Nga Astrit Lulushi/
Historia mësohet, nuk kopjohet. Të kopjosh tjetrin do të thotë të biesh në kurthin me gabimet e tij. E kundërta ndodh kur mëson, pasi i kupton gabimet, i ndreq ose nuk i përsërit ato. Shqiperia, thonë, me çadra në bulevard e Kryeministri përballë, po kthehet jo në ’96 as në ’91, por në ’46, kur komunistët shfarosën opozitën, dhe shpallën Republikën e tyre.
Por sot koha është ndryshe – vendi është demokraci dhe anëtar në NATO – megjithatë, shqipëtarët janë të njëjtë. Ata nuk kanë ndryshuar, janë gjithënjë të mbushur me urrejtje, që nuk dihet ku e ka burimin.
Sado të vuajtur, ata janë të prirur drejt sundimit. U pëlqen monizmi, sepse vetëm atëherë krijohen kushtet për të shprehur pakënaqesi, pëshpëritur urrejtjen, për të folur fshehurazi. Ata nuk janë në gjendje të flasin hapur, liria end nuk i ka prekur, në rrugë të reja nuk ecin. Pse të mundohen duke hapur shtigje, kur kanë gati gjurmët e të parëve, edhe pse i shajnë për rrugën që ndoqën?