-Përulem me respekt para këtyre burrave, që sakrifikuan dhe bënë gjithka për të bërë Shqipërinë….
-Mirenjohje VATRES Shqiptare, – tha Mjeshtri Mirush Kabashi, pasi vizitoi Shtëpinë e Vatrës, ku u njoh me historinë 105 vjeçare të Vatrës dhe 108 Vjetorin e Gazetes me te vjeter te Botes Shqiptare, “DIELLI”.
I shoqëruar nga sekretarja e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA , Nazo Veliu, aktori u ndal pranë çdo stende dhe preku historinë e vatranëve dhe Vatrës, me fushatat e mëdha të Vatrës për të shpëtuar Shqipërinë, siç ishte ajo e 3 Qershorit 1917, ndërmjetësimi pranë Presidentit Wilson për të shpëtuar Pavarësinë e Shqipërinë, Fushata e Huasë kombëtare për të shpëtuar shtetin shqiptar nga falimentimi financiar, vendosja dhe financimi i shërbimit diplomatik në Europë dhe SHBA, marrja e funksioneve të Shtetit prej Vatrës, në kohën e shtetit të vdekur shqiptar, fushata e te shtypurit librat shqip për shkollat e Shqipërisë, dërgimin e Trupave Vullnetare të Vatrës në Shqipëri për të siguruar kufijtë Jugorë të Shqipërisë, Dërgimin e Bandës muzikore të Vatrës në Shqipëri , përpjekja që bën sot Vatra për ruajtjen e kulturës, traditave dhe gjuhës shqipe përmes shkollave shqipe etj.
-Kjo është një Histori e gjallë me shumë vlera Kombëtare, që njihet pak në Shqipëri, tha artisti Mirush Kabashi, gjatë vizitës së Tij në Vatër të enjten me 27 tetor 2017.