NEW YORK : Mediat e huaja duke pasqyruar procesin e votimit ne Shqiperi i kane kushtuar rendesi ngjarjes se ndodhur ne Lac. Madje ndonjëra prej tyre, si Washington Post, pothuajse e nxorri lajmin në faqen e saj te internetiti online “më parë” se ta publikonin mendiat në Shqipëri. Çka tregon se sa me vëmendje po e ndjek shtypi i huaj anembanë botë zgjedhjet në Shqipëri..
New York Times : BE-ja vëzhgon zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe siguri në BE, znj. Katrin Ashton, dhe eurokomisionari i zgjerimit të BE-së, z. Shtefan Fyle, deklaruan se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të jenë një test vendimtar për vendin. “BE-ja do ta vëzhgojë procesin zgjedhor dhe standardet ndërkombëtare dhe evropiane duhet të respektohen në Shqipëri.” Dy oponentët kryesorë politikë janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Aktualisht demokratët e Berishës kanë kontroll mbi 70 nga 140 vendet në Kuvend, pasi partia e së majtës përkrahi socialistët e Ramës.”
BBC shkruan se në Shqipëri ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare që shihen si një provë përfundimtare e përparimit të vendit drejt Bashkimit Europian.
Kryeministri Sali Berisha po kërkon një mandat të tretë, por përballet me një sfidë të fortë nga lideri i opozitës Edi Rama, ish-kryebashkiaku i Tiranës. Fushata është shoqëruar me akuza për manipulim të votave. Një mosmarrëveshje mbi komisionin zgjedhor të vendit gjithashtu kërcënon të lërë rezultatin në dyshim. Zgjedhjet në Shqipëri, vazhdimisht kanë qenë të dëmtuara nga dhuna ose pretendimet për mashtrim që prej rënies së komunizmit dy dekada më parë. Në prag të zgjedhjeve të së dielës, Presidenti Bujar Nishani u kërkoi votuesve të kenë “Shqipërinë dhe të ardhmen e saj” në mendjet e tyre. Z/Berisha dhe Z/Rama të dy premtojnë krijimin e vendeve të reja të punës ,zhvillim ekonomik dhe reforma në sistemin e taksave. Ata janë gjithashtu fuqimisht pro-evropiane, duke pasqyruar mbështetjen e gjerë publike për integrimin në BE.
Ndërkohë, analistët thonë se gjithcka varet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Për shkak të një mosmarrëveshje midis koalicionit të Z/Berisha, dhe atij të Z/Rama, komisioni shtatë-anëtarësh ka vetëm katër anëtarë. Kërkesa minimale ligjore është pesë anëtarë. Më shumë se 6.900 kandidatë nga 66 parti politike po konkurrojnë për 140 vende parlamentare.
Mbikëqyrja e votimit kryhet nga 400 vëzhgues ndërkombëtarë dhe më shumë se 8.000 vëzhgues shqiptarë.
BE-ja, e cila e ka refuzuar dy herë kërkesën e Tiranës për anëtarësim, tha se zgjedhjet e së dielës “përfaqësojnë një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Evropian”.
Deutsche Welle
Aktivisti vritet afër qendrës së votimit
Policia në Shqipëri tha se një aktivist i opozitës u vra dhe një kandidat i Partisë Demokratike u plagos në një shkëmbim zjarri ditën e zgjedhjeve. Votimi i së dielës do të luajë një rol vendimtar mbi përpjekjen e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE.
Incidenti ndodhi në qytetin e Laçit, 60 kilometra (37 milje) në veriperëndim të kryeqytetit, Tiranës.
Votimi filloi të dielën në mëngjes, me sondazhet që sugjerojnë një garë të ngushtë mes Kryeministrit aktual Sali Berisha dhe kundërshtarit të tij socialist Edi Rama. Të tjerë thonë se Rama do të marrë një fitore të ngushtë.
Një komision me personel të shkurtër zgjedhor ka ngritur gjasat e një rezultat të kontestuar.
Global Post
Një i vdekur nga të shtënat gjatë votimit në Shqipëri
Një burrë u vra dhe tre u plagosën në një shkëmbim zjarri pranë një vendvotimi në Shqipëri, në procesin e zgjedhjeve parlamentare, njoftoi policia.
Incidenti në qytetin verior të Laçit “mund të jetë i lidhur me votën”, tha zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini për AFP pa dhënë hollësira. Viktima ishte një aktivist i opozitës së majtë, tha një burim i afërt me koalicionin e kryesuar nga socialistët e drejtuar nga Edi Rama, ish-kryebashkiaku i Tiranës, por kjo nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Euronews
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Një aktivist i opozitës shqiptare u vra dhe një kandidat i partisë në pushtet u plagos në një shkëmbim zjarri, në votimet e hapura në zgjedhjet e tensionuara në Shqipëri. Procesi i votimit është duke u monitoruar nga afër për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e demokracisë në vend. Një e majtë e bashkuar shpreson për të larguar kryeministrin Sali Berisha i cili konkurron për një mandat të tretë radhazi. Sondazhet e opinionit në Shqipëri nuk janë të besueshme, megjithatë ata tregojnë se ish-kryetari socialist i Tiranës mund të jetë në krye.
Dështimi që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme do të pengojë shanset e vendit për t’u bërë një anëtar i Bashkimit Europian.
