Të Premten me 6 Maj, përfaqësues të Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës realizuan një vizitë në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit të Ministrit të Diasporës, dhe Avdyl Lipoveci, Drejtor i departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diapsorë, shoqëroheshin nga Konsulli i Shtetit të Kosovës në Nju Jork, diplomati Fatmir Zajmi.
Mysafirëve ua ka uruar mirëseardhjen Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i cili e përgëzoi shtetin e Republikës së Kosovës për vlerësimin që i bën Diasporës Shqiptare në Botë, duke krijuar një Ministri për Diasporën dhe duke u marrë seriozisht me problemet e saj. Nuk ndodh kështu me Shtetin Amë, e cila për 50 vjet investoi shumë në Diasporë, jo për t’i shërbyer asaj, por për ta përçarë atë. Fatkeqsisht, tha dr. Buçaj, Diaspora Shqiptare nuk e ndjenë praninë e shtetit shqiptar në Nju Jork dhe në shtete të tjera në Amerikë, nga që shërbimi diplomatik shqiptar është fare i zbehtë, ndërkohë që shërbimin Konsullor, shqiptarët e Amerikës, edhe pse e kanë pasë edhe në vitet ’20 të shekullit të shkuar, tash u mungon.
Më pas dr. Buçaj i njohu mysafirët për fokusimin e Vatrës në ruajtjen e traditave dhe gjuhës Kombëtare si dhe objektivin e saj madhor për Çështjen Kombëtare. Ai tregoi për përpjekjet që bëjnë degët e Vatrës për mësimin e gjuhës shqipe, edhe pse shteti shqiptar nuk po duket i inetersuar në këtë drejtim për të kontribuar dhe nuk na ka dhënë kurrfarë ndihme, me përjashtim të ndihmës që vjen prej Konsullatës së Kosovës.
Shef i Kabinetit të minisitrit të Diasporës, z. Kushtrim Sheremeti, i njohu përfaqësuesit e Vatrës, me punën e deritanishme që ka bërë Ministria e Diasporës për ngritjen e sistemi të shkollave shqipe në Diasporë, për ngritjen e rrjeteve të biznesit në diasporë si dhe veprimtaritë kulturore. Ai trajtoi edhe problemin e Samitit të Diasporës, që kanë në plan ta organozojnë dy Qeveritë ajo Kososovës dhe e Shqipërisë në muajin Nëntor të këtij viti.
Në këtë çështje u debatua dhe u informua për format që mendojnë të përdorin dy qeveritë në organizimin e këtij Samiti. Përfaqësuesit e Vtarës, tahnë se për të parën herë shtrohej ky problem me Vatrën, Organizatën më të vjetër të Shqiptarëve në Botë, që vepron ën SHBA që prej 104 vitesh. Ata shfaqën shqetësimin se Qeveria shqiptare po “kap” individë dhe shoqata pa anëtarë, që të përfaqësojnë diasporën e Amerikës. Shefi i Kabinetit informoi se në këtë Samit do të thirren personalitete shqiptare në Diasporë si Ismail Kadare, Ferid Murat e të tjerë, ndërsa shoqatat, do të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Samitit.
Z Avdyl Lipoveci, Drejtor i departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, informoi për organizimin e sistemit të shkollave Shqipe në Europë dhe në SHBA si dhe projektin përt ë ardhmen.
Konsulli i Republikës së Kosovës në Nju Jork, z. Fatmir Zajmi, falenderoi për pritjen dhe përgëzoi Vatrën dhe degët e saj për ruajtjen e traditave dhe gjuhës shqipe përmes shkollave që po hapen nëpër shtete të ndryshme të Amerikës së Veriut.
Edhe zv/ kryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe i përgëzoi ata për punën që po bëjnë për diasporën, veçanërisht në drejtim të organizimit të rrjetit të shkollave shqipe, ndërsa për klasën politike të të dy vendeve, Shqipëri e Kosovë, jemi fare të pakënaqur , tha ai. Edhe Zef Balaj, anëtar i këshillit të Vatrës, u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe tregoi për punën që bëhet në Bronx nga shkolla shqipe, ku ai prej disa viteve është në bordin e saj.
Diskutuan edhe anëtarët e kryesisë Pashko Camaj, Marjan Cubi, Dalip Greca(editor i Diellit), anëtarët e Advisoru Board të Vatrës Zef Përndocaj dhe Agim Aliçkaj.
Në fund në emër të mysafirëve, Z. Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit të Ministrit të Diasporës, la një shënim në librin e vizitorëve.
Sot, e Shtunë 7 maj 2016, përfaqësuesit e Minsitrisë së Diasporës, janë pranë shkollës Shqipe në Bronx, NY.
(Korresp i Diellit)