Bisedë me znj.Mimoza Leskaj ish e përndjekur politik/
Kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën se nga momenti në moment mund të humbja tim atë, dhe kjo ka qenë tortura më e madhe e jetës sime. M.Leskaj /
Bisedoi Keze Kozeta Zylo/
–Le të hidhemi në vitet e fëmijërisë suaj, si ka qenë ajo dhe si e keni përjetuar ju si fëmijë?
– Ishin vite të vështira! Familja ime përfaqësohet nga të dy mbiemrat..-Lesko nga babai ,dhe Shaska nga mamaja, pra vetë mbiemrat flasin shumë! Mbas shumë dëbimeve nga vende të ndryshme, ku edhe mbiemrin nga Lesko ja shkruaj në Leskaj, babai më në fund vendoset në një kasolle të vjetër në periferi të një qyteti të vogël që quhet Shijak! Mbas shumë mundimesh arrin të ngrejë shtëpi. Aty lind,dhe ndërsa rritem,filloj të kuptoj peripecitë e mëdha të familjes. Një fëmijëri e heshtur e imja, si e shumë të tjerëve që rridhnin nga familje me” biografi të keqe”, kjo lloj “damke” të ndiqte kudo, dhe në çdo lloj moshe.
Kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën se nga momenti në moment mund të humbja tim atë, dhe kjo ka qenë tortura më e madhe e jetës sime.
Persekucionet mbi të ishin të shumëllojshme dhe kjo ndikonte shumë në rritjen dhe formimin tim si fëmijë. Vendi ku jetonim kishte njerëz bujar dhe të mirë, të cilët lehtësuan sado pak mënyrën e jetesës në Shijak, kshtuqë ndërsa kalonim rrugës nuk na shante dhe ofendonte njeri, me fjalën e ndyrë “balliste e qelbur” siç bënin shpesh në zonat ku jetonin të afërmit e mi.
E them me shumë respekt se vetë shijakasit ishin njerëz të mirë, bujarë dhe mikpritës. Babai im njeri shumë i ndershëm dhe punëtor arriti të fitonte respektin dhe dashurinë e këtyre njerëzve të mirë.
Na shihnin me respekt, dhe vlersonin kulturën e familjes sonë. Pjesa më e dhimbshme e fëmijërisë time ishte familja e mamasë time, dmth gjyshërit dhe dajot të internuar në një majë mali i quajtur (Skotull nga zona e qytetit të Vlorës), ku kishte vetëm egërsira. I ngjitesha atij mali me orë të tëra për të parë të afërmit që jetonin atje. Isha vetëm pesë vjeçe dhe imazhi i asaj jete atje më ka ngelur akoma në sy. Kam përpara syve dhe sot gjyshin Filo Shaska, i dalë shumë i sëmurë nga torturat e egra të burgjeve. Njeri i shkolluar, ekonomist i zoti dhe njeri i ndershëm, që njohu torturat dhe varfërinë më makabre të atyre kohrave. Varfëria e panumërt e ditëve që shoqëruan mamanë dhe motrat e vëllezërit e saj mbas arrestimit të gjyshit është e llahtarshme. Ajo nga mos të ushqyerit u sëmur aq shumë sa dhe sot i vuan ato pasoja. Këto ngjarje dhe shumë të tjera, i kam përejtuar shumë keq fëmijë. Kam derdhur lotë të panumërt përballë vuajtve të tyre, ku ajo e imja nuk ishte asgjë.
Cila është familja juaj dhe pse u persekutuat nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës?
–Familja ime ishte kundër sistemit komunist. Ajo asnjëherë nuk u përputh me idetë e gabuara të atij sistemi.
Im atë ishte djali i një nacionalisti shumë të njohur në gjithë zonën e Jugut, njeri me influencë të madhe, Ahmet Lesko nga Tatzati i Delvinës! Me plagosjen e tij dhe eliminimin fizik në spitalin e Tiranës ngjarjet ndryshuan. Menjëherë mbas fitores së komunizmit, vëllezërit e tjerë Qani, Karafil dhe Ismet Lesko u arratisën dhe jetuan derisa vdiqën në Amerikë, ku prehen atje dhe sot. Nëpërmjet arratisjes i shpëtuan barbarzmit të egër komunist.
