Të ndalet padrejtësia kundër shqiptarëve. Protestë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, për integrimin e Kosovës dhe ndaljen e aparthaedit serb kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore./
Me 17 shkurt (2014) organizohet një protestë para selisë së Parlamentin Evropian, ku do të kërkohet qe shtetin e Kosovës ta njohin edhe pesë shtet tjera të BE-së, e me këtë t’i hapet rruga e integrimeve shtetit më të ri në Evropë. Sipas Këshillit Organizativ, gjatë protestës do të kërkohet qe nga BE-ja qe të kenë trajtim më realist dhe me kredibil ndaj shtetit të Kosovës, sepse Bashkimi Evropian po e amniston Serbinë për krimet e veta ndaj popullit shqiptar të Kosovës e bashkë me këtë, por i man nën pushtim edhe nëntë komuna të Kosovës me popullsi shumicë serbe. Republika e Kosovës në këto nëntë komuna nuk posedon shtrirjen e autoriteteve të veta, juridike-kushtetuese e as nuk valon flamuri i Republikës së Kosovës. Është e çuditshme se si Evropa po e favorizon Serbinë në të gjitha fushat e integrimeve, e as nuk kërkon qe Beogradi t’i kthejë rreth 1.800 të zhdukurit e Kosovës. Qe 15 vjet Kosova mbahet si vrimë e zezë, si geto e sanksionuar nga të gjitha të drejtat njerëzore të kombit shqiptar të kësaj ane të Dardanisë, andaj kërkohet qe me 17 shkurt 2014 edhe njëherë të dëgjohet zëri shqiptar, duke kërkuar nga BE-ja, qe të trajtojë Kosovës si shtet sovran, pa asnjë modalitet me komuna autonome serbe. Po ashtu edhe Kosova Lindore, vuan nën terrorin e policisë dhe xhandarmerisë serbe, dhe Evropa në vend që të sanksionojë Serbinë për egërsinë e saj, Brukseli po i jep të gjitha favoret shtetit serb duke e amnistuar edhe nga e kaluara e saj kriminale, por edhe nga apetitet e fundit të saja hegjemoniste e fashiste. Pra, kërkohet me 17 shkurt 2014 të gjithë shqiptarët të tubohen para selisë së PE-së në Bruksel dhe t’i tregojmë Evropës se shqiptarët nuk durojnë padrejtësinë, por kërkojnë që të trajtohen të barabartë me gjitha kombet etjera evropiane./ Petrit Rudi, standardi)
Viktori says
Anrra e Shqiptarve asht per nji Kosove e baskueme me Shqipnine. Rreziku asht se nji Kosove e ndame mund te deshtoin ekonomikisht dhe mund te bahet nji satelit i Serbise e cilla do te pranohet ne BE ma shpejt. Deri sa nuk lejohen ndryshime kufitare, Kosova dhe Shqipnija duhet temarrin parasysh formimin e Federates lliriane e Kosoves dhe Shqipnise. Kjo federate mund te fillojne me hapa te vogla si integrimi i organizatave sportive, i industrise turistike, i transporteve dhe i telekomunicacioneve. Si do qe kjoft duhet te studiohet kjo çashtje seriozisht pse nuk shifet tjeter rruge dalje. Federata Panshqiptare do te rujn kufit ekzistuesa. Nji entitet shtetnore me 6-7 milion popullsie do te ket ma autoritet ne Evrope e ne Bote dhe mund te realzohet pa krijue pengesa politike e diplomatike.