-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës publikon marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal dhe Projektin për revitalizimin e sheshit në Mitrovicën Veriore/
PRISHTINË, 7 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës në një komunikatë sot bën të ditur se në Mitrovicën e Veriut ka nisur ndërtimi i projektit të ri të rivitalizimit të sheshit, ndërsa publikon marrveshjen që më parë rezultoi me rrënimin e murit ilegal.
“Ministri Ferat Shala nënshkroi marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën veriore, si dhe Projektin për revitalizimin e sheshit”, thekson njoftimi i dërguar pak më parë, ku thuhet:
Më 4 shkurt 2017, me lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, janë pajtuar që të zgjidhin çështjen e cila lidhet me rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën Veriore, si dhe Projektin e Rivitalizimit të sheshit, duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore të Republikës së Kosovës.
Palët e nënshkruese të kësaj Marrëveshje janë;
– Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala
– Kryetari i Mitrovicës së Veriut, z.Goran Rakiç
Palët garantuese të kësaj Marrëveshje janë;
– Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa
– Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Branimir Stojanoviç
– Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj.Nataliya Apostolova
– Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delawie
Rrënimi i murit ilegal u realizua me sukses sipas Marrëveshjes, më dt 5 shkurt 2017, ndërsa ndërtimi i projektit të ri, Rivitalizimi i sheshit, ka filluar sot, më 7 shkurt 2017.
ALKET FURXHIU says
ju pershendes per punen tuaj te mrekullushme dhe kam kenaqesin te kemi dhe nje rakordim pune dhe bashkepunim eshte vertet kenaqesi me atdhetaret tane te emigruar ne amerike une vertet ngelem ne mbeshtetje te emigranteve tane ne SHBA dhe si atdhetar kam shkruar dhe disa raste ne gazeta per ceshtjen emigracionit dhe ceshtjet politike ne shqiperi dhe per kosoven tone te jet bashkuar si ne kohen skenderbeut dhe ne kohen ismail qemalit ngriti flamurin ne vlore ne vitin 1912 dhe ka qene ne mbeshtetje te kosoves tone te dashur une jam me status diplomat dhe jam ne krye te Byrose Qendrore e Investigimit me adres web-site http://www.centre-atm.com ngelem ne pritje nga ju per cdo aspekt pune dhe bashkepunim me respeke te vecanta
Director General
ALKET FURXHIU