Ndërsa vëllai vogël Namik Lesko duke menduar për fëmijët e mitur të lënë me nënat në moshë shumë, shumë të re, vendos të qèndrojë dhe të kujdeset për ta. Nuk kalon shumë kohë dhe e kapin duke e eliminuar në mënyrë barbare , në coptimin e trupit të tij, për ta hedhur në lumin e Lanës, ku kuptohet ngelet dhe pa varr!Pra duket qartë persekutimi në vazhdim i fëmijëve që filluan të rriteshin, ku më i madhi ishte babai im Enver Lesko!
–Çfarë do të kujtoni nga jeta juaj e peresekucionit, si e keni përjetuar diferencimin në shoqërinë e atëhershme, a mund të na sillni ju lutem ndonjë episod?
Kam shumë për të kujtuar. Vuajtjet janë të mëdha dhe të pafundme, por do ju sjell vetëm tri episode…
1-Në moshën 8 vjeçe qëllohem në buzë me sustën e një çante shkolle, dhe gjaku më rridhte papushim ,ashtu futem në shtëpi. Prindët të shqetsuar ulërinjë. Kjo bëhesh që babai im të reagonte dhe duke u irrituar të gjenin shkak për ta burgosur. Ngjarjet pasuan me një denoncim ku u përgatit një fletrrufe e hidhur,sic përdoresh atherë për të të demaskuar!
2-Në moshën 14 vjeçe nuk më jepej e drejta për të vazhduar shkollën e mesme dhe pse isha shumë mirë me mësime, dhe u bënë përpjekje të jashtzakonshme nga njerëz që na donin dhe respektonin të cilët e quanin të pavend faktin se nuk duhej të shkollohesha.
3- Në vitin 1987 mar guximin dhe fshehurazi prindërve I shkruaj një letër xhaxhait në Amerikë. Ishte thjeshtë një letër përshëndetje e shkruar me shumë kujdes, por që doja tu tregoja se ne ishim gjallë e mirë, dhe i mendonim. Përgjigja e tyre vjen pas një viti dhe nuk na jepet ne, por thërrasin babain në degën e brendshme, ku e kërcënojnë që duhet të më ”mblidhte” për guximin që mora, në një rast të dytë do mendonin ata vetë për mua!
Cilat kanë qenë ëndrrat tuaja të parealizuara në Shqipëri dhe si ndiheni sot kur i kujtoni pengesat e shumta që ju sollën gjatë regjimit komunist?
E vetmja ëndërr primare që kisha ishte Liria! Doja të isha e lirë dhe jo ashtu në kafaz siç jetoja! Nuk reshta asnjëherë në cdo moment të jetës pa e ëndërruar, sepse nga kjo varesh gjithcka. Shkruaja dhe lexoja me etje cdo libër, ëndërroja të bëhesha shkrimtare me emër ku të mund të shkruaja vetëm të vërteta! Dhe me këto dy ëndrra u rrita, ndërsa vitet kalonin. Që të dyja nuk i realizova dot në Shqipëri, dhe është kjo arsyeja që unë shkruaj dhe botoj në gjuhën shhqipe.
Ju ka rastisur gjatë periudhës postkomuniste të takoni persekutorët e familjes suaj?
-Kam shkruar një tregim për këtë. Kam qenë dëshmitare kur im atë takoi persekutorin e tij! Nuk mund ta harroj kurrsesi. Përsa i përket spiunëve ordinerë që ishin persekutorët në vazhdim, pothuajse jetonim me ta. Ishte njëlloj “kompromisi” e quaj unë….unë hesht, dhe ti s’më bën dot gjë. Absurditeti i asaj jete të jetuar ndryshe dhe të qenurit ndryshe, do thosha.
Kur ikët nga Atdheu dhe cila ishte arsyeja kryesore e largimit për në Itali?
Nga Atdheu largohem në vitin 1995, por kjo për arsye sepse martohem në Itali, sepse është zgjedhje personale e jetës!
