NGA KRISTO ZHARKALLIU/Para disa ditësh postova shkrimin tim “Ç’po ngjet në Kosovën…rugoviane?” duke marrë shkas nga disa dukuri të çuditëshme që po botohen në shtypin e ditës dhe atij elektronik prej disa intelektualë kosovarë, të cilat po bëhen më të dëndura nga dita në ditë. Në këtë shkrim prekja mjaft nga këto dukuri negative, por edhe sulmet që po bëhen ndaj Akademikut Rexhep Qosja nga një klan politik që ka uzurpuar dhe AASHK i cili e ka shndërruar këtë intstuticion të rëndësishëm si përfaqësues i një partie politike, ndërsa duhej të ishte në shërbim të kultures dhe të shkencës mbarëkombëtare dhe jo në shërbim të një politike lokaliste, thua se Kosova nuk përbën një pjesë e pandarë e Kombit shqiptar. Ajo që brengos më shumë është veprimtaria përçarëse në mes të kombit dhe jo qëndrimi negative ndaj një antarit të kësaj Akademie si është Rexhepn Qosja i cili, tekefundit mund të mbrohet vetë, ashtu si nuk mund të shuhet as të përjashtohet nga krijimtari letrare historike e Kombit. Sigurisht ai nuk ka nevojë për mbrojtje, di të mbrohet vetë, prandaj sot nuk do të mirremi me sulmet e pashëmbëllta ofenduese kundër tij nga ata që nuk kanë krijuar asgjë ose shumë pak që të mund të maten me të, edhe se pse kanë mbështetjen e një ose dy parti shqiptare nga të dy anët e dy shteteve (o zot, dy shtete shqiptare! A mund të imagjinohet?!!!) por me një “përgjigje” që më dha (duke ma mbyllur gojën!) zoti Gani Mehmetaj, krejt i panjohur e i padëgjuar prej meje. Shkrimi i tij u botua në faqet elektronike të gazettes “Dielli”, ku unë dikur shkruaja në faqet e saj prej letre. E pranoj se shkrimi i zotit Gani ishte plot mirësjellje dhe nuk kishte sharje brutale, nga ato që i drejtohen Rexhep Qosjes zakonisht, por, me mirësjellje gjithnjë më “informonte” se unë qënkam “i keqinformuar”, sidomos përsa i përket mosmarrëveshjet ose sharjet ndërmjet akademikëve kosovarë. Ndoshta të besojë se, meqënëse unë jetoj gati 53 vjet në Athinë, të mos kem informacion të mjaftueshëm për ato që ngjasin në Kosovë akoma dhe në Shqipëri (Ndryshe a nuk duhej ta dija se Xhunga na qënkej mbesë e…Josif Stalin (Xhungëshvili?!) por për ato që shkruaj jam plotësisht i vetëdijëshëm. Prandaj dua t’i them Ganiut (bashkëkombësit tone) se me shkrimin e tij kreu një akt të papranueshëm dhe i pamoralëshëm dhe më vjen keq se edhe njëherë Dielli vepron në mënyrë…agjenturore. Ai i u përgjigj një shkrimit të pabotuar akoma, gjë që nuk është dëgjuar ndonjëherë! Dielli (nuk e di në se ka lidhje me Diellin e vjetër të Bostonin ku unë bashkëpunoja normalisht para shëmbjes së diktaturës), para se të botonte shkrimin tim ja dha zotit Mehmetaj që ta “kontrollonte” “çensuronte” apo ta “kritikonte” para se ta botonte? Ai nuk thotë burimin e gjetjes së shkrimit tim (u botua në Kritika dhe Fjalaelire) dhe duket qartë se redaksia i besoi shkrimin para se ta botonte, ndoshta për të marrë pëlqimin e tij. Sigurisht Dielli u detyrua ta botonte më vonë si shtojcë ose si koment me shkronja të vogla pas komentit të Abdurahim Ashikut, por kjo nuk e zvogëlon fajin e zotit Gani ose dhe të redaksisë.
Por le të kuvendojmë qetë dhe gjakftohtë. Për Rugovën unë kam mendimin tim dhe nuk e ndryshoj se kam pasur fatin “e keq” të ndjek veprimtarinë e tij që në fillim deri në fund. Madje-që ta dijë zoti Gani, kreva dhe detyrën e përkthyesit të tij në një intervistë televizive në Athinë, që mjerisht në fund nuk u transmetua. (për arsye të njohura me Sërbinë….) Por le të flasim pak për trajtimin e figurave historike, sidomos të Rilindjes dhe të shtetit të pare shqiptar ndaj të cilave vitet e fundit është bërë një shtrrëmbërim antikombëtar. Ganiu e pranon se sulmi kundër poetit të madh Çajupit është bërë nga një jo intelektual, por ndërkohë sulmon gazetat dhe televizionin shqiptar (Xhunga!) se publikon mendimet e këtyre “turkoshakëve”. Unë nuk do ta ndaja kurrë Tiranën nga Prishtina, se ato duhet të jenë një dhe së bashku,por le ta zëmë se mendimet antikombëtare gjejnë tribune vetëm në Tiranë (ku nuk është më në pushtet Berisha…) por pse këto kërpudha të helmuara mbijnë në tokën e përgjakur të Kosovës? Ndërsa na thotë se “partia rugoviane “ është garanci kombëtare, dhe unë dua ta besoj me gjithë zëmër, ai, Ganiu ynë, pohon se disa deputetë të kësaj partie janë anadollakë, turkoshakë dhe të shitur me lira nga Stambolli. Si bëhet pra që kjo parti atdhetare, mban në gjirin e saj tradhëtarë të tillë? Kush mund të më bindë mua se këta “turkoshakë” nuk do të marrin nesër në duart e tyre udhëheqjen e partisë dhe, pse jo, pushtetin në Kosovë, duke e larguar nga trungu kombëtar, duke shojtur ëndrrën shekullore për bashkim kombëtar? Për këtë , ma merr mëndja nuk e ka fajin televizioi shqiptar as ato paçavurat e Shkupit si i quan ai, por vetë partia rugoviane që i mban në gji, u jep imunitet dhe të drejtën të ngrejnë gurin kundër çdo vlerë kombëtare, akoma dhe kundër Gjergj Kastriotit! Mos edhe për këtë unë qënkam I keqinformuar?
Por le të hidhemi pak nga Tirana dhe Berishën, të cilin adhuruesit e Rugovës e kanë tepër për zëmër. Këtu do t’i kap unë të painformuar. Politika berishianë njizet e ca vitet e fundit ka qënë thellësisht antikombëtare, antishqipatare. Këtu nuk do të flasim për marrëveshjet me fqinjët- Sërbinë e furnizonte me karburant, ndërkohë kur burgoste Adem Jasharin, kur sekuestronte armët që duhej të dërgoheshin për UÇK-në, vrapont të bënte Shqipërinë antare e botës ismlamike,çka dëmtoi shumë çështjen e Kosovës dhe, shkatërroi fuqinë mbrojtëse të vendit por kryesorja përdhunoi një nga figurat më të shquara shqiptare, atë të Fan Nolit. Kur u nderua nga Sali Berisha demokrati i shquar Fan Noli? Jo, nuk i leverdiste. Përderisa kisha ortodokse shqiptare duhej të dorëzohej tek të huajt, a mund të nderohej dhe të kujtohej arkitekti i kishës autoqefate shqiptare? Fan Noli,megjithse jetoi shumë pak kohë në Atdhe,ishte nga intelektualët më të pastër shqiptarë, ai përdorte gjuhën shqipe më të kulluar në shkrimet e poezitë e mrekullueshme të tij; ai përktheu ose shqipëroi kryeveprat e letërsisë botërore dhe librat e shënjta të krishtërimit që klerikët shqiptarë të predikonin fenë në gjuhën amtare,ashtu si përktheu margaritarët e Omer Khajamit ; ai ishte demokrati i pare shqiptar që ëndërroi një dempokraci të tipit amerikan, gjë që askush në Ballkan nuk mund ta imagjinointe për atë kohë. Dhe ndoshta do t’ja kishte arritur në se nuk do t’i kundërvihej përfaqësuesi i feudalëve shqiptarë dhe të interesave sërbomadhe, Ahmet Zogu. Por Berisha, si njeri thellësisht antidemokrat, nuk mund të nderonte Nolin por Zogun! Të gjithë e dime se si rrëmbeu pushtetin e Ahmet Zogu- me armët e sërbëve dhe të bjellorusëve duke i falur Sërbisë Shën Naumin dhe Vermoshin…Megjithatë unë nuk do të isha kundër rishikimit të historisë ndaj Zogut i cili, megjithë të këqiat e tij, mundi të bënte dhe të konsulidonte shtetin e pare shqiptar, por ngritja e tij në qiell nga politika berishiane dhe shuarja e Nolit nga kujtesa e shqiptarëve-kështu besojnë të gjithë diktatorët- ishte dhe mbetet një krim antikombëtar. Çfarë bënë partiakët rugovianë për mbrojtjen e Nolit? Mos dhe për këtë e kanë fajin…talibanët që janë futur në këtë parti? A janë rastësi të gjitha këto i dashur bashkëkombës Gani? Dhe ç’bëtë ju në Prishtinë për të mbrojtur figurat e Rilindjes dhe të historisë? Berisha nderon Zogun dhe…thotë dhe disa fjalë për Hasan Prishtinën të cilin e vrau dora gjakatare e Zogut si do të vriste dhe Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin e shumë të tjerë. Çfarë bëri partia kombëtare e Rugovës për këto? Më sa di unë as Adem Jasharin nuk nderoi ndonjëherë! Dhe ti më thua se qënkam i painformuar? Apo qënkam i painformuar për qëndrimin e Ibrahim Rugovës ndai UÇK-së? Por thamë, nuk do të mirremi me presidentin e parë kosovar, madje disa theksojnë si pretekst se ai tashmë është i vdekur. Edhe Zogu ka vdekur shumë më herët, akoma dhe diktatori Enver Hoxha ka vdekur tridhjet vjet më pare, por kjo nuk i pengon kalemxhinjtë, analistët dhe opinionistët shqiptarë të mbushin çdo ditë faqet e gazetave he hostorira, shumë here të imagjinuara që të mos harrojë populli diktaturën. Është më se normale dhe e domosdoshme që populli të mos harrojë se një komb pa kujtesë nuk mund të mbijetojë. Por dikur historia më e re shqiptare duhet të shkruhet dhe të paraqitet me objektivitet dhe është më se e vërtetë se gazetarët dhe pseudoanalistët asnjëherë nuk mund të shkruajnë histori objektive….