The Times of India
Shkëmbim zjarri vdekjeprurës dëmton votimin në Shqipëri
Një burrë u vra dhe tre persona u plagosën në të shtëna me sa duket të motivuara politikisht në Shqipëri, të dielën gjatë një vote vendimtare që mund të përcaktojë nëse një nga vendet më të varfra të Evropës ka një shans për t’u bashkuar me BE. Shkëmbimi i zjarrit në qytetin verior të Laçit “mund të jetë i lidhur me votën”, tha zëdhënësja e policisë Alma Katragjini, pa dhënë hollësira.
Një nga të plagosurit ishte një kandidat nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon mandatin e tij të tretë për të drejtuar Shqipërinë pas tetë vitesh në pushtet.
Ekziston shumë frikë se mosmarrëveshjet ndërmjet përkrahësve që votojnë Berishën dhe Ramën mund të shpërthejnë në dhunë dhe rreth 6000 policë ishin në detyrë të dielën në përpjekje për të mbajtur paqen.
Balkan Insight shkruan: Afërsisht 3 milionë e 270 mijë e 936 shqiptarë do të kenë të drejtë të votojnë në 5506 qendra votimi të shpërndara në të gjithë vendin, për të zgjedhur parlamentin e ri.
Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur sipas një sistemi proporcional të përfaqësimit. Shqipëria ka një histori të gjatë të zgjedhjeve të kontestuara nga mashtrimi dhe aktet e dhunës dhe Komisioni Evropian ka përsëritur paralajmërimet se zgjedhjet e së dielës duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare, në mënyrë që Shqipëria të bëjë përparim në procesin e saj drejt anëtarësimit në BE.Demokratët në pushtet dhe socialistët e opozitës kanë nënshkruar me dhjetra parti të vogla për dy koalicionet e tyre të mëdha. Socialistët kanë nënshkruar me 37 parti politike për bllokun e tyre elektoral, i quajtur “Aleanca për një Shqipëri europiane”.Përveç socialistëve koalicioni përfshin Lëvizjen Socialiste për Integrim, ,Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, Social Demokratët dhe partitë e tjera të vogla.
Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha ka 27 parti në koalicionin e saj , të quajtur “Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim”.Përveç demokratëve, koalicioni përfshin Partinë Republikane, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, si dhe një sërë partish të tjera.
The Vancouver Sun ka pasqyruar incidentin e ndodhur në Lac.
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë u plagosën të dielën në një shkëmbim zjarri në afërsi të një qendre votimi në Shqipëri, citon burimet policore The Vancouver Sun. Kryeministri Sali Berisha dhe rivali i tij, lideri socialist, Edi Rama, shpresojnë për hyrjen eventuale në Bashkimin Europian, por blloku ka shprehur shqetësimin nëse vendi mund të arrijnë të mbajë zgjedhje të drejta dhe të lira. 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur. Kryeminstri Berisha ftoi gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime dhe ta kthejnë të dielën “në një ditë festimesh dhe mirëkuptimi”. “Unë ju siguroj se vota juaj do të respektohet plotësisht,” tha Berisha para gazetarëve pasi hodhi votën e tij. Kryeministri nuk pranoi të komentojë mbi vrasjen e ndodhur, duke thënë se ai kishte nevojë për më shumë informacion.
Pas fushatës agresive nga të dyja kampet ,rrugët në kryeqytetin Tiranës ishin çuditërisht bosh, por kishte rradhë të gjata të njerëzve në qendrat e votimit. Shqipëria iu bashkua NATO-s në vitin 2009, por ka dështuar të fitojë statusin e kandidatit nga BE, i cili po nxit për reforma të gjera demokratike.(Pergatiti: BEQIR SINA)
Viktor Daragjati says
Mjaft i shqetsueshem asht vendimi i Departementi i Shtetit me terhjek Ambasadorin Arviz prej Tiranes dhe me e zavendsue me Ambasadorin e ri Lu. Ku vendim kan kriue dyshime nder Shqiptart mos asht tue u ba gati Amerika per nji ndryshim qeverie. Giat votimeve po ndolin incidente qe kan perfshi edhe nji vrasje. Viktimat e incidenteve jan socialista(PS) dhe socialdemokrat (LSI). Me gith se po akuzohen demokratet si fajtor, deri sa nuk ka asnji prove qe perkrahn akusat, ka mundesi se incidentet jan kriue si diversion per me prish qetsine dhe me pengue votimet ne zonat ku demokratet kan perkrahjen ma te madhe.
Viktor Daragjati says
La Stampa e Torino-s shkruen: “Il voto rappresenta un test cruciale per l’avvicinamento del paese delle Aquile all’Ue. Dopo che le precedenti consultazioni nel ventennio post comunista sono state tutte macchiate da irregolarità, l’Albania deve dimostrare di poter garantire un voto trasparente e pacifico se vuole avviare un cammino per l’adesione all’Unione europea. Le denunce di brogli e le violenze che hanno animato la vigilia e le prime ore del voto fanno temere una ripetizione del caos politico seguito alle elezioni del 2009.”
Qe don me thane se shrregulimet qe kan ndol ne diten e votimeve mind te ndikoin negativisht procesin i integrimit ne BE.
Viktor Daragjati says
Skjarohet arsyja e largimit e Ambasadorit Arviz. Gazeta KohaJone shkruen: “Analistët thonë se qëndrimet e tij kundër Berishës dhe angazhimet e tij në disa raste pro së majtës, janë arsyet që Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka nxjerrë në pension para kohe, diplomatin Arvizu, i cili e mbyll karrierën e tij diplomatike me më pak se tre vjet që qëndroi si ambasador në Shqipëri.”