Të dashur qytetarë shqiptarë!/
Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj. Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA.
Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit. Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë. Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim.
E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar. Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën. Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni. Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar. Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit.
Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare. Të dashur qytetarë. Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane. Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin. Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju. Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.
Me dashuri,
Donald Lu
(Pamfleti.com)
Jakov from Israel says
Eshte hera e pare qe shoh nje shkrim dipllomati qe thote te verteten mbi Shqiperine dhe shqiptaret ,te hidhur natyrisht. Ajo qe ndodh me plotiken atje ,ne asnje vend te civilizuar te botes ,nuk ka ndodhur .Ai popull e ka per zemer dajakun –sa me shume ta rrahesh ,sa me shume ti marresh shpirtin ,aq me shume mirenjohtes do te te jete .Sa per trimerine ,kane se paku 25 vjet qe nuk e kane treguar ,por kane treguar se jane frikacake dhe lehtesisht te manipulueshem .Shikoni zgjedhjet qe bejne –as ne Afganistan ,nuk ndodh keshtu ,Besa ka humbur e ne vendine saje e kane zene –mashtrimet pa fund ,vjedhjet ,korrupsioni qeveritar ,mungesa e drejtesise .Cfardo poshtersie qeben Qeveria ,eshte e pranueshme per popullin ,popull i urte e pa ze qe di te duartrokis pa pushim e te bej festa per vrasesit e tij .Kush ben mire ne Shqiperi –nuk pershtatet per ate vend .Te miret moren arratine apo ata qe mbeten jane kthyer ose ne kultivues drogash e transporte te paligjeshme duke helmuar gjithe kontinentin .Ska dite qe nuk kapen ne Itali apo Greqi grupe ku ka perberje masive shqiptaresh apo dhe drejtojne klane drogash e prostitucioni.KJo eshte sot e verteta mbi Shqiperine dhe shqiptaret –me qarte se ja u ka thene ambasadori i SHBA ,asnje tjeter nuk ka mundur apo nuk ka patur kurajon ta thote .Mos u mburrni me futbollet tuaja dhe muziken e importuar e tralalate pa fund ne mashtrime televizive te horrave qe marrin nga 5000$ ne muaj ,por perpiquni ta kerkoni lumturine me ndershmeri aty ku kini lindur e jo t’jA MBATHNI NEPER BOTE .Nje treta e popullsise nuk jeton me ne Shqiperi e as qe ka ndermend te kthehet –pse ? Sepse aty ka vetem fukarallek e mosperfillje per ta qe me ato letyrat qe u jepni ,nuk blejne dot as ilacet mujore .E verteta nuk eshte gjithmone mjalt –ajo eshte shpesh teper e hidhur –prandaj mos rroni me genjeshtren perdite dhe ta shihni Shqiperine vetem ne Tirone –shkoni ca me tej ta shikoni leckamanerine lakuriqe ,sic e ka katandisur ajo qeveri hajdutesh e kriminelesh –duke filluar nga KAPUA i saje .Derrat i kini ne kryeqytet ,prandaj plumbat mos i harxhoni duke vrare njeri tjetrin –drejtojini armet tek kapot qe po ju pijne gjak ,por nuk doni ta kuptoni as pas 25 vjetesh .Kur me se fundi do te zgjoheni nga gjumi letargjik ??????????????
lek mirakaj says
Mos jane bubullima qe paralajmerojne stuhine?
Zef Balaj says
Pajtohem 100% me ambasadorin Z.Lu dhe pergjegjen nga Israeli.Si i arratisune qe nga viti 1951 ne moshen 8-9 vjeqare qe nuk kuptosha nga mosha por e ndijesha se nji trishtime e ka kapune ket populle.Dishroj ti tregoj Ambasadorit Z.Lu. Vllaznit e mi 30 dhe 25 vjeqarshe se babaj kishte vdekur nga lufta 1944.
Naten e festes ma te randsishme te fisit dhe familjes ton te Shen.Palit dhe Shen Pjetrit te daten 28 Qershor 1951 ne nramje vone shtepia ishte rethue nga partizanet-Komunista se ishin informue se koqket(freedom fighters)do te vine ne ket shtepi.E verteta ashte se ata erdhen dhe u larguen pa u hetue nga partizanet.Vllazni me 29 Qershor vendosen me u arratise sa te bahej nate.Vendimi u mure per te shpetue veten dhe familjen (RUN FOR YOUR LIFE).
Z.Lu kjo nuk ka negjajshmeri me ate qe ju i drejtohi popullit Shqiptar ne ket kohe dhe perket arsye pajtohem me juvet 100% si thashe ma nalte.Ne neate kohe nuke e dishime se ku ashte Amerika as qi mendueshim.Por Per fatin tone dhe ndihmen e PERENDIS mujtem me mrrimune ne ishe Jugosllavi,mbas 10 vjetesh emigrimi aty.Perseri vendosem dhe u arratisem ne ITALI-TRIESHTE.Kaluem rrethe 2 vite ne kampet e rrefugjatvet dhe me 2 Marse 1962 kena mrrimun ne NY Internatonal me azile politik.Dhe ketu jetojme,punojme dhe gezojme LIRINE ma te miren ne bote.
Kerkoj falje se u zgjata pekez por me pake fjale desha me shtue nji pike(to make a point) se pse pajtohem me juvet. E mbaje mende fjalen e ishe diktatorit Enver Hoxha ne fjalimet e tina per 45 veteshe tuj thanune “SE UNE DO TA NDRYSHOJ KET NJERI”.Dhe kure u kethyem ne vendlindejn time me 1991 fixe 40 vjete arratisje se pse ishime ne listen e te ndaluemvet per te hymun ne Shqiperi.Kure u tokuem me dy motrate,nipat,kushrinjet,dajat dhe miqe dashamire qe kishime lanune ne atedhe;me veshtersi u njoftem njeni me tjetrin.
Ketu une pajtohem me juvet ; se keta njerze nuke ishin ata qe lame nevet para 40 viteshe,ishin te zevoglue,te prishune nga Dielli,te pa ngrnune,sikur se te kishin dalune nga nji humnere.Aty peraty u pajtova me thanjene e Enverit se me te vertet e kishte pas nderrue njerine qe kishime lanun nevet para 40 viteshe.Ky njeri me te vertet ishte ndryshue jo vetem nga pamja fizike por ishte ndryshue MORALISHT,SHPIRTENISHT dhe KOMBTARISHT.Ju keni plote te drejte se ata e kan humbune BESEN,BURRNIN dhe TRIMRINE…Te shpresojme per nji gjenerat te ardheshme.