Mes debateve e kontestimeve te anasjellta, akuzave per vjedhje votash, per perdorim parash te trafikut dhe te droges, po perdorimit te zgjedhje te kontigjenteve te krimit, pas ankimime ne Kolegjin Zgjedhor, rinumerimeve deri ne tri here te kutive te Lezhes, ka marre fund odiseja e zgjedhjeve te 23 qershorit, plot 6 jave pas votimit te shqiptareve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli te Marten me 6 gusht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit 2013. Sipas KQZ koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtin me mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 vota më shumë se demokratët.
Aleanca për Shqipërinë Europiane, ka siguruar 313 227 vota më shumë se koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, drejtuar nga demokratët. Në përqindje ASHE ka siguruar 57,63 % ndërkohe qe APMI, 39, 46%. Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend. Në 12 qarqe ka marrë 713 407 vota, (41, 36)%, ose 185 035 më shumë se PD, që ka marrë 528 373 vota mesatarisht në përqindje 30, 63 %, me 46 deputetë.
Socialistët do të kenë 65 deputetë ne Parlamentin e ri. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 16 mandate. LSI ka siguruar 180 470 vota, që në përqindje shkon në 10,46%, PBDNJ ka marre14,722 vota . Në koalicionin djathte, Partia Republikane ka marrë 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, duke marre 5 deputetë. PDIU-ja ka marrë 44 957 vota , ose 2,61 %, ajo ka tashme 4 deputetë . Partia Demokristiane e Nard Ndokës ka amrre 13 e 288 vota . Partia Fryma e Re Demokratike e ish presidenti Bamir Topi, ka marre 29 mijë e 310 vota. Për Aleacën Kuq e Zi kane votuar 10 196 votues. Dritan Prifti në qarkun e Fierit ka marrë gjithsej 6164 vota ndërsa Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës. Ja Tabela:
1- ASHE 313 227 vota më shumë se APMI, drejtuar nga PD.
2- ASHE ka marrë 993.904 vota, 57.63 %, 83 mandate, ndërsa APMI 618.667 vota, 39, 46%, 57 mandate.
3- PS forca e parë politike ne vend 65 deputete.
4- Në 12 qarqe PS 713 407 vota, (41, 36)%, 185 035 më shumë.
5- PD ka marrë 528 373 vota, në përqindje 30, 63 %, 46 deputetë.
6- LSI ka marrë 16 mandate, 180 470 vota, 10,46%.
7- PBDNJ 14,722 vota.
8- PR 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, 5 deputetë .
9- PDIU-ja 44 957 vota, ose 2,61 %, 4 deputetë .
10- PDK 13 e 288 vota 1 deputet .
11- FRD 29 mijë e 310 zgjedhës .
12- AKZ 10 196 vota.
13- Dritan Prifti në qarkun e Fierit 6164 vota.
14- Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës.