Prof.Dr. Romeo Gurakuqi/
Perndryshe, shtypshkrimi ne Shqiperi qe do të jetë në një vellim të vetëm, ende nuk eshte mundesuar per nje numer arsyesh teknike.
Kam permbyllur defitivisht nje projekt të nisur 12 vite me pare.
Qe ne fillese kryerjen e ketij studimi të thelluar e kam konsideruar si detyrim ndaj brezave shpresëhumbur qe vuajten nën peshën e diktaturës, shtremberuese te se vertetes dhe cenuese te lirise; ndaj prinderve tanë intelektualë dhe patriotë, ndaj atyre emigrantëve politike qe iu mohua atdheu; ndaj te burgosurve politikë që iu privua liria, iu vodh jeta; ndaj heronjve të disidencës, që s’i lanë të jetojnë për t’na rrëfyer dhe dëshmuar tragjedinë që përjetonte Shqipëria…
Mirëpo rishkrimi i drejte dhe i ndershem i historise, posaçërisht asaj pjese që u manipulua më së shumti nga diktatura dhe që po përpiqet të çimentohet edhe sot nga sovjetiket uzurpatorë të historishkrimit zyrtar, eshte nje detyrim profesional dhe obligim qe kemi ndaj brezit te ri të Shqiperise.
Botimi i dytë i Rishikuar dhe i Ripunuar tërësisht u paraqitet lexuesve në vitin e 111 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (2023)
Ky studim është vazhdim dhe plotësim i punës pararendëse hulumtuese, kryer gjatë kohës që unë kam shërbyer si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, profesor në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA)- Institutin e Historisë (IH) dhe Profesor Vizitor në Departamentin e Historisë Ndërkombëtare në London School of Economics and Political Science (UK).
Në IH unë jam ngarkuar për studimin e temës “Shqipëria si pjesë e “hapësirës jetësore” perandorake të Italisë Fashiste, 1939-1943”, çfarë përbën pjesën e parë të këtij botimi, nga kapitulli II deri në kapitullin XV. Mirëpo duke qenë se periudhat historike, gjatë studimit dhe kërkimit arkivor, ndërlidhen, vijojnë vetvetiu në pikëpamje të fenomeneve dhe ngjarjeve, ato nuk mund të priten artificialisht, ndaj jemi detyruar ta vijojme punen deri ne legalizimin e diktatures.
Kjo ka imponuar që procesi i rishkrimit dhe rishikimit të përfshijë në këtë botim të ripunuar tërësisht, edhe periudhën e dytë, atë të “Pushtimit Gjerman të Shqipërisë” dhe të tretën, që lidhet me “Vendosjen dhe Legalizimin e Diktaturës Komuniste”.
Përveç përpunimit të mëtejshëm, ristrukturimit tematik, zbulimit të ngjarjeve të reja, plotësimit dhe analizave të reja krahasimore, vendosjes në konturet e debatit historiografik bashkëkohor, botimi i dytë është mbështetur mbi një bazë të re burimore, që nuk disponohej më parë, nga Arkivat e Italisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Në ndryshim nga botimi i parë, ky i vitit 2023 është i pajisur me një Përmbledhje në gjuhën angleze (Resume in English) mjaft të gjërë dhe të detajuar me tezat, analizat, kronologjinë, debatin teorik dhe tabelën e lëndës (te edituar nga Arianit Koçi – BBC World Service) dhe indeksin e emrave.
Një falenderim i veçantë është për drejtuesit e ASA, të Departamentit të Historisë Ndërkombëtare në LSE, që sipas kohës së angazhimi, më krijuan kushtet ideale të punës dhe kërkimit shkencor.
Dua të falenderoj po ashtu gazetarin dhe studiuesin Arian Koci (BBC World Service) për përkushtimin e tij në redaktimin profesional të përmbledhjes në gjuhen angleze të veprës;
Meritan Spahija që nuk u lodh asnjëherë prej kërkesave të mia në mbështetjen teknike për përfundimin e këtij botimi; Suad Barbullushin per realizimin teknik te indeksit.
Sonila Boçi Pepivani , Ana Lalaj , Jusuf Buxhovi , Gjon Boriçin, Artan R. Hoxhen për leximin e dorëshkrimeve dhe vërejtjet e bëra.
Ky botimi i dytë i përmirësuar dhe i rishikuar tërësisht, mendoj se përmban të gjitha problematikat e Luftës së Dytë Botërore, të vendosjes dhe legalizimit të diktaturës komuniste në Shqipëri, të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë me fqinjët dhe Aleatët Perëndimorë, deri në vitin 1946.
Për shumë arsye që lidhen me vëllimin e punës, cilësinë e shkrimit dhe të analizave, saktësimeve dhe përmirësimeve të këtij botimi, më duhet të deklaroj se lexuesi do të ketë para tij tanimë një libër gati krejt të ri.
Pas daljes në publik të këtij Botimi të Dytë të Rishikuar, do të doja që pikërisht ky edicion të shërbente si referencë finale e studimit tim mbi Luftën dhe Diktaturën mbasi tematikat janë të ezauruara plotësisht, kufijtë e njohjes se ngjarjeve mendoj se kanë aritur në nivele të plota për mundësitë e mia të sotme.
Ky projekt konsiderohet i mbyllur dhe i bashkengjitet puneve te te tjera te perfunduar te Rishkrimit te Historise se Shqiperise se Shekullit XX.
Shënim: 3 fotot e para qe shoqerojne kete njoftim i perkasin kopjeve maket te Botimit te Dyte te Rishikuar, te shtypur ne nje tirazh krejtesisht te reduktuar nga Botimet “Jozef”, Aurel Kaculini . Perndryshe fotot 4 dhe 5 i perkasin kopertinave te dy vellimeve ne Amazon.