Nga lir Levonja/Kur filluam protestat në 1991, nuk caktuam datë. Por u zgjuam, u mblodhëm dhe dolëm shesheve. Këtë e bën edhe në qytete të tjera. Ndihej kudo një dridhje ajri. Asokohe, ata që udhëtonin të thoshin se qyteteve, në kryqëzime, agjensi udhëtimesh. Ato që ishin, sidomos pranë shesheve të stacioneve të trenave dhe autobuzëve etj. Gjen grupe njerëzish. Nga gjashtë persona e më shumë, që kuvendojnë. Shfaqin pakënaqësi. Duan ndryshim etj. Dhe kështu vazhduam deri vonë. Në mos gabojë vitet 2000.Kurse tani në Shqipëri është bëre e modës protesta me paralajmërim. Protestat me mbushje autobuzësh nga rrethet.Me ata militantë që për pak bindje. Dhe për pak lekë, plus dy byrekëve dhe rrugës falas. Vinë e shembin, shkulin, djegin…, lënë edhe kokën siç edhe ndodhi në protestën e 21 janarit 2011. Sot një kronikë e thatë e Wikipedia-s.
Me 4 të vrarë, 22 të plagosur, 17 të rrahur etj.
Kësaj metode nuk do t’i shpëtojë as kryetari i autokratëve të Shqipërisë. Kreu i opozitës më të vakët në historinë e demokracisë sonë. Ka hedhur në internet një tabelë kuq e zi me indeksin thurje (#) dhe numrin 18. Me një fjalë më datën 18 shkurt do fillojmë të protestojmë.
Pas tij një shpurë e tërë autokratësh ka bërë të njëjtën gjë. Dhe shumë prej tyre fërkojnë duart. Dhe me tiparet e skilanjosit, pëshpërisin atë parrullën ”nesër avazi, nesër”.
Kjo puna e protestave të paracaktuara. Më kujton ato njoftimet e ruajtësve të rendit. Kur ua bëjnë personave të kërkuar. E kam theksuar edhe herë tjetër. Siç mbaj mend një ish ministër u tha gazetarve aty nga 1998-ta në mos gaboj. Se duke filluar nga java që vjen nuk do të ngelet më këmbë bande a kokë grupi. I lumtur që do fillonte reformat. Dhe të plaste nga inati kundërshtari politik. Në fakt ai po i paralajmëronte. Si të thuash po u jepte kohë. Dhe kur dita e madhe zbardhte, togat e rënda me maska dhe automitikë të fjalës së fundit. Gjenin në strehëzat e fortifikuara vetëm bishtat e bandave. Ata anëtarë grupesh të rregjistruar orët e fundit. Ata mefshanë që mendonin se puna e bandave do vazhdonte përjetësisht.
Kokat ua lanë interpolit dhe policisë në vendet fqinje. Ashtu siç po bëjnë edhe sot me policitë e vendeve fqinje.
Në fund të fundit e mbajtën fjalën. I filluan reformat dhe ndërtimin e shtetit.
Mirëpo tashmë kjo puna e paralajmërimit është bërë e modës.
Të paralajmëroj që do të godas. Do të mësyjë. Do të kap. Do të fus në burg. Biles që të të mbushet mendja po dal qytet më qytet. Po u kërkojë të paguajnë ca autobuzë atyre që kanë përfituar tendera nga unë. Dhe do apo nuk do ti, do da djegim bulevardin. Shqipërinë do ta sjellim poshtë dritares.
Ndërkohë një vend fqinj si Rumania, qytetaria e të cilit proteston vetëm për një tentativë, një klauzolë që të lë përshtypjen se mbron korrupsionin. Dhe vazhdon të protestojë edhe pas tërheqjes kryeministrore. Duke mos pranuar këtë lloj karshillëku qeveritar.
Nuk kanë dalë në protestë me paralajmërime.
Nuk kanë prurë militantë me autobuzë.
Pse? Se janë qytetarë bashkëkohor.
E besojnë dhe dinë se çfarë është demokracia.
Ndërkohë në Shqipëri një rrjet i tërë televizionesh, trumbetojnë si bërjen e shtetit, përmes gojëve të disa çibanëve me teserë, që u falen gjysmat e lekëve nga faturat e papaguara. Dhe që i lëpihen mikrofonave përpara qeveriut. Sepse ai është gjeniu qylit. Dhe qylaxhinjtë po na thonë se po bëjmë shtet, duke u faluar atyre gjynahet. Ndërkohë plot mendje në internet pyesin. Po ne pse nuk jemi si Rumania. Pse nuk bëjmë si Rumania. Ose a do të ndodhi më 18 siç po ndodh në Rumani.
Pse? Se ata janë qytetarë. Kurse ne militantë. Dhe luajmë me njëri-tjetrin me palajmërime. Më kërcënime. Me damogogji kolektive. O ngrihesh nesër, e proteston. O ndryshe bën sikur, e kalon radhën.
Fane pa shpresopuri ska te sosur says
Sot jam 100% me ju Z.Levonja,
Bile kam Pak pluses..
Kryetari I bahkise eshte nenkryetari i P.s,nen kryeminister,kryegjykates,kryeprokurore,krye, xhandar I suportuar e sponsorizuare.
Shkurt ne shqiperi ska liri,ska demokraci,per asgje.
Mafias sunduon nga socialkomunistet.
Komunizmi esht beere tumor malinje nuk shkullet.
Bashkija ka rrezik te nxjerr ligje te rrethojne popullin ne demonstrate dhe tu pres futurat per gjyqe per te paguar gjoben e ndotjes namj r I t e ,konsumimin e asfaltit e trotuarve ,nuk do ti lejon me shishe me uje.
