KASTRIOT ALIAJ/
Interesat kombëtare si një konteks evropian, kanë qënë dhe mbeten prioritare për ne shqiptarët, për t’u ndierë si pjestarë të këtij komuniteti ëndërr. Por e vërteta është se kjo ëndër që nuk po bëhet realitet,ka marrë trajtat e thënies qesëndisëse të popullit me litarin; “tërhiq e mos e këput”. Ky event që përbën aksionin më të rëndësishëm politik për Shqipërinë, mbeti në serialin e takimeve me premtime pa asnjë vendim definitiv. Ky vedim tepër konspirativ dhe i pa dakordësuar,nga komisjoni për zgjerimin e BE, ka mbetur si litari i pa këputur në sirtarët e burokracisë evropiane. Por më shumë se sa ne shqiptrët që po rropatemi në pritje,ë shtë kredibiliteti i BE që vazhdon në pikiatë, përballë vëndeve që aspirojnë për t’u bërë pjesë e saj. Një vendim pozitiv do të promovonte të gjitha përpjekjet që janë bërë në peridhën dialog, si dhe në linjën shumëpalëshe të proceseve, sidomos pas Samitit të Selanikut në vitin 2003. Megjithse është një proces kompleks e mjaftë delikat, në kushtet kur jo vetëm rajoni por e gjithë bota, është gjunjëzuar nga pandemia dhe së fundi edhe nga kriza energjitike,që ndikon drejtë përdrejtë në gjëndjen social-ekonomike të qytetarëve. Hapja e negociatave do të ishte një ogur i mirë për shqiptarët. Kjo situatë që po rëndohet edhe nga mos marrja e një vendimi pozitiv, po shpërdoron besimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,të cilët me të drejtë shprehen se janë kapërcyer kufijtë e arsyes. Politika dhe analistët e këtij problemi, mendojnë se shërimi përfundimtar i këtij rajoni problematik,të mbetur pas dyerve të BE, do të vijë me hapjen e negociatave për integrim, duke u dhënë fund mbetjeve konfliktuale në shekuj, ku shëmbulli më i keq këto ditët e fundit,janë demostrimi i alergjive politike në veri të Kosovës. Përpjekjet e BE për të vendosur ura bashkëpunimi dhe heqjen dorë nga provokimet, nuk kanë qënë të përgjegjëshme dhe efikase,për sigurinë dhe kultivimin e paqes në rajon. Historikisht përpjekjet e para për të vendosur ura bashkëpunimi,midis shteteve të Ballkanit,u bënë me përfundimin e Luftës së Parë Botërore. Ky bashkëpunim përbënte një risi historike në marrdhëniet ndërkombëtare, për vetë natyrën e përplasjeve etnike të lindura shekuj më parë. Inisiatore pë rrolin negociues në atë peridhë, kur në Evropë kishte lindur një kulturë e re mardhëniesh u bë Anglia. Themi një kulturë e re sepse në këtë gjysëm shekulli,bota u nda në dy kampe, me doktrina e sisteme politike të kundërta. Anglia së bashku me SHBA, përbënin kështjellën e demokracisë në botë, prandaj dhe rroli i tyre ishte determinues në përplasjet e dy sistemeve,kapitalist dhe atj socialist të lindur së fundi në Rusi. Por Anglia këtë rrol e mori për interesat e saj, për të ruajtur ekujlibrat dhe statu-quonë e vendosur përkohësisht në Evropë,nga vendimet e konferencës së Versajës. Anglia e kënaqur nga c’ka kishte arritur në këtë konferencë, për të shmangur një konflikt të ri, arriti të zbusë marrdheniet franko-gjermane nëpërmjet paktit të Lokamos të vitit 1925, që garantonte paprekshmërinë e kufijve të tyre. Po përse Londra sa ishte pjesë e BE dhe të tjerët, nuk arritën që pas një shekulli të ndërmerrnin një tjetër “Lokamos”, për të normalizuar marrdhëniet Ballkanike? Sepse nuk u kanë interesuar politika të tilla,kështu që ky rajon edhe sot pas një shekulli, nuk është cliruar nga produktet negative të konferencave ndërkombëtare dhe pasojat e trashëgimisë së dhunëshme të Kongrsit të Berlinit 1978, të konferencës së Londrës (1912-13), si dhe të sistemit të Versajës më 1919. Dalja e Londrës nga BE, konfirmoj plotësisht qëndrimin konformist të trashëguar si Mbretëri e Bashkuar, se ajo nuk ka qënë kurrë për forcimin e unionit, por as edhe për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan, por vetëm e lidhur gjithnjë me interesat e saj. BE si një organizëm kompleks vlerash, që premtoj parajsën për evropianët,me një sipërmarrje detyrash të jashtëzakonëshme, nuk arriti të krijoj komoditetin e duhur për qytetarët evropianë, si dhe të krijoj një komunitet model me diversitete nga rajonet e tjera të botës. Faktorët që kanë ndikuar dhe po e vënë në pikpyetje qëndresën e këtij komuniteti, përvec atyre me karakter global, janë edhe turbolencat e brëndëshme. Ndër to mungesa e dakordësisë për vendimarrje të përbashkeëta, në dobi të solidaritetit,të pranimeve të reja, që me qëndrimet skeptike e burokratike, kanë krijuar një ndikim negativ tek vëndet që aspirojnë për t’u antarësuar. Eshtë tepër shqetësues fakti që brënda komunitetit, në disa shtete me peshë janë shfaqur grupe ekstremiste të të dy krahëve, me simbole neofashiste, ku së fundi u shfaqën edhe në Itali, duke përfituar nga protestat; “No Grin Pass”. Në këtë front të përbashkët që kërkon vëmëndje, jo vetëm brënda BE por edhe jashtë saj, nuk mund të mos jenë edhe shqiptarët. Në se dikush nuk i njeh virtytet e tyre, duhet medoemos të na njohë si qënie mendimi dhe vlerash, që gjatë gjithë epokave historike,në cdo konflikt shqiptarët kanë përdorur arsyen dhe zgjidhjen me tru e jo me bajonetë, sic kanë vepruar fqinjët tanë kundër nesh. Prandaj antarët e këtij komuniteti dhe sidomos skeptikët, duhet të binden se në se ka një popull në Ballkan, që nuk duhet të ketë frikë nga e kaluara e vet, ky është populli shqiptar që fatkeqësisht ky komunitet e ka lënë gjithnjë pas derës. Shqiptarët mendojnë se antarësimi i tyre në këtë komunitet vlerash,përbën një nga politikat më të rëndësishme për ta, sepse do t’u ndryshojë rrjedhën e jetës. Kështu ata nuk do të ndihen të braktisur por të mbështetur fuqishëm, duke ndryshuar veten dhe tjetërsuar historikisht Shqipërinë. Duke ndryshuar veten dhe Shqipërinë, ata do të bëhen garant edhe për komunitetin,ashtu sic thotë një thënie proverbiale e popullit tonë; “që shqiptari kur jep fjalën ther djalin”. Ata mendojne se antarësimi do të ndikojë në industrializimin e vëndit të shkatërruar nga doktrinat e papërgjegjeshme qeverisëse, si dhe në agroturizëm, në gjallërimin e biznesit, në mos braktisjen e vëndit, në arsimmin e fëmijve në universitetet më prestigjoze të Evropës etj. E për të gjitha këto kërkohet ndërgjegjësim, përkushtim, bashkëpunim të të gjithë faktorëve, sidomos të partive politike, që të lënë mënjanë divergjencat e “luftës” pozicionale nëpër llogore, për t’u përkushtuar interesave kombëtare, që Shqipëria të bëjë përpara, e të mos mbetet tek ura e Qabesë.