*SERENA BUÇAJ, MISS NEW YORK USA 2016, DO TË PROMOVOJË VATRËN NË SHBA/
*FOTOGRAFITW: DRITAN HAXHIA (Video Photography Tani Studio)*
Është emocionuar shumë më bukura e vajzave të Nju Jork-ut për 2016-ën, Bukuroshja me gjak e rrënjë shqiptare, Serena Buçaj, gjatë vizitës në VATËR më 21 Shkurt 2016 . Ndoshta po aq sa ishte emocionuar me 17 Janar 2016, kur ajo u shpall më e bukura e bukurosheve konkurente për shtetin e madh të Nju Jork-ut. Veçse këtë herë emocionet ishin disi të veçanta, lotët nuk i mbajti dot. Fotografi profesionist Dritan Haxhia e ka fiksuar në kamër momentin.
Kur nëna e Serenës, Kristina, kujtoi se babai i saj (Gjyshi i Serenës), i ndjeri atdhetar vatran Ndue Perpeaj, kthehej nga mbledhjet e Vatrës dhe u fliste për punët kombëtare të vatranëve dhe të Federatës, bukuroshja u ndje krenare për rrënjët e saj shqiptare. Kristina kujtoi edhe çastet kur vinte gazeta Dielli në shtëpi me postë dhe babai i saj(Gjyshi i Serenës) e priste me gëzim, e lexonte dhe komentonte. Serena u ndje e emocionuar nga rrëfimi dhe tek do të paraqeste kërkesën për t’u anëtarësuar në Vatër, do t’i kërkonte kryetarit të Vatrës, që ta lejonte që të fliste për Vatrën dhe vatranët gjatë turneve nëpër SHBA, të promovonte punën kombëtare të vatranëve prej më shumë se një shekull për Shqipëri e shqiptarizëm, për ruajtjen e traditave Kombëtare dhe forcimin e urave të miqësisë mes Kombit Amerikan dhe atij Shqiptar.
– Dua ta promovoj Vatrën, me lejen tuaj, gjatë veprimtarisë time si Miss Nju Jork-u, tha mes emocioneve Serena Buçaj.Kërkesa e Bukuroshes u prit me entusiazëm nga vatranët. Serena, nga 21 Shkurti 2016 është vatrane, duke premtuar se do të ecë në gjurmët e gjyshit.(Për më shumë lexoni specialen në Diellin e printuar)
* I shihni ne facebook(dalip greca)
THANAS GJIKA says
Shpallja e zonjushes Serena Bucaj Miss New Yorku eshte gezim per gjithe shqiptaro-amerikanet. Nisma qe ajo ndermerr per te folur per Vatren ne veprimtarite e saj, eshte nje nxitje per sejcilin prej nesh. Te gjithe duhet te bejme dicka me teper sivjet per Vatren ne Vitin Konica.
U shtofshin veprimtare te tilla ne sherbim te atdhetarizmit tone.
Me respekt, Julia e Thanas L. Gjika.
Marjan Cubi says
Zonjushes Serena Bucaj I bejme urimet me te bukura per Titullen e Miss NY Por per Dritanin nuk e pranoje per Profesionist sepse Fotografijat qe I ka derguar Editorit nuk ishin ashtu qe duheshin te prezentojne Antaret e kryesise qe ishin present ne takimin me Miss NY
Aji e dergon foton e tije me Zonjushen Serena Bucaj por I mungon Fotografija e anetarit te kryesise dhe i propozoje Editorit qe kure vete nuke mundet te marre pjese ne takime te rendesishme mose te lejoji njerzit qe nuke dijente Prezentojne Takimet ne Zyren e Vatres.