Raportohet se një autobus me turistë, të cilët ishin në vizitë turistike, ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës. Nga të dhënat e para raportohet për disa të lënduar, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima. Autobusi ka marrë flakë në kohën që turistët gjendeshin brenda. Menjëherë pas flakëve është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se disa prej turistëve nuk kanë mundur të dalin jashtë në kohë. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar.
Policia ka shkuar ne vendngjarje. Zjarrfikeset po mundohen te shuajne flaket. Disa autoambulanca po shkojnë nga Tirana në Krujë.
Autobusi ishte nsur nga Vlora në një udhëtim turistik të organizuar nga Kisha Ortodokse e Vlorës. Sipas dëshmitarëve, në brendësi të mjetit kanë nisur të shfaqen re tymi. Në momentin që shoferi ka zbritur, për të parë se cfarë po ndodhte menjëherë kanë shpërthyer flakët. Një pjesë e udhëtarëve kanë mundur të zbresin nga dera ndërsa të tjerë nga dritaret. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë më pas zjarrfikëset, ndërsa të plagosurit janë dërguar më pas në Spitalin e Krujës, për t’u transferuar më pas me helikopterë drejt kryeqytetit.