Por, bashkëkombësi im Gani Mehmetaj, duket mjaft i ri dhe duket se nuk ka dëgjuar asnjëherë emrin tim dhe kjo jo për fajin e tij. Prandaj e ndiej të nevojëshme t’i them disa gjëra rreth personit tim të…keqinformuar. Gjatë gjithë kohës si mërgimtar, i arratisur dhe si armik i popullit, si isha shpallur nga diktatura, i isha kushtuar çështjes kosovare (po të kishte lexuar shkrimin tim për Shkëlzen Raçën, diçka do të kishte kuptuar). Shkrimet e mia kishin ngahera në plan të pare luftën e vëllezërve kosovarë kundër shovinistëve sërbomëdhenj. Vitet e fundit u bë një përpjekje e vogël që të botoheshin disa nga këto shkrime me titullin “Motive nga Kosova” të krijuar nga viti 1981 deri në vitin 1991, por pa sukses. Ma merr mëndja se gjënden në arkivin e Shkëlzenit. Nuk do të flasim këtu për shkrimet e pabotuara (një romanin tim me titullin “Bombardoni Beogradin” u bë gati për botim se ishte pëlqyer, por në çastin e fundit shtëpia botuese në Tiranë ndërroi mëndje duke u justifikuar se….libra për Kosovën nuk shiten…! Romani i dytë që u refuzua për çështjen e Kosovës ishte “Simboli” dhe unë besova se ndalimi I botimit të shkrimeve të mia e kishin burimin tek ndalimi nga diktatura)…Por kjo nuk më brengos as do të bëj here tjetër përpjekje për botimin e tyre, ose të ndonjë shkrimi tjetër të së kaluarës. Mosha ime nuk më lejon më të mirrem me përjetimin e emrit tim në letrat shqiptare. Por, sigurisht, do të më pëlqente të kisha do miq në Prishtinë ose në Tiranë…Ka mundësi që, një nga këta të jetë bashkëkombësi i porsa njohur nëpërmjet shkrimeve, zoti Gani Mehmetaj! Pse jo? Shumë miqësi kanë filluar pas një grindje…Veçse unë nuk kam shumë kohë. Megjithatë, përsa vite do të kem mundësi mendore dhe fizike të shkruaj dhe të shpreh mendimin tim-qoftë dhe i gabuar për disa bashkëkombës- do ta bëj pa kompromis. Nuk është aspak mire që të gjithë të kemi të njëjtin këndvështrim për ato që na rrethojnë. Demokracia e vërtetë këtë të mire ka: të ketë mendime të ndryshme dhe të bashkëjetojnë. Si thoshte një mendimtari i madh ftancez kur një kundërshtar i tij e sulmonte në mënyrë arbitrare: “E DI SE NUK KE TË DREJTË ME ATO QË THUA, POR DO TË JIPJA DHE PIKËN E FUNDIT TË GJAKUT QË TI TË KESH TË DREJTË TË THUASH MENDIMIN TËND…”(K.Zharkalli) 16-3-2014.