Cili është ndryshimi midis Atdheut tënd dhe Italisë që të priti? Në bisedat me miqtë italianë në se ju ke treguar historinë tuaj të dhimbshme familjare, cili ka qenë qëndrimi i tyre?
Ndryshimet janë të mëdha sepse filloi një jetë familjare nga e para. Vendi , kultura dhe mënyra e jetesës ishin e kundërta e asaj që lashë dhe jetova unë.Shpesh me shaka them që kam jetuar dy botë, por kjo është e vërtetë. Në biseda me miqtë kam treguar shumë ngjarje, shpesh dhe nuk më kanë besuar, kjo për faktin se ka ngjarje vërtetë të paimagjinueshme, dhe kam arritur në konkluzionin që është e pamundur të na kuptojnë, duhet jetuar!
Sot mjerisht politikanë, pseudogazetarë, ku më duhet të them se ka dhe nga klasa juaj e persekutuar, qe në vend që të sjellin emrat e persekutorëve, dëshmitarëve, akuzuesve të tyre që i futën në burg apo internuan, merren me kundërshtarët e tyre nëpër komente që fshihen nëpër anonime apo në shkrime të ndryshme duke i akuzuar si kriminelë, tradhëtarë, vrasës pa fakte, pa dokumenta, pa i njohur kurrë, me një fjalë bëjnë të njejtën gjë siç i dënoi diktatura me shpifje, inate, diskriminime… Cili është opinioni juaj për këtë rrëmujë që po ndodh në Shqipëri dhe midis shqiptarëve kudo ne botë?
-Karakteri është personal! Ndërsa jeta rrjedh me shpejtësi edhe njeriu kërkon të rikuperojë me shpejtësi kohën e humbur, dhe këtu del në pah karakteri personal i çdokujt . Përsa i përket rrëmujës që ndodh në Shqipëri, ndiej dhimbje. I kthej shpesh mendjen dhe sytë aty me keqardhje të madhe. Ai popull i vuajtur meriton shumë, ai vend është vërtet shumë i bukur, por siç duket tek ne shqiptarët ka një lloj egoizmi që e përdorim në të keqen tonë.
Ju keni botuar libra me poezi, ku shumë prej peozive tuaja jane mirëpritur nga lexuesit, cilat janë motivet më kryesore qe ju kanë dhënë frymëzim për t’i hedhur në letër?
GjithCka më frymzon! Përpiqem të realizoj ëndrrën time të fëmijërisë, nuk është kurrë vonë për këtë. Mbas mungesës së fortë që ndjeva mbas humbjes së tim eti, i cili u bë shkas në realizimin e kësaj ëndrre, frymëzimin e gjej kudo. Nga mëngjesi dhe gjer në mbrëmje jeta të dhuron nga më të ndryshmet emocione. I marr ato nga e kaluara , risjell tek lexuesit e rinj atë pjesë të cilët ata nuk e njohin. Praktikisht shkruaj çdo emocion të vërtetë, dhe kjo ka bërë që lexuesit të kthejnë sytë në ato cka unë shkruaj.
Cilat jane ëndrrat tuaja që parashikoni se do t’i realizoni në të ardhmen?
Të ëndërrosh është bukur, sepse jeta kudo ka vështirësitë e veta, dhe unë mendoj se do vazhdoj akoma të shkruaj. Përfundova librin e tretë poetik, “Pyeta Retë” i cili hyn për botim këto ditë, mbas atyre dy të para si: “Flas me Heshtjen “ dhe Dashuri me Ngjyra Vjeshte”. Po përfundoj një libër me tregime të vërteta dhe disa dorëshkrime, si dhe po punoj për romanin e parë i cili titullohet “Rikthim në të kaluarën”! Shpresoj në realizimin dhe mbarësinë e tyre!
