Te nderuar miq;
Ju falenderoj shume per mesazhet perkrahese dhe kurajoze qe me keni derguar gjate te gjithe ketyre diteve. Emailet e mia ishin aq te shumta sa do te ishte veshtire t’u ktheja pergjigje nje per nje, telefonatat-mesazhet po ashtu. Keshtu qe zgjodha kete forme per te falenderuar dhe per te sqaruar miqte e mi per ate e me ndodhi ne Shqiperi.
Nje falenderim te vecante u dergoj vatraneve, atyre te qendres dhe te degeve, kryesise se Vatres, presidentin e nderit z. Agim Karagjozi, qe i qendruan prane familjes time ne NY, duke telefonuar dhe derguar mesazhe perkrahese. Po ashtu edhe te gjithe atyre qe arriten te kontaktonin permes telefonave me njerezit e mi ne Tirane, te cilet ishin gjate te gjithe kohes prane meje. I falenderoj koleget gazetare, jo vetem ne SHBA e Shqiperi, por edhe ne Europe, qe me kane shkruar dhe me kane telefonuar.
Falenderoj Dr. Kujtim Balidemaj ne NY, qe disa here u lidh me familjen time per te mesuar rreth gjendjes time shendetsore dhe per ta udhezuar ate se si duhej kryer kthimi ne New York, duke dhene keshillat perkatese per qendrimin ne avion dhe gjithcka tjeter.
Cfare ndodhi me mua? Te henen me 4 mars u nisa nga JFK per ne Tirane per te shkuar prane prinderve, te cilet kalonin caste te veshtira semundjeje. Me 5 Mars isha prane tyre, ne qytetin e Lushnjes. Tre dite me pas, te premten e 8 marsit ne mengjes, kur gjithcka ishte e qete nisi dhimbja e gjoksit me shterngime te forta dhe pengesa ne frymemarrje. 10 minuta me pas isha ne spitalin e qytetit te Lushnjes nen kontrollin e kardiolgut te njohur dr. Vasil Lushnjari, i cili me dha ndihmen e pare. Sipas tij kisha kaluar Infarkt, por nuk mund te saktesonte me tekniken qe dispononte masen e demtimit te zemres. Dhashe okay per t’me percjelle ne nje spital te specializuar te Zemres ne Tirane. Per 1 ore ambulance e Spitalit te Zemres Dr. Roland Xhaxho me personel mjeksor, mjek dhe infermier, mberriten ne spitalin e Lushnjes, me vune ne mjekim intensive dhe me nisen ne Tirane.Per gjate te gjithe rruges vazhdonte dhimbja ne gjoks megjithese me kishin injektuar morfine.
Sapo me futen ne sallen e operacionit, bene Koronografine, u pa se kisha pesuar Infark Akut te Miocardit. Arteria kryesore ishte 90 per qind e bllokuar, po ashtu e majta ishte e bllokuar 80 perqind. Ekipi i udhehequr nga kardiologu i njohur Dr.Alban Dibra, arriti ta kryej me sukses procesin e nderhyrjes dhe te te vendosjes te stentave te medikuara.
I falenderoj te gjithe miqte e mi te cilet m’u gjenden prane ne ato dite te veshtira. Per 6 dite sa qendrova ne spital nje mase e madhe miqesh qendronte ne mjediset e spitalit edhe pse jo te gjithe arriten t’me shihnin pas operacionit, per shkak te rregullave strikte te spitalit. I falenderoj te gjithe ata duke u mbetur borxhli per jete, sic falenderoj dhe koleget gazetare,miqte te mi qe sapo e emsuan lajmin mberriten ne spital.
Ashtu sic kisha shkuar une per te pare prinderit e mi, im bir- Dorjani dhe dhendri -Latifi,udhetuan me emergjensi nga NY dhe nje dite pas operacionit ishin prane mjeje duke u perkujdesur, edhe pse nuk me mungonte kujdesi nga vellezerit, motrat dhe miqte.
Me erdhi mire qe pashe nje spital shqiptar (Privat) ku kishte sherbim te perkryer , mjeke te afte dhe kushtet ishin shume te mira, sherbimi professional, personeli mjeke dhe infermiere ishte perhere prane te semureve!
Pas 6 ditesh qendrim ne spital, qendrova dhe dy dite ne Tirane per t’u zhvendosur dhe nje here tek prinderit ne Lushnje per t’u ndare me ta.
Te Dielen me 17 Mars pas nje udhetimi te veshtire mberrita ne NY. Te nesermen u vura nen kontrollin e mjekut kardiolog Gregory Gustafson ne New York Hospitak Queens, i cili pasi pa nderhyrjen e Tiranes(Spitali me kishte dhene tere procedure ne CD dhe te shkruar) e vleresoi ate te specializuar dhe pas ekzaminimeve te specializuara me vuri ne mjekim intensive duke me rekomanduar edhe nje Stress Test dhe nje terapi paskardiake 2 javore.