Shqiptar Çam says
Me vjen mire qe K.Zharkalliu e njeh mire kontributin e Fan Nolit si perkthyes, por cuditem shume sesi nuk e njeh meriten SHUME TE MADHE TE FAN NOLIT PER KRIJIMIN E KISHES ORODOKSE TE PAVARUR SHQIPTARE. Dhe si ortodoks shqiptar si nuk shkruan njehere se VEPREN ATDHETARE te Nolit e varrosi antishqiptari janullatosi??!. Si nuk interesohet ky njeri te hapi nje kishe shqiptare ne Athinen ku jeton prej 53 vjetesh, u atje jetojne sot mijera shqiptare ortodoks??! Me veprime te atilla do ishte nderuar me shume se sa te mbronte “akademikun: qose
Sadik Elshani says
Zoti Zharkalliu,
ASHAK-un nuk e ka uzurpuar askush, eshte Akad. Rexhep Qosja qe eshte vetelarguar nga kjo akademi dhe per vite te tera nuk jep asnje ndihmese per kete institucion. Akad. Qosjes nuk i vjen fare turp te fyeje vellezerit tane shqiptare te Lugines se Presheves. Zonjen Xhunga nuk do ta quaja Xhungashvili, por ne emisionet e saja, Akad.Qosja i thur himne diktatorit Enver Hoxha dhe regjimit te tij cnjerezotr. Kur ne vitin e mbrapshte 1997, Shqiperise po i dilte flaka dhe ishte duke u shkaterruar nga bandat kriminele komuniste, Akad. Qosja thoshte se ky eshte nje Revolucion i Vonuar Demokratik. Juve nuk ju pengojne dhe nuk ju shqetesojne deklarata dhe veprime te tilla te Rexhep Qosjes?! Akad. Qosja formoi nje parti politike ne Kosove dhe ne zgjedhjet e vitit 2000, partia e tij fitoi 0.87% te votave. Kjo eshte perkrahja qe Rexhep Qosja gezon ne Kosove. Me shkrimet dhe intervistat e tij plot mellef e vrer,vend e pa vend, Akad. Qosja e ka ulur veten shume poshte. Kur u themelua LDK, njerez qe kane qene ne ate Kuvend, me kane thene se i jane lutur Akad.Qosjes qe ai te merrte rolin e udheheqesit te shqiptareve ne Kosove, por ai refuzoi. Dr.Ibrahim Rugova nuk u frikesua dhe e pranoi kete pergjegjesi dhe tani Akad.Qosja vuan nga nje xhelozi e semure. Sa per figuren e Dr.Ibrahim Rugoves, le ta gjykoje historia. Dhe gjer me sot ajo eshte duke e gjykuar e duke e trajtuar shume mire. Verejtjet shume miqesore e njerezore te zotit Mehmetaj per shkrimin tuaj te meparshem, jane shume me vend. Ju pershendes me nderime.
leka says
Z. Zharkaliu eshte per keqardhje qe jeni kaq i dezinformuar per presidentin historik.Z.Rugova, rugovistwt….dhe i epni te drejte vetes te shkruani e kritikoni nga Athina. Nuke e nihni as z. G. Mehmetajn autorin e 12 librave, qindra shkrimeve publicistike, kritikun e filmit,njerin nder inelektualet me te medhenje nder shqiptaret e Kosoves. Ndersa Ju qe mund te jeni gjeni i letrave shqipe,kokretisht nuk paskeni asgje te botuar. Z. Raqa ndjese past, historian qe nuk la gjurme ne histori, ka vdekur dhe ka rrezik qe ato shkrime te mos duken kurr nese ju si keni ruajtur. Mos ofendoni shqiptaret, presidentin Rugova nga Athina e larget ngase paskeni informacione te mjegullta per Kosoven. Andaj kujdes mos na fyeni. Qosjen se lane Drini as deti per padhesiste qe ka bere.
Fazli Hajdaraj says
Z.Zharkaliu,me shume vemendje e kujdes i percolla te gjitha
shkrimet-polemikat,nese mund te quhen te tilla nga JU dhe
Gani Mehmetaj.U ndjeva shume i letesuar pas verejtjeve
miqesore nga Z.Mehmetaj per shkrimin tuaj te meparshem,
vrejtje te bera nje miku me mjaft elekuence dhe itelektualizem.Por u tmerrova kur lexova shkrimin tuaj
si pergjegjeje ndaj miresjelljes se Z.Mehmetaj.Si mos te
tmerrohet njeriu kur degjon fjale fyese per AASHK-en dhe
merr ne mbrojtje Qosen qe une e njof edhe familjarisht dhe
dhe gjate gjithe jetes se vete eshte marre me shpifje e
denigrime per figurat e kombit sic eshte Presidenti His
torik Dr:Ibrahim Rugova qe as te vdekur nuk e lene te
prehet i cete ne boten e amshueshme.Per mos ti perseritur
te gjithe ato vrejtje nga zoterinjet;Sadik Elshani,Leka
dhe Shqiptari Cam,une kame nje porosi miqesore”Eshte e
drejt e juaja ta mbash per zemer Enverin e komunistat e
Kosoves e kend ta duash tjeter!,por kujdes mos ofendo
Shqiptaret te Shqiperis dhe Kosoves e te viseve tjera
ku jetojne se pastaj…Ne Malsoret ta falim me te dy
duart Qosen se nuk na duhet gje!…Shendet e gjithe te mirat,