Qershor, 2016
New York, USA
Denokrimetekomunizmit says
Pyetja eshte se a u ka rene ndonjeher ketyre njerezve te per ndjekur ti takojne Qemalin ofecer sigurimi dhe Kezen e Partise se Punes ne ate kohe ………dhe ku do ta kishin pare vetenata dhe e dyta eshte se perse Keze Zylo dhe Qemali derdhin “lot” per te perdjekurit sot ……kjo eshte pyetja dhe pse e mallkon kjo e gjore tani ate rregjim apo sepse Qemali nuk eshte me oficer ……
mimoza leskaj says
Jo zotèri,nuk i njoh personalisht! Por kjo nuk mè pengon ti respektoj ATA pèr punèn qè bèjnè! Duke na intervistuar ata bèhen zèri i vuajtjeve tona!Mè vjen keq qè lexoj komente tè tilla pèr nji intervistè dinjitoze.
Dhe ndèrsa Zonja Kozeta dhe unè e intervistuara jemi paraqitur me fytyrat dhe emrat tanè, juve mbeteni njè i panjohur, dhe pèr ktè gjè nuk kam si tju pranoj si komentues i intervistès time e cila èshtè personale dhe unè e pèrfaqèsoj me dinjitet!
Mos harroni zotèri,..jemi shqiptarè dhe le tè vdesim tè tillè!
Pèrçarja nuk ndihmon kèrrkènd! Me respekt Mimoza Leskaj!
Denokrimetekomunizmit says
Oj Mimoza vuajtja jote eshte 0 sepse ti krenohesh me vuantjen e tjereve dhe quan dinjitoze Kezen e Partise se PUNES dhe Qemalin ish ofecer in ndersa I quan pa karakter ata qe kerkojne hapjen e dosjeve te ketyre njerezve If I were to remain silent, I’d be guilty of complicity. Albert Einstein
mimoza leskaj says
Jo mor zotèri, nuk jam complicity i askujt unè, dhe gaboheni shumè rèndè kur vuajtjet e tè tjerève i quani 0! Unè 0 quaj ata njerèz qè nuk kanè burrèri! Sa pèr dosjet unè jam e para qè kam kèrkuar tè hapen!Sinqerisht as qè kam dèshirè tu pèrgjigjem personave qè fshihen! Sa pèr bashkshortèt Zylo, nè se ju paskeni prova tè tilla ,..pèrse nuk keni guximin tu tè dilni hapur!….Unè nuk i njoh personalisht,por shikoj nèpèrmjet internetit punèn qè ata po bèjnè,dhe nga kjo qè shikoj,..gjykoj! Vè re se ju po shqetsoheni shumè se unè i kam vuajtjet 0,Sigurisht nuk jeni shqiptar,se ndryshe nuk do pèrbuznit vuajtjet e tè tjerève! A nuk ndiheni i turpèruar pèr ktè?..Mua do mè vinte ndoht nga vetja nè se pèrbuzja vuajtjet e bashkèkombèsave tè mi!Por siç duket,..tè jesh shqiptar,dhe tè dish tè flasèsh shqip,..èshtè njè diferenzè e madhe! …Po e pèrdorni keq gjuhèn qè ju kanè mèsuar! Dhe do isha shumè e nderuar tè mos mè kthenit mè pèrgjigje, sepse jeni njeri pa karakter, pèr mua!Gjeni njè mènyrè tjetèr mè tè ndershme pèr tè luftuar ATA qè janè bashkatdhetarèt e tu!
