(poezi për 4 Korrikun)/
NGA JULIA GJIKA*/
Ushtari është vëllai im, i yti./
Ushtarët janë dhurata e botës,/
ndjekin urdhrin,/
janë nderi i kombit./
Gdhihen pa fjetur/
në marshime/
me vesën e argjëntë,/
që s’është gjë tjetër
veç loti i nënave
këputur në ankthet
e pritjeve.
Rendin përpara,
mbështjellë në krahët e erës,
që s’ ësht’ veç padurimi i nënave
në shkretëtirën e luftës së egër.
Kudo ku japin frymën e fundit,
blatojnë këngën e fitores.
Të parat e dëgjojnë nënat,
kur luten për ta.
*Nga libri “MUZG”, Botimet SNAJ, 2007.