Kalova me pas tek mjeku qe me ndjek dr. Skender Murtezani, i cili gjate te gjithe kohes te pasatakut e deri ne kthim qendroi ne lidhje me familjen time dhe me djalin ne Tirane. E falenderoj publikisht.
Kjo ishte e gjithe historia. Ne menyre graduale me eshte rekomanduar kthimi ne veprimtarine e me parshme, por nevojitet nje periudhe kontrolli 40 dite pas Infarktit te Miocardit.
Edhe nje here ju falenderoj te gjitheve per interesimin!
Sadik Elshani says
I dashur Dalip,
Vetem tani e mora vesh se perse ne kete faqe ka dite qe nuk kishte lajme te reja (pertrirje). Ju urojme sherim te shpejte e te plot. Kjo gazete ka nevoje per Ju.
Gjithe te mirat!
Sadik Elshani, Kryetar i Shoqates “Bijte e Shqipes” – Philadelphia
Viktori says
ju uroj nji aktivitet plot me shndet dhe suksese ne dobi te komunitetit Shqiptar me ane te Vatres.
Albert Habazaj says
Dalip Greca nuk semuret kollaj,
se rreze dielli nis ne çdo skaj,
ku ka shqiptare dhe njerez te mire,
ku ka respekt, krenari e deshire.
te uroj te shkura i dashur mik,
o mik me i çmuar se nje çiflik,
se Dalip Greca dhe gazeta DIELLI
Jane dy rruzuj me drite, me kthjelltesi qielli
sa me shpejte, o fisnik ti u sherofshe
dhe me gazeten tone te dashur diellofsh!
ALBERT HABAZAJ/ Universiteti “Ismail Qemali”, Vlore
ELIDA BUÇPAPAJ says
I nderuari dhe i respektuari Koleg Dalip Greca, i kemi ndjekur me shqetësim problemet shëndetësore dhe tani jemi të lumtur që me ndihmën e mjekëve arrite të përballosh me sukses një provë të jetës. Kemi qënë në kontakt me miqtë tanë të përbashkët, njerëz të nderuar, të cilët ishin shqetësuar për problemet e tua shëndetësore. Jeta e një njeriu është dhuratë e Zotit, ndërsa kur ky njeri është edhe gazetar, jeta e tij merr kuptim të veçantë, aq më tepër për gazetarët shqiptarë që përjetojnë plot shqetësime prej problemeve që ka shteti amë, të cilat na vinë deri këtu në diasporë. E kemi thënë shpesh, në dritë të diellit, se që kur ti e ke marrë drejtimin e Diellit, kjo gazetë që është një trashëgimi e artë e Vatrës, ka fituar frymëmarrjen dhe hapësirat që kërkon fjala e lirë dhe shtypi i lirë. Shtypi i lirë nuk i pranon as censurën dhe as barrierat politike, sepse qëllimi i tij fisnik është të mbrojë demokracinë nga djajtë e tranzicionit shqiptar. Dhe ti e ke arritur këtë mision me Diellin, dhe e di që nuk e ke patur të lehtë, por ia ke dalë dhe uroj që t’ia dalësh edhe në vijim për dekadat që vijnë. Ndërkohë, lus diaporën shqiptare që të ndërgjegjësohet, t’i ndihmojë gazetarët dhe mos i ngatërrojë me mediokritetet e saj. Kush ndihmon sot gazetarët shqiptarë, ndihmon demokracinë dhe të mirën e shtetit amë, të qytetarëve dhe po ashtu të vetë diasporës. Pas kësaj prove, të uroj nga zemra shëndet e begati, suksese në profesion, lumturi familjare, që bashkë me Zonjën t’i gëzoni fëmijët, nipat e mbesat dhe familja juaj pastë gjithnjë bekimin e Zotit! Respekte si gjithnjë, Elida Buçpapaj
Sali Bollati-Paramithioti says
I dashur Dalip,
Sot po njihem me situaten tuaj shendetesore dhe me vjen shume mire qe mbas peripecive shume te renda , ja paske dale ashtu sic e meriton. Gezohem shume qe ndjeheni mire me shendet duke ju uruar perzemersisht SHENDET E GEZIME ne FAMILJEN TUAJ TE NDERUAR, SI EDHE SUKSESE NE VEPRIMTARINE INTELEKTUALE ATDHETARE!!. E kam thene e shkruar edhe here te tjera se DIELLI KETU NE NY NDRICON PREJ VITESH VETEM NE SAJE TE DALIP GRECES!!
LEK MIRAKAJ says
DUKE QENE SE FAQJA E GAZETES NUK PO NDROHESH TE DERGOVA NJE EMAIL.NE MUNGESE TE PERGJIGJES MESOVA NGA ESATI SE CFAR TE NDODHI NE SHQIPERI.SOT U KTHEVA TE DIELLI PER TE PARE SE A KISHTE NDRYSHUAR DHE GJETA JO VETEM FAQEN QE NA KA MUNGUAR POR EDHE MESAZHIN TEND.DALIP,JE BERE I PA ZEVENDSUSHEM,PRANDAJ SHEROU SHPEJT SE NA MUNGON.TE UROJ GJITHE TE MIRAT LEKA