Denokrimetekomunizmit says
Merru me karakterin Keze Zylos se Partise se PUNES dhe Qemal officerit se je shume e vogel te hyshe ne debate per te tjeret mos u beje “mash” e tyre sepse te bene nje interviste qe as vet ti nuk e di per se eshte ber dhe per ke gazet eshte ber
Denokrimetekomunizmit says
Mbec me te mira nga une “I pa karakter” “I pa burrni” qe megjithese mi thua keto fjale jam une prapseprap qe jam fisnik dhe soje sepse te dua me shume ty dhe aspak ata qe na pine gjakun dhe tani jane hipokrite na e vodhen edhe presekutimin tone , soji I Qemalit dhe Keze te dy ish anetar partie. Megjithse gjithemon sepse sipas teje me e presekutuar paska na del ne internet Qemali oficer operative dhe Kezja e Kryetarit te Kooperatives ne kohen kur prinderit e mi torturoheshin ne Tepelene sesa une ti edhe ne……. Komunist me I keq eshte ai qe hiqet anti komunist ka then Havel
mimoza leskaj says
Unè nuk ju ofendova, dhe mè erdhi keq qè mè ofenduat! Por intervista qè kam dhènè ka tè vèrteta mor zotèri, èshtè historia e familjes time qè ka dhènè gjak dhe èshtè masakruar! Por njè pyetje kam pèr ju..Pse nuk e bèni ju ktè punè,tè nxirrni tè vèrtetat meqè ju dhemb kaq shumè? Unè jam shumè larg nga ju, thjesht mu dha mundèsi nga dy gazetarè tè cilèt shoh qè po punojnè nèpèrmjet internetit, dhe pranova me kènaqèsi. Unè dua tè njihet vuajtja e familjes time qè ju e ofenduat dhe i quajtèt 0 ato vuajtje! Si mund ta lejoj ktè gjè aq mè tepèr qè ju jeni i persekutuar! Njè kèshillè zotèri,..futuni nè yotube dhe klikoni “Kènga e Ahmet Lesko” dhe mbasi ta keni dègjuar mirè, mè ktheni pèrgjigje!Aty do njihni mè mirè me cilèn po flisni!Ju thashè disa herè,nè se dini tè lexoni,bashkshortèt Zylo nuk i njoh ,por i falenderoj pèrzemèrshisht pèr mundèsinè qè mè dhanè! Jepmani ju ktè mundèsi!
denokrimetekomunizmit says
Mimoza me vjen shume keq sepse ti ende nuk po e kupton se perse Kezja me Qemalin “qajne ” me qyrre, me ne te preskutuarit, dhe luajne “ariun” me fatin tone te keq,
Sepse, vetem dicka do te thoaj as edhe nje gazetar ose gazetare e presekutuar ose nga ata qe ka plot sot ne Shqiperi e diaspore, qe nuk e ka pare fare se cfare ishte diktatura, atehere te merret me ne gjate ketyre 5 vjeteve, pra nuk eshte marre me intervista dhe shrkime te sajuara ose te kopjuara prej Keze Zylos, per grate e burrat e familjeve te perndjekura.
Ketu vejn edhe pyetja se perse i ben kjo profane keto, kur ajo nuk eshte gazetare me asnje gazete por ajo vend e pa vend ua dergon shkrimet dhe intervistat atyre qe njeh ne gazetat, qe t’ja botojne , megjithese disa here ata nuk ja botojne, bile disa here, sic eshte edhe rasti i juaj me kete interviste botuar tek Dielli dhe jo tek Illyria.
Intervistat sa per sqarim behen gjithmone simbas etikes se gazetarise per te treguar dicka qe ka lidhje me nje ngjarje, ose qe eshte dicka interesante qe i intereson gazetes dhe eshte gazeta ajo qe cakton gazetarin e saj te bej intervisten , per gazeten Dielli, Illyria apo tjeter, por ne kete rast a e pyete ti Kezen se kush gazete e kishte kerkuar kete interviste, dhe perse ?
Kezja thote me keto intervista ashtu si ka shkruar edhe ajo vete ne nje shkrim se edhe une jam e persekutuar “Kur ma hoqen baban nga Kryetar Kooperative ne fashtin tone dhe e derguan ne nje fashat te thell malor ne Tepelene” sepse 20 te afermit e saj ishin ne Amerike ……!
Nejse se eshte teme tjeter kjo dhe se u zgjata shume por te jesh e sigurte se Kezja me Qemalin po kenaqen me reagimet tona, cka do te thote se Kezja del me e presekutuar se une dhe se ti…..
Te uroje sinqerisht gjitha te mirat –
denokrimetekomunizmit says
dhe dicka per ti dhene fund ketij debati, po te them me sinqeritet ke bere mire qe tregon vuajtjet tona, se dikush duhet te flase se perseri mbetem te presekutuar , por do ta kuptosh me vone se ke qene ne “Wrong time and wrong Place”….