MBLEDHJA E PARË KONSTITUIVE E KRYESISË SË RRJETIT TE BIZNESEVE SHQIPTARE NË SUEDI (RRBSHS)/
Sot më 24 tetor 2015 u mbajt mbledhja e parë konstituive e Kryesisë së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në zyrën e Kryetares së Rjetit të Bizneseve znj. Saranda Iseni, në Malmö. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm Saranda Iseni, Milaim Makolli, Max Tairi, Shani Hoti, Fatlum Avdullahu, Robert Hoti dhe Bashkim Hoti, ndërsa në formë elektronike ishte me ne Afrim Bunjaku dhe Halim Hoti, të cilët I falenderojmë në vecanti që edhe në pamundësi të jenë të pranishëm fizikisht ishin përsëri me dhe I ndan mendimet e tyre. Një falenderim I vecantë I takon anëtarit të kryesisë z.Shani Hoti I cili erdhi posacërisht për këtë mbledhje nga Stockholmi. Në mbledhje u diskutuan dhe u miratuan pika të ndryshme të rendit të ditës si; miratimi I procesverbalit nga Kuvendi themelitar I Rrjetit, miratimi I Statutit qëndror dhe përpilimi i Statutit konform ligjeve suedeze, kontakti i rregullt me Ministrinë e Diasporës, përkrahja nga Ambasada e Kosovës në Stockholm, regjistrimi i rrjetit, hapja e xhirollogarisë, detyrat dhe zgjerimi i kryesisë me anëtarë të rinj si dhe të ndryshme.
Njëherit u caktuan edhe takimet e para informative për zgjerimin e rrjetit nëpër qytete të ndryshme, si:
Më 14 nëntor 2015 në Malmö
Më 5 dhjetor 2015 në Göteborg
Më 12 dhjetor 2015 në Stockholm
Mbledhja e pare mbaroi me shumë suksese. Të gjithë të pranishmit treguan vullnet dhe dëshirë për një bashkëpunim transparent duke mbështetur njëri-tjetrin në punë dhe në idé.
Me konsideratë të lartë,
Saranda Iséni Kryetare Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi (RRBSHS)