
VATRA në Boston fton gjithë komunitetin shqiptar të kujtojmë 80-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri.
Më 9 qershor 2024, ditën e diel, nga ora 1:00 pm deri në 3:00 pm, në bibliotekën e Quincy, MA, VATRA në bashkëpunim me Shoqatën “Çamëria”do të kujtojnë masakrat e grekëve ndaj shqiptarëve.
Do të ketë rrëfime nga të moshuar që e kanë përjetuar dëbimin, si dhe studiues, profesorë, shkrimtarë, aktivistë të komunitetit çam dhe vatranë që do të flasin e kujtojnë 80-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Adresa: 40 Washington St., Quincy, MA 02169, ose ndryshe “Thomas Crane Public Library”.