Me ndihmo per te tjerat,,,ndofta ase buk e ndonje kokerr molle.vez te ziere ,karamele etj etj,
Pose shkojn Para se.I’ve me parakaluare Si per 1 majn.??
Shkfni cfare behet ne ameriken-USA- demokatiken qe cur ka fituar presidenti i RI protesta,fuqishme,diten e naten ,ne acare,debore,furtune,deri Sa tentojne me hy ne kongres,
s,parulla,sharje,karikatura,ndezin zjarre,djegin makins,kuptohet prishen rruget trotuaret,rregulli I qarkullimite etj etj.
A s k e r k u n d ne bote populli ape partia,fondacioni,shoqata nuke
g j o b I t e t.
Po c’ ndodh ne shshqqiippeeri ??o e mjera shqiperi,,,
Eshte metoda moniste,komuniste qe veprone.
Shqipria eshte shtet jash planetit.
Me fal pushteti I katert ka Ra 90% medai,pushteti I drejtsise eshte paralizuare.
Vjen ”vetingu eupjan” shkon e tek qeverrija , kryetret e P.s,e l.s.i, pro
Ekzvekzekutivit,d.m.th ky c ‘komision do punoj per reformen ne drejtes,”pica qe nuke u bite”.
Drejntesia s’ka pune me ekzekutivin.
Per ndryshe kjo ” reform” esht per te mbrojte Q e v e r I n,,Uuu hodhen ,gjith vitin 2016-17 qeverie ka bere fushate,fushate electoral.
Shpatullatve democracies Jane e Volga,populli esht topitur ,,pe fund pa shares.
Rruge shpetim eshte l a r,g,j I m I ,iikkja-tragjizmiiiii n
Emigranti SHBA. says
Cjane keto korba te zeza qe vtem ndjellin kob e zi per popullin ton. para se te themi per mangesit, krimin, koorupsjonin kanabizimin, lete themi edhe qe ne vendin tone po ndermeren rreforma te thella, nga ajo e drejteisis, tetritorjale, e energjis, pensjoneve, aresimit etj qe kane bere te mundur, ritjen ekonomike nge 1 perqind ne 13 ne DHjetor 16 tes , ariti ne 3.5 perqind. 1 Milion turiste e vizituan vendin tone gjate keti viti. Organizmat nderkombetare e kane vleresuar ne pergjithesi me pozivitet, punen e qeveris dhe rreformat. Detyra jane si emigrante esht te mose e nxime situaten, pore te japim mesazhe paqe, per bashkepunim pozit opozit, per problemet madhore, Cdo parti le te paraqes alternativen me te mir qe populli ta votoi, pra tu bejme thirje bashkeatdhetareve per te mare pjes sa me shum ne votime. Jo per tu mbeledhur e perte shkaktuar trazira, remuje, agresivitet dhe demtime te prones shtetarore dhe asaj private. Por per te protestuar paqesisht, sepse jo rall gjat ketyre 26 vjeteve, protesta te ketilla kane cuar edhe ne humbje jet njerzish, si me 21 Janar 2011. Jemi shum pak qytetar, urejtja , armiqesit, demet materjale vecse e aceroine dhe armiqesojne me shume popullin ton. SHqiperia esht ne prag te hapjes se negacjatave per kandtidat ne BE, le ti tregojme botes demokratike qe jemi te emancipuar, dhe meritojme me dinjitet te jemi pjes e BE.
Jakov says
Eshte pikerisht ajo qe ka mbetur ne kokeat e shqiptareve —o burra te ikim qe ketu sepse ketu ka rene zjarri ,tamam si ne 1990 .Ikni qe ketu -me tha ambasadori grek ne shkurt te 1990 –ikni bir se ketu ka rene zjarr i madh -Nejse ikja jone ishte fare e rregullt me dokumenta e pritje te vendit tjeter ku jehudite shkuan .Po kjo e Shqiperise ngjan si nje here motit ,pas vdekjes se Skenderbeut .Natyrisht kishte nje aresye te forte –ra keshtjella per mbrojtje kunder turqeve –Po tani ,kur 1/3 e popullsise ka ikur nga syte kembet ku ti coje fati ,cila eshte arsyeja ? Ne Shqiperi ska siguri per jeten ,ka rene me koke posht sistemi demokratik i paprovuar ndonjehere -ska asnje garanci sistemi shendetesor –spitale plot edheme mjeke te huaj qe xhvatin para te madhe nga njerezit ne nevoje ,por qe nuk kane zgjidhje tjeter –mbushur me spitale –Amerikane ,italiane -turk e austriak ,prite edhe ndonje australian apo jugafrikan -o burra te shkojne ne Shqiperi sepse atje mund te vidhet kollaj –Protesta ka mbarim ,me autobuza qe kush dreqi e di kush i paguan –me koka kola e bagete e xhepat plot gure nga cdo rreth per te thyer e shkateruar cdo gje –vec jo ne kokat e qeveritareve .Po ckini me xhamat e vitrinave ,autobuzave e makinave te djegura e nuk shikoni fajtoret qe jusollen kete amulli politike me plot premtime te pambajtura ,me fraza te bukura letrare qe bejne edhe per te qeshur miletin amorf qe shkrehet e duartroket fort per ata qeveritare .PO Qeveria –hopa ja hodhem idioteve edhe kete here ,sa te vijne zgjedhjet ,pastaj edhe kater vjet te tjera rrumpalle .KJo eshte Shqiperia e sotme qe nuk heq dot dore nga parullat socialiste ,nga hipokrizia madhore deri ne PUSHT-SHTET .Apo nuk kam te drejte ????