin ? A e besoni ju qytetarë të Kurbinit këtë fakt ? sepse muzeu :”Martirët E Lirisë” duhej mbyllur për të hapur atë “Ekologjik” ? A kanë të Drejtë qytetarët e Kurbinit të memorizojnë historinë e prindërve të tyre ? A dëshironi ju vendorë të pushtetit të përdorni fshesën e harresës tek historia e prindërve tuaj ?
IGFM Apelon! Mos u bëni bashkëautorë të padrejtësië kulturore.
Mark Palaj kreu i Shoqërisë Internacionale për të Drejtat e Njeriut apelon për deskriminimin nga autoritetet vendore të bashkisë Kurbin në mbylljen e muzeut, aty ku pasqyrohet rezistenca e martirëve antikomusitë. Muzeu historik i këtyre martirëve nuk ndodhet më në Pallatin e Kulturë së Laçit, ndërsa janë dëmtuar të gjitha objektet madje janë zhdukur tërësisht.
Në vitin 2015 është hapur muzeu në përkujtim të martirëve nën kujdesin e disa personave nga shoqata e Përndjekurve Politikë, ku dhe ka patur mjaft interes nga banorët kurbinas. Kontributi më i çmuar në ndëtimin e muzeut, padiskutim është i Mark Palajt i cili tashmë sjell dhe apelimin në emër të organizatës IGFM e cila mbështet të Drejtat e Njeriut.