-Shërbimet Funerale u organizuan Ditën e Enjte, 11 Prill 2019, nga Ora 4 .P.M. deri në 8 .P.M në Shtëpinë Mortore – O’Boyle Funeral Home, që ndodhet në adresën : 309 Broad St, Bloomfield, NJ 07003. Varrimi kryehet ditën e Shtunë, 13 Prill, Ora 11.A.M/- Varrimi kryehet ditën e Shtunë, 13 Prill, Ora 11.A.M në :Laurel Grove Cemetery, 295 Totowa Rd, NJ 07512(Tel 973-956-0711)
Nga Dalip Greca/
Ndërroi jetë në Pensilvania, SHBA, pas një sëmundje të rëndë Tek Gjonzeneli. Lajmin e konfirmoi e bija Monika dhe djali Fatmiri. Zemra e Tekiut , e lodhur nga sëmundja e kancerit, pushoi së rrahuri me 9 Prill 2019. Teki Gjonzeneli u lind 25 Prill 1937. Ishte i biri i Muhamet Gjonzeneli dhe e Zonje (Xhaferi) Gjonzeneli, ishte babai i Majlinda Gjonzeneli Kapino, Monika Gjonzeneli, Fatmir Gjonzeneli, Gjyshi i Albano, Argjiro, Filanda Kapino; Angela Chiofolo; Sebastian Gjonzeneli, Vëlla i Murat Gjonzeneli, Memisha Gjonzeneli, Arrestime Gjonzeneli Lloshi,Sute Gjonzeneli Kabello, Marika Gjonzeneli Muco, Qamil Gjonzeneli.
Tekiu ishte njeri i shkëlqyer, antikomunist i vendosur, i dënuar nga diktatura komuniste me burg e familjen e internuar; vinte nga një familje e persektuar dhe e burgosur( babai dhe dy vellezerit Murati dhe Mimishau).
Imazhi i Tekiut do t’më mbetet i gjallë në mendjen,ashtu sic e pashë para pak ditësh ku shkuam ta vizitonim së bashku me dhëndrin tim Latifi Sharkën – i shtrirë në krevatin pranë dritares, me sytë e ngulur mbi një tablo të bukur të Vlorës, pamje e mrekullueshme e Ujit të Ftohtë, ku duken kodrat, Tuneli, deti, gadishulli i Karaburunit e Ishulli i Sazanit. Një pamje magjike. Rreth asaj pamje dhe Vlorës, folëm shumë gjatë vizitës së fundit.Them se të gjithë vlonjatët e duan Vlorën, por Teku ishte i vecantë. Mendoj se atë pamje nga Uji i Ftohte Tekiu e mori me vete.
Tek u përqafuam për të fundit herë atë ditë tek shtëpia e vajzës së tij Monikës, nuk pata guximin ta shihja gjatë në sy. Tekiu e dinte fundine vet dhe ishte i përgatitur, na e kishte treguar gjithcka. Ai nuk pranoi që t’i nënshtrohej Kimio-Therapisë e rrezatimit sepse mjekët ia bënë të qartë, mund të jetonte 2-3 muaj më shumë, por ai vendosi: Do shkoj të pushoj-tha! Dhe shkoi…Shpirti në Paqe, miku ynë !
Na iku një mik i mirë që e deshëm dhe na donte pa interes. Ishte njeri që nuk urrente dhe kishte paqe me vete. Nuk ia donte kujt të keqen sepse vetë kishte hequr shumë. Jeta nuk qe bujare me të, jo vetëm pse ai dhe familja kaluan nëpër ferrin e diktaturës por edhe humbja e vajzës, Internës në moshën 33 vjecare,me me 20 shtator 2012, pas gjashtë vitesh lëngim këtu në SHBA, ishte një goditje e rëndë për atë dhe bashkëshorten, fisniken e shumëvuajtur Filanda, që babanë, Pertefin, ia pushkatoi diktatura.
Tekiu ishte edhe një vatran me shpirt. Bibliotekën e pasur familjare ia besoi Vatrës.U anëtarësua në Vatër që ne Shtator 2009, kur unë mora drejtimin e gazetës DIELLI. Iku njeriu i mirë Teki Gjonzeneli! Lamtumirë mik! Shpirti Ju pushoftë në Paqe!
Ngushëllime bashkshortes Filanda,vajzës Monika, djalit Fatmirit, vëllezërve Murat dhe Memisha Gjonzeneli, nipërve e mbesave, miqëve.
Familja njofton miqtë dhe Komunitetin se: Shërbimet Funerale organizohen Ditën e Enjte, 11 Prill 2019, nga Ora 4 .P.M. deri në 8 .P.M në Shtëpinë Mortore – O’Boyle Funeral Home, që ndodhet në adresën : 309 Broad St, Bloomfield, NJ 07003. Telefoni i Funeralit:973- 748-1246
Varrimi kryehet ditën e Shtunë, 13 Prill, Ora 11.A.M në :Laurel Grove Cemetery, 295 Totowa Rd, NJ 07512(Tel 973-956-0711)